Nga Ilir Beqja
Renditja në pagesën e taksave varet jo vetëm nga shkalla tatimore, por edhe nga faktorë të tjerë. Shqipëria ka një shkallë tatimore më të ulët se Turqia por renditet dy herë më keq se kjo e fundit
Raporti i fundit “paying taxes 2013” i komisionuar nga Banka Botërore dhe realizuar nga PriceWaterhouseCooper e rendit Shqipërinë në vendin 160-të midis 185 vendeve të botës të krahasuara, jo vetëm të fundit në rajon por dhe shumë më prapa se shumica e vendeve fqinjë apo të rajonit. Renditja përmbledhëse është në tabelën 1 në vijim.
Ajo që është me e keqja për Shqipërinë është se vazhdon tendenca përkeqësuese, ndërkohë vendet e tjera vazhdojnë të bëjnë reforma e të përmirësohen. Ja ecuria e Shqipërisë për pagesën e taksave në periudhën 2008 – 2013 sipas raporteve respektivë vjetorë. Shihet qartë se në vitin e fundit Shqipëria ka humbur 8 vende në renditjen botërore për pagesën e taksave siç ilustrohet në tabelën 2.
Renditja merr për bazë ngarkesën përmbledhëse tatimore, numrin e pagesave në vit dhe orët që duhen për të plotësuar deklarimet e taksave. Kjo është vetëm situata në letër. Nëse duhet të shtojmë ndryshimet e shpeshta të legjislacionit tatimor (që në literaturën e Bankës Botërore quhet “time tax” apo taksa e kohës) shoqëruar me kohën që u duhet bizneseve për të përditësuar ndryshimet dhe aplikimin e referencave Shqipëria duhet të jetë një vend i “skëterrshëm” për të bërë biznes.
Lidhur me ngarkesën përmbledhese tatimore, përsëri Shqipëria renditet më keq se shumica e vendeve të rajonit siç ilustrohet në tabelën 3:
Në tabelë përbri shkallës tatimore totale që paguajnë bizneset, është vendosur edhe renditja totale në pagesën e taksave 2013. Vihet re se renditja në pagesën e taksave varet jo vetëm nga shkalla tatimore, por edhe nga faktorë të tjerë. Shqipëria ka një shkallë tatimore më të ulët se Turqia por renditet dy herë më keq se kjo e fundit.
TABELA 1.
Pagesa e taksave 2013
Maqedonia 24
Kroatia 42
Kosova 44
Turqia 80
Mali i Zi 81
Bullgaria 91
Moldavia 109
Bosnia 128
Rumania 136
Serbia 149
Albania 160
no coment! qeveri ne diete me duar te pastra.
nuk e kuptoj perse kjo habi me kete palle qe kemi ne qeverri