Në pamundësi për të mirëqeverisur, Berisha ka nisur fushatën nacionaliste

5 Dhjetor 2012, 21:33Blog TEMA

Nga Bamir Topi*

Pas festimit popullor të 100 vjetorit të pavarësisë, Shqipëria në plan të parë del sërish sfida e integrimit në Bashkimin Evropian. Aleatët tanë perëndimorë, SHBA dhe BE, kanë bërë të qartë nevojën jetike për vendin për reforma konkrete, për demokraci funksionale dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik më 2013. Standardet e anëtarësimit kërkojnë shtet të së drejtës, rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje për qytetarët.

Fatkeqësisht politika e vjetër ende nuk ka një përgjigje, një plan konkret veprimi, një reagim serioz dhe të përgjegjshëm ndaj këtij procesi me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

-Qeveria flet për suksese imagjinare, ndërkohë që raporti i sotëm i Transparency International 2012 e rendit Shqipërinë 18 vende më poshtë, pra edhe më të korruptuar sesa një vit më parë;

-Flet për demokraci funksionale kur parlamenti vetë nuk është funksional dhe qeveria ka vendosur nën kontroll të gjitha institucionet e larta kushtetuese;

-Flet për arritje ekonomike kur vendi po zhytet në borxhe, ka rritje të papunësisë, ka rritje të ekonomisë informale, rënie të dukshme të të ardhurave dhe njësi të shumta publike, përfshirë bashki, komuna, njësi ushtarake, etj, të cilët kanë muaj pa marrë rrogat e tyre.

Qeveria nuk parashikon rritje të investimeve në arsim, shëndetësi, bujqësi, turizëm dhe sektorë të tjerë me rëndësi për qytetarët, por të vetmit zëra ku rrit pagesat janë shërbimet sekrete paralele dhe mekanizma të tjerë me sfond politik, jashtë kontrollit parlamentar dhe me rol partiak në zgjedhjet e vitit 2013.

Shqetësues është fakti se në pamundësi për të mirëqeverisur, në paaftësi për të ofruar zgjidhje problemeve qytetare dhe për të përmbushur kriteret e marrjes së ftesës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, qeveria ka nisur një fushatë populiste dhe spekulative nacionaliste.

-Ata që deri sot për favore politike dhuruan territorin shtetëror detar,

-që shitën pronat private e publike bizneseve pranë tyre me vetëm 1 euro,

-që kanë krijuar monopole ekonomike në favor të sekserëve të njohur në rajon,

-që heshtin kur shkelen të drejtat e shqiptarëve në ndonjë vend fqinj,

-që ndonëse ka afërsisht gjysmën e popullsisë në emigracion nuk ka më të voglin kujdes për jetën dhe integrimin e tyre në vendet ku jetojnë,

-apo që përmes keqqeverisjes, krizave politike dhe konfliktit permanent politik i kanë dhënë imazh negativ ndërkombëtar vendit,

– ata sot po tundin flamurin e nacionalizmit, në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtin qëllim si regjimi i fundit komunist më 1990-1991.

Kryeministri i vetëm në Evropë që nuk bën dot zgjedhje të lira në parti dhe as në vendin e tij, na shfaqet sot mesia i bashkimit kombëtar, me të njëjtin stil e propagandë si diktatori Hoxha në vitet e fundit të sundimit të tij. Nëse kryeministri e do dhe e respekton shtetin, popullin dhe kombin e tij ka pasur e ka të gjitha mundësitë tu shërbejë atyre përmes vendimeve të urta, modelit qytetar, platformave kombëtare dhe rritjes së prestigjit shtetëror, duke e bërë shtetin shqiptar qendër e shembull të zhvillimit normal dhe të demokracisë funksionale dhe jo duke i kthyer të gjitha institucionet kushtetuese të shtetit në organizata satelite të partisë në pushtet. Në formimin e tij populist dhe komunist internacionalist nuk zë vend as flamuri, as kombi, as shteti dhe as qytetarët! Ai ka pasur, ka dhe vijon të ketë vetëm një ideal: pushtetin personal, pa kontroll, pa kufij, pa transparencë dhe pa rotacion politik.

Ky në fakt është shërbimi më i keq që një politikan masovik i bën vendit dhe interesave madhore të tij. Kjo është edhe arsyeja që prej 22 vitesh kryeministri vijon të premtojë të njëjtat gjëra dhe të mos realizojë asnjë premtim; dhe sot, Shqipëria nën drejtimin e tij vazhdon të jetë vendi i vetëm i Lindjes Komuniste pa statut anëtarësie në Bashkimin Europian, një vend i etiketuar për keqqeverisje dhe korrupsion të lartë, i vetmi vend ku ende nuk ka zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Fryma e Re Demokratike e ka përgjigjen dhe alternativën e saj. Kushtetuta e Shqipërisë, neni 8, detyron shtetin të mbrojë të drejtat kombëtare, të drejtat e shtetasve shqiptarë kudo ndodhen, si dhe tu sigurojë atyre ndihmë të vazhdueshme.

-Politikanët kanë detyrë e përgjegjësi ta lexojnë dhe respektojnë tërësisht dhe në çdo kohë këtë detyrim kushtetues, jo duke e harruar apo injoruar atë tre vjet dhe duke u kujtuar për të vetëm vitin e fundit në prag të fushatës elektorale.

-Përgjegjësia jonë shtetërore është edhe bashkërendimi i vendimeve politike me rëndësi me klasën politike legjitime të shqiptarëve në Kosovë dhe kudo ndodhen, si dhe respekti ndaj angazhimeve tona ndërkombëtare, sidomos atyre ndaj partnerëve kryesorë, SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Kombi dhe qytetarët përparojnë kur demokracia dhe shteti i së drejtës funksionojnë. Kjo nuk kërkon retorika boshe, ethe dhe as aksione nacionaliste, por punë, rezultat, mirëqeverisje, respekt për vlerat demokratike dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Sot është dita kur mund t’i shërbehet kombit shqiptar evropian; duke votuar reformat parlamentare, duke luftuar korrupsion, duke bërë zgjedhje të lira, duke krijuar shtet të fortë në vend të pushtetit, duke respektuar kushtetutën dhe betimin në flamur, duke i trajtuar shqiptarët si pasuri kombëtare dhe jo turmë mitingjesh, duke reflektuar nga gabimet e të kaluarës dhe duke pranuar leksionin e parë të demokracisë, – rotacionin demokratik në çdo nivel të vendimmarrjes politike.

*Fjala e kryetarit të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi me strukturat politike të FRD-së së Tiranës

 

7 komente në “Në pamundësi për të mirëqeverisur, Berisha ka nisur fushatën nacionaliste”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Shqiperia 1 EURO, Pooor nese do e lini akoma te qeverise ai do e katandise Shqiperine 1 thele
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

    1. coku says:

      po juve z president apo i late duart kaq shpejt nga pushteti. edhe juve keni qene 20 vjet ne krye te pushtetit dhe vetem pak muaj qe keni zbritur nga kali. bejini nje te mire shqiperise dhe shqiptareve. VAZHDONI TE FLISNI ME HESHTJEN TUAJ SI GJATE PRESIDENCES TUAJ DHE MOS I HALLAKATNI SHQIPTARET SE BESOJ BOLL TE LODHUR JANE NGA JETA E PERDITSHME! JUA KERKOJ KETE JO PERGJITHMONE POR DERI SA TE BEHEN ZGJEDHJET E REJA, PASTAJ FLISNI KUNDER QEVERISE E KUNDER KUJT TE DONI, POR TANI ME DUKET SHUME PA KUPTIM.jua kam shpjeguar edhe shume here te tjera qe juve keni patur mundesi ta hiqni kete qeveri dhe kete kryeminister me shume se kushdo tjeter por ju kishit planet tuaja, sepse rrezimi i qeverise atehere sillte menjehere zgjedhje te reja. e keto juve nuk ju vinin pershtat duke qene president sepse sot ishit ne pension sipas jush sepse zgjedhjet e tjera ishin pas 3 ose 4 vitesh. cdo benit ju kete kohe do rrinit pa pune ju largpamesi. dhe ju zgjodhet rrugen me te lehte per ju, te linit berishen ne pushtet dhe te linit shqiptaret te hiqeshin zvare per shume kohe, te linit te vidhej vota, te linit te vriteshin shtetaret tuaj per te cilet u qan zemra aq shume, vetem berisha te mos rrezohej nga qeveria sepse ai ju rrezonte te gjitheve. ZOTI TE NDJEHTE, sepse nuk besoj se shqiptaret do tu falin.

  2. Din Kruja says:

    Parrulla “Shqiperia 1 euro” u promovua qe me 3 shtator 2005 kur ti z.Topi ishe zevendesi i tij. E keqja e ketij vendi eshte se partite politike ne Shqiperi funksionojne si reparte ushtarake. Keto nuk kane demokraci te brendshme dhe kjo reflektohet ne gjithe jeten vendit. Per kete arsye nuk kemi ndertuar shtet te se drejtes, perkundrazi kemi ngritur nje sulltanat. Deformacionet qe kemi ne kulturen tone qytetare bejne qe te kultivojme tek te paret e vendit kthimin e tyre ne sulltaner. Keshtu kthyem Zogun, Enverin, Ramizin, Tosin, Salen, Edin. Kushdo qe do te vije pas tyre ne kemi prirjen qe tu injektojme ndjenjen e mbreterimit. Ismail Qemalin nuk arritem ta prishim, pasi per fatin e tij te keq dhe te kesaj toke ai qeverisi vetem disa muaj.

  3. albania says:

    Nuk e kuptoje perse thone: “Partnerë kryesorë, SHBA dhe Bashkimi Evropian”. Po te ishin poartneret kryesore te tille, nuk e linin Sali Bythen te sillej keshtu me institucionet e Shqiperise, me demokracine dhe me popullin e tij. Keta jane kryesore, por jo per Shqiperine dhe popullin shqiptar, por per Sali Berishen.

  4. Udheheqesi says:

    I NDERUARI ZOTI BAMIR! Une jam nje njeri i thjeshte dhe pensionist.
    Ndoshta JU nuk i lexoni mendimet e popullit te shprehura ne shtypin e perditshem,po une do t’i jap dy mendime,pavarsishte se sa do ti pelqeni ju apo lexuesit. Para disa kohesh kam shfaqur respektin per ju si nje njeri i qete e i matur ne mendimet qe jepni. Argumentet qe jep per punen e qeverise jane shume te verteta .PO per te gjithe ato te meta JU duhet te na sqaroni se cilat jane arsyet qe ju nuk i kini dhene keto argumenta me pare,kur kini qene me pergjegjesi prane partise demokratike si dhe ne kohen qe ishit president. Mendoj se po ti drejtoheshit popullit me pare do kishje edhe me shume mbeshtetje ,por nuk eshte von qe populli te sqarohet me konkretishte per palacolleqet qe behen ne qeveri kur largohen gazetaret,se ne syte e tyre degjojme vetem nje vrime,kurse vrimat e tjera rrine mbyllur .Dalin e flasin duke
    i rene fyellit po ne ate vrime qe i bie ustaj. Shpresat te JU jne te medha ,por me thene te drejten kemi dhe lekundje,pavarsidhte se zerin po e ngre me te drejt,po nuk je pa pergjegjesi.

  5. historia e shqiptareve says:

    Topi s’kish mundesi kur ish President te luftonte saliun, ne allbani presidentit kycet e kashtes i jep kryeministri i cili eshte mbret absolut i pa shpallur,analoge me hitlerin por qe ishte absolut i shpallur.
    salinistet ne nje vere i bien fyellit pse topi kur ishte President …….
    ne se Topi ka nje gabim sa ka Saliu?

  6. aqifi says:

    Topo vete e ke shkrujt apo ta kane shkrujt keshilltaret. M os u lodh shume e tu befshim kurban, se ju te Shqipnise se Mesme keni nje shprehje “me jep mene sa me lidh ushkurin dhe pjesen tjeter fat” dhe ty te keqen te shkon shume kjo shprehje. E bir mos u lodh “tu shkrujt vete”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje