8 dhjetori dhe “I Fundmi i Mohikanëve Komunistë”

8 Dhjetor 2012, 19:17Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Është dhjetori i njëzetedytë i Rinisë së Lirë shqiptare. Dita kur rinia e Tiranës, ata djem e vajza, përfaqësues studentorë nga e gjithë Shqipëria, vendosën t’i bëjnë ballë e t’i thonë NDAL një periudhe sundimi 45 vjeçar të regjimit komunist. Dita e përballjes me diktaturën; me shtetin e forcës e të dhunës; me shtetin që të impononte se çfarë duhet të thuaje; si të visheshe e si të kriheshe; që ta shpëlante, ta mpinte, e ta balsamoste trurin për të menduar e vepruar si AI dhe jo si UNË.

U ngritën ata, pikërisht ata që askujt s’i shkonte ndërmend. Mu në mes të Tiranës, në zemër të Shqipërisë, aty ku regjimi kish ngritur pashallëken e vet vegjetonjës. Djem e vajza që vinin nga familje të zgjedhura, shumë syresh familje komunistësh, një pjesë të privilegjuar gjatë regjimit. Por u ngritën. Sepse ata e panë se s’mund të duronin më tej për hir të etërve. Ata kishin sy e vesh, dëgjonin, shihnin dhe preknin realitetin e moshës së tyre, varfërinë që thellohej, Lindjen që po shpërbëhej dhe po hapej.

E vranë frikën, hodhën hapin e parë, kundërshtuan. Morën si përgjigje: indiferencën e më pas dajakun. Shteti i konsideronte të tyret dhe s’kish nge të merrej me ca djelmosha. Pa e ditur se fundi do i vinte prej tyre. Dhe flladi rinor, pak e nga pak, nisi të shtohej e të bëhej uragan. Uragan që shpërtheu dhe vuri përpara një regjim të tërë.

Rinia studentore e vrau e para frikën. Atë frikë që Sigurimi ua kish futur deri në palcë shqiptarëve. I shkundi ata nga plogështia e të ndënjurit në moçalin komunist, për t’i futur në rrjedhën e lumit të demokracisë.

Ajo rini e 8 dhjetorit ’90 ishte rini e pastër, që s’e dinte se pas 22 vitesh Shqipëria do të mbetej në vendnumëro, me të njëjtën formë e mënyrë qeverisjeje siç ish kur ata vendosën ta rrëzojnë.

Si një tubacion i ujërave të zeza, Sali Berisha iu bashkua këtij lumi të pastër për ta ndotur e bërë pis, për t’i ndryshuar rrjedhën, për ta degëzuar, që t’i humbte fuqia vetëpastruese. Sepse, trashëgimtari komunist, ashtu si ujku, “qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”!

Njësoj si dje, Ai sot ka pushtuar çdo qelizë të shtetit: politikën, drejtësinë, ekonominë, financat, median… Mbjell kudo frikën dhe pasigurinë për të nesërmen. Gënjen, mashtron, abuzon dhe ndjehet ngadhnjimtar mbi çdo padrejtësi që u shkakton të tjerëve, atyre që s’janë me të.

Del e flet gjithë patos në tribunë për këtë ditë të madhe që nuk është e tija. Pikërisht Ai, që në ato momente historike për Shqipërinë, ishte krah nomenklaturës komuniste. Ai që u bënte temena byroistëve deri sa ata e dërguan si njeriun e tyre për t’i përfaqësuar jo thjesht për ato ditë, por në të ardhmen.

Pas 22 vitesh u flet të rinjve për të djeshmen, sepse nuk ka më se ç’u ofron për të nesërmen. Ai e vrau këto 22 vjet të ardhmen e brezit tonë dhe ende vijon të mendojë se si t’ua varrosë të ardhmen dhe brezit të sotëm. Atij brez që nuk e njohu diktaturën e Enverit, por që s’e ka të vështirë ta përfytyrojë tek sheh demokraturën e Berishës me të cilën po rritet.

“Asgjë nuk është më keq se sa indiferenca e njerëzve” – citon Edmund Burke-n Berisha në dashurinë e tij më të re, Facebook-un. E thotë pikërisht ai që u përpoq me mish e me shpirt që t’i bëjë të rinjtë dhe njerëzit e çdo moshe indiferentë ndaj pushtetit të tij; ndaj korrupsionit dhe krimit; ndaj shitjes dhe shpërdorimit të çdo pasurie kombëtare të vënë në breza me gjak e djersë nga prindërit tanë dhe të shndërruara në të mira materiale e financiare vetëm për Berishën dhe një grusht besnikësh të klanin e vet tribal.

Por tashmë dhe orës politike të Berishës po i vjen fundi. Zemreku i saj i ndryshkur po përjeton 6 muajt e fundit të bajraktarizmit feudal në qeverisje.

8 dhjetori 2012 më shumë se ditë feste, është ditë reflektimi. Sepse për gjithë rininë shqiptare e jo vetëm, festa e vërtetë do jetë 23 qershori i 2013-ës. Dita kur Shqipëria do të çlirohet me votë plebishitare nga “I Fundmi i Mohikanëve Komunistë”!

14 komente në “8 dhjetori dhe “I Fundmi i Mohikanëve Komunistë””

  1. Shtegtari says:

    “Si një tubacion i ujërave të zeza, Sali Berisha iu bashkua këtij lumi të pastër për ta ndotur e bërë pis, për t’i ndryshuar rrjedhën, për ta degëzuar, që t’i humbte fuqia vetëpastruese. Sepse, trashëgimtari komunist, ashtu si ujku, “qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”!”
    Ne fakt ne te shumten e rasteve ti Ketro me lodh koken me shkrimet e tua po sot me duket se ia paske qelluar

  2. coku says:

    po pse shkruan kaq rralle. me shpesh dhe me fort.

  3. fi says:

    eshte vertet fatkeqesi per kete vend pasi 22 vjet me pare ne te jgithe ishim idealiste dhe qellim te vetem kishim te jetonim dhe ndertonim te ardhmen pa hijen e NJESHIT, te ishim te lire si te gjithe moshataret tane kudo ne bote, te gezonim lirine qe na e kish dhuruar nena natyrale por qe na i ish mohuar nga NJESHI dhe regjimi i asaj kohe. Ishim aq naive saqe lejuam qe endrren dhe ndjenen e dlire te idealizimit tone te na e neperkembnin hijenat si sali berisha me shoke. Kam qene i ri ato dite dhjetori kur doktori erdhi tek qyteti studenti dhe mori fjalen si i derguar i Shokut ramiz… sapo ata te rinj degjuan emrin e razmit shpertheu nje furi sharjesh ndaj doktorit me padersy… Cudi vetem disa dite me vone ky monster ndryshoi flamur dhe u be demokrati me i madh, antikomunisti me i madh qe vinte nga zyrat e KQPPSH… Nese ne ate kohe endrra jone ishte te hiqnim qafe fobine dhe frymen e NJESHIT sot pas 22 vjetesh ne shqiperi eshte instaluar nje sistem ky NJESHI eshte dhe me i eger dhe me i dhunshem. Duket se rinia e sotme duhet ta coje deri ne fund idealin te cilin ne proinderit e tyre nuk arritem ta perfundonim deri sa vertet te jetojme ne nje shqiperi pa NJESHA por me institucione te pavarura. Prsh nga nje ish dhjetorist qe per fat te keq nuk ftohet asnjehere ne festat pompoze dhe falso por edhe te mire kur shoh se kush qendron ne tribunat dhe pjedestalet e festimeve boshe dhe te rreme. Rrofshin studentet dhe pedagoget heronj te atyre diteve te paharruara, poshte diktatoret e tipit berisha dhe co.

  4. Butrint says:

    Mos e fryni shume TOLLUMBACEN e dhjetorit se do ju PELCASE!!!
    Ideatori i tere RRUMPALLES DHJETORISTE ishte Ramiz Alia me porosi te CIA-s .agjent i te ciles ishte!!
    Njerezit e tij ,shumica bij BLLOKMENESH,komunistesh ,organizuan studentet duke e ditur qe me pare se ARMET E USHTRISE ISHIN ME FISHEKE MANOVRE!!!
    Keshtu e bene “TRIMA” te cartur AZEM HAJDARI me shoke dhe sot vuajme KARAGJOSLLEQET E TYRE duke ndertuar nje PACAVURE SHTET ANTI SHQIPTAR!!!
    Edhe sot,pas 22 vjetesh,ish te persekutuarit,zogistet e ballistet,kundershtare te vertete te KOMUNIZMIT jane po aq te MJERE E TE TALLUR si atehere!!!
    FAJIN E KANE PASTUR VETE,QE MBASJTEN VETE NE KRYE TE PD-se NJE AGJENT TE UDB0se ARMIK TE SHQIPTAREVE SI SALI BERISHA!!!
    BOLL NA CATE DERRASAT ME RININE E DHJETORIT SE E TERE KJO KA QENE NJE MASKARADE E RAMIZ ALISE PER TE KALUAR PUSHTETIN NE FAVOR TE TIJ,SIC PO BEN SOT PIKE PER PIKE SALI BERISHA ME KRESHNIK SPAHIUN!!!!

    1. u curtu says:

      I Qarte dhe I Sakte Butrint.Vetem nje saktesim do te beja,me studentet e dhjetorit nuk na cane derrasat,na cane nje gje tjeter…

    2. At Dheu says:

      Klubi Shqiptar
      Katovica, Statuti sekret me te cilen sundohen shqiptaret… FJALIMI/ Strategjia e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit 1989: “Partitë të kontrollohen nga ne”

      “Si do ta përjetësojmë komunizmin”

      “Të jeni te sigurt që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë!”

      TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

      Të persekutuarit politikë

      Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

      Për Kosovën

      Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjinë është e qartë dhe kemi kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

      Strategjia e re

      Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

      Kërcënimi

      Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave. Ju uroj punë të mbarë!

  5. tekniku says:

    Do te uroja ndonje dite te beje nje retrospektive midis atij shteti qe ndertoi E.Hoxha dhe shtetit te Sali Berishes.Njerezit duhet te kuptojne se nga dolen c’fare lane mbrapa dhe ku jane sot vecanerisht ne aspektin social.Plaget e reja te sistemit te sotem.krimi i organizuar,droga,prostitucioni,hakmarrja,korrupsioni absolut,vjedhja galopante e cdo pasurie,analfabetizmi ne moshat e reja,perdhosja e te drejtave te gruas te ishin analize e nje medje te pamvarur si puna jote.Analiza nga psikologe te paguar kam pare plot.Urime.

  6. Ad Myzyri says:

    U ngritën ata, pikërisht ata që askujt s’i shkonte ndërmend. Mu në mes të Tiranës, në zemër të Shqipërisë, aty ku regjimi kish ngritur pashallëken e vet vegjetonjës. Djem e vajza që vinin nga familje të zgjedhura, shumë syresh familje komunistësh, një pjesë të privilegjuar gjatë regjimit. Por u ngritën. Sepse ata e panë se s’mund të duronin më tej për hir të etërve. Ata kishin sy e vesh, dëgjonin, shihnin dhe preknin realitetin e moshës së tyre, varfërinë që thellohej, Lindjen që po shpërbëhej dhe po hapej.”

    Vazhdoni me iluzione demokracie o shqiptare.Studentet nuk e ngriten me deshire por u urdheruan te ngrihen per te shpetuar kasten e kuqe, edhe tani ne fuqi.
    Lexoni me poshte se kush e solli “pluralizimin” dhe kush i krijoi partite “opozitare”

    Katovica, Statuti sekret me te cilen sundohen shqiptaret… FJALIMI/ Strategjia e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit 1989: “Partitë të kontrollohen nga ne”

    “Si do ta përjetësojmë komunizmin”

    “Të jeni te sigurt që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë!”

    TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

    Të persekutuarit politikë

    Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

    Për Kosovën

    Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjinë është e qartë dhe kemi kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

    Strategjia e re

    Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

    Kërcënimi

    Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave. Ju uroj punë të mbarë!

  7. pd-isti says:

    I fundit i mohikaneve komuniste!

    Je ne terezi o Altin? Po Erjon Brace nuk ka dite qe nuk lavderon komunistin jo te fundit kosovare z. Qose! Apo Pandeli Majko qe ka pergatitur letrat per bustin e ri te Enver Hoxhes ne Tirane duke imituar rrugen e ndjekur nga Berisha per Zogun!

    Problemi nuk qendron tek Sala komunist! Sepse edhe ne France e Itali ke akoma komuniste, edhe krenare madje, por atje funksionon shteti i se drejtes, apo rregulli i ligjit! Dhe atje funksionon prona private! Dhe atje funksionon mosperdhunimi i shtetit nga privatet!

    Ndersa ti ke Edi Ramen qe po ia lut me muaj e muaj Ilir Metes, i cili shquhet per perdhunimin e shtetit qe ai ka bere e po ben! Po ti ke Edi Ramen vete qe perdhunoi Tiranen per 19 vite rrjesht! Po ti ke edhe Shalsin i cili deklaroi vete qe ne vitet qe vijne nuk do ta perdhunojme rende me Shqiperine, por do ta lyejme me vazeline perpara!

    Problemet e jona nuk jane tek Saliu apo tek emra te pervecem! Keta emra thjesht ilustrojne problemet. Problemet jane thelle ne shoqerine tone dhe detyra jote si gazetar eshte te raportoje mire problemet! Ne te dyja krahet, PD e PS. Ne te kundert thjesht po perpiqesh te nderrosh nje plehre me nje plehre qe njeh ti e qe ty te shkon me shume per shtat!

  8. era says:

    pd-isti sa hapur dukesh qe klyshi i saliserbit

    1. pd-isti says:

      dhe ti era nuk e ke idene sa larg i ke shkuar!

  9. Ne mendjen time jam shume i qarte se kush eshte tashme sali berisha !Nuk e di fatmiresisht apo fatkeqsisht mund te jem nji deshmitare i rralle ,qe kam njohur jeten private dhe karrieren sekrete te Azem Hajdarit !Me keqeardhje dua te deklaroj se Azemi ka qene bashkepunetor shume i ngushte i ish sig,shtetit te asaj kohe.Dhe si i tille duke ditur se une kisha nje njeriun tim me detyre diku ,ne ate kohe ,me ka treguar vete per shume aktivitete qe kish bere nder kohera ,si psh; korrier dhe transportues i dokumenteve sekrete te asaj kohe nga pertej kufijeve !??? Dhe si i tille mua qe nuk kisha mundesine si te gjithe populli te dilja jashte kufirit ,me mahnisnin tregimet e tij qe ,per aresye besnikerie ndaj shokut tim qe me besoj ne ate kohe ,por me vone kur morri pushtetin u mundua te me mbante larg ,nuk mund ti komentoj.Kane kaluar 22 vjet, mbi te gjitha qe jane shkruar per Azemin me befason fakti qe asgje nuk shkruhet per ato qe me ka treguar vete i ndjeri !Pra,dua te them se levizja studenteske nuk mund te ishte e gjalleruar pa bertitjet e vendosura te Azemit ! Kush ka fakt te me pergenjeshtroj !

  10. Nik Kodra says:

    Te lumte Z. Kreka. Ky eshte nje slogan shume i gotitur per te ghithe opoziten Shqiptare per zgjedhjet e ardhshme. Ta largojme me ne fund “TF FUNDMIN E MOHIKANEVE KOMUNISTE”

    NIK

  11. Ivani i madh says:

    zotri mire beni qe e ngrini kete probleme po duhet ta kesh te qarte se ujin e paster e te pa qarte e leshoi kameloni R.Alia dhe pas saj llumin e shoqerise me Berishen e Nanon ne krye qe e kethyen kete levizje ne mocal qe kundermon jo vetem Shqiperine por gjithe Europen. Sa per komunist as ka qene e as do jete ndonje here sic nuk mund te jete dhe demokrat se ai vetem petkun ka pasur per siper se ne shpirt ka qene e do te jete anti shqiptari me i ndyre ne shekuj.Komunist apo demokrat ne brendesi ruajne vlera te cemuara po ka njeres dhe grupe njeres qe i ndjekin pas qe abuzojne e perfitojne nen petkun e tyre.Pra sduhet ti futesh ne nje thes komunistin apo demokratin e thjeshte apo te ndergjegjshem me keta plera qe e kane drejtuar dhe e drejtojne akoma Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje