Nga Arben Manaj
Kryeprokurori i ri i Shqipërisë, duket se është një përzgjedhje e gjetur nga “sponsorët” e tij politik.
Them politik se realisht e tillë është natyra e emërimeve të këtij kalibri përgjithësisht, aq më tepër në një vënd si Shqipëria, ku duarfutjet e politikës janë më të forta sesa kriteret profesionale.
Them e gjetur, pasi duket se ndaj z. Llalla, nuk kishte kundërshtime nga krahu i opozitës, siç i takon me “ligj” në demokraci, e cila edhe pse ngriti versionin e antikushtetueshmërisë së procesit të përzgjedhjes, nuk nxori kartonin e kuq ndaj figurës së tij.
Presidenti ose sugjeruesit e tjerë pas tij, kanë një lloj merite që u duhet njohur praktikisht, në përzgjedhjen e një figure që nuk tërhoqi kritika aq sa pritej të ndodhte.
Kryeprokurori në mos politikisht i atashuar apo me kërrabë që i tërheq djathtas dhe pranë partisë në pushtet, të paktën ka dukshëm mbështetjen e saj dhe të Berishës, pasi përndryshe nuk do kishte shanse të paraqitej si kandidaturë.
Por ajo që të bën përshtypje në këtë kandidaturë, është pëlqyeshmëria ndaj tij.
Kam dëgjuar shumë konsiderata të ndryshme për z.Llalla dhe ato kanë qenë për të qenë i sinqertë pozitive nga njerëz që janë shumë larg Kryeministrit dhe partisë së tij. Kanë qenë konsiderata subjektive dhe të largëta, por gjithsesi mbresëlënëse për mirë.
Personalisht, nisur nga rekordi i institucionit që ai ka drejtuar nuk besoj se suksesi i tij atje është i padiskutueshëm, përkundrazi.
Ndoshta ky post që ka pasur, ka bërë të mos ketë edhe shumë “armiq” politik dhe kjo është e çuditshme dhe e rrallë.
Thënë kjo, në Shqipëri jo vetëm si legjendë urbane, por edhe si konfirmim nga institucione të specializuara, konfirmohet edhe së fundmi se korrupsioni i politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit është rampant.
Politikanët dhe zyrtarë të caktuar të shtetit të sotëm dhe atij të mëparshëm, të habisin dhe shashtisin me pasuritë dhe luksin personal dhe familjar, absolutisht i papërputhshëm me të ardhurat e tyre zyrtare dhe të deklaruara, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit në funksione publike zyrtare.
Këtë e di edhe bufi, pasi përveç dashurisë dhe pijes, edhe standardi i jetës së përditshme të njeriut vështirë është të fshihet plotësisht. Por, fshihet pasuria, dhe kjo përkohësisht më shumë dhe përjetësisht shumë, shumë më pak.
Ka dështuar institucioni i z. Llalla për ndriçimin e kësaj ane të objektit të punës së tij, që ironikisht janë në shumicë të njëjtët që e propozojnë dhe e votojnë ose abstenojnë.
Ka madje edhe nga ata që edhe e shpallin në publik votën pro tij, për motive të dyshimta për mendimin tim.
Nisur nga pozicioni i z. Llalla, që tanimë është i blinduar edhe me kompetenca si Kryeprokuror, por edhe me avantazhin e njohurive të mëparshme të siguruara nga ish posti i tij, e bëjnë atë më të fuqishëm dhe më të frikshëm për ata që tanimë edhe pa imunitet, nuk e bëjnë gjumin e qetë për shkak të mëkateve të tyre dhe shfrytëzimit dhe abuzimeve me postin dhe detyrat shtetërore dhe zyrtare.
As z.Llalla dhe as të tjerët përpara tij, nuk kanë mundur praktikisht t’i demaskojnë dhe t’i ekspozojnë në mënyrë që përmes proceseve ligjore ti rikthehej popullit ajo pasuri e fituar padrejtësisht dhe në mënyrë abuzive duke shpërdoruar pushtete dhe mandate.
Detyra dhe sfida e tij në këtë post të vështirë dhe të ekspozuar politikisht, si ajo e Kryeprokurorit të Republikës, është e jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të katalogut të madh të trashëguar të çështjeve të pambyllura dhe kontestuese, ku spikat padyshim 21 Janari etj.
Është jashtëzakonisht e vështirë për të mos thënë e pamundur edhe për efektshmërinë e çuarjes së tyre drejt drejtësisë përfundimtare apo edhe për imunitetin që ai si Kryeprokuror do i krijoj vetes ndaj interferencave dhe ndikimeve politike nga palët e interesuara për tu mbrojtur nga dosjet e Prokurorisë apo prej sulmeve të tyre qoftë edhe për arsye politike, por jo edhe vetëm të asaj natyre.
Kryeprokurori, ashtu si çdo njeri ka nevojë të ketë shanset e tij për të provuar ose çprovuar kritikët dhe skeptikët, mes të cilëve në mënyrë modeste jam edhe unë.
Atij i duhet dhënë padyshim mundësia dhe koha për të punuar dhe luftuar krimin dhe korrupsionin në vend, kushte fondamentale për integrimin e vendit në strukturat e BE-së.
Ai kurrsesi nuk duhet paragjykuar apriori, madje duhet mirëkuptuar në vështirësinë e detyrës që ka pranuar. Por jo tërë kohën, padyshim.
Natyrisht, institucioni i Prokurorisë ose akuzës ka kufizimet e veta dhe rolin e vet në dhënien e drejtësisë, por nuk është se thotë fjalën e fundit. Atë e japin gjykatat akoma me problematike, por nëse ka profesionalizmin e duhur dhe distancën e duhur nga polet dhe fushat e tyre respektive magnetike, i ofron vetes mundësinë që njerëzit të vlerësojnë se e ka bërë punën e vet në fund të fundit.
Të jem brutalisht i sinqertë me vetveten dhe lexuesit jam disi pesimist në suksesin e dëshiruar nga publiku i gjërë për misionin e Kryeprokurorit të ri konkretisht dhe atij si institucion në përgjithësi.
Z.Llalla i ofroj benefitin e dyshimit për të më ofruar reciprokisht atë të ndjesës, të cilën do ja kërkoj me përulje, nëse nuk zhgënjen shqiptarët.
Eshte shume interesant shkrimi juaj zoti Manaj. Koherence absolute me qendrimin politik te opozites megjithate si gazetar kritik dhe investigativ, i armatosur me eksperiencen e BBC, dhe deshrpimisht i pazoti per te qene i pavarur dhe i paanshem sikurse koleget e tu te BBC, duhet te mbani shenim disa fakte publike
Si drejtues i agjencise se verifikimit te pasurive Prokurori i sotem pas kontrollit profesional dhe te paanshem nxorri disa perfundime “ligjore dhe institucionale”.
1. Edi Rama nuk fsheh asnje pasuri, eshte qiraxhi fatkeq dhe ka 3 mije euro dhe eshte borxh!!!!!
2. Tom Doshi eshte deklarues i rregullt i pasurise. Pasuria e tij eshte krejt e ligjshme dhe e ndershme!!!!
3. Lul Basha dhe Fatmir Mediu kane gjithcka ne perputhje me ligjin sa i takon pasurive te tyre.
Prognoza eshte fantastike per nje Prokuror te Pergjithshem qe do te luftoje krimin dhe korrupsionin.
Deklarimi i votes pro te Tom, Doshit dhe Dritan Priftit besoj se jane qershia mbi torte i ketij procesi. Zoti Manaj perse nuk aplikoni per “zedhendes shtypi” ne kete institucion, keshtu qe mund te keni mundesi te keni benefite me te medha se ate te dyshimit!!!!!!! Boset e tu te rinj mund tua mundesojne nje gje te tille!!!!!
Ne konkluzion sulmoni Jozefinen per nje zgjedhje personale (qofte edhe sikur te ishte gjoja!!!!!
Po po se opozita e dinte qe ana ligjore eshte 0000 ai nuk ploteson kushtet ligjore e kushtetuese nuk ka vjetersine prej 10 vjetesh. Po te gjithe jane pale. Llalla fali Tom Doshin, fali Dritan Priftin ne deklarimet e tyre. Ore jemi ne merda deri ne fyt e ju thoni na bere me cikla
Nje prokuror duhet te jete Profesiaona( ti kene rene leshte ne studim te ligjit) te kete karakter te forte ( te kete dhene prova se puneve qe merr persiper i con deri ne fund) te kete integritet moral ( te mos kete ngrene asnje luge corbe te prishur).
A i ka keto cilesi? Asnjeren e as tjetren. Atehere????? Do hame as mish as peshk.
Z. Llalla u mireprit si emer nga opozita, por nuk ishte i pritshmi i mazhorances. Ne listen me pese emra qe ju dergua Nishanit, z. Llalla , ishte i fundit. Nuk e di si u urdherua presidenti, por edhe pelqimi qe dha opozita e kapen ne befasi mazhorancen. Mirepo tashme, nuk kishte hap prapa.
Prandaj nje vote kunder nga Xhozefina, eshte sinjali i duhur per ate qe do te arrije ndonje perfundin….
Personi qe deri sot kontrollonte se si i kane siguruar pasurite politikanet u be kryeprokuror.Deri sot asnje politikan nuk eshte denuar per korrupsion megjithese e di dhe bufi se sa te korruptuar jane politikanet shqiptare. Konsensusi i heshtur mes ketij personi me nje detyre te rendesishme me palen tjeter te politikaneve te korruptuar beri qe te mos kishte kritika per personin e mesiperm.Natyrisht qe zoti Llalla eshte mese i pershtatshem per te vazhduar te heshte ndaj korrupsionit te pa fre ne gjithe labirintet e erreta te politikes se felliqur alla shqiptarce.
Shkrim i mire z.Bledi Mane, vetem se shprehja “nuk kishte kundërshtime nga krahu i opozitës, sic i takon me “ligj” në demokraci” duhet ti kete shpetuar pa e lexuar Edit, kur te miratoj sh krimin!
Mos u beni qesharak o mjeran, pjerdh Edi per ato qe shkruhen. Ah sa mbrapa jeni… po prit se do zgjoheni nga fundi vitit tjeter.
Opozita ka disa arsye per te “abstenuar” prokurorin e ri:
-Ne qershor te 2013 vjen ne pushtet, keshtu qe nuk i intereson “konflikti” me k/prokurorin e ri,
Ne fund te fundit nje nder te madhe ky zotni u ka bere opozitarve duke qendruar “memec” pasurise se kreut te opozites (3000 dollar e pa shtepi skandal me te lart nuk mund te behet kur thua keto shifra pas 10 vjet kryebashkiak i Tiranes ku luhet me miliona cdo dite e jo cdo muaj!).
Eshte turp te komentosh gjerat ne Shqiperi!..
O Leone 53 i ke ra pikes qe te rente PIKA per gjykimin qe ke. GJYSHO DOMINOJA.
Digjoni dhe shiqoni o milet nga nastradini nje shaka angleze qe para do kohe qarkullote Boten:
Nje nepunes i rendit e gjeti gruan duke u palluar me nje te panjohur dhe i tha: “Kush eshte ky moj e pabese?” Ajo nga krevati ja ktheu: “Eshte BOSI yt dhe miku im.” Nenpunesi i trishtuar ja ktheu: “Meqe e ka pallen kaq te madhe le te me beje Kryeprokuror, qe te mbroj te drejtat burrave te poshteruar dhe te tradhetuar.” Keshtu eshte edhe rasti i Adriatik Llalles, qe e ka zgjedhur Saliu per te mbrotjur te drejtat e shqiptareve te poshteruar dhe te tradhetuar.
e cfare mund te beje z.dhalla ne kete vend
sa te jete saliu kryemonster era qen do ti vije ketij vendi
Qe ne pamjen e pare vetem nga paraqitja ky kryeprokuror duket se nuk ka intelekt,Turku e thote nje fjale shpirti i nje robi duket nga fytyra,dhe ska nevoj per me teper,sa kuptova ky kryeprokuror erdhi nga loja e ndyre e Berishes me Ramen,cka thote per nje marveshje te fshehte mes njeri tjetrit ne kuriz te popullit Shqiptar,me qellim per ta pasur me vone edhe nese BerishA bije nga kali.Se po te mos ishte kjo marveshje Berisha do kishte perfunduar me kohe si Mubaraku,deklarata e ketij prkoruci e thene ne komisionin e ligjeve se une i njof prokuroret e koroptuar dhe do i luftoj ato,eshte nje forme presioni ndaj prokurorve te thjeshte e pa perkrahje se per ato ujqerit ajo deklarat eshte nje lehje kone ne ujk.Perse ky kryeprokuror nuk permendi ligjin e te thoshte do zbatoj ligjin dhe vetem ate,por do luftoj prokuroret,po deputetet zoti Llalla kur do ti luftosh.po gjyqtaret,mjeket,po shume e me shume,do te duhet qe te luftosh gjithe shqipetaret,qe nga roja i maternitetit deri tek Bujar mustaqe miu.Llalla qe duket nga mbiemri,e beri kete deklarat per vete,per te nenshtruar prokuroret,te luftoj e te largoj ke te doje qe nuk i nenshtrohet kuptohet me armen e anti koropsionit,qe ja kane vene ne sup e nuk di ta perdor.Se fundi ky person me kujton Petrit Vasilin i cili sa u be minister nisi lufte me mjeket,jo per te ndrequr ndonje gje por nga qe kishte qene nje mjek ordiner pa vlera dhe i deshtuar nisi luften nga xhelozia profesionale dhe nga ajo qe nuk kishte fituar aq sa koleget.
ky paloprokuror xhepist te sqaroje se sa euro i ka dhene basri manes si sekser i Dhori Sallakut per ta cuar kryeprokuror ne fier dhe sa euro i ka dhene dhorit per te luajtur bixhoz e per te shkuar ne selanik e me tutje me kurva, si dhe per te mbylur dosjet e krimineleve te fierit. Ky i semure mendor qe vuan nga nje epilepsi e rende a do ti bashkohet handikapatit tjeter nishani per te bere shqiperine. Edhe edvini eshte kenaqur shume qe nje punetor i dhorit u be kryeprokuror, pasi ky ia mbylli dosjet e vjedhjeve kur ishte zv. prokuror i tiranes. Saliu do behet pishman brenda javes per kete zgjedhje qe u kondicionua nga shkelzeni qe si femije qe eshte e genjejne menjehere sikurse genjejne lulush bilbilushin
Zoteri,
Akuzat jane shume te renda, dhe te jem shume i sinqtert, ka te ngjare qe te gjitha te existojne, pasi keto levizje ne organin e prokurorise jane bere kur ishte zoti Sollaku ne krye te organit.
Ky njeri nuk duhej te emerohej ne ate organ, pasi edhe per ceshtjen shume te thjeshte te konfliktit te interesit, pasi te gjithe politikanet e akuzuar nga organi ku ishte Llalla ne drejtim duhen te hetohen po nga ky njeri qe i akuzoi etj etj.
Popull mos prisni ndonje ndryshim besoj une. Por te jem i sinqerte uroj te jem i gabuar per te cilen tja lema kohes qe e tregon edhe nje jave, muaj, pasi viti eshte shume larg,pasi te hetosh nje ceshte penale maximumi qe duhet eshte nje deri ne tre muaj po te duash ta besh nje gje te tille.
Interesante ishte edhe fakti qe zoteria merr pelqimin ne komisjonin e ligjeve pa edhe diskutimin me te vogel, si edhe pyetje e pergjigje se si do te permiresohet pune ne kete institucion, si do luftohet krimi dhe korrupsioni, me cfare meritash ky njeri vjen si kandidat etj pyetje qe jane pa fund po te ishte per tu bere gjerat seriozisht.
Nuk ngeli zoti Llalla te jete me i miri i prokurorise shqiptare, pasi ne ate organ ka patur ka edhe do kete burra dhe gra me te vetert me te pershtatshem se ky.
Do uronim qe gjerat te shkojne mire per vendin tone.
Respekte
Zhgjedhje e SHBA-se, na mbetet ta mbeshtesim. Me i mire se lufteria ( kqz) e jozit besoj se do jete.
Është e vërtetë se nuk duhet të paragjykojmë…por,nga gjithë ajo çfarë njohim nga biografia e pozicjoneve që ka pasur prokurori i ri i Republikës,nuk ka treguar se ngrihet në nivel të detyrës që bën…Edhe ai,komandohet nga detyrimet që ndien ndaj at/ij/yre…që e zgjodhën në këtë post…Këtë gjë do bëjë edhe si K/prokuror…Do zoti e pastë mendjen e hajrit…!
Do perpiqem te jap shkurtimisht disa konsiderata per zgjedhjen e Prokurorit te ri te Pergjithshem :
– Procesi per zgjedhjen e Prokurorit te ri ka qene teresisht ne perputhje me Kushtetuten e RSH.
– Nga pikpamja formale, Presidenti i Republikes, kur zhvilloi konsultime me forcat politike per kete proces, ka respektuar Kushtetuten dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese per kete problem.
– Nder emrat qe iu serviren publikut ( kryesisht nga mediat), Zoti Llalla ka qene kandidatura me e mire. Eshte i pari prokuror i karrieres, ne keto 20 vjet, qe ze vendin e titullarit te institucionit.Eshte dalluar per pjekuri, profesionalizem, integritet dhe ndershmeri profesionale.
– Ne detyren e fundit ka hedhur hapa kurajoze institucionale, te cilat kane krijuar premisa qe edhe institucioni i kontrollit te pasurive te shtetareve te fitoje autoritetin e duhur.
Se fundi desheroj te them se zoti Llalla do ta fitoje betejen e tij nese arrin te rrise pergjegjesine dhe pergjegjshmerine e prokuroreve si dhe pavaresine e tyre ( te cilen ligji jau njeh) qe parardhesit e tij e kane cunguar per te orinetuar organin e prokurorise sipas orekseve politike, apo me keq….
Shkrimi I z . Manaj per mua Eshte shume korrekt Dhe I balancuar ! Skeptik por Edhe jo paragjykues ! Nese Ne Kete gazeta duhet te Kete Shkrime vetem kritike Dhe jo konstruktiv Eshte pritshmeri e gabuar!
I nderuar zoteri,
Ne qe po flasim apo komentojme quaje si te duash ti nuk eshte se kemi inate personale me zotin Llalla perkundrazi.
Shume ndakort me juve qe nga pikepamja kushtetuese eshte do thoja konform te te gjitha rregullave.
Te jemi te sinqert me njeri tjetrin dhe ne menyre te veqante me publikun, nuk eshte se zoti Llalla ishte me i miri i kandidaturave, dhe nuk eshte me i miri Prokuror ne shqiperi.
I nderuar ka prokuror ne shqiperi qe me te vertet jane trima dhe intelektual shume me shume se zoti Llalla, do na koptosh qe nuk jemi ketu te permendim emra pasi nuk do ishte normale.
Ky organ ka patur edhe prokurora te pergjithshem qe kane punuar me vullnet dhe ndershmeri kupohet me gabimet dhe problemet e veta.
Ky organ ka patur prokurora trima dhe te ndershem qe edhe jane larguar nga ky institucion per motivacione te nryshme, politike, personale etj etj.
Duke e mbyllur do thoja shume shkurt suksese zoti Llalla, dhe mos kujtoni se jeni me i miri prokuror, por te zgjodhen dhe ta gezosh.
Nje fjale e urte popullore thote qe eshte me veshtire ta mbash dicka se sa ta fitosh.
Z.Manaj kam bindjen se z.Lalla nuk do te zhgenjeje shqiptaret. Kjo do te ndodhe edhe per shkak te evolimeve qe do te kene situatat politike ne Shqiperi.Fakti qe ky person vjen nga komuniteti i prokuroreve eshte nje vlere plus per te. Ne nje qeveri jo te PD-se dhe jo te PS-se, ligji i pare qe duhet te beje te jete ai per fuqizimin e Prokurorise.
Pervoja ka treguar se keto 20 vjet politika ka nderhyre brutalisht ne funksionimin e ketij institucioni. Eshte shume sinjifikativ fakti se ne 98-ten per te hequr 2 zevendes prokuroret e bene kushtetuten pa nje funksion te tille. Pse ndodhi kjo, vetem se nuk hiqnin dot Gani Dizdarin, pasi zevendesit tjeter i nxorren nje burse studimi per ne SHBA. E njejta gje ndodhi edhe kur i vune mandat 5 vjecar titullarit te prokurorise. Jane teper te renda vandalizmat e politikes edhe me shkarkimet e Rakipit dhe te Sollakut.
Beh Chicago….Je ti apo me bejne syte ?
Pickoje veten se mos jam ne ender apo te kane vjedhur emrin ,po te jesh origjinali ke filluar te ndrosh kursin me keto shkrimet e vogla dhe kur te vesh ne editorial te paraqitesh me mendje tjeter .Urime per ndryshimet .
Nese z.Llalla do e kryej detyren,per kete mos keni hiq merak,sepse ne fund te mandatit,do te behet bilanci qofte ne numra apo perqindje dhe do rezultoj se e ka kryer detyre.Tjeter problem eshte nese z.Prokuror i Pergjithsem do kete kellce per tu marre me ata qe e propozuan dhe me ata qe abstenuan.duke u nisur nga detyra qe kishte deri tani,nuk jep asnje shenje qe do kete kellce.Shume domethenes eshte fakti qe zoteria,deklaroi para komosionit se ai i njihte prokuroret e korruptuar.Ja qe ketu fillon kryerjea e detyres.Ashtu si Halimka qe po merret me gjyqtaret.edhe ky dozbatoj detyrat e baces Sale,per spastrim te organit te Prokurorise.E kur te vij puna per te bere ndonja show,mos kini merak se,ashtu si Zj Ina,per arsye te “mos plotesimit te dokumentacionit”ceshtjet do mbyllen.
Edhe nqs ne 2013-en,ndodh rokada politike,asgje nuk pritet sepse sipas z.Llalla,kryetari i P.S sot,kryeministri i pritshem i ardheshem,eshte shume i paster,bile dhe i vobekte,ndersa per ata qe e njohin,dhe per popullin qe ka degjuar e pare,ai ishte sekser ndertimi,qe nga”vobektesia”qe kishte,ju dhuronte te dashurave nga nje hyrje jo me pak se 160 metra katror.
E nqs do te kete ndonje koke turku,ndoshta do te jete ndonje zv.minister i tanishem,sepse zj.Jozefine ka thene qe korrupsioni eshte deri ne kete rang.