Nga Abedin Maliqi, psikolog
Sapo e ndoqa përsëritjen e emisionit në RTK “Jeta në Kosovë”, të datës 6.12.2012, në temën: “Pse nuk votohet” me moderator debati Muhamed Hajrullahu dhe isha më shumë se i befasuar me atë që pash e dëgjova, e në veçanti me “zonjën” Valdete Daka, kryetare e KQZ, e cila për shembull e marrka Slloveninë përkatësisht zgjedhjet e fundit për kryetar të Sllovenisë, të cilat i paskësh përcjell e ku pjesëmarrja, deshi ajo apo nuk deshi, ishte rreth 40% , d.m.th. më e vogël se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit në Kosovë (45%). Pjesëmarrje kjo më e ulëta në Slloveni, në kohën kur protestat, si rezultat i pakënaqësisë me pushtetin, i kanë vërshuar rrugët e kryeqendrave sllovene.
Ajo thotë se nuk është detyrë e Komisionit zgjedhor që të monitoroi rregullsinë e zgjedhjeve. Po e kujt na qenka kjo detyrë? Është ky qëndrim më shumë se absurditet. Vetë fakti se një kryetare e KQZ është kaq injorante tregon mjaftë. Dhe pse të rinjtë nuk dalin në votime, pse ka rënë numri i votuesve?
Në 7 zgjedhjet e deritanishme, që nga zgjedhjet e para pas luftës, kur dolën 80 % të zgjedhësve e bile diku edhe 90% (Artana), ato pësuan një rënie të vazhdueshme për të dalë në zgjedhjet e fundit vetëm se 45 % të zgjedhësve. Nga ky debat doli se krejt të intervistuarit, individ të ndryshëm e kalimtar të rastit në rrugë, janë më të logjikshëm se kryetarja e KQZ, që do të thotë se secili prej tyre paraqet një kandidat potencial për kryetar të KQZ, që mund të jetë më i mirë se sa kryetarja aktuale.
Dikush gjetka dobësinë në Listën e votuesve, që nuk qëndron, sepse kjo nuk është relevante (sa janë jashtë Kosovës dhe sa janë të vdekur!!!), kjo nuk mund t´i justifikoj manipulimet … është absurde. Edhe ky shembulli i Kaçanikut! Nuk qëndron shkencërisht. Të gjitha këto thënie janë dokrra! Sot nuk është më me rëndës se ku jeton. Bota është krejt e vogël për teknologjinë e komunikimit të tanishëm. Pra, krejt arsyetimet që dalin nga gabimet teknike, nuk mund të justifikohen … Për kryetaren, e cila mohon çdo konstatim logjik të zonjës Lama dhe në pyetjet e moderatorit pse dhe si ndryshe ajo mbrohet me thëniet se kjo nuk është çështje e KQZ dhe se ajo nuk merr përgjegjësi për mangësitë në zhvillimin e zgjedhjeve. Po të kujt janë mangësitë?
Për zgjedhjet në Slloveni, ku punoj dhe jetoj, nuk e ka aspak afër sepse edhe në Slloveni ka manipulime politike, korrupsion në të gjitha poret e shoqërisë, madje edhe në ato të drejtësisë dhe se një sërë personash zyrtarë janë në procedura të ndryshme penale, që nuk po marrin fund tashti vite me radhë e nga të cilët ka kryetarë bashkie, deputet (me diploma të falsifikuara, kryetar të bordeve të shoqërive e korporatave të mëdha me këshilla mbikëqyrës që i emëron politika dhe i mbikëqyrë politika, shteti, banka të falimentuara dhe në falimentim e sipër, që i menaxhon shteti, politika, transferim shumash të mëdha parash jashtë shteti, në vende kinse të sigurta etj. Sllovenia është i vetmi shtet në Evropë në krye të qeverisë së të cilit është një kryeministër që është në procedurë penale tashti disa vite. Ndërkohë që në Suedi një ministër i komunikacionit dhe transporteve jep dorëheqje për shkak të një fatkeqësia trafiku me pasoja vdekjeje, e që nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë. Në Japoni jep dorëheqje ministri i energjetikës për shkak të pasojave nga pëlcitja e tubacionit të gazsjellësit me rastin e tërmetit në Kobe. Që është forcë madhore e që nuk ka asnjë lidhje me ministrin. Në të dyja rastet bëhet fjalë për një akt të lartë moral! Për një respektim të viktimave, të jetërave. Pra, është ky akt moral. Kur ishte në Slloveni për një vizitë e përgëzova ministrin për punë të brendshme të Kosovës, i cili dha dorëheqje pas dy dëshmorëve nga radhët e anëtarëve të Lëvizjes vetëvendosje – pjesëmarrës në demonstrata kundër UNMIKU: Ish ministri nuk e pranoj urimin. Tha se ishte fjala për diçka tjetër. Dhe jo për një veprim të tij moral. Pa u skuqur, edhe pse është paksa i kuqërremtë. Tragjike.
“Zonja” kryetare e KQZ nuk ka të drejtë. Ajo jeton në kulmin e korrupsionit, lartësi kjo nga e cili nuk mund të shihet se ç´bën populli i poshtëruar atje poshtë. Një fjalë popullore thotë ”Më ruaj zot nga miqtë sepse nga armiqtë ruhem vetë!” Dhe politikët e korruptuar janë ata të cilët ia pinë gjakun popullit. Aq më e dhimbshme është kur ata dalin nga mesi i tyre. Et tu, Brute!
Pohimi i “zonjës” kryetare të KQZ, se në Slloveni, ku i paska përcjell zgjedhjet e fundit për kryetar shteti, askujt nuk i shkon mendja që të dyshoj në listën votuese, nuk bëhet përmendsh. Në të gjitha zgjedhjet në Lubjanë kam marrë pjesë. Dhe nuk e merr dot fletëvotimin nëse nuk je në listë dhe nëse nuk identifikohesh me letërnjoftim ose me një dokument tjetër personal të vlefshëm. Dhe se rezultatet e zgjedhjeve për kryetarin e shtetin në orën 22 të ditës së zgjedhjeve ishin numëruar në masë prej 99%, e jo pas gjashtë muajsh … Pasi t´i nxjerrin nga turshia! Nuk është e vërtetë se në Slloveni votohet pa letërnjoftim siç e pohon me papërgjegjësi kryetarja e KQZ. Krejt punët, detyrimet, për tu zhvilluar zgjedhjet në rrugë normale dhe për tu ditur rezultatet brenda pakë orësh pas orës 19, kur në Evropë marrin fund zgjedhjet e filluara në orën shtatë, i bënë KQZ-ja e jo partitë politike. Edhe njëherë, përderisa me dhjetëra mijëra protestuan rrugëve të Sllovenisë, numërimi i votave ishte i ditur rreth orës 22 të po kësaj dite. “Zonja” kryetare e KQZ me paratë e tatimpaguesve kosovarë, të cilat i harxhoni për buleta aeroplani e hotele luksoze nëpër Evropë, ku shumëkujt nuk ia kapë truri asnjë risi, do të kishit mundësinë të paguani njerëz të cilët do të punonin nëpër pikat e votimit dhe rezultatet të dihen pak orë pas mbarimit të zgjedhjeve. Leni dokrrat. Jepni të drejtë ZONJËS Lama. Ju jeni komision zyrtar, shtetëror. Pse të vareni nga politika? Për hir të kujt e bëni këtë pandershmëri? Kë lajmëroni ju? Shefat e korruptuar që kanë bredhur me vite të tëra rrugëve të Evropës?
Moderatori i këtij debati, me përmasa kaq kaotike, ishte aq monoton me pyetjen e pareshtur pse qytetarët nuk kanë besim dhe po aq injorant me moskuptimin e përgjigjeve shumë të qëlluara të ZONJËS Lama. Mirë boll që këtë emision e shohin vetëm ata që flasin njëfarë gjuhe shqipe. E që nëse, në rastin më të mirë, e kuptojnë, e pyesin vetën: nëse janë duke ëndërruar. Si ai gomari, që po e copëtonte ujku.
“Zonja” kryetare e KQZ me përvoja nga Sllovenia e korruptuar po monitoroka aq sa mundët ose aq sa ka mundësi. Pra, me mundësi të dozuara. Aq sa mundët! Hajde demokraci hajde. Në pyetjen se sa demokraci ka në Kosovë do përgjigjej – sa të duash “bre[1]” vëlla, ose sa të mundesh (me vjedh). O sa mirë me qenë kryetar(e) o hej! Me këto bindje kaq injorante “zonja” kryetare nuk mund të qëndroi në krye të KQZ. Puna më e vogël dhe më e ndershme që mund ta bëj, si për vete ashtu edhe për popullin, të cilin mbase nuk e sheh nga kjo lartësi fodulle, është që t´i kërkoj falje popullit për gabimet e bëra pa qëllim. Po i quaj të paqëllimta sepse janë gabime injorante, aq din, d.m.th nuk di fare. Dhe populli Shqiptarë, qe diti të falë edhe gjaqe, do t´ia falte. Ju lutem. Një nga simptomat më të shprehura të injorancës së saj është ndërhyrja e pareshtur e saj në fjalën e bashkëbisedueses, në të cilën nuk i mbetët borxh as moderatori injorant. Ah “bre” moderator!
Dhe Kroacia, që është shteti i vetëm në Ballkan, që e shpalli fajtor një ish kryeministër dhe e dënoi me burg në një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh, na qenka shteti i referuar për “zonjën” kryetare ku lista e zgjedhëseve na qenka më e madhe se numri i banorëve në Kroaci! Çfarë padrejtësie! Dhe se ky nuk qenka problem. Për shtetin i cili e gjykoj dhe dënoi ish kryeministrin! Eu zonjë, po ç´na kënaqe sot me muhabet (lexo: informata!). “Nuk paska shtet në botë që e ka listën e zgjedhësve të pastër” – sot në kulmin më të lartë të zhvillimit teknologjik, kompjuterizimit të secilit segment në çdo skutë. Hajde kryetare hajde!
Zoti moderator, nuk zgjohet vetëdija me këso politikash e njerëz injorant.
“Çështje kurciale” për zonjë kryetare të “KQZ” na qenka vetëdijesimi i par(t)ive politike”, në ndërkohë që ajo vet nuk e ka ngritur çështjen e padrejtësive të ndodhura gjatë votimeve, detyrim ky që do të duhej ta bënte, pasi që për këtë detyrë edhe është emëruar komisioni me të në krye. Komisioni me kokë bosh. Por ç´e do, kur ajo është vetë pjesë e kësaj pavetëdije kolektive e quajtur “Qeveri e Kosovës”. Zonja Lama ju lumtë. Ju dalloheni se keni një fjalor të pasur të Vetëvendosjes (e drejtë legjitime e çdo njeriu), përkundër insistimeve të pareshtura të moderatorit, për t´ju marr fjalën, pa e thënë mendimin e drejtë deri në fund, e për ta përfunduar siç do ai, sepse ashtu duhet. Po, po. Krejt në ujdi me thënien popullore. “Qeni leh aty ku han”.
E vërteta është dhembshme!
Lubjanë, 07.12.2012
[1] Kjo Bre nuk është e gjuhës shqipe. Me këtë “bre” dikur baballarët tanë i kanë identifikuar serbofilet! Ky ishte test edhe gjatë luftës në Kroaci, ku binin serbët që paraqiteshin si kroat. Eh, kjo “Bre” i tradhtonte dhe zbulonte!
I nderuar Abedin Maliqi mire ne pergjithesi por me kete te fundit na fute ne dyshime!!!!!!!! E kam fjalen per “Bre”-ne mor zoteri sepse na del qe gjithe shumica shqipetare (veçantisht ajo veriore) qenkerkan serboflet sipas teje sepse kete Bre-ne e kane ne maje te gjuhes .Te them te drejten se na lehtesove shume nga ngerçi qe na kish zene prej pyetjes ;se a jane shqipetare “safi” verioret??? Ju i dhate pergjigjen “sade” qe jane serboflet ,amin Abedino.