Zgjedhjet e ndershme, statusi i vendit kandidat dhe ngërçi ekonomik

11 Dhjetor 2012, 21:28Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pavarësisht se partitë politike shqiptare do të bëjnë ritualin e radhës me akuzat e ndërsjella ndaj njëra-tjetrës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, një gjë duhet të jetë bërë tashmë e qartë për çdo votues shqiptar – pa zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në qershor, Shqipëria nuk ka shans ta marrë këtë status edhe vitin tjetër. Dhe ç’është më e keqja, po nuk ndodhën këto dy gjëra, Shqipëria nuk ka shans të fillojë daljen nga ngërçi ekonomik në të cilin ndodhet. Dhe kjo ndoshta nuk është e qartë për çdo votues shqiptar.

Në fakt, për disa nga këta votues, nuk kanë fare rëndësi “në qoftë se-të” e mësipërme – për ta ka rëndësi që, me çdo kusht, Berisha të mbetet kryeministër. Në qoftë se ju, i dashur lexues, jeni i tillë, kursejeni kohën dhe ndërpriteni leximin këtu.

Edhe për disa votues të tjerë, nuk kanë rëndësi “në qoftë se-të” e mësipërme, por për një arsye krejt të kundërt me të parët – ata duan që, me çdo kusht, Edi Rama të bëhet kryeministër. Edhe për lexues që bëjnë pjesë në këtë grup të dytë, kam të njëjtën këshillë – kursejeni kohën dhe ndërpriteni leximin këtu.

Këta rreshta janë për ata votues shqiptarë që duan që Shqipëria ta marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe që duan që ekonomia të fillojë sa më shpejt daljen nga ngërçi, pavarësisht se kush e ka fajin për ngecjen e derisotme në rrugën drejt Brukselit. Ndër këta votues bëj pjesë edhe unë dhe ma do mendja se, duke mos qenë as tifozë të Berishës e as të Ramës, do të jemi kritikë me secilin prej tyre, në qoftë se nesër bëhen pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për daljen e Shqipërisë nga ngërçi ekonomik.

Le ta fillojmë analizën nga ky objektiv i fundit. Shkaku kryesor i ngërçit ekonomik, sipas shumë ekspertëve, është mbarimi i karburantit për trenin ekonomik shqiptar. Aktualisht, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për çdo 5 euro që ne importojmë, eksportojmë vetëm 2 euro. Pra, plot 60% e vlerës së importeve nuk mbulohet dot nga vlera e eksporteve tona.

Në 20 vjetët e fundit, deficiti gjigand tregtar i Shqipërisë është mbuluar kryesisht nga dërgesat e valutës prej emigrantëve, nga valuta e trafiqeve ilegale dhe nga kreditë e ndihmat e huaja. Por ky karburant, nga të tria këto burime, ka filluar të pakësohet ndjeshëm vitet e fundit. Dhe shenjat treguese më të qarta për këtë janë rënia e vlerës së lekut në tregun e shkëmbimit valutor (sot 1 euro shkëmbehet me 140 lekë, ndërsa tre vjet më parë shkëmbehej me 125 lekë), si dhe rënia e ndjeshme e konsumit (në qershor 2009, sipas INSTAT-it, indeksi i vëllimit të tregtisë me pakicë ishte 192.9, ndërsa në qershor 2012 ishte 169.3; pra, një rënie plot 12% në të njëjtin sezon të vitit, krahasuar me tre vjet më parë.

Që gropa e krijuar nga pakësimi i futjes së valutës së huaj të mos thellohet më tej, duhet të rriten ndjeshëm investimet e huaja të drejtpërdrejta në turizëm, industri, agrobiznes dhe energjetikë. Por investitorët e huaj nuk janë tifozë të Berishës apo Ramës – ata janë thjesht tifozë të stabilitetit dhe normalitetit. (Nuk bëhet fjalë këtu për investitorë të tipit Taçi&co) Dhe kjo dëshirë e investitorëve të huaj seriozë per normalitet e stabilitet na sjell tek zgjedhjet e qershorit.

Në qoftë se qeveria do të vazhdojë të bëjë marifete si ai i “shtesës natyrale” të popullsisë së katër komunave të qarkut Kukës, opozita, pa dyshim, nuk do të njohë një rezultat zgjedhjesh që nxjerr “fitues” Berishën. Dhe në ato kushte, asnjë investitor serioz nuk do të donte të investonte në Shqipëri. Vetëm zgjedhje të pranuara nga të dyja palët dhe të certifikuara nga komuniteti ndërkombëtar si të lira e të ndershme mund të shërbejnë për ta si një sinjal fillestar se normaliteti dhe stabiliteti është vendosur në Shqipëri.

Gjithashtu, në një rast të tillë, shanset për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian do të rriten ndjeshëm. Dhe marrja e këtij statusi do ta rriste më tej besimin e investitorëve të huaj ndaj Shqipërisë. Më pas, do t’i mbetet qeverisë së dalë nga zgjedhjet e qershorit që të mos e shpërdorojë besimin e tyre, në mënyrë që ai të materializohet në investime që do të mbushin atë gropën e deficitit tregtar që u përmend në fillim…

http://respublica.al/opinion/2012/12/10/zgjedhjet-e-ndershme-statusi-i-vendit-kandidat-dhe-ngerci-ekonomik

7 komente në “Zgjedhjet e ndershme, statusi i vendit kandidat dhe ngërçi ekonomik”

  1. dymi says:

    Analize e sakte.I bej thirrje grupit te pare te votuesve, atyre qe tmerohem nga largimi i Sa-lehut nga pushteti, se po ndodhi kjo do te jene te bekuar edhe ata, sic ishin te bekuar enveristet nga renia e enverizmit. Ju a garantoj kete edhe nga pervoja ime personale.

  2. dymi says:

    Analize e sakte.I bej thirrje grupit te pare te votuesve, atyre qe tmerohen nga largimi i Sa-lehut nga pushteti, se po ndodhi kjo do te jene te bekuar edhe ata, sic ishin te bekuar enveristet nga renia e enverizmit. Ju a garantoj kete edhe nga pervoja ime personale.

  3. ILIRET says:

    Duke qene nga ata lexues qe dua te fitoj Rama me cdo kusht, e nderpreva leximin atje ku keshillonit juve.
    Por nuk mund te mos shtoja nje koment. Pasi kete e bej, vetem sepse dua akoma me shume qe Shqiperia te mare statusin e vendit kandidat per ne BE.
    Kur Europa kerkon standarte ne zgjedhje, kujt ja adreson dyshimet ne prishjen e standarteve? Me duket se Berishes. Dhe eshte e sigurte se po hyme ne zgjedhje, me Berishen kryeminister, standartet do te shkelen, pasi ai do te kerkoje te mbaje pushtetin me cdo cmim.
    Pra duhet rrezuar Berisha pa hyre ne zgjedhje.
    ZOTI ZALOSHNJA !
    Si rrezohet Berisha, para zgjedhjeve? Vetem Ilir Meta eshte i afte ta rrezoje Berishen.
    Kauza me te cilen Meta u fut ne Koalicionin per Integrimin, vdiq. Nuk u arrit ai objektiv. Meta mund ta mbaje dhe ushqeje perseri kauzen e tij. Duke u bashkuar me shqetesimin e nderkombetareve per testin e zgjedhjeve dhe dyshimin qe ata kane tek Berisha, Meta ka ne dore te eleminoje faktorin Berishe, ne prishjen e zgjedhjeve dhe demtimin perfundimtar te endrres tone Europiane.
    C’duhet te beje Meta? Te dale qysh sot nga koalicioni. Nuk ka me kauze.
    Keshtu do te krijohet nje qeveri teknike, me nje kryeminister jo partiak, me ministra specialiste e tekniciene, qe synim te kene ruajtjen e stabilitetit dhe kryerjen e zgjedhjeve sipas standarteve europiane.
    Dhe pas kesaj Shqiperia pranohet ne BE. Edi Rama fiton zgjedhjet dhe vendi futet ne normalitet. PD pas kesaj pushon se ekzistuari…
    Ja pra pse une megjithese e nderpreva leximin atje ku me urdheruat ju zoti Zaloshnja, por nuk mund te rrija qe ne interes te integrimit, t’ju beja juve nje sugjerim per nje analize tjeter.
    Por duhet qe dikush tia thote Metes kete gje. Bile qe sonte. Sepse me sa kam mare vesh pasneser ne dt.13.12.2012, ai mbledh LSI, ne nje aktivitet te madh. Sa me shpejt aq me mire. Ne te mire te integrimit….

  4. Delli USA says:

    Ju Iliret nuk e njihni realitetin e 2000 vjeteve me pas,tani eshte koha kur te bardhes i thua e zeze dhe anasjelltas,dhe Ilir Meta ka qene keshtu,por tani qe beri dhe shkollen e Saliut keto 4 vjet eshte bere shume me i zi.

  5. banija01 says:

    Une nuk e nderpreve leximin ne asnje pike ,po e lexova deri ne fund se nuk jam i asnje krahu, as i nje partie.Nuk jam dakort me paragrafin e parafundit qe zoti Zaloshnja thote se po saliu i shtoi Kuksit mandate dhe Rama nuk do ti njohe atehere investitoret nuk do vine te investojne. Edhe Rama ti njohe zgjedhjet investitoret perseri nuk do vijne sa te jete berisha ne krye te vendit se i zuri frika nga shembelli i CEZ-it dhe tenderi i Albpetrolit.Nuk me duket zgjidhja qe jep z.Zaloshnja se duhet te mbylli syte opozita per zgjedhje te paregullta.Me te tjerat jam i nje mendimi.
    Po bashkohem me mendimin e ILIRET se faktori kryesor qe vendi te shkoje drejt Evropes eshte I.Meta .U bashkua me berishen dhe tha se do bej kualicion per integrimin e Shqiperise ne Evrope,por tre vjet e gjysem nuk beri as 1% por me shume e demtoje integrimin.
    Ky eshte shanci i fundit per te integruar Shqiperine ne Evrope,ti lere kalkulimet se as na nje krahe as ne krahun tjeter nuk ka per te mare vota se tani eshte shum vone,dhe mos behej pale me berishen se fajin e ka opozita qe pengonte ne marjen e statusit .
    Po tani si i lexon mesazhet e BE,ajo flet qarte pse nuk mer Shqiperia statusin, se eshte berisha qe e pengon ,Po me sa shohe Meta eshte kaq i dhier{te me falin per shprehjen po nuk gjeja tjeter}sa e ka frike saliun dhe po eshte burre le te na i tregoje.

  6. Vlora says:

    problemi eshte se berishes nuk i intereson statusi,per shqiperine.

    statusin e tij e ka ne xhep,,keshtu qe do te beje te gjitha perpjekjet deri sa ti vjedhi perseri zgjedhjet.

    me pas cfare do te beje europa me shqiperine dhe kete hajdut ne krye???????????

    a e meritojme te denohemi edhe pa status, edhe me kete kriminel 30 vjet te tjera?????????????????

    1. cika says:

      Meta nuk iken prej andej se e di shume mire qe diku gjetke nuk mund t i kete duart te lira te beje cfare te doje. Saliun e ka zene per topesh.Ky qe rast i arte per te.Prej kaq vitesh kete priste.Meta ka hyre ne politike pa asnje ideal,vetem me idealin e parase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje