Nga Rudina Xhunga
Tushe Osmani humbi vajzën në Gërdec. E takova 3 vjet më pas.
Nuk ishte grua që qante. Të bëntë të qaje, kur tregonte:” Vajza punonte në fabrikë. E zuri flaka e madhe dhe ju dogjën rrobat në trup. U fsheh në një bunker. I vite turp të dilte lakuriq dhe rrinte fshehur derisa të kalonte kush ta ndihmonte. E çuan ne Itali, po djegja kishte bërë të vetën. Hoqi shumë nga dhimbjet e mëdha. Një ditë, kur rrija dhe i mbaja dorën, ndërsa ajo vuante, më tha: “ Mami, unë do vdes, por amanet Kristin”. Dhe vdiq.
Sot Kristiana është 3 vjeçe. Nuk e pa kurre nënën e saj. Për 8 mars, më tha: “Nëna, do vish të dalim për 8 mars.”. Ajo kërkonte nënën e vet në atë ditë dhe kujtonte se do dilte me nënën e saj, kur më kërkoi mua…E kam shumë të vështirë ta rris këtë fëmijë. Kërkoj nga shteti t’i lërë një pension se nuk e rris dot. Kërkoj nga shteti ta ndihmojë Kristin tim!.”
Resmije Osmani ishte 19 vjec kur vdiq. 5 vjet më vonë e ëma e ndoqi pas. Sot Kristiana është vetëm në fatin e saj. Eshtë 5 vjece, vogëlushja. Nuk kupton pse gazetat shkuajnë që nëna e saj nuk e mbajti amanetin e së bijës. Nuk e kupton, kur një gjysheje i plas zemra. Nuk duron dot më dhe vendos të iki.
Ajo s’ia leshonte kurrë dorën, e merrte me vote kudo shkonte. Nuk e hiqte nga syte bijën e së bijës, zemrën e zemrës. E mbante në Tiranë, për ta pasur ndër sy, kur shkonte të pastronte nëpër shtëpitë e zonjave të kryeqytetit. I mbaronte punët me vrap edhe drejt e te mbesa.
Nuk ka zot t’ja shpjegojë së voglës, pse një gjyshe e mirë, ta shkëput dorën ë vogël nga dora e saj e plakur para kohe dhe ikën e të lë vetëm. Sic iku mami që s’e pa kurrë vec në fotografi. Një mami bukuroshe që i ka lënë kaq shumë tipare të gdhendura në fytyrë. Mbase kur të ketë moshën, kur mami e la, do të kuptojë më shumë për fatin e grave të Gërdecit, pwr fatin e grave. Fatin e grave që u dogjën gjallë dhe burrat u rimartuan e s’folën më kurrë për to, se nuk donin gratë e dyta. Për fatin e grave të dënuara dha harruara për një grusht lekë, për fatin e grave që shtyjnë jetën në fshat duke pritur të shkojnë të burrat e vdekur atë ditë marsi, në Gërdec, për fatin e grave që jetojnë e vdesin në heshtje, për fatin e grave si gjyshja e Kristit, që iu plas zemra nga malli dhe halli i madh.
Mbase, kur të rritet, Kristiana do të dëgjojë edhe për një grua ndryshe. Për Zamira Durdën. Për një grua të rrallë. Stoike. Unike.
Ka qenë në cdo seancë gjyqësore, cdo protestë për Gërdecin. Një grua e imët e veshur me të zeza që nuk dorëzohet. Ka humbur djalin në Gërdec. Edisonin e vogël 6 vjecar. I iku pa i thënë atë ditë morti në fshat dhe e përpinë flakët. Kur po jepte shpirt në Itali, tha për herë të fundit: “Më fal mami që ika pa leje.”
Pastaj nuk harroi t’i rrwfente dhe vëllait që i kishte marrë bicikletën pa i treguar. I doli në ëndërr i vogli dhe i tregoi ku ia kishte lënë, para se të digjej. Vëllai shkoi në vendin që i tregoi Edisoni, ndërsa flinte dhe e gjeti. Aty ishte bicikleta. Edisoni iku kot nga kjo botë. Pa fat e faj. Dhe askush nuk i ka thënë ende, dy fjalët magjike që në këtë vend i dinë vetëm fëmijët: MË FAL!
Zamira fshiu lotët pas lopatës së fundit me dhe mbi varr, veshi rrobat e zise dhe që nga ajo ditë nuk ndaloi asnjë moment të kërkojë drejtësi për vrasjen e djalit.
Unë jam e sigurt që ajo do t’i shkojë deri në fund. Fundi është i ndryshëm për njerëz të ndryshëm, por them se ata që kujtojnë se padrejtësia s’ka fund, duhej të ruhen nga gra si Zamira.
Ndërsa ne gratë që s’kemi vec lot e fjalë, do të ishtë mirë që gra si Zamira t’i ftonim në cdo protestë grash e konferencë për dhunë ndaj gruas e ndaj njeriut, të bënim foto të mwdha të grave si Zamira, t’i kthenim kauzat e saj në kauzat tona, të bëheshim njësh me gra si Zamira, t’i jenim zë e zemër, kur ju dobësohet zëri e ju lëshohet zemra, se njerëz janë dhe gratë si ajo.
Kur Tushe Osmani vrau vetën, ju ktheva intervistës me të, 3 vjet më parë, në “Shqip” në Top Channel. Kujtova dhomën e fëmijëvë të vegjël, ku xhirova dhe nuk e trasmetova. Aty ishte dhe Kristina 3 vjecare. Ishin mbledhur githë femijët në dhomën e Edisonit, për ta kujtuar. Fëmijë pa lot. Kur i pyesja a kishin frikë më thanë: Po. Kemi frikë nga Gërdeci”.
Edhe Tushja kishte frikë nga Gërdeci, edhe gratë e tjera që s’erdhen atë ditë. Gërdeci është varr i hapur. Normal të kesh frikë.
Ndaj mendova për Zamirën dhe e mora në telefon atë ditë. Sepse është nga ato gratë e rralla që s’heqin dorë, pavarësisht nga vdekjet që takojnë rrugës, pavarësisht nga jeta që s‘të fal asgjë, aq më pak në Gërdec.
Ndaj unë zgjedh sot, tani, Zamira Durdën si gruaja e vitit, si gruaja që duhet ftuar e nderuar në cdo tubim, konferencë, broshurë e kauzë grash, si simbol dhe shembull, si frymëzim dhe besim. Është shpresa se në këtë vend vërtet janë pakësuar burrat, por ama ka gra. Ka gra në këtë vend që i shkojnë fundit deri në fund. Gra si Zamira./ Mapo/
Edhe une besoj fort qe forca e pamposhtur e Zamira Durdes qendron ne amanetin e djalit te saj, “Me fal mami”.
Jam me zonjen Durda,ne cdo hap te saj per ceshtjen me fundamentale te shqiptareve;ate te venies drejtesi kunder krimit shteteror te atij 15 marsi te 2008-es.Pa ndeshkimin ekzemplar te masakres shteterore ne Gerdec nuk e themi dot,qe ne kemi shtet.
Grate si Zamira i bejne nder emrit,Nena Shqiptare.
Gerdec – Shkelzen Berisha – Sali Berisha
Ne mes qendrojne figura te dores se dyte (Deliorgja, Medira, ushtarake pa vlere)
Shume bukur Rudina eshte i gjetur vleresimi yt per zonjen e pathyeshme Zamira Durda. Nje shkrim me te vertete emocionuew .
YES,RUDINA,JE E VETMJA FEMER SHQIPETARE QE ME FJALEN TENDE TREGON REALITETIN SHQIPETAR,TI JE VERTET PASQYYRA KU POPULLI DUHET TE SHIKOJE TE VERETEN E SOTME TE HIDHUR,VITET E DREJTIMIT TE KETYRE MAFIOZVE POLITIKE QE DREJTONE SOT DHE QE KANE FYTYREN E FAMILJES BERRISHA DHE META.TI,RUDINA JE MIGJENI I DITEVE TE SOTME TE PERGEZOJ DHE TE UROJ QE KETO SHKRIME QE UNE DO TI PERMLIDHJA ME TITULLIN (COPA NGA REALITETI YNE NEN UDHHEQJEN E NDRITUR TE SKENDERBEGUT TE DYTE,)TE BEHEN PJESE E LETERSISE SE BUKUR SHQIPTARE.NE TE ARDHMEN E AFERT.
.
Vec nje gje nuk kuptoj.Po u denue ai qe dishron kjo Durda a do ti kthehet djali? se dyti perdorimi per politike i vdekjes te djalit i ben njerezit normal te mos ndijejne aq dhimje sa duhet.Ja e vrame Mediun se aty e ka halli Ps me RAmen cfare fitoji Durda?
O Kal ti vari ti qenke fare idiot dhe nuk me besohet se ben si i tille.Me vjen keq por lutem te rafte ne koke cfare i ka rene Zamires dhe ta befte zoti me keq se cfare i beri mediSala gerdecit.Turp o Idiot.
“Drejtesi”, kjo eshte fjala qe i pergjigjet pyetjes tende, or K. Tivari. Hapini burgjet o njerez qy tash e tutje se keshtu ka thane K. Tivari, nuk fitojme gje nga drejtesia.
Po te jap nje urim or K. Tivari: Te rente ty ne koke nje fatkeqsi e tille dhe ta shohim si do flasesh or K. Tivari.
bravo Rudina
Oh sa e dhimbshme. Te lumte, Rudina dhe faleminderit qe po na ben me qajt me zemer.
prap ti cinike
pse vella cinike? Une s’di me shume. kaq di. Kij meshire
—-Nuk te kuptojne —bija e zotit –meshiroj per kritikat qe bejne karshi teje , un e di qe je shume e ndijshme kur shkruan RUDINA dhe lotohesh sepse ajo te detyron me menyren si shkruan te qash , hajt mos u merzit dhe nuk ke pse kerkon meshire , —Si te duket stervitja e trurit ne kete palester , mos me thuaj se alenatori MERO nuk eshte i afet per gjimnastiken e trurit
Homer, mos me qene ti asnjehere nuk kisha komentu ketu, se askujt nuk i pelqej. dhe ky fakti qe nuk i pelqej askujt me duket shume interesant, me ben te “lumtur”….Stervitja e trurit ne kete palestren Tema me duket shume atraktive, pikerisht qe mund te jem kushdo qe dua, burre apo grua, mund te jem kush dua, tamam si te Veronika vendos te vdes. Them bija e Zotit, them kushdo qe dua, e askush nuk me njeh. Shume here merr mot i ftohte ne kete palestren Tema, fryen ere, te gjuajne me gure, eshte e rende per mua qe sjam e zonja, s’kam force te madhe te duroj shume ne terrene ku s’ka poezi dhe dashuri prandaj largohem here pas here nga ju…mero eshte specialist per shkaterrimin e sistemit nervor. kokefortesia e tij. eshtte arme e ftohte. Berisha dhe Mero e kane nje tipar te perbashket…me se keqi hakmerren me indiference…
—-per mua gruaja e vitit eshte MENSILA -e keni degjuar dhe pare ne emisionin e Fevziut sa e mencme eshte , politikane si ajo ky komb ka patur vetem Elena Gjiken , mos me thoni jo
NUK KA SHPIRT E ZEMER QE NUK LOTON;JEMI DERI NE FUND ME ZAMIREN BURNESHEN ,ESHTE NENE , ZEMERA E SAJ QAN PER VOGLUSHIN E SAJ QE SVDIQ NGA SEMUNDIA NGA ZOTI .AI MAMAJA E KRISTINES TE VOGEL QE KURE NUK PROVOI SE SI ESHTE DASHURIA E NENES QE E LINDI. PO FATKEQESISHT HUMBI DHE GJYSHEN I VETMI NJERI QE E DONTE DHE E PERKEDHELTE . AJO NUK MENDOI NE CASTE DEPRESIONI PER VOGELUSHEN QE LA MBRAPA. AMANETIN E VAJZES TE SAJ PER TE RTUR KRISTINEN . NE MOMENTE TE CAKTUARA , KUR VETEN E SHEH NE MES TE RUGES , PA PERKRAHJE , PA KUSHTET ELEMENTARE, KE HUMBUR NJEREZIT ME TE SHTRENJTE E PERSE ? PER TU PASURUAR TE PA NGOPURIT QE SHPIRTI DHE ZEMERA E TYRE ESHTE SKETERE .PER FEMIJET, NIPAT E MBESAT E TYRE NUK KURSEJNE EUROT PER ARGETIM UJKENTE I CON GJYSH HAJDUTI NE PER VENDE TURISTIKE DUKE ECUR MBI GJAKUN E TYRE ME ROBA ANTI PLUMB ( I DHIMBESET JETA PLAKUSHIT KRISTINA , E SHUME TE TJERE TE GERDECIT , PERVEC DHIMBIES TE ZEMRES, QE KUR NUK SHEROHET SKANE LEK , HUMBEN TE VETMIN VEND PUNE QE SIGURONIN BUKEN E GOJES, PA PER TE TJERAT SBEHET FJALe . E NJEJTA SITUATE ME GRATE DHE FEMIJET E 4 BURAVE, ME DUAR NE XHEPA NE MES TE DITES , PERBALL KRYEMINISTRISE U VRANE NGA E NJEJTA DORE QE VRAU E SHKATEROI GERDECIN ,SALIUT I KA ARDHUR MORTIA , NUK ESHTE E LEHTE TI MARESH JETEN TJETRIT DHE VETE TE VISHESH ME ANTI PLUMB. SE AI FAMILIA E TIJ DHE BASHKE VRASESIT . AJDUTRT DHE KRIMINELAT TE BEJNE QEF EDHE PAK KOHE SDO JETE E LARGET QE DHE KETA MILITANTET E SEMURE TA KUPTOJNE SE KUSH KA VJEDHUR KA VRARE KA FALUR SHQIPERINE DO VIJ KOHA QE NJEREZIT DO THONE , PSE KA FRIKE KY MALOKU I VICITOLIT? PSE ESHTE VESHUR ME ANTI PLUMB ,SHQIPETARET DUHET TE MENDOHEN SHUME. SHQIPERIA ESHTE FALUR ESHTE VJEDHUR ESHTE SHITUR 1 EURO KETO QE PO BEN KY PUSHTET E KJO QEVERI GENJESHTARE PINOKE NE SHUME SHPEJT DO BEHEMI SKLLEVER NE VENDIN TONE QE NA I KANE LENE TE PARET , TOKE E CILA ESHTE LARE ME GJAK .
ZAMIRA eshte nje TRIME qe i ka dale çdo dite perball vrasesve te paskrupullt dhe gjyqtareve qe nuk mund ta meritojn kete emer por po i quajm bisha.MOS U PERKUL MOJ HEROIN:E DREJTA VONON POR NUK HARRON.
Komplimente Rudina, jeni nje zonje in gamba, une nuk te fus tek ato grate qe ka vetem fjale siç me modesti ju e thoni. Ju keni vetem fjalen dhe ate e keni bere si s’ka me mire.
(bija e zotit), ti je si antibiotik i sofistiku per keto mikrobet socialiste.Nje keshille po qe nuk ma merr per ters:Mos trego shume klas dhe miresjellje me keta pisa se nuk e meritojne dhe e dyta, mos e fsheh se je me berishen se je ne rregull! Nderim e respekt , aktivizohu me shpesh!
Rudina ke shume te drejte kur thua qe jane pakesuar burrat ne kete vend, bile eshte zhdukur fare burreria. Shpresoj te jeni me te forta ju grate. Ne lidhje me burrat shqiptare do te shkruaja :
Qysh ne moshë të rinisë,
e mbaj mend një fjalë të urtë,
që për hatrin e femisë,
nënë e mjerë “del në rrugë”
Sot proverbi, ka ndryshuar.
seç e ka një bisht nga prapa,
me preteksin e jëmijës,
“del në rrugë” edhe baba.