Shqipëria po mpaket!

10 Dhjetor 2012, 19:37Blog TEMA
Shqipëria po mpaket!

Nga Ilir Beqja

Kjo Shqipëria e sotme, vend nga ku largohen çdo ditë 125 vetë dhe vend ku lindjet e reja nuk arrijnë të mbajnë nivelin e popullsisë aktuale. Ky është një vend që po mpaket. A mund të jetë ky vendi i lakmueshëm i 10 milionë shqiptarëve në botë?

Javën e ardhshme pritet të publikohen të dhënat e plota të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave apo Census siç quhet ndryshe (ka një njoftim të INSTAT se publikimi do të jetë në 13 dhjetor 2012). Regjistrimi është kryer në tetor 2011.

Për fat të keq, të dhënat nuk u bënë publike as për të ndihmuar ndarjen e mandateve parlamentare sipas çdo qarku për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 qershor 2013 dhe as për të ndihmuar në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2013. Vonesat në publikime po vonojnë edhe raportimet periodike të përditësuara për punësimin, papunësinë, varfërinë etj.

Besoj se media dhe opinion publik do të merret më së pari me të dhënat lidhur me etninë e fenë.

Për mua, duhet të merremi me çfarë po ndodh me popullsinë tonë, çfarë ka ndodhur krahasuar me Censusin e mëparshëm të vitit 2001. Meqë është ende e shumë e freskët jehona e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar ky moment mund dhe duhet të shërbejë për të bërë  një vlerësim për popullsinë në shtetin amë të shqiptarëve në 100 vjet.

Popullsia e Shqipërisë në tetor 2011 është rreth 2,800 mijë banorë (pasaktësia në këtë shifër është më e vogël se 1 mijë vetë). Madje në këtë shifër janë të përfshirë edhe të huajt që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe familjarët e tyre. Në prill 2001 popullsia e Shqipërisë ka qenë 3,069 mijë banorë. Në 1989 popullsia ka qenë 3,182 mijë vetë.

Në grafikun 1 ilustrohet ecuria e numrit të popullsisë shqiptare në 100 vjetët e fundit, edhe pse regjistrimi i parë në fakt daton në vitin 1923. Shihet qartë që popullsia ka një rritje me ritme të larta deri në vitin 1989 dhe më pas popullsia pakësohet. Pra, ne shqiptarët e kemi shfrytëzuar lirinë e fituar 22 vjet më parë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në 10 vitet e fundit popullsia e vendit është pakësuar me rreth 267 mijë vetë. Ndërkohë që këto 10 vite popullsia duhet të ishte shtuar, pasi lindjet kanë qënë mesatarisht 38 mijë në vit, ndërsa vdekjet mesatarisht nën 16 mijë në vit.

Kështu popullsia në vend që të shtohet me rreth 220 mijë vetë, është pakësuar me rreth 267 mijë vetë. Pra rezulton që nga Shqipëria janë 10 vitet rreth 487 mijë vetë apo 125 vetë çdo ditë.

Ky largim është dëshmi se Shqiptaria nuk është vendi i dëshiruar nga shqiptarët për të jetuar. Largimi i shqiptarëve nga vendi amë është dëshmi se shqiptarët nuk pranojnë papunësinë, varfërinë, korrupsionin, pasurimin e pandershëm, mungesën e shtetit ligjor, sjelljen e vrazhdë me mjedisin e territorin, etj. Dhe meqë lëvizja është e lirë, zgjedhin të largohen nga vendi.

Por e keqja është se pasiguria sociale që po dominon Shqipërinë e sotme, po shoqërohet me një dukuri të pakëndshme. Në Shqipëria ka rënë ndjeshëm këto 20 vite, indeksi i lindshmërisë së grave në moshën 15 – 49 vjeçe. Në 2011 ky indeks është 1,7 fëmijë për çdo nënë, ndërsa ecuria e këtij indeksi në 20 vitet e fundit ilustrohet në grafikun 2. Familjet e reja nuk kanë siguri për shëndetin e fëmijëve, për arsimin e tyre, për mundësi për t’u ushqyer e veshur mirë.

Indeksi i lindshmërisë 1,7 nuk arrin as të sigurojë ruajtjen e e nivelit aktual të popullsisë. Që të ruajmë popullsinë aktuale duhet që të kemi një lindshmëri rreth 2,1 fëmijë për çdo nënë, meqë lindin më shumë djem se vajza dhe meqë ka vajza që vdesin pa arritur moshën 15 vjeç.

Kjo Shqipëria e sotme, vend nga ku largohen çdo ditë 125 vetë dhe vend ku lindjet e reja nuk arrijnë të mbajnë nivelin  e popullsisë aktuale. Ky është një vend që po mpaket.

A mund të jetë ky vendi i lakmueshëm i 10 milionë shqiptarëve në botë?/JAVA

2 komente në “Shqipëria po mpaket!”

  1. F.Gura says:

    BOJA TE KA DALE.
    Or sali or derzi
    ke roitur si bleta
    c’do dite nje piraksi
    do te mbyte e verteta
    ti ke ngordhur kot jeton
    c’do shqiptar s’te duron
    edhe miqte te urejne
    trute po te rjedhin
    as miqte s’ta pjerdhin
    teroristet po ben miq
    kaqe keq ke ngeluur
    ne c’do ane bere armiq
    ja u kishe me te kredhur
    ne c’do hap ben mashtrim
    matrapas i vendit tim
    kupa po te derdhet
    boja te ka dale
    ne c’do cep te Shqiperise
    je njeriu i shpelare.

  2. plaket iliro edhe njerzit ikin derisa ti me shoke nuk ktheni paret e vjedhme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje