Po na vrasin o gra!!

12 Dhjetor 2012, 20:17Blog TEMA
Po na vrasin o gra!!

Nga Brizida Gjikondi

Po na vrasin ata që kemi pjellë, them pjellë, pasi pjellat masakrojnë dhe vrasin, kush lind kurrë nuk mund të shndërrohet në mostër. Ky është një ndër shkrimet që s’dua t’i bie gjatë, do i bie shkurt dhe drejt e në zemër, ashtu siç po na qëllojnë dhe në.

Si thoni Ju o gra që lexoni këto rreshta, a nuk janë bërë pak si shumë të mjerat simotrat tona që po masakrohen, po vriten, po priten, po shqyhen, po a ka më tmerr se të shqyesh dhe të masakrosh një nënë shtatzënë, që mban në bark një djalkë ose çupë të bardhë dhe të dëlirë si bora?

Po Ju e dini se sa e vështirë është mbijetesa e një shqiptareje shtatzënë, që mezi çapitet, punon, pastron parazitët burreca rrotull, edukon, arsimon, gëlltit lodhjen me çapin e bukës veç për të çuar deri ne fund rrugëtimin e mbijetesës së shqiptarëve, por këta “trima” ç’bëjnë…na vrasin, na hapin varrë. Dhe ç’ka është më e tmerrshmja është që tashmë ne jemi ambientuar me koka çupash të prera nga perversët, me barqe grash të shqyera… me vajza dhe gra të përdhunuara në shtëpi dhe jashtë saj, me gra të poshtëruara, të ngujuara dhe sidomos TE HESHTURA.

Asgjë nuk ndodh papritur, çdo masakër, çdo krim ka rrugëtimin e vet, por askush nuk e ndal këtë rrugëtim shfarosës, që në pelena gruaja shqiptare mësohet të heshtë, të durojë të sakrifikojë, tu përshtatet dhe të poshtërohet nga burrecat, që nën hije tërë jetën do rrinë të kuvendojnë.

Kam njohur personalisht gra të dhunuara, që kur shkonin në polici të ankoheshin kundër dajakut barbar që hanin nga burri i shtëpisë, polici bashibozuk u thoshte…: “Shko në shtëpi se burri jot është”. Një prej tyre burri i shtëpisë e futi nën dhe të mjerën, ndërkohë u dënua veç me 7 vjet, pasi kaq vlejmë ne moj qyqare.

Asgjë nuk e justifikon krimin barbar që po kasaphos gratë shqiptare, as xhelozitë inferiore, as varfëria, as kumari dhe alkooli që ka kapluar dynjanë e Shqipërisë reale.

Krimi ka veç një emër, inekzistencën e shtetit, klimën agresive në çdo pëllëmbë tokë shqiptare, gjyqësorin super korruptiv dhe mëkatar, policinë e kompromentuar, korruptuar, politizuar ndaj dhe totalisht të paaftë, prokurorinë e mefshtë me sfond korruptiv… dhe dënimet super qesharake sa herë flitet për masakrim grash.

Por pavarësisht renditjes, do kthehesha sërish dy hapa mbrapa, bashkëpunëtor aktiv në krim për mua mbetet gjyqësori korruptiv shqiptar.

Mjafton që disa syresh prej këtyre burrecave të kalben në burg dhe do shikoni se si do bëhen eunuk edhe burrecat e tjerë. Nuk dua rikthim të dënimit me vdekje, mjafton të zbatohen me ashpërsi dënimet në fuqi.

P.S: Neveris pseudo shoqërinë civile shqiptare të shtirur, të politizuar, fitimprurëse dhe cinike deri në palcë, që më shume më ngjason me sorrat dhe korbat që kakarisin mbi kapicën e shqiptareve të masakruara që të përfitojnë ndonjë kockë nga zyrat e funeraleve se sa me mbrojtëset e tyre sa janë në jetë.

Me zërin tim modest i bëj thirrje mediave shqiptare të shkruara dhe vizive, ju lutem mos hapni më faqet dhe editorialet tuaja me krimet makabër të shqiptarëve të mjerë, MJAFT, nuk kuptoni që po amplifikoni llahtarin dhe ju jepni kurajë bastardëve burreca?

I bëj thirrje çdo gruaje që ka dy pare pushtet në këtë pseudo shtet, ndikoni, ndërhyni, bërtisni, ofroni diçka realisht për gjithë gratë shqiptare, pa përjashtim, ndërhyni pranë çdo komune, fshati, bashkie, policie, gjykate, spitali… administroni të dhëna reale për këtë gjëmë që na ka rënë, ndërhyni, kapini për zhelesh burrecat e shtirur të administratës shqiptare, lërini thonjtë dhe flokët e ngjitura, buzët e fryra dhe çantat firmato për një moment… mos harroni, përbëjmë shumicën e shoqërisë, ndërkohë… po na vrasin!!!

54 komente në “Po na vrasin o gra!!”

  1. tourkofagos says:

    ……dhe keta killers kane vetem nje emer:
    -Korrake shqipfoles!

    1. tani says:

      mos ha mut shume ti……….

      1. Shtegtari says:

        Lere Tano, te haje se i ben mire dhe pastron mjedisin

        1. raimondi says:

          Gruaj vetem duhet rafur , para buke dhe pas buke …

          Biles i thone nje fjale gruan duhet ta rafesh edhe kur ben faj edhe kur nuk ben faj

          Se kur ajo ben faj e di dhe ti dhe ajo, ndersa kur ajo nuk ben faj ,nuk e di ti,
          por ajo e di qe ka bere faj __Ndaj rife si gomari ne duhan dhe mos ja ndaj drurin, se je brenda ….lool

          Titulli “Po na vrasin moj Gra “eshte i madh fare –hahahahahaa

          Megjithate mashkulli me i madh i te gjitha koherave eshte nje fshatari jone
          ne nje foto, ku ai ecte peprara serbes-serbes duke pire duhan , ndersa gruaja vinte mbas e ngarkuar me dru –hahahahahahahahahahahaha
          _-Gjithe Bota e bekonte ate dreq _Tamam burre zakoni

          Nejse , gjithe faji ketyre tensioneve ne familjet shqiptare eshte reforma kriminale ekonomike e Sales –Ajo reforme e la mashkullin shqiptar pa asnje mjet jetese dhe e paraqiti te pafuqishem per t embajtur familjen perpara femres shqiptare _

          -Mirpo femra shqiptare eshte shume karieriste , me shume se te tjerat
          dhe ky lloj tipi i femres sone coi ne krize familjen shqiptare… dhe mashkulli pastaj ngaqe nuk duron dot i bije shkurt ….

  2. bija e Zotit says:

    Une jam femer shqiptare, dhe s’jam viktime e asnje burri…Mos e ekzagjero. Krimet ndodhin gjithkund ne bote. Ky shkrim eshte nje feminizem i vonuar. Sikur te shkruhej perpara 20 vjeteve do te kishte kuptim. Me dukesh patetike, si dikush qe u zgjua nga gjumi papritur….E dashur, Ka burra shqiptare shume te mire, ekskluziv. Prandaj, mos ua merr fytyren te gjitheve…Edhe grate e Shqiperise i kane rrok’ armet e po vrasin burrat e dashnoret etj…

    1. martin says:

      O Bije e Zotit, ai zot qe ti e beson kaq shume ta leshofte ne qafe nje krim te tille.Sikur vetem nje grua te ishte vrare duhet qe shoqeria te ngrihet ne kembe.E pse ndodhin gjithkund ne bote secili duhet te shoh ne radhe te pare fa,iljen e tij pra ne shqiptaret te shohim Shqiperine.Para 20 viteve nuk mund te shkruhej nje shkrim i tille se nqs do ta mendoje te ikte koka dhe sot do te ishte harruar emri.Ke statistika dhe mund te krahasosh me te sotmet.Nqs je bije e zotit duhet ti thuash faleminderit autores per kete shkrim-thirje qe i ben shoqerise dhe sidomos sozise tende kryetares se parlamentit te shqiperise por cti thuash asaj ajo eshte prej atyre qe dhunon edhe burrat.O bije e zotit e provofsh ne koken tende.

    2. tani says:

      po shyqyr Zotit qe nuk je moj driteshkurter…….. po perpiqu te shikosh me larg hundes tende! fakti qe nuk je ti viktime nuk do te thote qe nuk ka viktima. cfare ka per patetizem ne shkrim? fakti qe pothuajse perdite po behen vrasje makabre – qe nga nje 14 vjecare qe vritet me gjyshin duke punuar arat, qe nga nje 14 vjecare tjeter qe e vret i ati se nuk donte te ruante bagetine, nga ajo derezeza qe i preu manjaku koken me foshnje ne bark, e nga me te fundit ku nga dy 6-muajshe shtatzana njera u masakrua ne sy te femijeve e tjetra lufton me vdekjen?!?!? nuk e kupton moj driteshkurter qe fukaralliku dhe mjerimi (jo vetem ekonomik po social dhe kulturor) po i kthen njerezit ne mesjete?!?!? mos shiko ato burrat-kurva te qytetit qe vishen si pederasta shko dil njehere rreth e perqark ne fshatra te shikosh misherimin e Poemes se Mjerimit!

      1. bija e Zotit says:

        shih-shih…ore, kjo zonje i ka “vajtuar” te gjitha femrat shqiptare. Nuk ka histeri apo epidemi vrasjesh serike…lere pashe zotin mos me mbaj vajs.. O mero pajtohu sa te duash me mallkimet e tyre, se kur te mallokoj une pastaj e humb rrugen deri te Zemra jote…MOS ME NGUCNI

        1. tani says:

          ah po ti moj bije e Zotit qenkerke gjynah nga Zoti! pervecse nuk dikerke me arsyetuar qenke dhe e percartur. nuk e marr vesh se cfare do te thuash me pergjigjen tende. lexova dhe pergjigjet e tua me poshte (dhene te tjereve) dhe te merr vaji kur kupton nivelin dhe kapacitetin tend mendor… mjere Zoti e Shqiperia qe te kane per bije!

        2. fl says:

          O katnare biometrike e Sal gamorit. Shko shiko statistikat e krimeve kunder grave ne vende si Italia me 60 milon banore dhe krahasoji me Albanistanin 3 milion.

    3. VERONIKA says:

      Ouuuuu,mos u gjend,kur di dhe ti fjalèn *feminizèm*,dhe e pèrdor ktu nè Shqipèri…nga flet ti *bijè*?nga pallati i zotit–do e keni ngritur larg ktij vendi,sepse ktu vetèm zot nuk ka…para 20 vjetève??
      ik,merru andej me burrin ,se ktu çdo 3 minuta dhunohet njè grua,pra kjo shoqèri ka vdekur,dhe s’do ketè mè burra *eskluziv*,pèr ato bijat e tua.
      Sociologjia,pra niveli shoqèror,zakonisht flet me statistika reale,pèr 5 vjet,dhe unè qè nuk flas me zotin,por me realitetin dhe shkollèn qè kam bèrè,ju garantoj qè nuk duhet tè keni frikè nga fundi i botès,por nga fundi qè do kemi tè gjithè,TE GJITHE,nga pèbindèshat qè po rrisim–dhe kjo duhet bèrè,njè orè e mè parè,çdo minutè qè ikèn èshtè baraz me njè viktimè.
      Bijèèèè foli dhe zotit,mbase gjeni njè rrugèzgjidhje *eskluzivisht feminile*.

      1. bija e Zotit says:

        Oj zonje, mos u çart e mos çmend, se kurgje s’ka ndodhe ne Shqiperi cfare s’ndodh ne krejt boten…Ndoshta une kam pasur fatin te mos kem pune me njerez te dhunshem, dhe nuk po arrij t’ju kuptoj juve qe sigurisht nga pervoja personale e dini qe ka te tille…degjome ti mua…Mazohisti pa sadistin dhe anasjelltas nuk shkojne…dhe, boll u lodhe ta perfitosh zemren e meros, se ai zemer s’ka, ose ne rastin me ideal ia ka dhuru’ ndonje zogeze…pastaj, te jeshe e bindur qe me shume i pelqej une drejtorit te temes, sesa ti…Shuj tash.

        1. lula says:

          Ti bija e zotit do i kesh cicat e bera dhe buzet me butoks, hallall pra.

        2. VERONIKA says:

          Po tè jap shumè rèndèsi,merre si kompliment,sepse nuk ja vlen.
          Unè po vij nga bota,dhe po èshtè eksperienca qè flet,kurse te ty flet injoranca.Sadizmi dhe mazokizmi janè lojra seksi,jam specializuar mbi abuzimet,pra mund tè tè bèj leksion dhe nè ktè fushè,mè bèhet qejfi qè e kaloni kohèn me kto lojra,por ktu po flasim pèr dhunim,vrasje,para fèmijève dhe me fèmijè nè bark.Pra zonjè vojeriste,po i ngatèrron gjèrat,ktyre nuk u pèlqejnè lojrat qè ti kalon kohèn.
          Nuk e kuptova ktè aludimin me M.Bazen,sepse kam njè jetè mjaft tè kènaqèshme,jo mazokiste…normale,pra mund tè jesh nè zemrèn e kujtdo,unè i kam zemrat e mia,nuk mè intereson asgjè dhe askush tjetèr.Shuj ik i thuaj pulave atje te katundi ku jeton,skllave e injorancès.

        3. Ben Chicago says:

          bija e zotit,keto femra e “meshkuj” ketu,po rreken te kapin zemren e Rames,jo te Meros,lol,,,,kane shpresa se mos Rama behet K/m dhe i puneson,te njejtin problem ka edhe znj Gjiknuri qe ka shkruar kete artikull.

          1. bija e Zotit says:

            Faleminderit per sqarimin Ben Chikago. Edi Rama eshte mizantrop i perbetuar. S’ka shanse ta pervetesojne “zemren” e tij.

    4. tefta says:

      QORRE DHE E MARRE MODERNE

  3. Tironsi "ZZ" says:

    Nje verejtje miqesore; Foto e znj. Brizida, duke qeshur, nuk shkon me natyren e shkrimit.

    1. martin says:

      Mos u merr me foton qe ne fakt paraqet vetem fisnikerine e kesaj Zonje,merru me permbajtjen e shkrimit por sic duket qenke kafshe dhe nuk ndjen asgje se cpo ndodh.

  4. VERONIKA says:

    Eh,Brisida,çfarè tè themi ne qè i lexojmè kto gjèra,ne qè masterin dhe punèn e kemi kryer jashtè ktij vendi,jashtè universitetit kristal…nuk kemi çfarè tè themi e dashur,sepse ktu nuk ke ku tè fillosh,nga ta zèsh,çfarè tè thuash…ta filloj nga S.Ksera…i neveris tè gjithè,por surrat mè tè pèshtirè se ky dhe se Mediu,nuk mè kanè zènè sytè.Te ai vemja e S.Kserès kam qenè,e vetmja gjè qè kujtoj janè sytè e tij tè fiksuar te kopsa e kèmishès–naaa e kisha mbèrthyer shumè.Me kè tè flasèsh -me njè mi gjirizi…kè tè akuzosh..ato tè konventave,nuk i akuzon dot kanè partinè,mund tè venè ku tè duan–iku F.Kodra nè O.K.B.erdhi K.Gjosha kryekarja e gruas-thoni mè mirè i plotèfuqishmi i lagjes-29 vjeç zv/ministre e çèshtjeve sociale–zv/ministre,29 vjeç-nuk mund ta besoj…nuk ka punè ,pija ,kumari-kanè pjesèn e vet,por ne jemi tè varur nga kulti i njèshit,atij Sh.Norjes qè kemi nè krye…dhe lakenjève nèpèr gjykata,pra kthehemi nga e para-janè ato tè konventave-kanè çdo lloj merite,buzè tè fryra,dekolte prej lavireje,fustane tè shqyera por nuk kanè profesionalizèm,aftèsi dhe ndershmèri nè kryerjen e punès…pra duke qenè qè unè kam nja 2 vjet qè vetèm konstatoj nivelin edukativ xero,dhe mundèsinè pèr tè bèr diçka ,tè them dhe ty e dashur:mos shkruaj,nuk pèrbèn lajm,nuk i intereson asnjèrit,as mua,kthehemi nè qenie vegjetuese,ku e vetmja gjè qè na ka ngelur èshtè fjalori …kohèt e fundit kjo pèrbèn shqetèsim pèr mua…na ka ngelè dhuna verbale—na humbi personaliteti dhe stima pèr veten dhe profesonin,duke u pèrballur pèrditè me injorancèn dhe laviret e konventave dhe partive.LERI TI VRASIN,LERI TE VDESIN ,KY VEND DUHET TE SHPETOJE….NGA NE!

  5. REA says:

    O vERONIKA, PO MBLIDH VETEN DHE MOS LESHO TERREN . lUFTE ESHTE JETA PSE C PANDEH TI? TI SHKRUAN SHUME MIRE , POR PO KONSTATOJ SE KESAJ HERE JE SHUME E DEPRIMUAR. mERR CA PASIFLOR NE FARMACI , DHE UL TENSIONIN, QETESOHU DHE MOS NA MESO TE LESHOJME PE.

    1. bija e Zotit says:

      te lumte Rea. Keto po flasin si shtriga, qe t’i joshin grate shqiptare te cohen ne kembe e t’i mbysin burrat. Mos e personalizoni me pervoja personale…

      1. ervin says:

        O Bija e Djallit jo e zotit, e para duhet te jesh burrec sic thote Gjikondi, e dyta boll llape, se na hape barkun.

      2. tourkofagos says:

        bija e Zotit,pa dashur te te jap mend se si duhet te silleni ndaj nje burri,por po ngaterroni jeten e lire te nje femre[te barabarte me nje burre]respektin dhe dashurine rreciproke te ndersjellte me terrorin dhe krimin qe ushtrojne burrat ne shqiperi[kryesisht myslimane].
        Ju paraqesni femren shqiptare si ”te lire”,madje te pa shtypur nga injorancia e burrave,por une te pyes;sa % jane keto femra,te zotat e vetvetes??Ketu flasim ne total e jo nje pjese te vogel femrash te emancipuara.Vertet qe ka femra ne shqiperi”mafioze”madje vrasese te meshkujve[si ne mbare boten]por 90% jane victima.A e pranon ti se akoma ne shqiperi martohen me mbleseri?a e pranon ti se 80% e shqipfolesve rrahin grate[si gomari ne duhan…],a e pranon ti se grate shqiptare kosiderohen nga burrat si kafshe pune qe thjesht duhet te pjellin,gatuajne e pastrojne shtepine?a e pranon ti se baba yt i ka fut ndonje ”shpulle” nanes tende,se ajo ka ”thyer” urdhrin e tij…?
        Pra arrijme ne perfundimin se,femra shqiptare eshte dhe do te jete edhe per disa dekada e terrorizur nga burrat,aq me keq kur shqiperia dominohet nga muslims……….

        1. bija e Zotit says:

          tourkofagos,Ty nuk te kundershtoj. Kete dallimin qe e ke bere ti ne kete analize te shkurter, u dasht ta beje kjo zonja e cartur qe e ka shkruar dhe qe mero ia ka botuar. E, jo si dogmate t’i pergjithesoj krejt grate shqiptare, pa perjashtim…Nga titulli i kesaj romantikeje te vonuar, thashe se u be nami, ka ndodh naj kataklizme, prandaj u futa ne debat. perndryshe, e vogel eshte kjo me lexu une kete nivel parashkollor,

          1. tourkofagos says:

            moter e dashur,normalisht qe shkrimi nuk ”nxine” gjithe meshkujt shqiptare,por nuk resht se treguari nje te vertete te madhe persa i perket dhunes e terrorit mbi femrat ne Shqiperi.

    2. VERONIKA says:

      Shiko Rea,kam 2 vjet qè merrem dhe vèzhgoj ktè fenomen.Kam njè projekt,pèr njè qendèr sociale,qè mè ka ngelur pezull,pikèrisht pèr njè teser partie-nuk e mora,nuk shkoj dot nè konventa.Ta lemè eksperiencèn qè kam,se nuk mè pèlqen tè flas shumè pèr veten,por ta zemè si qytetare e thjeshtè,jetoj nè FR,kemi numrin mè tè lartè nga fotoksina,dhe numrin mè tè lartè tè divorceve.Kam njè pafundèsi miqèsish nè gjykatè,dhe raportet pèr kto gjèra andej i nxjerr.Nè shkurt-mars ,njè grua u rrah barbarisht para gjykatèsit dhe para tè bijès 13 vjeçare ,qè kishte rreth 1 vit qè e abuzonte seksualisht–e kisha bindur unè tè èmèn ta denanconte–mè imagjinon dot,kur ma kaluan para syve me ambulancè,dhe kur mu desh tè ngrija tè bijèn nè krah se i ra tè fiktè…urinoi para atij pèrbindèshi baba nga frika…çfarè bèrèm??asgjè e dashur,e nisèm atje jashtè vijès sè verdhè,nè mèshirè tè burrit dhe 33 mijè lekshit tè ndihmès sociale.Njè tjetèr,qè 13 vjeçe familja e saj abuzonte,5 tè mitur ja kishin shitur,kishte marrè ktè vajzè dhe kishte dalè nga dritarja e maternitetit,pèrreth 6 vjet kishte punuar si prostitutè,nè çdo qytet,ah me tè bijèn me vete,i nxora urdhrin e mbrojtjes si qenie tè trafikuar me tè miturèn nè rrezik trafikimi.Do them dhe unè si M.Bazja,ai dr i SH.S.SH,shtrèngoi dhembèt e krimbur dhe mè bèri praktikèn,se ishim nè prag zgjedhjesh,bèra njè dosje komplet,tè faktuar dhe firmosur nga ajo vetè–mè tha ins.i dhunès nè familje:po pse ça do ti tè merremi me babanè e ksaj 60 vjeç ,pèr njè gjè qè ka 20 vjet qè ka ndodhur…pèrditè kjo gjè,pèrditè.Unè nuk humbas as kurajèn,dhe as tensioni mè bie,por kur mè shohin nè dritè tè syrit ,sikur tè jem perèndia,dhe mè duhet tè mbledh supet,dhe tè nesèrmen mè duhet ti shoqèroj nè varreza,sepse fotoksina i ndihmon mè shumè se unè,kjo mè lajthit.REA,po rris 3 fèmijè kètu,kam 2 vajza….kam qenè operativ nè terren,kam qèndruar nè krah tè kriminelève,por ktu èshtè pamundèsia ,indiferenca qè po mè vret.Kam njè familje me 4 fèmijè,lumi i nxori jashtè nga shtèpia e tyre,tè shtunèn nisem jashtè shtetit,1 muaj,do i lè ktu te shtèpia ime,por ti e kupton qè kjo nuk èshtè zgjidhje,ajo grua èshtè vetèn 43 vjeç,kam pèrshtypjen se nuk do ta gjej kur tè vij-ka 4 fèmijè.dhe askènd nè FR,janè tè ardhur…janè invalid.Nqs pasiflori bèn mrekulli,do na duhet ta pimè tè gjitha,sepse kjo shoqèri ka vdekur.Mè vjen keq ,qè komenti im tu duk sikur lèshoja pe-èshtè komplet e kundèrta e karakterit qè kam,nuk do lèshoj pe asnjèher,por para realitetit dhe skamjes tè paimagjinueshme,nuk di çfarè tè bèj…ti veç pasiflorit,ke ndonjè recetè tjetèr???…

      Bija e zotit,mase tè dèrgon ndonjè rrufe dhe tè sjellè ndèr vete,ato gratè qè po dhunohen,po vdesin ,nuk joshen nga interneti-sepse nuk ja dinè ekzistencèn…janè ato si ty qè mè *joshin*,tu shkul dhembèt,janè ato tè botoksit qè rrinè nèpèr zyra ,me rezistencèn tek b…dhe nuk bèjnè asgjè pèr tè gjitha kto tè tjerat qè ftoma dhe akulli po u ngrin shpirtin.

      1. bija e Zotit says:

        Veronika, Per t’mi shkul mua dhembet duhet ta keshe “nanen çike”, keshtu qe shko sherohu se qenke Tra la la”

  6. alma_kallenberg says:

    Ju lutem ju qe komentoni,nuk keni pse i nderseheni njera-tjetres me fjale fyese.Ky eshte nje fakt ne Shqiperi vriten nenat me foshnje ne bark,shkrimi i zonjes eshte realiteti qe ne jetojme por mos harroni ne Brazil cdo 6 min vritet nje grua.

  7. bija e Zotit says:

    Antagonizem se jo mahi. Cfare talenti, me quan Bija e Djallit, demek e kunderta e bijes se Zotit. Djalli nuk e ka krijuar Zotin po anasjelltas, keshtu qe i vogel je ti per mua. Por e pranoj se me numerimin qe bere, dhe atributin e burrecit, Ma plase zemren, po ervin. Jo burrec, po femer jam, femer e mire bile….

    1. Horri i Bulevardit says:

      Moj bija e zotit, ti qenke dhe zoti shtepise moj e zemeruar, zotin e shpis e paske kthyer ne zonje dhe ti i paske marre kreun e shpis.

      1. bija e Zotit says:

        Aha, po, e tille jam cfare po ke qejf ti te jem.

        1. Horri i Bulevardit says:

          Sjam kondra moj bije e zotit, sjam kondra, biles me behet qejfi qe e paske bere zap.

  8. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Pergezime Brizida Gjikondi , gjithmone godet ne shenje me objektivitetin tend qe te karakterizon, por mbi te gjitha per kurajon dhe kulturen qe mbart!
    Rrespekte zonje e nderuar!

  9. vlonjat says:

    duhet patjeter denimi kapital,per krime te tilla ska alternativ .

  10. MARKO says:

    Si gjithmone! Brilante ! Femer e karakterit te veçante, Brizida.Kane te mesojne tek Ju edhe nenat edhe burracaet. Edhe komentues anadollake qe nuk meren me thelbin, me fenomenin, por meren me mustaqet e Celos.

  11. Zamira says:

    Te lumte goja ,nji shkrim i persosor,mos te rente ne pjese se dhe po u divorcove ,je ne nji shtepi dhe ai sillet si bandit . Nuk ka frike as policine dhe as qeverrine. Ndoshta zoti i ka denuar grate. Burrat bark fryre gjithe diten u punon truri se si mund te zhdukin gruan nga shtepia per ta zevendesuar me ndonji tjeter. U be jeta e gruas nji ferr i vertete. Aq me teper qe ska se kush te mbron. Ska polici qe te te ndihmojedhe po shkove policet tallen. Asnji organizate ska qe te mbroje gruan. Mjafton qe zonjat deputete i kemi te siguruara. Ato i mbajne mire burrat se ju shpien rroga te majme ,sigurisht qe edhe u bredhin gjithe dites. Te lumte mike . Me duket se njihemi,Mos kini punuar dikur ne nji ndermarje ndertimi?!!!!!

    1. bija e Zotit says:

      Le te luftojne socialitstet, edhe komunistja autore, ama le ta bejne pak me me sharm. askush me keq me grate nuk u sjell sesa idoli i tyre Edi Rama.

  12. Bardhi Tolabi says:

    Shkrimi eshte realist dhe shume aktual.
    Kjo gjendje,eshte pasoje e gjendjes ekonomike,politke dhe shoqerore tek ne.Ne nje vend si ky yni,bashkejetojne kontraste tmeresisht te thella.Nga njera ane,kemi pushtetaret,te cilet nuk ngopen se ndruari grate si mbreterit dikur dhe ngritur vilat ne te kater anet e Shqiperise,qe nuk ngopen duke shtruar dhe ngritur drekat dhe darkat perallore,duke perzgjedhur llojet e vererave dhe pijeve nga me te shtrenjtat e botes,kemi dhe anen tjeter te medaljes.Jane shumica dermuese e familjeve Shqiptare,te cilat nuk kane pune,nuk kane shtepi,nuk kane mundesite minimale per mbajtjen e familjes,te mbytur ne borxhet e listave ne dyqanet ushqimore,qe nuk kane leke per libra dhe fletore per femijet e tyre qe vene ne shkolle.Kjo pjese e shoqerise,ka rene ne depresion moral, depresion i cili i ka cuar nje pjese te meshkujve ne rrugen e pijeve dhe droges,nje pjese te femrave ne rrugen e prostitucionit etj.Ne keto kushte,nuk ka se si te mos shkaktohen acarime te thella ne ciftet me vese,si me siper,te cilat kulmojne ne keqtrajtimin e femres si me e dobet fizikisht,deri ne vrasjen e tyre.Me te drejte,autorja godet te ashtuquajturat organizata qe pretendojne se mbrojne te drejtat e grave.Keto organizata,jane vetem pervetesuese te donacioneve qeveritare apo te huaja dhe nuk luajne asnje rol per qellimin qe jane krijuar.Edhe media e shkruar dhe vizive,ka pergjegjesi te rende lidhur me kete problem.Ne vend te merret me ilustrimin e menyrave,se si dhe ne cfare pozicioni,e veshur apo e cveshur eshte kryer krimi,i pire apo per tradheti bashkeshortore,le te merret me ngritjen e opinionit,me kritiken e organizmave shteterore apo organizatave perkatese,te cilat nuk bejne detyren per te cilen edhe paguhen.
    Ajo,bija e zotit,sic duket e ka gjetur “rrugen e zotit”,te treguar nga prifti apo hoxha per faljen e mekateve,prandaj me “rrugen e zotit” qe ka zgjedhur,ka bere dhe zgjidhjen e saj,per te siguruar “lumturine” ne kete bote.

  13. Flora says:

    Allahu te shperbleft moter e nderuar per ket shkrim qe sheron plagen e shpirtit ton,qe cdo dit ndegjojm lajme te tmerrshme …..Per ty bija e ZOTIT lus ALLAHUN e plotfuqishem te na drejtoj ne rrugen e ndricuar,mos ofendojm te tjert dhe dije se Zoti nuk ka lind kend dhe nuk e kalind dikush.

  14. BESA nga Amerika says:

    BRIZIDA TE LUMT DORA SHKRIM I MREKULLUESHEM QE SHERON,ME DHIMBEN TE GJITH ATO MOTRA E BIJA QE NAJ VRASIN PA FIJEN E FAJIT VETEM PSE JAN FEMRA,EDHE PSE SI NJOH NE SHPIRT JAM E THERUR SIDOMOS KTO 2 MUAJ QE KUR MASAKRUAN AJSHEN E BUKUR UN JAM NE DEPRESION.BIJA E ZOTI FRIKSOHU ZOTIT TEND QE TE KRIJU SE AI ESHT I VETEM POR TI JE BIJA E NDONJE MASAKRUESI.

  15. Safet says:

    Shkrim briliant. Adresim i duhur, i sakte, vizionar i problemit. Ju lumte.
    Prishtine

  16. Irena says:

    Brizida ka kapur një problem të thukët social, që sa vjen e bëhet më shqetësues në shoqërinë shqiptare. Këmbanat e alarmit nuk duhet të rreshtin, por të bien papushim që kjo gjëmë sociale të mos përsëritet. Eshtë e tmerrshme të dëgjosh çdo ditë raste të tilla vrasjesh makabre që nuk i kishim imagjinuar kurrë më parë se mund të ndodhnin. Organizatat e grave, segmente të shoqërisë civile e kanë ngritur zërin, por kjo nuk mjafton. Duhet sensibilizuar e gjithë shoqëria, duhen të merren masa që drejtësia të veprojë ashpër dhe pa mëdyshje për t’i dënuar këta kriminelë. Dihet se shkaqet janë të shumta: më së shumti gjendja ekonomike,mentaliteti i prapambetur etj.Shteti duhet ta ndjejë veten përgjegjës për të ndërhyrë me mekanizmat e vet për të përmirësuar situatën, por edhe shoqëria në përgjithësi nuk duhet të rrijë indiferente. Në këtë pikëvështrim shkrimi i Brizidës më duket shumë i mirë dhe nuk duhet komentuar në mënyrë malinje, siç bëjnë disa shkrues dhe komentues të papërgjegjshëm të këtij forumi të lirë.

  17. Toni says:

    Po pse, pak GRA vrasin e mbytin foshnjet e tyre te sapo lindur…????????

  18. Eda says:

    Ka te drejte Toni, leri keto shkrime feministe dhe shkruaj dicka me te hajrit Brizida!!

  19. Toni says:

    Pastaj, si do PILLJE ti pa nje MASHKULL apo me frymen e shenjte??????????

  20. alba says:

    Tw lumte Brizida!Shkrim i ndjere, theres dhe realist. Varferia e ka mposhtur gruan.Gjithe te tjeret perfitojne prej saj duke i marre edhe jeten…vetem nje nene model dhe njerezore si ti flet per ate qe duhet te flisnin 7000 OJF…Po ti flet nga zemra, kurse ato nga fondet qe marrin..Urime!

  21. rea says:

    JAM ME TY VERONIKA, POR ME VJEN KEQ QE NJE DITE TE PELCASIM SI TI, SI UNE SI BRIZIDA DHE TE TJERA QE KANE NJE MENDJE ME NE.uNE TE THASHE PASIFLOR PASI ESHTE QETSUES NATYRAL , BIMOR, DHE UNE E PERDOR HERE PAS HERE SEPSE ME AGRESIVITET NE NUK DO ARRIJME ASGJE. LE TE MBLIDHEMI PRA , NE TE TJERAT , GRA TE BUKURA NE SHPIRT E NE PARAQITJE , GRA PA BOTOKS , PA MINI PA DEKOLTE NE ACAR, DHE TE MENDOJME ZGJUARSISHT CFARE TE BEJME? ME LER NJE PIKE KONTAKTI TE LUTEM , DHE FLASIM NGA AFER.uNE JAM MNE TIRANE.POR EDHE NE FIER MUND TE VI

    1. VERONIKA says:

      Pèrshèndetja Rea,tè shtunèn nisem jashtè shtetit,do tè rri 1 muaj,nuk di si mund tè tè le njè kontakt nè ktè hapsirè publike,ndoshta moderatori mund tè mè ndihmojè? e-maili qè dèrgoj èshtè i vèrtetè-autorizoj tè ta pèrcjelli…nuk di çfarè mund tè them mè shumè…mè ndihmo nqs ke ndonjè mènyrè tjetèr.

  22. drita bashaj says:

    Ti nuk je bija e zotit ,por e shejtanit dhe e ferrit. Nuk mund te imagjinoj egzistencen e nje femre te tille. Jam e sigurte qe eshte nje mashkull katil e injorant , kriminel. Shkofsh ne ferr.

  23. rita says:

    Ti bija e Zotit,qenke nje funderrine arrogante dhe injorsnte,qe mesiguri jeton me ndonje hajvan qe ben jeten e tij me dashnoret e sigurisht ty te le te lire te besh c’te duash,se me ty e me injorancen tende nuk mund te merret njeri.Turp te te vije moj qorre e perdale,qe nuk paske mundesi te shohesh se si vertete po masakrohen femrat shqiptare perdite.Me e mira qe mund te besh eshte te heshtesh e mos qelbesh me ndyresine e shpirtit tend,Plehre!!!

  24. ky antibiotik po jep rezultate te mira,,shikoni reaksionin te,veronika,,drita bashaj e rita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje