Shaqiri çon Bajernin në +12

14 Dhjetor 2012, 23:50Sport TEMA

Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e tij të parë në Bundesligë, duke ndihmuar Bajern Mynih të marrë një barazim të vlefshëm 1-1 ndaj Borusia Mynshengladbah, për të çuar në 12 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt në fundin e fazës së parë të kampionatit.

Mesfushori shqiptar nuk ishte mes titullarëve në këtë sfidë, por është aktivizuar në minutën e 38-të të ndeshjes, pas dëmtimit të Havi Martinez, kur rezultati ishte 1-0 për miqtë pas penalltisë së Marks në minutën e 21-të.

Por në minutën e 59-të, Shaqiri ka përfituar nga pavëmendja e Marks për t’i hequr topin nga këmbët dhe për të mposhtur portierin Tor Stegen me një gjuajtje diagonale që nuk i ka lënë kohë për të reaguar.

Sfida është mbyllur me rezultatin 1-1, duke kurorëzuar Bajern Mynih si “Kampion Dimri”, edhe pse këtë titull simbolik e kishte siguruar matematikisht që tre javë më parë.

Duhet theksuar se Granit Xhaka vazhdon të mbetet mes zëvendësuesve te Borusia Mynshengladbah. Në këtë takim, ai u aktivizua vetëm në 15 minutat e fundit, për t’i dhënë freski skuadrës së tij në mesfushë, ku kishte vetëm detyra mbrojtëse.

5 komente në “Shaqiri çon Bajernin në +12”

  1. NMC NYC says:

    WELL DONE XHERDAN!
    PO HECEN NE RRUGEN E DUHUR TEK BAYERN.
    KE DHURUE SHUME ASSISTE DHE TASH E BANE EDHE GOLIN E PARE.
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

  2. leonardi antwerpen says:

    Futbollist i jashtzakonshem
    I fut brazilianet ne xhep mor vella.

  3. TOTILA says:

    Po mire ,mire ,nuk po e shajme .Por erdhi me shume buje tek BAYERNI . Deri tani per BAYERNIN ka zhvilluar ne te gjithe aktivitetet ,si ne BUNDESLIGE ,COPA CHAMPIONE dhe ne KUPEN E GJERMANISE 25 NDESHJE DHE ka bere vetem nje gol. Nuk me hyn ne pune se sa ka luajtur ,sa minuta ,se edhe ne se nuk ka luajtur shume kjo tregon se nuk eshte i denje per ate fanelle te rende . Une vazhdoj te jem SKEPTIK per te ,nuk kam shume besim se do te arrije te behet DIKUSHI.

    1. Ora says:

      3 gola i nderuar nje ne kupe, nje ne champions league, dhe tani ne bundeslige por gjithashtu ka dhene dhe pasime qe kane rezultuar gola.

  4. Alb229 says:

    Ai ishte dhe mbetet DIKUSHI more zotni, prandaj e morri Bayern. Vetem 3 gola, por mjaft assiste per gol ama. Ai eshte mesfushor dhe jo sulmues. Dhe me koke ka shenuar nga nje assist i Gomez, per te qeshur vertet. Te aktivizohesh te Bayern eshte shume veshtire, ne nje ekip ku favorizohen lojtare shtatlarte. Shaqiri te than pettlen po gjeti nje korridor te vogel. Goditjet nga denimi i ben me mire se cdokush tjeter jo vetem ne ekipin e tij, por ne Gjermani. Ai eshte ne kete moshe lojtari shqiptar me i mire i te gjitha koherave!!!!!! Mbeshteteni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje