Murinjo shpërthen kundër ekipit pas humbjes në Kupë

13 Dhjetor 2012, 11:47Sport TEMA

Zhoze Murinjo ka shpërthyer në kritika ndaj skuadrës së tij pas përfundimit të takimit të Kupës së Mbretit ndaj Selta Vigo, duke akuzuar mungesën e profesionalizmit si arsyen kryesore të humbjes. Madrilenët u mundën 2-1 në sfidën e parë në transfertë e ndonëse gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit, Murinjo është i pakënaqur me sjelljen që kishin lojtarët e tij në ndeshjen e këtij turneu.

Trajneri shfrytëzoi paraqitjen e Varane, i cili luajti si i dëmtuar deri në fund të ndeshjes, duke lavdëruar mbrojtësin për të kritikuar indirekt të tjerët.

“Varane luajti si një kampion. I dëmtuar dha më shumë se disa që nuk ishin të dëmtuar. Ai bëri punën e tij. Nuk mund të vraponte, nuk mund të luante në mbrojtje, por preferuam ta mbanim në lojë pasi ishte më mirë se sa me një lojtar më pak në fushë”.

“Mbajtja e Morata në tribunë ishte vendimi im dhe për këtë jam këtu, për të konfirmuar që herë veproj mirë, e herë keq. Këtë radhë veprova keq, pasi duhej të qëndronte në stol”.

“Do të flas me disa prej lojtarëve. Do të kishte qenë më mirë të luante Morata, edhe pse është pa eksperiencë. Ai ka më shumë ambicie se një lojtar që nuk kërkon shumë, që ndoshta nuk dëshironte ta luante këtë ndeshje. Ftohtë, shi, ndeshje Kupe…”, ishin fjalët e Murinjos duke shpjeguar arsyet që sipas tij kanë bërë që shumë prej titullarëve të zakonshëm të preferonin pushimin para aktivizimit në këtë sfidë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje