Iker Kasijas duket se i ka vënë objektiv vetes që të arrijë të ngrejë lart trofeun e Ligës së Kampioneve, që do të ishte i 10-ti për ekipin e Real Madrid. Për të arritur këtë objektiv, portieri dhe njëkohësisht kapiteni i madrilenëve, nuk ngurron të theksojë se është gati të heqë dorë plotësisht nga lufta për titullin kampion.
“Jam gati të firmos që tani që ta mbyllim kampionatin me 25 pikë diferencë nga Barça, nëse në fund arrijmë të marrim Ligën e Kampioneve numër 10”, ka deklaruar ai.
I pranishëm në një mbrëmje të organizuar nga gazeta “AS”, ku është përzgjedhur mes personaliteteve sportive të vitit, ai ka treguar se është një tifoz i Atletiko Madrid, por vetëm kur kjo skuadër do të vihet përballë Barcelonës, në mënyrë që rivalët e përjetshëm të ndalen në rrugën e tyre drejt titullit kampion.
“Njerëzit më pyesin për ndeshjen Barça-Atletiko Madrid të të dielës. Logjikisht, do të më pëlqente që të humbnin të dyja, pasi qëndrojnë para nesh në klasifikim, por kjo nuk është e mundur. Atëherë, për interes personal, ajo që na shërben më tepër është që Barcelona të humbasë pikë, meqë është kryesuese e kampionatit”, tha Kasijas.
Je flori, po aq i mire, i edukuar e modest sa dhe i talentuar, lum Reali qe te ka po me ty ne porte Barça do te kishte qene me siguri ekipi me i mire i te gjitha kohrave dhe kontinenteve
ti je shume i mire si portier dhe si person por kampionatin e shikon qe iku dhe thua ashtu.si dhelpra me rrushin.
Nga 11 goditjet e lira te gjuajtura se fundmi ne porten e Realit, Kasijas ka ngrene 8 gola.
Nuk eshte me portieri me i mire ne bote, eshte kthyer ne portier medioker.
Nuk i heq asnje presje komentit te “SHTEGTARIT” . Jam admirues i flakte i “PLESHTIT” ,per thjeshtesine e pabesueshme se si ai i realizon golat ,por KASIJASI eshte djale qe t’a PISH ne KUPE . SERIOZ, PROFESIONIST i VERTETE dhe i vetmi qe ja ka thyer hundet maskarait MURINJO, sepse pamvaresisht luftes sportive midis rivaleve ( lufte te cilen PLEHU MURINJO donte t’a kthente ne lufte te vertete) te 2 ekipet si BARCELONA dhe REALI ne harkun e 4 vjeteve i dhane PERFAQESUESES IBERIKE 2 KAMPIONATE EUROPIANE dhe 1 KAMPIONAT BOTEROR . Po KASIJAS me BUFONIN ( vetem kur BUFONI nuk shet ndeshjet ) JANE 2 PORTIERET ME TE MIRE NE BOTE.