Fitorja 2-1 ndaj Betis në ndeshjen e të dielës ka gëzuar Lionel Mesin, i cili ka thyer rekordin 40 vjeçar të Gerd Myler, duke shënuar 86 gola në një vit kalendarik. Por në këtë vit historik për të, argjentinasi mendon se është një futbollist tjetër që e meriton “Topin e Artë”, shoku i tij i skuadrës, Adres Ineista.
“Nuk do të më vinte aspak keq sikur “Topin e Artë” ta merrte Andres Iniesta. Ai e meriton plotësisht atë për gjërat që po bën ndeshje pas ndeshje. Një trofe i tillë do të ishte një çmim edhe për skuadrën”, tha Mesi në përfundim të ndeshjes.
Sipas tij, rekordet e thyera janë shumë të bukur, por e rëndësishme është të sigurohen trofetë në fund të sezonit.
“Është shumë gjë e bukur të thyesh këtë rekord, për atë që nënkupton, por është më e rëndësishme fitorja, që na mundëson të ruajmë distancën me pjesën tjetër të skuadrave, kjo është ajo që kërkonim nga kjo ndeshje. Objektivi im kur filloi sezoni ishte të arrija edhe një herë të fitoja gjithçka në nivel skuadre: Kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe Kupën. Ky vazhdon të jetë objektivi kryesor”, konfirmoi sulmuesi argjentinas./lajmeshqip
Sa kenaqesi eshte te degjosh mesazhe te tilla modestie e dashurie e respekti per shokun dhe punen e tij.Nje deklarate e tille s’ka si te mos te preke zemren e cdo njeriu si dhe xhelozine per kete nivel te larte te miresise e dashurise njerezore.Mesi,i cili meriton me shume se kushdo tjeter cdo levdate e nderim,jep shembulla te tilla modistije,respekti per punen e shokut dhe frymen e ekipit,jo te unit.Ai, nje futbollist i thjeshte,pa c’ka se me i miri ne bote,u jep leksione edhe politikaneve dhe udheheqesve kudo ne bote,sidomos atyre ne vendin tone,qe duan te vdesin ne krye,per rotacionin njerezor edhe ne vleresim dhe qe vene mbi te gjithe shpirtin e ekipit,frymen e kolektivitetit mbi ate te unit,te njeshit.Kemi patur edhe ne shqiptaret nje thenie te madhe e te mencur popullore:”Trimi i mire me shoke shume”,pa c’ka se trima e djem te zotet si Mesi i kane shoket e rradhe,por tek ne ne Shqiperi ajo shprehje e bukur eshte lene ne harrese nga praktika e sundimit dhe e kultit te individid!
Dhe per kete quhet Lionel Mesi, nje lojtar i madh, se nuk eshte vetem loja qe ja rrit ketij njeriu, prestigjin, por eshte njerzilleku dhe respekti, qe ka per ata qe e ndihmojne ate qe te jete nje lojtar i madh dhe nje i tille eshte dhe Injesta, qe me lojen e tij, bashke me Xavin, i japin Mesit ate sherbim qe ai kerkon ne cdo kohe.
Eshte i vetmi lojtar ne bote, qe ska asnje lloj tangarlliku dhe qe respekton te tjeret.
Bashkohem me 2 komentuesit e mesiperm : “BASHKIMIN” dhe ” HORRIN” . Une e kishja parashikuar qe rekordi do te thyhej ne daten 9 dhe u thye . Por me vjen keq qe nuk kishja INTERNET per te pare ndeshjen. Nuk kam se cte them, sepse ” i VOGLI i MADH” MESSI i ka thene te gjitha . Tani sic e kishja parashikuar pres qe dhe LEGJENDA MULLER t’a pergezoje kete GJENI qe i theu rekordin. Nuk KAM qene kurre tifoz AS me MULLERIN dhe as me BAYERNIN dhe as me ish R.F.GJ-ne , por tani e kuptoj cfare MADHESHTORI paska qene MULLERI . SUKSESE te metejeshme MESSIT !
Ajo qe me shtyri te jap nje koment ketu eshte jo vetem ky lojtar ,deri tani me i miri ne historine e futbollit boteror,por edhe nje prononcim i Ibrahimoviçit ,si egoist qe eshte,tha se edhe une mund te shenoje 90 gola ne vit sikur te na jepnin penallti siç i japin Barcelones. Te nderuar komentues,po ka gje me te peshtire se ky prononcim i ketij personi futbollis?!!! Po a nuk ka luajtur edhe ky ne Barcelone dhe perse nuk shenoj kaq gola? Keti i paska djeg qe MESI theu rekoerdin. Pthu rrace e poshter. MESI JE I MADH jo vetem si futbollist por edhe si njeri.