Mesi hyn në histori duke thyer çdo rekord, kalon edhe Gerd Myler (VIDEO)

10 Dhjetor 2012, 01:03Sport TEMA

Ndeshjet e të dielës në kampionatin spanjoll të futbollit kanë dhuruar rezultate të rëndësishme por sidomos paraqitje të jashtëzakonshme individuale. Protagonistët e mëdhenj të kësaj jave kanë qenë Lionel Mesi dhe Radamel Falkao, të cilët kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre.

Lionel Mesi është kthyer në fushën e lojës duke u riaftësuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar në mesjavë dhe me dy golat e shënuar ndaj Betis i ka dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij që vazhdon të ecë në rrugën e rekordeve në kryesimin e kampionatit spanjoll. Këto dy gola i kanë mjaftuar argjentinasit për të kaluar të famshmin Gerd Myler, rekordi i të cilit prej 85 golash në një vit kalendarik rezistonte që prej vitit të largët 1972. Tashmë Mesi ka arritur kuotën 86, një shifër jashtëzakonisht e lartë po të mendohet se janë realizuar vetëm në 66 ndeshje.

Pak orë më përpara kësaj arritje historike, kampionati spanjoll kishte përjetuar një tjetër paraqitje individuale të jashtëzakonshme, me Radamel Falkaon që shkatërroi Deportivo La Korunjën me 5 gola të shënuar në suksesin 6-0 të Atletiko Madrid. “Tigri” ka treguar se pse vlerësohet si një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim për momentin dhe jo rastësisht, pak kilometra larg stadiumit, në një darkë të organizuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, tifozët e kanë rrethuar duke i kërkuar që të blejë kolumbianin që në janar.

http://youtu.be/qicclCFclqA

http://youtu.be/AnIvEjb-gGI

2 komente në “Mesi hyn në histori duke thyer çdo rekord, kalon edhe Gerd Myler (VIDEO)”

  1. hajriu says:

    Thjesht dhe sakt mund te quhet UFO . Eshte i paarritshem jo vetem ne futboll por edhe si njeri.

  2. der kommentator says:

    Pa i hequr meritat Messit por me duket se tani kundershtaret kane frike dhe po i lene shume hapesire per te bere gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje