Shnajder-PSZH, arrihet akordi

9 Dhjetor 2012, 18:57Sport TEMA

Mediat italiane raportojnë se Uesli Shnajder ka gjetur akordin me PSZH për transferimin e  tij të mundshëm në radhët e skuadrës parisiene në muajin janar. Menaxheri i futbollistit, Soren Lerbi, në vend që të takonte drejtuesit e Interit të premten, është takuar me ata të PSZH.

Menaxheri i holandezit ka shumë kohë që komunikon fshehurazi me Leonardon dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në orët e fundit ka arritur akordin për transferimin e tij te ky klub.

PSZH nuk ka probleme t’i garantojë Shnajder rrogën që përfiton aktualisht te Interi, 6 milion euro në vit, mundësisht me ndonjë rritje të vogël dhe bonuse. Njëkohësisht, kontrata e tij e re pritet të jetë deri në vitin 2016, një më shumw se sa i ofron Interi për të rinovuar. Si rrjedhojë, Shnajder është dakord për transferimin, mundësisht që në janar, pasi është mërzitur nga mosaktivizimi te zikaltërit dhe sidomos fakti që mosaktivizimi vjen për shkak të kërkesave të klubit për ulje të rrogës.

Tani mbetet që të arrihet akordi mes klubeve por në Itali janë të bindur që gjithçka mund të mbyllet me një shumë mes 10-15 milionë eurove, pasi Interi është gati të investojë këto para dhe kursimin e rrogës së lartë të holandezit për të gjetur një të ri të talentuar “më të uritur” për fitore se Shnajder dhe sidomos më i prirur për të ndjekur rregullat e klubit kur bëhet fjalë për rrjetet sociale.

2 komente në “Shnajder-PSZH, arrihet akordi”

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : Une e kam pare Interin e madh me Eto ne nje ndeshje me Sampdorian ne Xhenova !
    Largimi i Shnaiderit eshte i pashmangshem sidomos pas ardhjes se Kasanos !
    Snaider e pruri Morinjo tek Interi pasi ne mesin e fushes kishin probleme ! Pak me vone Snaider me Mourinjon e shoke bene ate qe asnje klub Italian nuk e kishte bere ndonjehere ! Fitoi gjithcka qe mund te fitohej nga nje klub sportiv !!!
    Une jam tifoz i Interit por tashme Interi eshte nje skuader e mire Italiane as gje me shume !!!
    Siq duket kesaj radhe po shkon Shnaider para Morinjos te PSG !!! Po u bene bashke ato te dy s’ka kundershtare qe ti ndale me !!!

    1. filan fisteku says:

      Jam interist dhe un. Dhe te them qe Mou ne 2010 donte Carvalho dhe te tjere portugeze. Kurse Branca i solli Sneijder nga Reali e Lucio nga Bayern (sic ben Milani sot duke u perpjekur te bleje lire lojtare te pakenaqur me klubet e tyre)……pervec perfitimit me Barcen, Ibra = Eto’o + 40mil€…….. Dakort tripletta nuk perseritet. Por Stramacioni me pelqen. Ka per te qene Guardiola i Interit per 5vjetet e ardhshem!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje