Bajern Mynih është rishfaqur në skenë si një kandidat shumë i fortë për të siguruar shërbimet e Pep Guardiolës, duke rivalizuar Mançester Sitin edhe Çelsin, dy ekipet që duken më të favorizuarit për të siguruar shërbimet e spanjollit në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme në Angli e Gjermani, bisedimet konkrete kanë filluar mes klubit bavarez dhe vëllait të Guardiolës, Pere, i cili është menaxheri “jozyrtar” i tij dhe shërben shpesh si krahu i djathtë i trajnerit. Zyrtarisht, Bajern ka bërë të ditur se është gati t’i ofrojë një rinovim njëvjeçar trajnerit aktual, Juop Heinkes dhe po mendon të fillojë bisedimet për zgjatjen e kontratës.
Por burime pranë klubit gjerman konfirmojnë se vetë trajneri që në fund të këtij sezoni mbush 68 vjeç, ka vendosur të largohet dhe t’i hapë rrugë më të rinjve, sidomos nëse largohet me një titull të Bundesligës, siç është shumë e mundshme pasi bavarezët kanë krijuar që tani një diferencë të jashtëzakonshme me të gjithë ndjekësit në kampionat.
Drejtuesit e Bajernit kanë bërë të qartë se Guardiola do të kishte kontroll të plotë të çështjeve të klubit, pa ndërhyrjen e figurave si Bekenbauer, Rumenige apo Hënes, ndërsa i kanë vënë atij para një çek të bardhë, duke pretenduar se mund të përballojnë çdo lloj shpenzimi për rrogën e tij.
Por dje është shfaqur në skenë përsëri hipoteza e transferimit të spanjollit te PSZH, falë një deklarate të bërë nga një person që e njeh shumë mirë, ish-presidenti i Barcelonës, Huan Laporta. Ky i fundit ka bërë të qartë se Guardiola ka bërë paqe me sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili e kishte akuzuar publikisht si frikacak, i kishte vënë nofkën “filozof” dhe mendonte se trajneri favorizonte gjithmonë vetëm Mesin.
“Është e sigurt që ka ekzistuar një situatë historike mes të dyve, por tani ka kaluar. Mendoj se të dy kanë rivendosur raportet normale mes tyre”, ishte pohimi i Laportës për “Telefoot”. Kjo deklaratë është interpretuar nga mediat franceze si tentativë e nxitur nga klubi parisien për të sjellë paqen mes teknikut dhe lojtarit, në mënyrë që Guardiola të mos ketë asnjë pengesë për të pranuar ofertën që do t’i bëhet për të zëvendësuar Karlo Ançelotin në fund të këtij sezoni.
Ai trainer qe ka sot Bayern,ngjan si banor i Syneit,Kavaje.
Po pse ofendoni kaq kollaj banoret e nje fshati ,qyteti, zone ?!Dilni njhere vete para pasqyres(nese keni zemer te forte).POrdhaceri shqiptaresh,edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete !!!
Per Mirel Josen
Mirel me sa duket jo vetem qe nga futbolli nuk merr vesh se nuk e di kush eshte Hejnkes po as syte nuk i paske ne balle. Ai eshte 68 vjec dhe mbahet si cun i ri dhe asnje lidhje me Synein nga vjen ti.