Samuel Eto’o ka pranuar se në karrierën e tij nuk ka njohur kurrë një person më të veçantë se Zhoze Murinjo. Ata punuan së bashkë te Interi, duke udhëhequr këtë ekip drejt sukseseve, ndërsa sulmuesi pranon se kishte kaluar një moment shumë të vështirë kur trajneri vendosi të largohej nga zikaltërit për të marrë drejtimin e Real Madrid.
“Ai ishte një person dhe trajner i madh”, tregon Eto’o për “RT”. “Nga njerëzit që kam njohur në jetën time, asnjëherë nuk kam takuar një person më interesant. Në vitin kur ne fituam bashkë gjithçka dhe pastaj ai u largua, ishte e vështirë për t’u përtypur”, tregon sulmuesi.
Më pas, ai ka folur edhe për periudhën te Barcelona dhe për Pep Guardiolën. Ndonëse largimi i tij nga katalanasit ishte i papritur, kamerunasi zbulon se ka ende një marrëdhënie shumë të mirë me ish-trajnerin e Barçës.
“Unë kalova me të një vit gjatë të cilit fituam gjithçka, por fundi ishte i vështirë. Megjithatë, mund të them se për periudhën e gjatë që kalova te Barça, vetëm një pjesë e vogël ishte e vështirë. Sot jam i lumtur, pasi flas me të kur takohemi, sepse jemi të gjithë pjesë e të njëjtës familje të Barçes”.
Nuk mund të mungonin komentet për dy nga lojtarët me të cilët ka luajtur shumë vite në radhët e katalanasve, Lionel Mesin dhe Ronaldinjon, të cilët ishin burimet e suksesit të kësaj skuadre për disa sezone me radhë.
“Lionel Mesi është perëndi, si person dhe aq më shumë si lojtar. Shpresoj që ai të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën. I lutem Zotit që t’i japë atij këtë shans, pasi e kam parë të rritet. Mund të shpresoj për më të mirën, pasi e kam parë dhe e di se sa djalë i mirë është”.
“Ronaldinjo? Ai është një gjeni, jo vetëm në futboll. Ditën kur isha i mërzitur, nuk luaja mirë. Por kur e shihje atë të hynte në dhomat e zhveshjeve me buzëqeshje në fytyrë, e dije që ai do të shkëlqente”, ka treguar sulmuesi kamerunas në intervistën e tij.
je i pari zezo ne bot qe kam respekt…
Bravo Etoo,se kam degjuar sikur nje here te shaje njeri,e kjo ja shton vlerat edhe si njeri BRAVO !