Myler: I lumtur që rekordin tim e theu më i forti

10 Dhjetor 2012, 19:15Sport TEMA

Legjenda e futbollit gjerman, Gerd Myler, e ka cilësuar Lionel Mesin si “një lojtar të pabesueshëm” që e meritonte të thyente rekordin e tij. 25 vjeçari argjentinas, një natë më parë barazoi dhe pastaj theu rekordin e Myler me 85 gola në një vit kalendarik falë dy golave të shënuar ndaj Betis.

Ndonëse mendon se sulmuesit në shekullin e 21-të e kanë më të lehtë të shënojnë me mbrojtjet në zonë dhe jo ato individuale që aplikoheshin në kohën e tij, Myler i ka thurur elozhe argjentinasit që theu rekordin që mbijetonte prej katër dekadash.

“Rekordi im qëndroi për 40 vite, 85 gola në 60 ndeshje, ndërsa tani, lojtari më i mirë në botë e theu dhe unë jam i lumtur për të”, tha ai për Sport1.de.

“Ai është një lojtar i pabesueshëm, një gjigand. Ai është një profesionist kaq i këndshëm dhe modest sa që shpresoj të shënojë edhe 2-3 gola të tjerë në vitin 2012, si dhe të arrijë të mbajë këtë rekord për 40 vitet e ardhshme”, u shpreh sulmuesi legjendar gjerman.

“Mesi është fantastik. Ai ka vetëm një defekt të vogël dhe ky është se nuk luan për Bajern Mynih”, u shpreh me humor ish-lojtari i klubit të famshëm gjerman.

5 komente në “Myler: I lumtur që rekordin tim e theu më i forti”

  1. gallata says:

    I madh si lojtar gjigant si njeri ,Messi eshte ne rruge te mbare.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Per kete performance, kujtohen lojtaret e medhenj se jane te magjishem ne futbollin e tyre, por jane edhe njerez te nje kalibri te larte qe se njohin ziline dhe perkundrazi e pranojne si zoterinj rezultatin qe i skualifikon mbas nje kohe te gjate.
    Respekti i Gerd Müler, per Lionel Mesin, eshte ajo qe ne presim dhe qe e ben kete loje te magjishme akoma me te bukur.
    Sidomos per ne shqiptaret qe mbas nje sketerre te jashtezokonshme ne jetesen tone, ishte futbolli i ketyre lojtareve te medhenj qe na beri te harrojme per 90-minuta, neperkembjen tone.

  3. Liga e Veriut. says:

    Muler eshte njeri dhe realist,dhe flet te verteten, nuk eshte Jugaxhi Bolshevik Sllav ku ja fut si -KAU PELES-.

    1. trojani says:

      Sa rrote kacoje qe je o liga e saliut ,si nuk doli nje nga ju sakllem. te gjithe bidona. nga mendja o lume miku……

  4. TOTILA says:

    RESPEKT po kaq te jashtezakoneshem per ” FSHATARIN me LEKURE te TRASHE ” ” SIC DO TE CITONTE SUDEUTCHE ZEITUNG ,perpara 40 vjetesh ne ate fillim janari 1973 ,kur komentonte goleadorin e pabesueshem MULLER QE vendosi atehere nje rekord qe thuajse do te ishte ABSOLUT .Une do te doja qe rekordi i MESSIT TE THYHET TE PAKTEN BRENDA 4-5 VJETEVE . NEYMARI me duket pasues i denje ,i cili ka KARAKTERISTIKAT E “PLESHTIT dhe eshte vizionar” .Por ,NEYMAR mund te behet si MESSI vetem ne se luan per BARCELONEN sepse atje eshte mbledhur AJKA boterore e LOJTAREVE SUPER -INTELIGJIENTE dhe per me teper nuk ka xhelozira ,ku sejcili eshte i barabarte midis te barabarteve ,dhe shpresoj se MESSI DO t’i jape atij shume gjera nga vetja e tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje