Mançini: Jemi ekipi më i mirë i Mançesterit

12 Dhjetor 2012, 12:21Sport TEMA

Roberto Mançinin nuk e shqetëson humbja në derbin ndaj Junajtid, pasi mendon se skuadra e tij është superiore ndaj rivalëve. Edhe pse trajneri italian ka qenë shumë i irrituar me futbollistët e tij pas kësaj humbje, ai vazhdon të besojë se skuadrës ekzistuese i mjafton të kthehet në formën më të mirë për të dominuar në Angli, ndërsa as që ka ndër mend të shesë Mario Balotelin në një të ardhme të afërt.

“Junajtid ka më shumë eksperiencë por ne kemi një ekip shumë më të mirë dhe luajmë futboll më të bukur se ata”, insistoi trajneri italian gjatë një vizite në vendlindje ku u shfaq para gazetarëve.

I pyetur edhe për marrëdhënien e tij me Balotelin, pas zëvendësimit të sulmuesit 22 vjeçar në minutën e 50-të të ndeshjes të së dielës, trajneri italian ka konfirmuar se nuk ka ndër mend ta largojë lojtarin, pavarësisht interesimit të klubeve të ndryshme për të.

“Ne po presim për momentin kur ai të ndërgjegjësohet për talentin që ka. Kjo është arsyeja pse ai nuk është në shitje”, tha tekniku që më pas konfirmoi se ishte thuajse e pamundur që klubi i tij të blinte Daniele De Rosin, pavarësisht dëshirës për të afruar mesfushorin italian.

“Sigurisht që do të dëshiroja ta kisha në skuadër, por nuk besoj se ai do të largohet nga Roma në këtë pikë”, tha Mançini./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje