Cilat rekorde i kanë mbetur pa thyer Mesit?

12 Dhjetor 2012, 11:33Sport TEMA

“E theva rekordin e Gerd Myler që të mos flitej më për rekorde dhe të vazhdoj të jetoj me qetësi”. Kjo është batuta më e famshme që ka bërë Mesi gjatë ditës së fundit për objektivin e 86 golave brenda një viti kalendarit. Por argjentinasi 25 vjeçar, të cilin e pret një karrierë e ndritur në vazhdim, ka ende disa rekorde të tjera që mund të thyejë shumë shpejt.

Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve

Me dy golat e shënuar ndaj Spartak Moskës, Mesi barazoi Van Nistelroin si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve, me 56 rrjeta të tundura. Para tij mbetet vetëm Rud Van Nistelroi me 71 gola të shënuar. Është e qartë që argjentinasi me shumë mundësi do ta kalojë këtë shifër, pasi është vetëm 25 vjeç dhe i mungojnë vetëm 15 gola.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës

Mesi ka kaluar që në sezonin e kaluar shifrën e vendosur nga Sezar dhe është kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Barcelonës në ndeshjet zyrtare. Por ai ka ende rekorde për të thyer në këtë klub, pasi ekziston ende shifra e 369 golave të shënjuar nga Paulino Alkantara, e cila përfshin ndeshjet zyrtare dhe miqësore. I dyti në listë është Samitier, që ka 333 gola. Këto rekorde janë të destinuar për t’u thyer, pasi Mesi ka aktualisht 305 gola me fanellën e Barcelonës. Gjithçka është thjesht çështje kohe.

Të thyejë rekordin e Zarra në kampionatin spanjoll

Mesi është aktualisht golashënuesi i 9-të më i mirë i historisë së kampionatit spanjoll me 192 golat e tij. Përpara ka legjenda të futbollit. Në vendin e parë qëndron Zarra me 251 gola, i ndjekur nga Hugo Sançez me 234 dhe Raul me 228. Aktualisht, katalanasi është vetëm 59 gola larg Zarra. Duke patur parasysh se në sezonin kaluar shënoi 50 gola në kampionat dhe që tani ka shënuar 23 të tillë në këtë edicion, kuptohet që bëhet fjalë për çështje kohe edhe këtu.

Golashënuesi më i mirë në kombëtaren argjentinase

Një tjetër rekord që mund të thyhet me kalimin e viteve është ai i kombëtares. Mesi për momentin është i katërti në renditjen e të gjitha kohëve, me 31 gola të shënuar, vetëm 3 larg Maradonës, 4 larg Krespos dhe 25 larg Batistutës që mban rekordin aktual me 56 gola të shënuar.

6 komente në “Cilat rekorde i kanë mbetur pa thyer Mesit?”

  1. Horri i Bulevardit says:

    25-Vjecar dhe eshte shume afer rekordeve te pathyera, vete mosha e tij e re, i jep te drejten por na jep edhe ne shpresen se keto rekorde, jane shume te mundura te thyen.
    Lexojme ketu rekorde te larta goleadoresh ne emra te ndryshem, por kur te shohim po keto rekodre golash vetem nen nje emer, Mesi, atehere kemi plotesosht te drejten e pamohueshme te themi, se Lionel Mesi, eshte nje nga futbollistet me te mire ne bote te te gjitha koherave, qe beri te vetin cdo rekord.
    Eshte i pabesueshem.

  2. oliveri says:

    Gezohuni o njerez dhe tregojeni me kenaqesi brezave te ardheshem, se keni jetuar ne epoken e (MESIT), dhe shume prej jush ka mundur te shikoje kete futbollist duke luajtuar edhe “Live”. Eshte fat per te gjithe ne qe e kemi pare kete njeri te luaje me menyren e tij qe nuk mund te komentohet, si nje send i pacmuar.

  3. Salep Sulltani says:

    Rekordi i pare (71 gola) eshte i Raul.

  4. paraziti says:

    po esht e vertet ! esht raul i pari me 71 gola. 70 gola ka inzaghi. van nistelroi ka rekord 14 gola ne kupen e kampioneve ne sezon. perseri bravo mesi.

  5. TOTILA says:

    PO, ne se nuk shfaq shenja mendjemadhesie ( nuk besoj qe te ndodhe ) atehere ai do te hyje ne histori me te 2 kembet ,jo per sasine e golave qe shenon ,por per menyren se si DRIBLON, PASON dhe SHENON ,NE MENYREN ME TE THJESHTE DHE me te JASHTEZAKONESHME.

  6. Vasil Gjika says:

    Te tundet dhe te shkundet Mesi, rekordin e Sales ne not nuk e thyen dot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje