Juventusi kërkon Aleksis Sançez

12 Dhjetor 2012, 11:32Sport TEMA

Juventusi kërkon të marrë nga Barcelona kilianin Aleksis Sançez. Sulmuesi që u transferua në Spanjë dy sezone më parë nga radhët e Udinezes, duket se po kërkon një sistemim të ri, pasi ka humbur vendin si titullar në radhët e katalanasve, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij.

Në fakt, bardhezinjtë kërkonin prej kohësh të merrnin një sulmues nga Barcelona, por përflitej që ai të ishte David Vija. Por kthimi i këtij të fundit në formën më të mirë si dhe fakti që ai vazhdon të jetë po aq i pagabueshëm para porte sa para dëmtimit, kanë bërë që lojtari i përfaqësues spanjolle të kthehet në titullar, ndërsa kiliani Sançez në një zëvendësues.

Sipas “AS”, lojtari po diskuton mundësinë e largimit drejt një ekipi tjetër, mundësisht në Itali dhe Juventusi duket hipoteza më e kënaqshme, pasi kjo skuadër kërkon një “yll” për repartin e avancuar.

Bisedimet pritet të fillojnë në janar, por me shumë mundësi, kjo transfertë do të bëhet e realizueshme vetëm gjatë verës, pasi Barcelona për momentin nuk preferon të largojë lojtarë, duke parë serinë e dëmtimeve që po përjeton në sezonet e fundit.

4 komente në “Juventusi kërkon Aleksis Sançez”

  1. Katoliku says:

    Dyshoj se Truffentusi mund te hape xhepin per kete kilenin qe Barcelones i kushtoi 40 milione! Judroga, maksimumi, do te ofroje 6 milione euro duke iu shtrire Barcelones perdhe, siç bejne vetem lypsaret pa pike dinjiteti. Keshtu qe Barcelona do t’i thoje PIRDHU TRUFFENTUS SE NUK SHESIM!

  2. TOTILA says:

    Pamvaresisht formes se KILIANIT , JUVENTUSI mbetet ekipi me i FRIKESHEM NE ITALI dhe me i MIRI ne ITALI per te gjithe koherat. Kjo nuk ka nevoje qe te diskutohet sepse eshte AKSIOME !

  3. ermali says:

    o ti katoliku, sa tifoz i inatosur qe qenke more, me qete more djale me qete….

  4. Katoliku says:

    Ç’tifoz mor daje, une nuk kullos nga Italia qe nga koha e Diegos se madh, keshtu qe jam shume objektiv pavaresisht se juve rubentineve ju percellon ca si shume! Per mua italianet, qofshin Intera, Millacka, Truffentina, Forontina etj. jane per t’u hedhur ne kosh pleherash!
    Veçanerisht juve te Koza Nostras te futbollit italian, d.m.th. Truffentus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje