Ranieri kërcënon lojtarët: Do ju vras

13 Dhjetor 2012, 11:45Sport TEMA

Klaudio Ranieri, trajneri aktual i Monako në kategorinë e dytë franceze, u ka premtuar lojtarëve të tij se do t’i “vrasë” nëse nuk fitojnë të premten ndaj Nimë në ndeshjen e radhës në kampionat.

“Jam shumë i irrituar”, shpjegoi trajneri pas stërvitjes së djeshme të skuadrës së principatës, e cila ka rënë në vendin e dytë në klasifikim pas humbjes me Kanë në fundjavë.

“I dhurojmë shumë gola kundërshtarëve në goditjet standarde. Unë u çmenda pas golit të parë. Por u tërbova edhe më shumë kur gjyqtari përjashtoi me karton të kuq portierin tonë dhe bëri me dorë nga pika e penalltisë para se asistenti t’i tregonte që faulli kishte ndodhur jashtë zonës”, shpjegoi ai duke aluduar për gjykim tendencioz kundër skuadrës që ai drejton.

Trajneri që ka drejtuar ekipe me emër si Valencia, Çelsi, Juventus, Roma e Inter, më pas ka vijuar me kërcënimin e tij mjaft origjinal.

“Nuk jemi një skuadër e madhe, luajmë vetëm më hope, shoh shpesh që kundërshtarët janë më kërkues se ne. Ndaj Kanës, në çdo dyluftim ishim të mundur. Ndaj Nimë dua të fitoj. Duhet të fitojmë. Nëse nuk do të ndodh kështu, do t’i vras të gjithë”, ishte batuta e tij që ka shkaktuar mjaft bujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje