Federata e Zambias hedh poshtë rekordin e Mesit

12 Dhjetor 2012, 18:00Sport TEMA

Federata e Futbollit e Zambias pretendon se Godfri Çitalu mban rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik dhe jo Lionel Mesi. Argjentinasi shënoi golin e tij të 86-të në fitoren 2-1 të Barcelonës kundër Betis në fundjavë, për të thyer rekordin e 85 golave në një vit që mbahej nga Gerd Myler. Por tashmë shteti afrikan pretendon se ish-sulmuesi i ekipit të këtij vendi, Kabue Uorriors, ka shënuar shifrën fantastike të 107 golave në vitin 1972.

“Ne kemi këtë rekord, i cili është regjistruar në futbollin e Zambias, por fatkeqësisht nuk njihet ende nga futbolli botëror”, tha një zëdhënës i federatës së këtij vendi për “NewsDay Zimbabwe”.

“Ndërsa bota po shihte rekordin e Mesit, duke thyer rekordin e Myler, debati dhe diskutimet në vendin tonë kanë qenë pse golat e Godfri nuk njihen. Ne kemi punësuar një komision të pavarur lokal që të kërkojë mes arkivave dhe të regjistrojë një për një këto gola me dëshmitë përkatëse”.

“Ky komision do të përllogaritë të gjithë golat, duke regjistruar çdo ndeshje apo turne në të cilën janë shënuar. Më pas, këto të dhëna do t’i dërgojmë në Konfederatën Afrikane dhe FIFA, në mënyrë që të tregojmë se ndërkohë që ekziston rekordi i Mesit dhe ai i Myler, mbajtësi real i rekordit të golave në një vit kalendarik është një afrikan, Godfri Çitalu”.

Çitalu u nda nga jeta në vitin 1993, në një aksident ku avioni me të cilin udhëtonte kombëtarja e Zambias u rrëzua dhe të gjithë pasagjerët humbën jetën.

7 komente në “Federata e Zambias hedh poshtë rekordin e Mesit”

  1. antonio says:

    Cfare DALLKAUKESH keta te ZAMBIAS!!!
    Po te ishte per gola me shume nga cdo shtet i botes,do na dilte,qe KOOPERATIVA BUJQESORE E LUZIT TE VOGE< KA SHENUAR 2000 GOLA NE NJE VIT NE KAMPIONATIN E PULAVE NE KAVAJE!!!
    Me qindra gola kemi bere ne kur ishim femije,bile ne cdo ndeshje me topa lecke loja nuk mbaronte pa u shenuar 50 gola nga cdo skuader!!!
    Hajde TEVEQELE,HAJDE!!!
    GOLAT NE RANG BOTEROR LLOGARITEN VETEM PER KAMPIONATET ME TE FORTE NE BOTE SIPAS NJE KOEFICIENTI TE PERCAKTUAR QE ME PARE!!!
    Po te ishte keshtu,sic pretendojne keta ZAMBIANET,ne shqiptaret do ta kishim marre KEPUCEN E ARTE kush e di sa here!!!
    Ne pa leke dhe ne fund kampionati,kandidatet per GOLSHENUESIN ME TE MIRE I HAPEN PORTAT DHE BEJNE NGA 5-6 GOLA!!!

  2. Horri i Bulevardit says:

    Pirro nga shkolla bashkume, bojte cdo ndeshje nga 5-6 gola, cdo dite djele lujte me porta te vogla, ne ndeshje lagjesh, llogarisni, minimumi bente 240 gola ne vit.
    Keshtu qe po u hapen shume bythesh keta zambezet, i themi se jemi ne te paret me Pirron, lojtar shume teknik.

  3. Genti says:

    Or pallosh nuk po thon qe i ka shenu golat ne loj me lagje Po ne kampionat dhe
    me kombetaren e atij vendi. Ne qofte se eshte e vertet dhe egsistojn mundesit
    per ta vertetuar ateher i takon atij Afrikanit rekordi

    1. Horri i Bulevardit says:

      Nuk e di cfare moshe ke o pallosh, por po ishe i ri pyet plakun tata ose ndonje te njohur, qe i mban mend ato vite se ne vitin 72 jo Zambia, por gjithe Afrika e ka patur futbollin si ai i lagjeve. dhe une mund te them me kompetence, se futbolli qe u bejte atehere neper lagje, ka qene me i mire se futbolli zyrtar ne vendet e Afrikes.

    2. xhoni says:

      O Gent PALLOSHI!
      Ne vitin 1972 ne Afrike nuk luhej FUTBOLL FARE!!1
      Ne vitet 80-90 thuhej se, “PAS 10 VJETESH AFRIKA DO TE BEJE BUM NE FUTBOLL”!!!
      Le te nxjerrin nga STATISTIKA se kur filloi ne Afrike KAMPIONATI AFRIKAN I KOMBETAREVE dhe atehere e merr vesh se cfare futbolli kishte ne 72-shin!!!Japonia dhe Afrika nuk kane me shume se 20 vjet qe LUAJNE FUTBOLL TE RREGULLT!!!
      Sa per FUTBOLLIN E LUAJTUR ME TOPA LECKE eshte tjeter HESAP:ATY BEHEN EDHE 100 GOLA NE DITE!!!

  4. Nabukodonosor says:

    Edhe rekordin e ketij Drumbase kishim manget,si rekordet e Sales me notin.

  5. king says:

    Po Mesi sa ndeshje ka zhvilluar gjith vitin qe ka shenuar 85 gola /po Myleri sa ndeshje ka zhvilluar ,me sa e dije une Mylerit i bie gjysma e ndeshjeve te zhvilluar me pak se Mesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje