Ibrahimoviç zihet edhe për një parking

14 Dhjetor 2012, 18:05Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë një figurë shumë problematike në cilëndo skuadër që gjendet për shkak të sjelljes së tij. Tani edhe PSZH ka mësuar se sulmuesi suedez është shumë i vështirë për t’u menaxhuar, për shkak të pretendimeve të tij dhe arrogancës që shfaq herë pas here.

Mediat franceze kanë zbuluar se muajin e kaluar, lojtari ka krijuar probleme të mëdha për një vend parkingu, pasi një ditë, punëtorët e klubit nuk kanë plotësuar dëshirën e tij por të vendosur makinën aty ku e vendos zakonisht stafi teknik.

Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme, Ibrahimoviç u mërzit shumë kur punëtorët e klubit nuk e lejuan të vendoste makinën e tij në parkun e rezervuar, ku zakonisht qëndrojnë vetëm veturat e stafit teknik. Lojtari dëshironte të vendoste aty makinën e tij pasi ky vend gjendej më afër fushës së stërvitjes se parkingu “normal” i lojtarëve.

Pasi kërkesa e tij u refuzua nga punëtorët e klubit që i mbyllën derën, suedezi në inat e sipër vendosi të parkojë makinën pikërisht para hyrjes së këtij parkingu të rezervuar, duke bllokuar hyrjen e daljen e të gjitha makinave në këtë pjesë të klubit dhe duke shkaktuar kaos e vonesë në fillimin e stërvitjes.

Sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari dje ka vendosur të mos shkojë në stërvitje, edhe pse aty kanë qenë thuajse të gjithë drejtuesit e klubit të cilët deshën të shohin formën e skuadrës para sfidës së fundjavës kundër Lionit.

7 komente në “Ibrahimoviç zihet edhe për një parking”

  1. emigranti says:

    ju hapen syte ketij muslimanit turk nga Bosnja ky hale ska brek ne bythe ne Bosnje dhe u be njeri ne Suedi tani i ka hipur vetja ne qef ketij turkoshaku evgjit me origjine nga Bosnja islamike

  2. Nertila says:

    Ky nuk ka per te vene ndonjeher mend, djal i keq ka per te ngelur
    http://www.vetemshqip.al – DRITARJA E INFORMACIONIT SHQIP!

  3. Pilo Lala says:

    Mendja e Ibres, eshte sa zhvillimi i nje femije ne klasen e peste.
    Nuk eshte i vetmi lojtar me kete zhvillim.
    Edhe Majkell Xhekson ishte nje femije nga mendja, por nje talent i pakrahasueshem.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Serbo-boshnjak-turko-arab, i ra nballkan, ka ra npare dhe lyu buthen me telyn tdhis.
    Vecse njehere e kapen tu u push ne buze ne parking ne Itali me nj shokun e vete te skuadres dhe kur e pane se e kishin fotografu, e kaloi me tallje.

    1. klau says:

      ok po ti pranojm te gjitha cilesimet qe i ke ber . megjithse fyen shum njerez me ate qe thua. po ate punen e buzes nuk ta pranoj. per ate pune mbaheni ju grekofilet.. si puna jote me sakte , tung

      1. Horri i Bulevardit says:

        Jo per ndonje gje por kerko te shekulli edhe tek tema, qe i moren pamjet nga gazeta italjane, tek parkingu ne Milano, Ibrahimovic me nje te skuadres e kam harruar cili, i kishte kap paparaci buze me buz, por ty te paska djeg shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje