UEFA jep dënim qesharak për racizmin serb

14 Dhjetor 2012, 13:03Sport TEMA

Nëse drejtuesit e futbollit kosovar pyesin ende veten pse UEFA kundërshton me forcë pranimin e tyre në arenën ndërkombëtare, mbrëmë kanë marrë përgjigjen: institucioni që drejton futbollin evropian është një mbrojtës i futbollit serb.

Shembulli ka ardhur me dënimet qesharake që ka dhënë UEFA për ngjarjet e turpshme të ndodhura në Krushevac, në takimin mes kombëtareve U-21 të Anglisë dhe Serbisë. Në atë ndeshje, publiku vendas përdori fyerje raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë dhe kur këta të fundit reaguan ndaj fyerjeve, një prej tyre u dënua me karton të kuq nga gjyqtari i takimit, ndërsa lojtarët dhe stafi serb sulmuan anglezët duke përdorur dhunë ndaj tyre.

Ndërsa e gjithë Evropa bënte thirrje për masa të ashpra ndaj Serbisë, duke kërkuar edhe pezullimin e kësaj të fundit për shkak të incidenteve raciste dhe dhunës së vazhdueshme, UEFA ka mbrojtur futbollin serb, duke i dhënë vetëm një gjobë prej 80 mijë eurosh federatës vendase. Kjo shifër është qesharake, edhe për faktin se kjo gjobë mbetet 20 mijë euro më e ulët se ajo prej 100 mijë eurosh që pagoi Niklas Bendtner sepse gjatë Euro 2012 festoi golin duke treguar një palë mbathje ku shkruhej emri i një kompanie bastesh sportive.

Në dënimet e tjera të dhëna për këtë ndeshje, Serbia u dënua me një ndeshje të U-21 me dyer të mbyllura. Zëvendës-trajneri dhe përgatitësi atletik i kombëtares U-21 janë dënuar me dy vite pezullim, ndërsa janë ndëshkuar me pezullim edhe lojtarët Goran Çaushiç (4 ndeshje), Ognjen Mudrinski (3 ndeshje), Filip Malbashiç (3 ndeshje) dhe Nikola Ninkoviç (2 ndeshje). Përsëri, vendimi për pezullimet duket absurd, pasi vetë Federata Serbe i ka përjashtuar për 2-3 vjet të gjithë këta persona.

Por skandali i UEFA-s nuk përfundon këtu, pasi institucioni i futbollit evropian ka pezulluar Stiven Kaulker (2 ndeshje) dhe Tomas Ince (1 ndeshje) sepse të dy futbollistët me ngjyrë reaguan ndaj racizmit të tifozëve serbë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Federatës Angleze, futbollistëve të njohur por edhe të shoqatave kundër racizmit të cilët kanë paralajmëruar se do të hapin çështje gjyqësore kundër institucionit që drejton futbollin në Evropë.

2 komente në “UEFA jep dënim qesharak për racizmin serb”

  1. elio says:

    Platini-ja njihet si filoserb, dhe po ben c’eshte e mundur per mbajtjen jashte te Kosoves…Nuk ka problem Platini edhe ti i Juves ke qene dhe sa hile i ke kuptuar…

    1. SD13 says:

      Jo vec platini, por ne pergjithesi Franca ka se paku qe nga Kryqzatat qe eshte nje filosllave e terrbuar. Shtet pleher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje