Dje data shënonte 12.12.12 dhe të gjithë besonin se do të ndodhte diçka e veçantë. Nuk ndodhi gjë në fakt, por këtu përjashtohet rasti i sulmuesit të Juventusit, Sebastian Xhiovinko.
Lojtari shtatshkurtër, që mban në fanellë numrin 12, arriti të shënonte dje në Kupën e Italisë përballë Kaljarit, në minutën e 12 të pjesës së dytë, golin e 12 në karrierën e tij me Juventusin. Dhe, kjo ndodhi më 12.12.12. Duhet të jetë vetëm rastësi?!