Roman Abramoviç është gati të bëjë Radamel Falakaon lojtarin më rrogën më të lartë në klubin tij, duke i ofruar kolumbianit një kontratë nga e cila ai do të përfitojë 10 milion paund në vit.
Futbollisti i Atletiko Madrid është kthyer në objektivin numër 1 të miliarderit rus, i cili kërkon nëpërmjet kësaj rroge që ta bindë atë të kthehet në përforcimin e radhës për skuadrën e tij.
Sipas “Daily Mail”, klubi nga Londra perëndimore ka bërë gati që tani kontratën me rrogën që kalon 200 mijë paund në javë, për ta bindur të veshe fanellën e kësaj skuadre. Në këtë ofertë është sqaruar gjithashtu se Falkao do të ishte zgjedhje e parë, siç e tregon fakti se Fernando Torres merr një rrogë prej “vetëm” 175 mijë paund në javë.
Kjo rrogë e lartë që i ofrohet kolumbianit, është caktuar edhe për të mundur konkurrencën e klubeve të tjera të njohura, mes të cilave gjendet edhe Mançester Siti, që ofron rroga të tilla të larta për lojtarët që kërkon të blejë.