Kundërshtimi i ashpër i opinionit publik dhe tallja që i është bërë UEFA-s nga media të ndryshme po detyron Mishel Platini të kërkojë apelimin e vendimit qesharak të dhënë dy ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës ndaj Serbisë për çështjen e racizmit në takimin e U-21 ndaj Anglisë.
Federata Serbe u dënua me vetëm 80 mijë euro gjobë, 20 mijë euro më pak se sa pagoi Niklas Bendtner gjatë Euro 2012 se shfaqi logon e një firme bastesh sportive në mbathjet e tij duke festuar golin. Për më tepër, dënimet e dhëna ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares U-21 që sulmuan homologët e tyre anglezë, ishte më i ulët se ai që vetë federata e këtij vendi kishte dhënë ndaj tyre.
Si rrjedhojë, përballë kësaj situate absurde dhe për të ruajtur fytyrën, Platini pritet të apelojë në emër të UEFA-s vendimin e dhënë nga një Komision që i përket pikërisht kësaj organizate, duke bërë edhe më qesharake situatën.
Me sa duket, presidenti i UEFA-s kërkoj të mbrojë imazhin e vet në arenën ndërkombëtare, pas shfaqjes së radhës në mbështetje të Serbisë, që është kthyer një nga shtet më problematike përsa i përket dhunës dhe racizmit të tifozëve të saj në Evropë, duke figuruar në mënyrë të vazhdueshme në faqet e para të shtypit botëror.
Çështja po ndiqet me vëmendje sidomos nga Federata Angleze e futbollit, e cila ka bërë të qartë se do të apelojë nga ana e saj vendimin dhe do të çojë një notë zyrtare proteste jo vetëm për dënimin e lehtë që i është dhënë Serbisë, por edhe për faktin se Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dënuar lojtarët Kaulker dhe Ins, të cilët reaguan ndaj gjesteve raciste të tifozëve serbë dhe dhunës së ushtruar nga futbollistët dhe stafi teknik i Serbisë.
Dihet qe francezet jane serbofile ne politike, por nuk ma merrte mendja edhe ne sport.
nuk ka me burre kurve se ky.nje serbofil i thekur dhe nje antishqiptar i madh.shteti ketyre se kane dashur kurre shqiperine e as shqiptaret si rrace.edeh sot ne kete vend shqiptaret urrehen shume ne krahasim me rracat e tjera.
Shqiptaret nuk jane “racë” , ore…
“NEOREALIZMI ” KA shume te drejte .E sakte.