Korinthians, 15 milion euro për Paton. Milan mendon për Drogba

18 Dhjetor 2012, 12:16Sport TEMA

Merkatoja e Milanit gjatë janarit duket se do të ketë lidhje të forta me Brazilin, pasi pas Robinjos, gjithnjë e më pranë kthimit në vendlindje, është edhe Pato që do të kthehet në shtëpi.

Për sulmuesin tani interesohet Korinthians, që është gati të blejë futbollistin i cili duket se është dakord me një lëvizje të tillë. Klubi brazilian i ofron kuqezinjve 15 milionë euro për lojtarin, i cili është kthyer në një peshë të tepërt për Milanin dhe nuk duket më i nevojshëm, sidomos duke parë shpërthimin e të riut të talentuar Stefan El Sharaui.

Vetë Pato pret me padurim që të largohet nga Milani, ku është një rezervë dhe nuk po aktivizohet me rregullsi,ndonëse ka lënë pas problemet fizike që e kanë shqetësuar në dy sezonet e fundit. Transferimin e tij nuk e pengon më as lidhja e tij sentimentale me Barbara Berluskonin, vajzën e presidentit të Milanit, pasi ky i fundit ka bërë të qartë se braziliani nuk është më lojtari që ai kishte admiruar kohë më parë dhe në këto kushte nuk i shërbente Milanit.

Ndërkohë, edhe marrëveshja për transferimin e Robinjos drejt Brazilit ecën para, pasi jo rastësisht, menaxheri i tij, Mino Raiola, ka fluturuar drejt Amerikës Latine për të takuar drejtuesit e Santos dhe për të diskutuar në detaje një kontratë të mundshme me futbollistin.

Të dy brazilianët e Milanti, me kthimin në vendlindje, pretendojnë jo vetëm të kthehen në formën më të mirë, por edhe të rifitojnë pozitat në kombëtare, të cilat i kanë humbur gjatë dy sezoneve të fundit pasi kanë qenë në hije duke u aktivizuar me klubin kuqezi.

Me largimin e mundshëm të Pato dhe Robinjo, sipas mediave italiane, Milani do të futej në merkato për të marrë të paktën një sulmues. Pëlqehet Alesandro Matri, por së fundmi në skenë ka dalë edhe emir i Didier Drogba, që për momentin është objektiv i Juventusit.

1 komente në “Korinthians, 15 milion euro për Paton. Milan mendon për Drogba”

  1. Neorealizmi says:

    Mos u mendoni dy here, nese ne cmim nuk perfshihet Barbara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje