Një ditë në Facebook me Berishën

18 Dhjetor 2012, 13:21Sociale TEMA
Një ditë në Facebook me Berishën

Nga Gladiola Bendaj, JAVA

 

Por ky fillim i mbarë nuk qëlloi të ishte gjysma e punës. Doktori, ose më saktë mëtonjësit e tij (sepse duket qartazi nga gjuha e përdorur që s’është ai vetë që shkruan), nuk e kishin menduar mirë se bashkë me furçat e lëvdatat “wall”-in virtual e priste edhe baltosja. Zor të besosh se patën shpresuar që veç të kënaqurit do t’i begenisnin. Të pakënaqurit në fakt janë edhe më shumë. Vetëm se për ta vënë re këtë duhet të bësh refreshe të ndjekësh komentet hap pas hapi. Lëvdatat e bekimet mbeten aty. Por, nëse provon t’i bësh doktorit një pyetje me spec, të ngresh një shqetësim, një akuzë, të thuash një të vërtetë që matanë projektohet hidhur, atëherë ja ku ja beh censura. E rreptë, e pamëshirshme, por në të njëjtën kohë e pakujdesshme. Personi që ka vjell vrerin pak më parë, fshihet, i bëhet block, duke marrë me vete edhe fjalët që zbrazi. Veç mbetjet e luftës që ka bërë me kundërshtarët simpatizantë janë përsëri aty. Një mishmash të sharash që duken pa lidhje në momentin që janë hequr piromanët e sherrit. Kërkohet Juli (pat kërkuar ujë në lagje). Kërkohet Eltona, pasi është bërë legjendë në më dhunë se 30 komente (ankohej se rinia s’ka punë). Kërkohet Elioni. Ky i varfri nuk kishte bërë gjë me të vetën, po ja, duke mos u kursyer, i ka dhënë ndonjë ide mbretit të këtyre të gjithëve(S’qe sarkazëm kjo! 4 në pesë komentues simpatizantë e quajnë atë mbret të Shqipërisë së madhe, ndërsa tënipit, djalit të vajzës, të cilin kryeministri e ka sjellën në një fotografi të bërë rishtaz në mbi supet e të atit, për të treguar se si ishte duke e kaluar fundjavën, simpatizantët i urojnë të rritet sa më shpejt që Dashtë Zoti, tëzërë vendin e gjyshit). Vetëm se ideja e djaloshit nuk u prit mira nga llogorja matanë. “….Elion nuk ka mbetur keq, qe t’i japësh mend ti, ajo qe i rëndon atij, është një sasi e larmishme informacioni që ka në tru, që s’ka njësi matëse që e mat, fatmirësisht!!!”. Kjo ishte Mirela Rupa. Kaq e pat, një t’ju kundërvënë kjo dhe Elionit s’i mbeti më as nam e as nishan. Ca më poshtë, Gjelina Gjeka ankohet se i kanë përzënë shoqen e saj të ngushtë, Julissa Isabele Selmanaj, demokrate të flakët, krejt pa të drejtë. Për të mos folur për Goldën, vajzën lozonjare që bëri revolucion për pak minuta. Ajo thjesht shprehu ndjenjat e saj karshi kreut të qeverisë …. O Yll i Galaktikës së Qymshtit? Na ndriçon Universin kur del ti!…. O zot sa e lumtur jam sot! Nuk di me kë ta ndaj lumturinë. Mbreti im me fb. Hapu qiell më merr…. Ti je KMY (Krye Ministri Ynë) më i merituar. Shqiptarët tëmeritojnë ty. Nuk e di nëse i meriton ti shqiptarët…. Do porositim edhe Madonën të të beje një këngë. Ti vetëm hap gojën. Fjala jote është ligj për ne vdekatarët… Golda vazhdoi derisa sa në njëfarë pike. Liman Martinaj nuk mbajti më dhe ia plasi: të largohet Golda nga FB, se si fort po i ha b…. Për Goldën, kaq e pat! Në këtë pikë administratorët e morën sinjalin qartë. Emrit të vajzës s’i gjendet më as nam as nishan, as koment. Ka lënë pas vetëm rrëmujën që ndezi.

E ndërsa provon të ndjekësh rendin e komenteve që bëhen në një prej publikimeve, sakaq në ato të mëparshmet, në vijim të deklaratave plot patos të Berishës apo fotove të shumta që kanë pasuruar faqen e tij, është bërë nami. Nga t’ia mbajnë dhe administratorët e shkretë! Sigurisht, censura është, krasitjet vazhdojnë, po kjo farë “e ligë të pakënaqurish qenka shumë e shtuar.

Në vetëm një javë, të mbash “pastërti”në odën virtuale të kryeministrit është një mision i pamundur. Edhe më i pamundur mundimi për të ngritur një shqetësim apo për të thënë një të vërtetë që s’i shijon. Nuk do ishte ndonjë risk i madh të vinit bast se Facebook-u i doktorit nuk e ka të gjatë. Sa më shumë shtohen publikimet dhe fotot, aq më shumë shtigje hapen për të shfryrë vrere e maraze. Në këtë pikë, puna titanike e një tufe administratorësh nuk bën dot fajde. Rastisëm edhe ne në një krisje në kohë. Diku mes orës 4-6 të pasdites së të enjtes. Duhet të ketë qenë koha kur ndërronin turnet, a pale qenë lodhur e trashur. Llogorja e të pakënaqurve shpërtheu. Simpatizantët nuk ia dilnin dot. Lumi i të sharave, fyerjeve, akuzave, mllefeve mori revansh. Administratorët nuk dukeshin gjëkundi. Edhe një orë pasi erdhën e nisën fshirje-block-et kishte ende shumë punë për të bërë. Por ama shesh-beteja duhej pastruar. Madje një sahat e më parë. Shyqyr Zotit, doktori është në Bruksel duke u marrë me ca punë të mëdha e duke kuvenduar me koka shteti e nuk ka pas nge të hapi IPad-in. Po ama kur të vijë, çdo gjë duhet të shkëlqejë…

18 komente në “Një ditë në Facebook me Berishën”

  1. Fredi.Gjermani. says:

    Duke ecur mbi debor zoti Berisha ndoshta shikoni me mire hijen tuaj te zeze qe po shkaterron Shqiperine

    Facebook Sonntag, 16. Dezember 2012 um 00:13 ·
    koment shkrimit ne FB te Sali Berishes,..por pas disa oresh u fshi.

    ….ishte nje kohe o Zotni, Kryeminister i shqiptareve,kur prinderit i dërgonin fëmijet ne shkolle qe te edukohen dhe te marrin dije per jeten.Ju jepnin me vete bukë me sheqer dhe nuk i linin rrugve qe te lypin….ishte nje kohe kur femijet te veshur me rroba me arna dhe me kepuc te grisura shkonin ne shkolle ne shi,bore dhe ne acar,dhe nuk shisnin paketa cigaresh per te mbajtur me buke nënat dhe baballaret e depresuar dhe te papune….ishte nje kohe kur Enver Hoxha vriste kundershtaret politik,dhe burgoste mijra njerez te pafajshem,por kujdesej per femijet e tyre qe te edukohen dhe arsimohen.Ndersa ju zotni Kryeminister,po ju kujtoj vitin 1997,Gerdecin 2008 dhe 21 Janarin,jua keni vrare baballaret dhe femijet i late ne mes te kater rrugve, duke u bere preh e alkolit,droges dhe viktima te pedofilave.Pa harruar gjithashtu qindra femije ne veriun tone, qe jane te ngujuar nga gjakmarrja dhe varferia ekstreme dhe nuk din te shkruaj as emrin e tyre.Ky eshte pra ndryshimi i madh i dy sistemeve qe keni jetuar ju Zoti Berisha,,,deri ne vitin 1991 e kishte emrin Diktatura e Proletariatit,qe izoloi por civilizoi shoqerin shqiptare,duke na detyruar qe te arsimohemi,ndersa ky i sotmi qe po udhehiqni ju e ka emrin Diktatura e Parase,e kriminelave dhe mashtrusave,qe po shton numrin e analfabetave dhe te uriturve.Ju fantazoni per brezin e ri te internetit,qe ne te vertet eshte brezi i te pashpreseve,brezi i dhëmb-prishurve,qe vret per nje varse floriri,dhe kur behen zgjedhjet genjehet me nje thes miell.Duke ecur mbi debore zoti Berisha,ndoshta shikoni me mire hijen tuaj te zeze qe po shkatrron jeten e femijve,te ardhmen e Shqiperine,dhe ndoshta e kuptoni sa mallkime rendojnë mbi ju dhe familjen tuaj.

  2. anim says:

    Perse valle nuk e bojkotojne kete gerdalle gazetat/mediat normale apo opozitare?
    Lereni te flase ne mediat e tij dhe te monologoje me Fevziun dhe Sandrin.

    Kam pershtypjen se edhe opozita edhe media opozitare kane frike ta bejne kete;

    – se pari sepse jane te kompleksuar dhe do te kompleksohen (apo terrorizohen) me tej nga Berisha se gjoja jane Biased. Mund madje tu coje edhe tatimet apo policine/prokurorine dhe ta paraqese si PUC “antikushtetues” ndaj regjimit te dhjere qe ka krijuar.

    – se dyti pasi per fat te keq e shohin thjeshte si ceshtje mediatike, humbje lajmi apo te lexuesve te tyre nderkohe qe jam i sigurt qe e kunderta eshte e vertete dhe lexuesit dhe ndjekesit ne internet do te ishin me te shumte dhe me te qete e racional.

    Berisha ja ka dale fort mire qe ta katandise vendin ame ne nje Cirk te madh e te shemtuar ku ai eshte magjistari idiot (pa excellence) dhe ata qe ka perreth jane majmunet e kafshet apo kllounet qe mbajne turmen ne jerm. E keqja eshte qe se pari opozita dhe rama por edhe pjesa normale e medias/inteligjences jane bere pjese e kesaj maskarade dhe ose nuk e kuptojne ose ka filluar tu pelqeje kjo maskarade.

    Mesa duket e vetmja legacy qe Berisha do te lere eshte qe tashme dhe ne vazhdim Kushtetuta e vendit dhe demokracia mund te perdoren e manipulohen ashiqare nga kushdo ne pushtet per interesat e pushtetit te tij dhe pasurimit te familjes. Ne kete kuader Rama nuk ka asnje aresye te ndryshoje asgje nga ato qe ka bere ky firaun ne keto 7 vjet – pra te manipuloje zgjedhjet, te kap gjithe pushtetet e te vendose ushtare te bindur ne Presidence-Prokurori-Gjykata, te vendose Ballen kryeparlamentar qe te heqe Topallin per zhelesh nga gjoja -parlamenti, te mbylle bizneset e Bishes dhe familjes, te rrenoje Klanin dhe ti jape gjithe fondet e reklamave Topit, te fuse Ristanin, Sashenken, Tomen etc Ponin, Olldelen, Fahriun e Artan Hoxhen,Cilin dhe Zhejin me shoke, Sandrin dhe Fevziun (nese keta nuk jane bere socialiste te flakte nderkohe) dhe gjithe te tjret ne burg per PUC ndaj pushtetit socialist, te fuse Meten, Mehdiun dhe Bashen ne burg (me te drejte) per aferat dhe korrupsionin e kohes se Babes etc….
    Per ne si popull ngelet vetem te shpresojme qe regjimi i ardhshem te mos shkoj deri ne marrezi totale dhe te demtoje/shkaterroje

  3. Aurel Begaj says:

    Pasi i terhoqa vemendjen Doktorr Sali Berishes per tre ligjet e mbetur pa votuar, e ftova ate qe kur te vije ai ne opozite ti votoje vete meqe eshte i pergjegjshem.
    Me bllokoi komentet ne facebook ?

    1. xha Jaho says:

      Emrin e kam si plak, por nuk jam edhe aq. E perdor shume FB, per pune e jo per qejf, me del shpesh ne wall, fytyra e doktor mortjes. Deri pak para kohesh FB ishte gati i vetmi vend ku kjo moster nuk shfaqej aq shpesh, ndersa tani… e padurueshme, e neveritshme. komente neveritese, urime si per lideret koreano veriore. servilizem, hipokrizi. Mark Zuckerberg, si gjeni qe je, na ndihmo ta zhbejme kete moster, te pakten nga FB, se ne shqiperi na eshte qepur si muti pas kepuces.

  4. eli-tiv says:

    …vetem ideja qe mund te jesh “mik” me salen qofte edhe ne fb..te peshtiros e te ul dinjitetin…nuk me intereson te shoh faqen e tij…te shoh ushtrine e sklleverve (militanteve) qe ai ju hedh copen e bukes (qofte me teper es kaq)…

  5. Toni says:

    Te gjithe fansat e tij ne fb jane : 1. Pjesemarres direkt ne “ndarjen civile” te tortes se 28 Nentorit, 2. Te aferm ta atyre qe moren pjese direkt ne ndarjen e kesaj torte.

  6. kesstrel says:

    Hahahahaha sa i dergon nji mesazh negativ pas disa sekodash fffshhhhhhht u fshiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii hahahahahahahahahahah

  7. Claus says:

    Ndersa une ate emer e kam bllokuar. Le te komunikoje me te vetet, me mua nuk e ka ate shans. Faqen e time e komandoj une dhe vetem une, ate e kam lene ate jashte dere.

  8. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooooooo Çimi jam…
    Hahahahah, doktorit i jane bere friends te gjithe friendsat e drejtorave te cdo nderrmarje qe kane punonjes, sepse tani ata kontrollojne kush eshte me gjermanin…
    Shikoj edhe te gjithe miqte e mi te shkretet qe jane ne pune shteti, qe kur pijme kafe e shajne para, mbrapa deri te brezi i 17, kurse ne FB bejne like ne cdo koment te tij…
    Alooooooo Çimi isha…mo doktor kaq kisha sa per ta ditur!!!

  9. Tani nga Londra says:

    bukur, besa

    ti lutesh tjetrit te te bej mik, qe te ftoje ne shtepi te vet dhe pasi te ben mik dhe te fton ne shtepi te vet ta shash pastaj ne shpi te vet me rob shpie eshte pabesi dhe vetem njerez pa bese, karakter, integritet apo moral mund ta bejne

    pse qurraviteni pastaj, ju morra, kur ju tregojne vendin

    1. Çimi, shoku i Melamin says:

      Aloooooo Çimi jam…. o Tani nga Londra.
      Jo mo jo nuk e lusin ta bej mik nga frika, por buzeqeshin nga zori, se e heqin nga puna e lene pa buke per te ushqyer familjen dhe rritur femijet.
      ja pra ky eshte morali i ketij friends tend me moral.
      Hajde ne jeto ne Shqiperi edhe ti, e shikoja te mirat ketij friends tend te FB.
      Shiko qurrat e tua para se te shashe te tjeret.
      Aloooooo Çimi isha…. o Tani nga Londra, po do me per friends tend me thuaj se ka sa te duash, sa brezat do ta shajne deri sa ti harrohet emri po do ta dish!!!

    2. Claus says:

      Nese ka dale ne FB duhet ti marre parasysh te gjitha, aq me keq kur je dhe njeri publik.
      Shtepi mos na e beni! Ku e gjen ai kete te drejte qe “mik” pas “miku” te na tregoje ate surrat te shpifur me historite e tij vicidoliane ne faqen time?
      Nese ka dale atje te kete kujdes se mos i del ndonje faqe porno nga ndonje “mikeshe” ruse, ndonje tip phishing e kam fjalen, ndoshta i ben mire per ndonje rritje te nivelit te testosteronit.
      Mer siguri ka vene nje tufe adminesh t`ia mbajne faqen se vete nuk di te shkruaje dy rreshta.
      Une per vete e kam bllokuar. Me mjafton surrati i tij tek “Tema”.

    3. altin says:

      Edhe une jam me ty Tani,kjo eshte fara e ketyre te kerkojne te bejne mik dhe pastaj ta fusin si gjithmone se e kane te trasheguar nga e kaluara.Tani’ keta jane njerzit me te çuditshem qe ka bota a e kupton,Rama ka tre vjet qe eshte prezent ne fb por mua nuk me ka shkuar asnjehere ne mendje te beje Like ne profilin e Rames qe te shkruaj ate qe mendoj per Edin,e ke shkruar mire dhe qarte, kete e bejne njeres te pa bese te poshter qe nje dore ta hedhin mbi supe dhe tjetren ta fusin ne bythe.Tani e dini ku i rrahin çekanet ketyre dhe nuk po i ze gjumi, sepse Berisha ne pak dite arrite 204 mije admirues,kurse Rames ju deshen tre vjet per te arritur 187 mije admirues, dhe dy dite me pare mori nje gredi ne banke(se i shkreti eshte fukara) per te blere nje dhurate qe do ja dhuroje njerit nga admirusit e tije ne fb qe te rrisi numrin .Une personalisht nuk besoj qe ato qe ka shkruar artikull shkruesi jane 100% te verteta,nuk e mohoj faktin qe ka edhe atmirues te tille p,por jam 100% i sigurte qe ato komente ne profilin e Berishes jane te shkruara nga keta qe vjellin vre per te “treguar”(sepse keta i shkruajne vete dhe i besojne po vete)se kush jane atmiruesit,po i mbyll me nje replike me Fredin nga gjermania,per ti treguar atij qe ankohet qe nuk i kane puplikuar komentin se,eshte sikur une ti shtrije doren Fredit dhe ti them dua te behem miku juaj bastardo figlio di p….???mendoni ç’far reagimi do te kete….besoj qe komenti im do te publikohet.

  10. O SHQIPETARE O FRIKACAKE says:

    EDHE FACE BOOK-un JA SHKRUAJNE DHE JA
    KONTROLLOJNE TE TJERET, ASHTU SIC SUNDON
    DHE MBAN PUSHTETIN SOT ME ARMET DHE NJEREZIT
    E ARRMATOSUR TE 97-tes.

  11. ilir says:

    me kutjohet 20 vjet me pare nje bised me mikun tim dr.Sh K i cili diten qe Sali Kafsh Tropoja u zgjoth kryetar i P>Demokratike,me tha : ky popull do ta paguaj shume shtrenjt.Eshte e vertet SKT shkatroje vendin,popullin dhe emrin e mire qe kishte kombi shqiptare>I uroje nga zemra : ju fshift emri atij dhe te afermeve deri ne brezin e 7-te>Atehere do shpetoje populli shqiptar nga ky dhe familja e degjeneruar e tij.

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    CARE TRAPA JENI O NJEREZ KUR BESONI BERISHA HAPI FAQEN E TIJ NE FACEBOOK.AI NUK DI TE SHTYPE NE MAKINE SHKRIMI DHE JO ME NE KOMPIUTER QE NUK DI TA HAPE .EDHE NE KRYEMINISTRI JA HAPIN TE TJERET DHE MEZI NXURI NJE KURS PER TE KLIKUAR NE NDONJE GJE QE E TERHEQ SI LULKE.FACE BOOK I BERISHES PERDORET DHE KONTROLLOHET NGA TRE PUNONJES TE KRYEMINISTRISE,BICIM TEKNIKESH NGA ATA QE FSHINE VIDEOT E 21 JANARIT,PER 24 ORE ME TRE TURNE 7 DITE TE JAVES.DETYRA E TYRE ESHTE TE LEXOJNE CFARE SHKRUHET PER KETE DEBIL KRYEMINISTER DHE NESE E SHAJNE TA FSHIJNE DHE BLLOKOJNE E-MAILIN E PERSONIT.NESE E LEVDON BERISHEN TA LEJOJNE NE FAQEN E TIJ ,BILE TA REGJISTROJNE ADRESEN DHE EMRIN DHE TA FUTIN NE LISTEN E PD DUEK SHTUAR RRADHET E PARTISE ME KETA DALLKAUKE.

  13. mergim tari says:

    Sali Berishen ne FB eshte bere siiiii ……….LEK PLEPI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje