Heronjtë duhet t'i kërkojmë atje ku luftuan

22 Dhjetor 2012, 18:59Blog TEMA

Nga Aulon Kalaja

Ditët e acarta të muajit mars të vitit 1991 do e gjenin Shqipërinë në një situatë të zymtë, por zemrat e popullit zienin për të shkëputur një herë e përgjithmonë lidhjet me të kaluarën komuniste. Një rol të padiskutueshëm në gjithë këto zhvillime të vrullshme kishin edhe minatorët e thjeshtë të Valiasit.

Ata shënjuan fort në ndryshimet rrënjësore që do të vinin me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Greva e urisë e minatorëve të Valiasit, e vetmja grevë e vërtetë që është bërë ndonjëherë në këto vite pluhuralizëm, tregoi që dëshira për liri dhe demokraci e shqiptarëve nuk do të kishte më kthim pas. Ishte pikërisht vendosmëria e disa burrave të ndershëm, që tronditi nga themelet dhe vuri në pikëpyetje ekzistencën e qeverisë të atëhershme shqiptare. Në mendjet e shqiptarëve janë fiksuar si në celuloid pamjet e minatorit të atëhershëm, (tani President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja), duke shtrënguar duart me liderët që do të dominonin politikën shqiptare Sali Berisha dhe Azem Hajdari, që premtonin tek minatorët dhe tek gjithë shqiptarët lirinë dhe demokracinë, nga një ballkon modest i minierës së Valiasit.

Pas pak ditësh ndodhi ajo që shumë as nuk e kishin tentuar ta mendonin për vite me radhe, por edhe ajo që shumë e prisnin me padurim. Ajo që nuk mund të imagjinohej gjatë viteve të diktaturës, ishte pra një realitet i pastër shqiptar.

Minatorët e Valiasit, studentët dhe të gjithë shqiptarët rrëzuan jo vetëm një qeveri, por një ideologji të tërë.

Dua të ndalëm pak këtu, pasi kohët e fundit ka pasur një tendencë për të sfumuar vlerat e padiskutueshme që minatorët kishin në ardhjen e demokracisë, fitoren e fjalës së lirë dhe pluhuralizmin politik. Kjo padyshim është një tentativë e pastër, që duke fshirë një pjesë të së vërtetës i japin më shumë famë dhe prioritet pjesës tjetër të së vërtetës së madhe, lëvizjes studentore.

Është fakt që minatorët duke sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë jetën në këmbim të ëndrrës europiane, morën vendimin radikal të grevës së urisë në nëntokën e minierës së Valiasit. Por e vërteta është se kohët e fundit e gjithë vëmendja është përqendruar vetëm tek lëvizja studentore, të gjithë intervistat ekskluzivisht kanë shkuar për këtë pjesë, dokumentarët, reportazhet dhe kështu me dashje është bërë një lavazh truri shqiptarëve të cilët kanë qenë dëshmitarë të këtyre zhvillimeve të vrullshme dhe përpjekjeve titanike për liri dhe demokraci. Akoma më i dhimbshëm ky “lavazh truri” bëhet për brezin e ri, për ata që nuk patën rastin të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve, flas këtu për atë brez që lindën pas rrëzimit të komunizmit dhe tani i takon të jenë në kapërcyell të njëzetave. Ata janë penalizuar në këtë drejtim dhe ende nuk e dinë të vërtetën e pastër se kush ishin faktorët dhe aktorët që shënjuan në rrëzimin e komunizmit.

Ata nuk e dinë që në ato vite u kristalizua lëvizja sindikale më e fuqishme në Shqipëri dhe që vetë ajo do të bëhej pika e kthesës së ngjarjeve historike mbarëshqiptare. Nga kjo lëvizje do të merrnin shembull shumë organizime simotra, brenda dhe jashtë kufijve administrativë shqiptarë. Ata nuk e dinë që sindikata do të ishte iniciatorja e protestave të fuqishme që do të bëheshin gjatë viteve të post pluhuralizmit. Ata vendosën edhe kredencialet me qeveritë pasuese si nëpër të gjithë shtetet moderne. E ndërkohë qeveritë shqiptare kuptuan shumë shpejt, se në prioritet duhet të ishin kërkesat e sindikatave, sepse përndryshe armiqësia me to do të ishte vetëvrasje. Ndodhte që protestat të bëheshin masive në kryeqytet dhe më gjërë. Sindikata vendosi menjëherë marrëdhënie me simotrat institucione europiane, që e njohën forcën madhore të sindikatës shqiptare dhe e afruan pranë gjirit të tyre.

E bëra këtë historik të shkurtër për të njohur forcën dhe vitalitetin e popullit, shtresës së mesme dhe punëtore që përbën damarët e sindikatave. Për këtë arsye dhe njëmijë të tjera nuk duhet të harrohet kontributi dhe roli i pazëvendësueshëm i sindikalizmit shqiptar në vitet gjatë instalimit dhe post demokracisë. Nuk mund të ndërtojmë heronj të paqenë, kur ata i kemi midis nesh, mjafton që të hedhim vështrimin kujdesshëm në ato ditë të acarta për fatin shqiptar, për tëk uptuar se kush ishin personazhet kryesore. Nuk kemi përse të eksperimentojmë në laboratorë histori të paqena kur minatorët me shiritin e kuq të lidhur përreth kresë i shquajmë me ngjyrën e verdhë të anoreksisë, për idealet kombëtare. As fabrikim dhune e presione nuk mund të marrim borxh kund tjetër, kur forcat speciale të regjimit komunist, qëndronin si çengel mbi kokën e minatorëve në Valias, duke kërkuar edhe eliminimin e tyre fizik, që nga analet e nëntokës. Pra nuk duhej bërë gjueti shtrigash ndaj sindikalizmit shqiptar, siç ka ndodhur rëndomtë.

E vërteta është se liria dhe demokracia në Shqipëri erdhën si pasojë e zgjimit të shqiptarëve në protesta kundra regjimit. Ndërgjegjes sindikale që zgjodhi grevën e urisë si akt të fundit të vetëflijimit për arritjen e idealeve. Lëvizjes studentore, që tronditi frymën e fundit të ideologjisë së mbrapshtë komuniste. Secilit hakun… Duke pasur parasysh këto aktorë dhe faktorë, të një të vërtete të madhe nuk kemi pse të shtrembërojmë faktet historike, tanimë.

Heronjtë duhet t’i kërkojmë atje ku luftuan!

5 komente në “Heronjtë duhet t’i kërkojmë atje ku luftuan”

  1. Lupeni says:

    Interesante dhe turp per kete fshirje te historise per te mitizuar vetem ”dhjetoristet”. Shpresoj qe shkrimi te jete botuar edhe ne gazetat e perditshme, natyrisht opozitare madje edhe partiake, per t’i rikthyer kesaj pjese te shoqerise ate c’ka meriton ne historine e renies se komunizmit. Duhet nje studim me vete. Bravo autorit!

  2. antonio says:

    Nuk ka REGJIM ME KRIMINAL se sa ky i Sali Berishes dhe prap populli shqiptar nuk ngrihet ne protesta te fuqishme!!!
    Ku jane STUDENTET DHE SINDIKATAT???
    Te paret jane ne PUB-e e DISKO,ndersa SINDIKATAT marrin pjese vetem ne ceremonite e varrimit te MINATOREVE TE BULQIZES!!!
    Puntoret germojne neper KAZANE PLEHRASH per te nxjerre buken e gojes!!
    Ish te perndjekurir i dhane FUND TRIMERISE SE TYRE PER DEMOKRACI,se bene nje GREVE URIE 5 vete,se te tjeret ishin TERRORIZUAR OSE SHITUR tek KLIKA NE SUNDIM!!!
    PUSHTUESIT E VERIUT,qe GRABITEN PRONAT E SHTETIT DHE TE PRONAREVE TE VERTETE,tani jane nen ARME te USHTRISE FASHISTE TE Sali Berishes,te gatshem per te SPIUNUAR ,RRAHUR E VRARE OPOZITARET!!!
    Te gatshem per te VJEDHUR SERISH VOTAT,ndaj BETOHEN duke rrahur gjoksin:RRNOFSH,O SALI BERISHA SE NA NXORRE NE DRITE”!!!
    Po kane dale ne drite keta VANDALE,se pushtuan mijra HA troje ne Tirane e Durres ,pa leke,pa dokumente,ndertuan shtepi e pallate me materialet e ndertimit te vjedhura nga ish ndermarrjet shteterore,drita dhe uje kane 22 vjet qe nuk paguajne,TE PUNESUAR SI POLICE,BADIGARDE,DOGANIERE,DHE NEPUNES ME LOPASTE NE TE GJITHA MINISTRITE,pavaresisht se pa arsim te larte!!!
    Sa here shikon lajmet ne TV,del ne 99% te rasteve nje intervistues MALOK!!!
    CUDI SI U BENE KAQ TER ZOTE KETA MALOKET,ndersa ne kohen e XHAXHIT,DIGJESHIN TE DREJTAT E STUDIMIT nga qe djemte e vajzat nuk mesonin???

  3. kel ukaj says:

    Na marrin per budalla me duket! Komunizmi u shemb ne vehtveten pasi nuk kishte asnje motiv te ekzistonte me. Mendojne vertet se komunizmi u shemb nga nje rrugaq si Azem Hajdari, nga Gezim Kalaja qe nuk e din çfare eshte puna. Une kam qene nje nder antikominstet e pare ne shqiperi i vetedishem keshtu nuk kam nevoje per “idhuj pa krena”. Komunizmi u shemb se nuk kishte themele, u shemb si çdo shtepi pa themele asgje te mbinatyrshme nuk ka pas.
    Komunizmi duke u shembur, komunistet u ndane ne dy kampe. Njera eshte Fatosi, Dritoroj, etj etj, ana tjeter ishte Saliu, Tritani, Genci, Pashko, Zogaj etj etj. Ne fillim nuk eshte bere fjale absulutisht per parti te djathta e te majta pasi ky ishte koncepti Marksist i klasave. Dhe Une si atehere jam kunder ketij koncepti Marksist qe ka rrenje ne te gjithe kontinentin Europian por jo ne boten Anglo saksone.

    1. Haziz says:

      Kush nuk e di se ceshte puna more zoteri? Kalaja qe ka punuar 20 vjet nen toke si minator apo te tjeret qe u ngujuan per dite me radhe ne miniere pa ngrene e pa pire derisa qeveria Nano dha doreheqjen, greve e pa politizuar. Ajo ishte greve, jo si keto grevat e sotme qe shqepen se ngreni e qe ne mes futen patite. Kini pak respekt te pakten per ata qe kontribuan dicka ne kete shoqeri se mesa kemi pare deri me sot ky popull e paska merituar diktaturen e Enverit se vetem secen dot perpara, dhe po e meriton dhe Saliun qe po i zhvat te gjithe. mos flisni dengla ktu

  4. anjeza says:

    @ Kel ukaj . Shkrimi eshte per komunistet si puna juaj. Nuk ka vevoj te na tregosh ti perse u shemb komunizmi , ku lideri i demokracise ishte Kalaja dhe njerez te tjere qe sakrifikuan me mish dhe me shpirt per keto dite qe po jeton zotrote . Po ti do prape regjimin e enverit qe ti thuash derrit -daje. Po ca spiuna si puna jote ashtu u intereson te thone . Tju vij turp, qe mohoni historine Kel apo Kol cfaredo qe tju quajne.
    @ Haziz , jam shume dakord me mendimin tuaj dhe ju vleresoj shume qe thoni te vertetn dhe qe nuk shtremberoni historine .
    Demokracia ne Shqiperi ka nje emer , qe identifikohet me minatoret e Valiasit me ne krye Z. Gezim Kalaja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje