Refleksion … mbi Klubin e profesionistëve të rinj

19 Dhjetor 2012, 18:58Blog TEMA
Refleksion … mbi Klubin e profesionistëve të rinj

Nga Andet Hoxhaj

Vendosja e te rinjve ne skenat politike, demontimi i retorikave monopolistike dhe projektimi i nje tabloje me nje dimension te trete gjitheperfshirjeje mbetet vula dhe firma e Partise me te madhe ne vend, asaj Socialiste. Rikonceptimi ose me sakte permbushja e plote e nje profecie dialektike politike i njohjes se elementeve te pushtetit edhe nepermjet angazhimit aktiv te te rinjve te kesaj shoqerie, e cila per hir te vertetes statistikisht mund te kete moshen me te re ne popujt e Europes por cilesisht , ka marre formen e realizuar te nje projekti ambicioz dhe serioz ne krijimin e hapesirave te pafundme per shtrirjen profesionale dhe intelektuale te te rinjve qe praktikisht mbartin nje perqindje te konsiderueshme ne indeksin e treguesve mbi zhvillimin dhe arritjen e standarteve ne nje shoqeri. Politika eshte arti qe lind prej njerezve , ne funksion te tyre e ne nje gjykim te tille , mjetet e vena ne dispozicion nga Partia Socialiste dhe programi i Rilindjes Kombetare, perbejne jo vetem risine sociale dhe politike por edhe vertetesine e nje klase politike qe i jep nje tjeter alternative kombetare ketij vendi; jo me per te trajtuar te rinjte si te padobishem, jo me per te mbajtur te rinjte sa here duhet organizuar ndonje miting madheshtor, jo me per t’i lene te rinjte nen hijen e nje politike qe vec i largon nga pergjegjesite dhe te drejtat sociale . Ne nje mentalitet kaotik si ky i yni, hesapet e logjikes funksionojne ne nje menyre te tille qe kur nuk respektohen te drejtat, nuk paguhen as detyrimet, e kur nuk ka me nje marredhenie reciproke te individit me shtetin , atehere , nuk mund te themi me qe shteti nuk funksionon, por shteti nuk ekziston. E kur shteti nuk ekziston, qytetaret nuk duhet te presin pasiv se si jeta e tyre e dhene njehere dhe e vetme , te shkoje sa andej ketej, nga fryn era e interesave te qeverise, nga fryn bilbili i atij qe vec ndjenje kombetare nuk ka. Kur shteti nuk ekziston e kur qytetaret e vet humbasin komuikimin social e politik me drejtuesit e aparatit shteteror, vjen ai moment ku nuk mund te flitet me per standarte europiane, por per te arritur minimumin jetik te marredhenies shtet-individ.
Te rinjte kane nje pjese shume domethenese ne kete proces, i cili vjen si nje shpalosje idesh e mini-projektesh te perbashketa brenda nje Projekti te madh Kombetar,atij te Rilindjes. Te rinjte, vijne ndryshe ne kete program, duke u dhene atyre cilesine e Profesionisteve te Rinj, te cileve u jepet hapesira e domosdoshme ne nivele politike e mediatike per te ardhur ne formen e nje shtrese sinjifikative cilesore e intelektuale per Shqiperine e se nesermes. Nje klub i tille, ku jurist, ekonomiste, arkitekte e inxhiniere, punonjes social e studjues te shkencave politike behen nje trup i vetem, perben nje frymemarrje me te thelle per angazhimin rinor ne diafragmen e programit politik. Kjo risi sjell ne kontakt te drejtperdrejt profesional, te rinj te sapo diplomuar me synimin per t’u perfaqesuar nepermjet ideve dhe projekteve. Kjo tavoline e perbashket te rinjsh, si Klubi “Profesionistet e Rinj”, eshte nje motiv me shume per te vene ne levizje gjithe pushtetin qe kane te rinjte me energjine dhe idealet e tyre e per te fituar luften e pjesmarrjes se te rinjve ne politike e prej idealeve te tyre per nje vend me te mire e te pershtatshem per kerkesat jetike, ne riprodhimin e nje menyre tjeter te perfshirjes e motivimit te te rinjve . Nje sipermarrje e tille politike por e konceptuar per te qene ngushtesisht e qenesishme me Rilindjen e shpreses dhe vullnetit te mire per te mos pritur te ndodh ajo qe duhet te ndodh; por Rilindjes se angazhimit aktiv dhe cilesor ne mireqenien e psikozes sociale dhe politike. Marrezia dhe fodulleku politik i atij qe udheheq; servilizmi dhe profesionalizmi zero I atyre qe e ndjekin nga pas me makinen e roberise kombetare, i kane kushtuar qimet e kokes ketij populli, por pikerisht per te risjelle ne jete normalitetin dhe mireqeverisjen, duhet Rilindje. Vetem Rilindja Kombetare sjell programin e profesionisteve.

22 komente në “Refleksion … mbi Klubin e profesionistëve të rinj”

  1. fatmir says:

    O temaaaaaa ! Po ca jane keto idiotizma qe publikoni mor aman. Perfundimisht ca ka dashur te thote ky autori me keto fjale qe jam i sigurte shumicen nuk e di as vete ca kuptimi ka. Ose akoma me keq po e di se i bie qe paska p.erdhe.

    1. Aspirantja says:

      Fatmir,

      ne demokraci njerzit jane te lire te shkruaj ate qe mendojne, cila mund te mos pelqeje ty apo mua. dhe Tema ska pse ta ndaloj ndryshe do te censuronte mendimin e lire.

      Faleminderit.

    2. dymi says:

      Nuk ke faj o Fatmir,je mesuar me percartjet dhe eren e pordheve me te cilat ka qelbur dynjane Plaku yt Mere, Sa-lehi, ne mos qofsh edhe ti tamam si plaku Mere.Nuk te pelqen era e fresket qe sjellin te rinjte si puna e ketij djalit,Andet Hoxhaj.

  2. mooooosss says:

    Moooosss ! Qenka edhe moshe e re dhe kaq rende…o shoku Andet i ke pire ilacet mo ?jo ? Mooooosss ! Prandaj shkruan kaq percart. Ahahahah.

  3. eri says:

    I jap 50 euro kujtdo qe e lexon kete shkrim me teper se 5 reshta.

  4. ines says:

    Bravo tema q jepni hapesirat e nevojsme ktij zeri q perfaqson m se miri rinine shqiptare . T pergezoj andet sebashku t gjith per nje rilindje t thelle

  5. anila says:

    Hahahaha…shembull tipik q jo cdo lidhje germash krijon fjal me kuptim ? Ky andeti qenka perpjek…m vjen keq q pa sukses…:( hahahahaa

  6. albi says:

    Bravo Andet ! Nje shkrim qe perfaqeson rinin,dhe i jep asaj force per te ecur perpara. Mesa duket keta qe komentojne keshtu shfaqin hapur, qe nuk e duan rinin,dhe nuk duan qe ajo te eci drejte profesionalizmit. Te pergezoj sinqerisht.

    1. Olson says:

      Albi: “Bravo Andet! Nje shkrim qe perfaqson rinin, dhe i jep force per te ecur perpara”…seriozisht e ke ti?

      Ca jan kta komunista mo bur! Mjaft me me artikuj freshistash 19-vjecare se po ofendoni lexuesit.

  7. ela says:

    Me vjen keq qe rinia merret me kritika si pleqte e dale jashte mode te politikes aktuale….do benit mire te jepnit nje ide si te ndryshojme ndonje gje per mire ne kete vend qe vetem mbijetohet!E verteta eshte e hidhur…Te pergezoj per shkrimin Andet!

  8. Endri says:

    Ne dekada tranzicion nuk kemi patur politika te mirefillta qe prekin interesat e te rinjeve!Sot jo vetem qe PS ka nje projekt ambicioz per te rinjte por dhe si partia me e madhe ka krijuar hapesirat e duhura qe te rinjte te perfaqesohen denjesisht dhe kontributi i tyre te jete i prekshem!Bravo!

    1. Ines says:

      me ne fund, nje koment tamam!

  9. ola says:

    Shkrim shume i arrire, pershkrim i detajuar i nje realiteti me te cilin te gjithe perballemi ne perditshmerine tone. Do vecoja kete fjali, qe ne thelb i motivon dhe i nxit besimin te rinjeve per nje te neserme tjeter: “Nje klub i tille, ku jurist, ekonomiste, arkitekte e inxhiniere, punonjes social e studjues te shkencave politike behen nje trup i vetem, perben nje frymemarrje me te thelle per angazhimin rinor ne diafragmen e programit politik.” Bravo!

  10. Ermal says:

    Nuk eshte faji i Andetit qe disa prej shqiptereve te cilet jane verbuar dhe indoktrinuar pas “Ali babës me shume hajdute pas”, servilosen rreth tij dhe bejne sikur nuk kuptojne apo u duken gjera koti keto vertetesira,te cilat jane shume te perceptueshme nga nje dije mesatare.
    Bravo Andet vazhdo keshtu misionin tend pozitiv per zgjimin e energjive dhe potencialeve te te rinjve,sepse vetem ata mund te sjellin ndryshimin dhe nje rilindje te verete shqiptare.

  11. albes says:

    Pergezime autorit per permbajtjen dhe paraqitjen e shkrimit.
    Gjithashtu e uroj per guximin dhe shembullin qe jep ne shoqeri
    per te rinjte shqiptar.Sot te rinjte jane motorri qe duhet te vene
    ne levizje dhe ne te njejten kohe ti japin drejtimin e duhur shoqerise
    ,nepermhet ideve dhe konkurimit te tyre,neperjet aspiratave
    per nje vend ne te cilin te shoqeria te funksionoje,nepermjet funksionimit
    te shtetit te se drejtes.

    Gjithashtu ,shpreh keqardhje per disa komente te mesiperne
    te bera nga disa”tifoze politik”,vetem per te perbaltur ata qe ne te
    vertet jane per tu duartrokitur.
    Miq,konkurimi realizohet nepermjet ideve dhe argumentave,
    prandaj ju lutem hiqni dore nga keto menyra te yte vepruari,pasi
    nuk do guxoja te mendoja,se ju vertet mendoni dhe arsyetoni
    ne menyre te tille.
    Ne fund te fundit,mendinet qe shpreh gjithkush, percakton edhe
    karakterin dhe personalitetin e gjithesecilit.

    1. Olson says:

      O motra dhe vellezer qe mundoheni ti beni qefin autorit,

      Ok mire ben qe mundohet te shkruaje por mos e genjeni kot duke i thene qe te vazhdoje keshtu…mos vazhdo keshtu!

      Ndrysho stilin e shkrimit se ky shkrim nuk lexohet dhe ke folur shum por ske then asgje, ose me sakte ke then ato qe te gjithe i dime. Keshtu ofendon lexuesit ? Mua me pelqejne iniciativat qe po mer Fressh dhe po jap nje keshille, jo si keta qe te puthin bythen kot se ju duket bukur shkrimi me fjale te medha por pa lidhje.

      Suksese

  12. Rinald says:

    Energjinë dhe forcën themelore për zhvillim dhe progres e ka rinia. Thjesht programi i “Rilindjes Kombëtare” ka si qëllim riaktivizimin në nivelet më të larta të kësaj energjie. Profesionalistët dhe njerëzit me vizion dhe kurajo mund ta bëjnë Shqipërinë tonë të dashur dhe të begatë nga natyra. Si ekonomist vlerësoj se aplikimi i taksës progresive zhduk borgjezinë e qindra viteve më parë, subvencionet dhe grantet ndihmojnë bujqësinë, buxhetet e hartuara efektivisht i japin frymë sektorëve të ekonomisë. Evazioni, korrupsioni, inflacioni, papunësia dhe borxhi publik janë bërë gangrenë që ne vet si qytetarë të këtij vendi nuk mundemi t’i shlyejmë dot për disa vjet. Hajde të bashkohemi si të rinj dhe të ndërtojmë një mënyrë qeverrisjeje në të mirë të të gjithëve, në mënyrë që mirëqënia jonë e përbashkët të rritet. T’i lëmë kritikat e kota dhe kunjat me njëri-tjetrin, por të jemi vizionarë për të ardhmen tonë. Andeti ka dhënë mendimin e tij, le të japë secili nga ne mendimin e tij duke parë se çpo ndodh sot dhe gjendjen në të cilën është katranosur Shqipëria jonë e shtrenjtë!
    Ju falënderoj për vëmendjen!

  13. Lorjan says:

    Urime per shkrimin!
    Ne partine socialiste ekziston nje Klub i Profesionisteve te Rinj qe po ben gjera me vlere cdo dite; po shpalos kapacitetin e te rinjve dhe sherbimet qe mund t’i kryej shoqerise.
    “Politika eshte arti qe lind prej njerezve , ne funksion te tyre e ne nje gjykim te tille , mjetet e vena ne dispozicion nga Partia Socialiste dhe programi i Rilindjes Kombetare, perbejne jo vetem risine sociale dhe politike por edhe vertetesine e nje klase politike qe i jep nje tjeter alternative kombetare ketij vendi” – me pelqen!

    Sic tha dhe Tony Blair “Cdo klase politike ka nje cikel, ky cikel ka marr fund. Ne nuk do te ndryshojme ato qe ju keni ber mire, ne do te ndryshojme ato qe ju nuk keni ber mire.”
    Urime per shkrimin!

  14. Din Kruja says:

    Ke te drejte o Olson. Ky djale me stilin e Fatos Nanos ne kete shkrim nuk ka thene azgje, vetem ka ka zhgarravitur. Klubi i Profesionisteve tek PS do te kete zevendesuar fondacionin ” Qemmal Stafa” te 2009-tes, pra eshte nje marrezi tjeter e Edvin Rames. Kredibiliteti ne popull i kesaj partie eshte ne kuotat me te ulta dhe kjo eshte merite e shalegjatit. Nje Parti qe i ka jashte strukturave dhe aktiviteteve te saja rinine universitare dhe ate shkollore, si zorr qe mund te marre pushtet qershorin e ardheshem. Ne rast se do te bejne mitingje elektorale ne Tirane, do te detyrohen te sjellin perseri njerez nga zonat rurale duke i joshur edhe me nga nje sufllaqe.

  15. Leonard says:

    Bravo Andet!
    Je ne rruge te mbare dhe me vizion te qarte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje