A i përbuz Kryeministri të rinjtë?

17 Dhjetor 2012, 13:19Blog TEMA

Nga Arnold Grabocka

Marrëdhënia e Kryeministrit shqiptar me të rinjtë i përngjan sa herë e më shumë marrëdhënies që ai ka me çdo gjë tjetër në jetën e tij, dhe që mund të përshkruhet mjaft mirë nëpërmjet fjalëve kyçe: amulli, kaos, kontradiktë, absurd. Për shembull, është e njohur marrëdhënia e turbullt midis Berishës dhe demokracisë. Ai bën be e rrufe për ekzistencën e saj, dhe zapton çdo institucion të mundshëm. Po ashtu, e njëjtë është edhe marrëdhënia e tij me notin, të cilin nëpër foto e praktikon mirë, apo marrëdhënia me gjuhët e huaja, të cilat i flet me po të njëjtën rrjedhshmëri si edhe shqipen letrare.

Megjithatë, kohët e fundit po lind një paqartësi akoma më e madhe, akoma më dramatike: marrëdhënia e Kryeministrit me të rinjtë. Para pak ditësh ai hapi një profil të tijin në Facebook, dhe kjo i dha shkas një debati nëse Kryeministri është një shpirt rinor brenda një cungu të plakur, apo një plak cung i cili kërkon të imitojë shpirtrat rinorë. Për të qartësuar marrëdhënien e tij të turbullt me të rinjtë shqiptarë, listohen më poshtë disa argumente.

 

1. Rrëfime nga Sudani

Pranvera Arabe zhvendosi totalisht dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Paradigmat që më parë shërbenin si instrumente analize për marrëdhëniet mes shteteve, befas u ndryshuan prej mijëra të rinjsh, të cilët nuk e duruan më diktaturën dhe kultin e individit. Arma më e fortë e tyre ishin rrjetet sociale, më i rëndësishmi prej të cilëve renditet Facebook. Nëpërmjet rrjeteve sociale, të rinjtë organizuan revolucionet e tyre, të cilat shkatërruan diktatorë në Egjipt, Tunizi e Libi. Nëpërmjet rrjeteve sociale u përshpejtua madje edhe efekti domino i revolucionit në Siri, apo i tensioneve në Jemen, Bahrein e me radhë.

Menjëherë ekspertët amerikanë deklaruan me eufori se lindja dhe fuqizimi i rrjeteve sociale i kishte dhënë fund një herë e mirë historisë së diktaturave. Megjithatë, njësoj si Francis Fukuyama 20 vite më parë, kur me entuziazëm deklaronte se mbarimi i Luftës së Ftohtë sinjalizonte “fundin e historisë”, këta ekspertë gabuan rëndë. Siç dinamika e ngjarjeve tregoi, diktatorët mësuan si t’i përdorin rrjetet sociale në favor të tyre, duke përforcuar grushtin e hekurt. Jo më kot diktatorë si Bashar al-Assad, Hugo Chavez apo Fidel Castro (pak kohë përpara se të dilte prej skenës politike), mësuan si të kontrollojnë rrjetet sociale në favor të tyre.

Megjithatë, një shembull bie më shumë në sy. Diktatori i Sudanit, Presidenti Omar al-Bashir, vuajti në fillim të vitit 2011 një revoltë rinore të kryesuar prej opozitës politike sudaneze. Të nesërmen e nisjes së revoltës, ai deklaroi për mediat se qëllimi i tij konsistonte në shtrirjen e internetit në gjithë vendin, për një Sudan Dixhital. Po ashtu ai deklaroi se do të hapte një profil në rrjetin social Facebook, për të qëndruar në kontakt me të rinjtë dhe për të shtypur opozitën. Një marrëdhënie jashtëzakonisht kontradiktore midis këtij diktatori të deklaruar, që akuzohet mbi të gjitha për krime ndaj popullit të tij, dhe të rinjve. Analogjitë midis diktatorit sudanez dhe sudanezit shqiptar janë të mëdha. Të dy e gjetën mënyrën sesi të shfaqen brutalisht në jetën e të rinjve përtej ekranit të televizorit, përtej radios e gazetave. Të dyve nuk iu pëlqen kritika, dhe nëse të rinjtë janë pjesë e atyre që kritikojnë (qoftë edhe me komente në profilin e tyre të Facebook), atëherë duhen përbuzur, komentet duhen fshirë, fjala e lirë duhet shtypur. Politika e Facebook, për Berishën duket se është një qasje për të përftuar pak më shumë mish për topin e tij elektoral; të rinj që për të tjetërsohen, dhe nuk kanë më as moshë, as gjini e as emër.

Censura me maninë e perfeksionit që Kryeministri dhe administratorët e profilit të tij aplikojnë në Facebook si një univers në miniaturë i psikologjisë së tij, kompletohet prej një anekdote të vjetër:

Na ishte njëherë, rreth viteve ’70, një punëtor në Gjermaninë Lindore. Një ditë Partia vendosi që ta zhvendosë atë në një qytezë të vogël në Siberi. Përpara se të largohej, ai mblodhi miqtë e shokët e tij, dhe u komunikoi lajmin e trishtë. Po ashtu u tha se do të komunikonin çdo muaj nëpërmjet letërkëmbimit, e meqenëse censura partiake donte që letrat të hapeshin e të kontrolloheshin që në postë, do të përdornin një kod.

“Nëse u shkruaj me bojë blu, do të thotë që po ju them të vërtetën. Nëse shkruaj me bojë të kuqe, do të thotë që po ju gënjej për të shmangur censurën.”

Një muaj pasi u zhvendos në Siberi, punëtori u dërgoi një letër miqve të tij. Kur e hapën, ata vunë re se letra ishte e shkruar e gjitha me bojë blu. Letra lexonte:

“Gjithçka mirë këtu në Siberi. Ka ushqim me bollëk, ilaçe me bollëk, kushtet e punës janë madhështore. Askush nuk vuan, dhe kemi të gjithë liri. E vetmja gjë që mungon, është boja e kuqe.”

Pikërisht, është kjo bojë e kuqe ajo që i mungon marrëdhënieve të Kryeministrit me të rinjtë shqiptarë, dhe këtë e vërteton minikozmosi i censurës që më së fundmi është shfaqur prej tij në rrjetin social. Duket se që t’i kesh punët mirë me të, si i ri, duhet të mbytësh përgjithmonë frymën kritike.

 

2. Limbo

Në periudhën e errët të Mesjetës, teologët e ndanin Ferrin në katër pjesë: Purgatori, Ferri i të Mallkuarve, Limbo e Baballarëve dhe Patriarkëve, si dhe Limbo e Fëmijëve. Në shkallën më të ulët (pra më pak torturuese) të Ferrit, në Limbon e Fëmijëve, mendohej se shkonin të gjithë fëmijët të cilët kishin vdekur shumë të vegjël për të bërë mëkate, por që ama nuk e kishin marrë shpëtimin duke u pagëzuar.

Limbo e Fëmijëve merr një kuptim totalisht të ri në periudhën e errët të mesjetës Shqiptare, në të cilën sot jetojmë. Ishim të gjithë dëshmitarë kur para shumë pak kohësh Kryeministri e shtriu fushatën e tij elektorale tek fëmijët e shkollave fillore, duke i sulmuar ata në mënyrë sistematike me paraimpulse politike. Nuk do të merrem me kontekstin ligjor, i cili kategorikisht e ndalon politizimin e shkollave, por me kontekstin psikologjik, i cili është pak më i rëndë. Psikologjikisht, fushata politike e Berishës nëpër shkolla fillore, e përshkruar nga analistë të shumtë si një “pedofili politike”, ka implikime të tmerrshme jo vetëm për fëmijët, por edhe për vetë kreun e shtetit. Pikësëpari, paraimpulset politike kanë tendencën të krijojnë tek fëmijët potencialin për t’u bërë të dhunshëm. Ata duhet të rriten në një kontekst të qetë, harmonik, derisa të jenë aq të pjekur sa ta bëjnë dallimin e plotë mes të mirës dhe së keqes, mes konfliktit dhe pasqyrimit të konfliktit. Duke dëgjuar Kryeministrin të këlthasë e të krijojë pole konfliktuale para syve e veshëve të tyre, fëmijët kanë tendencën të përvetësojnë dhe pasqyrojnë këto impulse kur të rriten. Kështu, në vend që të jetë personi që i mbron prej së keqes, një zgjatim i familjes së tyre, me përbuzje të plotë Kryeministri kthehet në një abuzues për shkak interesash.

Por cilat janë interesat e tij? Pse bën Kryeministri fushatë elektorale nëpër shkolla fillore, kur fëmijët nuk mund të votojnë, dhe kur prindërit mund të largohen prej tij, të shqetësuar? Fjalimet nëpër shkolla fillore mbushin egon e tij, pikësëpari sepse fëmijët nuk mund ta kundërshtojnë. Atje ai është Zot i plotë, i pakundërshtueshëm, dhe e ndien. Atë e kënaq dhuna limbike mbi fëmijët; ndihet si një pagëzor i tyre, veçse jo me rite kishtare, por me rite të egra politike. Me apo pa vetëdije, ai do të shfaqet si shpëtimtar i mbrapshtë i një brezi që ndien se po humb. Për këtë arsye, përsëri me apo pa vetëdije, tenton t’i nënshtrojë që në vegjëli.

 

3. Elefanti në dhomë

Para pak ditësh isha në një qytet jugor. Atje mësova rastësisht prej disa miqsh demokratë se Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) organizon zgjedhjet për drejtuesit e rinj. Më tej, më përmendën se një nga kandidatët për të marrë kryesinë lokale është miku im O. U çudita së tepërmi, sepse O. ka qenë kahera një i ri i devotshëm si në teori, ashtu edhe në praktikë, ndaj kauzës së majtë. E telefonova, dhe O. ishte akoma më i habitur se mua me këtë lajm, për të cilin nuk kish dijeni. Pas një verifikimi, u pa se emri i tij figuronte edhe majtas, ku kish qenë gjithnjë aktiv, por edhe djathtas. Mikut tim O. nuk i kishin marrë leje disa miq, të cilët për “të shtuar numrat” ia kishin vendosur emrin tek “listat” e tyre të forumit demokratik. Për çështje koincidence e arbitrariteti atij i kishte rënë radha për kryetar.

Këtu lind një arsyetim tjetër, i cili kthjelltëson akoma më shumë kaosin dilematik nëse Kryeministri i përbuz të rinjtë apo jo. Arsyetimi lidhet me aksiomën se struktura politike, bashkë me nënstrukturat, është thjesht një gjendje psikologjike e organizuesve të saj. Nëse organizuesi kryesor i gjithë strukturës është në një gjendje kaotike me veten, atëherë e gjithë struktura do të jetë kaotike dhe arbitrare. Të tilla struktura, për inerci, do të shtypin nën peshën e tyre të gjithë ata të rinj të cilët kanë energji dhe pasion. Edhe strukturat partiake vërtetojnë se në një mënyrë a në një tjetër, Kryeministri i përbuz të rinjtë, qofshin ata të djathtë a të majtë, adoleshentë a të pjekur, konstruktivë a kritikë.

Megjithatë, vjen një moment kur elefanti brenda në dhomë bëhet aq i madh, sa nuk mund të injorohet më.

26 komente në “A i përbuz Kryeministri të rinjtë?”

  1. Greta says:

    Stil shum te bukur! Urime dhe nxirrjani syt doktorrit!

  2. AntiBirish says:

    jan sh kot ata t frpd, t paorganizuar dhe te shpifur si Sala. Vazhdo keshtu dhe kurajo e guxim, shof ke sh per t then

  3. tr says:

    goja mjalt. Berisha merito litarin.

  4. Genard says:

    Po ky Arnold Zhvarceneger nga na doli? Ca jane keta idjoter qe botojne ktu te Tema mor aman? Po e perseris, O TEMA mos boto cdo gomarllek te mundshem vetem e vetem se eshte kunder Berishes. Ky gomari Zhvarceneger as ia ka idene sintakses dhe gramatikes, fjali komplet pa lidhje, per te mos folur per nje mungese totale stili argumentimi. Idjoter me Dilome te Vitrina!

    1. drejtesia says:

      “…mungese totale stili argumentimi. Idjoter…” O gomar para se te besh verejte meso te shkruash per vete. mjere ne po ra kritika te ky lloj niveli qe te sfidon me injorance !!!

      p.s. nuk jam as autori as e njoh fare, por injoranca me revolton

    2. Ilv32 says:

      ia ke fut trapit kot, komentus trapi, artikull qe vlen te lexohet. a must!

    3. xhoni says:

      Ta kam thene,o Genard,qe ti je me afer krricit se vicit,ndaj mos komento me se je komplet SHPELLAR!!!
      T’i japin kot paret,ata te PARTISE SHTET,por nuk kane gjetur njeri te afte per te kundershtuar me argumente,por vetem me HABI!!!
      Shko ha groshet se u mbarua kazani i policise!!!

  5. Arlind says:

    Kjo duhet te jete fryma e te rinjve! Vetem kshu arrihet Rilindja!

  6. Denver says:

    Pershkrim i papar psikologjik. Njish.

  7. Stefan says:

    SHKRIM CILESOR. AJO PJES E ANEKDOTES E PAPAR HAHAHAHA

  8. ylli stef says:

    ky esht drejtori komunikimit te fressh A Grabocka. mbron te majten normalisht, pergatitja e shkrimit dhe kreativiteti gjigand

    1. Genard says:

      hahahahahaha qenka drejtori i komunikimit ne fresh… hahahahahaha qenka nga ata homot e Erion Veliajt! Pike e zeze ku eshte katandisur PS!

  9. Ened says:

    ? hahhahaha yll fare boja kuqe

  10. era says:

    Tema e shkrimit e trajtuar rralle. E shkruajtur sakte dhe me shije.
    Te lumte!

  11. Horri i Bulevardit says:

    Berisha ka nje problem te madh me te rinjte, se nuk mund ti nxjerre dosjet e spiuneve si ish sigurimsa, se vete mosha e ketyre te rinjve, se ka qrritur ate kohe, prandaj ai jo se i ka inat, por se nuk eshte ne gjendje ti fuse ne vathen e tij, pervecse atehere kur ka dicka nga dosjet e familjareve te tyre.

  12. D.Sulo says:

    saliu sundon me inercine e psudodemokratit,ala ke ura ngelet or kaqole?

  13. ILIRET says:

    PD ka angazhuar nje skuader prej 11 personash qe merret me facebook-un e kryeministrit. Keta shkruajne e shkruajne pa pushim gjithe diten, me adresa te ndryshme te nisura nga i njejti kompjtuter.
    Jane mobilizuar edhe kompjuterat e zyrave te administrates. Ju te tjeret provojeni te shkruani ndonje kritike ndaj kryeministrit. Nuk shfaqet komenti ose fshihet pas pak.
    Po me mire keshtu. Le te shkruajne sikur vdesin nga dashuria per kryeministrin. Le ta flere mendjen. Pastaj zgjedhjet i bejne atij nje surprize me shume ” like “…..

  14. alban4eva says:

    Genard, kot lodhesh, po ju vjen fundi, do mbarojne kockat.. sado fort te lehesh, cjen nje moment dhe cdo gje ka nje fund..
    shiko te gjesh bythe tjeter per te lepire…

  15. Olson says:

    Si nje ese kjo besoj se do merte nje note mbi 90%, por eshte shume e lodhshme per tu lexuar dhe eshte nje melodi e nje muzike te perseritur shume e shume here nga Erion Veliaj, apo te ndonje freshist tjeter qe perpiqen te imitojne ne stil kryetarin e tyre te paimitueshem.
    Nuk besoj se eshte e nevojshme te meremi me psikologjine e veprimeve te nje komunisti. Ato jane standard dhe e gjithe audienca (audienca e shenjestruar nga menyra e shkrimit) besoj se i ka shume te qarta.
    Nuk u lodhet duke u mare me Saliun…te gjithe per Saliun do shkruani?
    Boll ka shkruar Mero Baze…artikulli i titulluar “Qetesohu!” besoj se i ve kapak te gjithave ne pritje qe Saliu te denohet nga drejtesia.
    Saliu hapi fb. Ai mbetet komunist. Postimet qe ben ai jane aspak interesante. E ndjekin vetem ata te rinj qe e kane babin ose mamin me PD-ne. Kaq mjafton.

  16. elisa says:

    Keto jane veglat e erion veliajt, ky person paguhet me rroge 2.500 euro ne muaj nga partia socialiste, nga i gjen leket erion veliaj apo partia socialiste?

    cfare pret nga velgat e erion veliajt

    1. imer says:

      Po keto shpifjet Doktori ti ka sugjeru? Sa lek te ka dhen te shpifesh?

    2. Llaka Llaka says:

      @elisa llaka llaka ju ka mesuar parti enver-sala

    3. Horri i Bulevardit says:

      Eliza une jam horri i bulevardit, mos je ti shoqja e bulevardit?
      Nje xhiro ne bulevard ndoshta na del ndonji 2500 euro, ndoshta kemi fat dhe takojme Argiten dhe ne jep bakshish.
      Apo mos je Argita??????

  17. Dentisti says:

    Per pjesen e trete Elefanti ne dhome: – Boll shpike o Arnold!

  18. Dhemballa says:

    BRAVO BRAVO BRAVO,Arnold te lumte dora dhe mendja,vazhdo e mos u ndal.Oh se harrova,o Dentist!pjesen e trete ta la ty,ti po je i zoti hiqi dhembet Elefantit,ok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje