Diktatorët tregojnë shenja sinqeriteti kur flasin për puçe kundër tyre. Ndjesia infantile e omnipotencës korrespondon dukshëm dhe me friken konstante të fëmijëve-bebe nga një braktisje e mundshme. Hoxha dhe Berisha në këtë pikë e shohin botën nga këndvështrimi i një të porsalinduri, me instinkte të mprehura në maksimum.
Megjithatë cila është e vërteta pas një deklarimi mbi puçin që do të çonte tek ndryshimi i pushtetit? Në rastin e Enver Hoxhës, do ishte e vetmja mënyrë për të ndërruar sistemin. Enveri e dinte këtë. Nuk ka asgjë të pavërtetë tek përgatitja e një puçi kundër tij. Ndoshta të pavërtetë mund të jenë emrat, por sigurisht jo mundësia. Ndoshta arkitekt i atentateve ndaj tij, ishte ai vetë. Por kjo tregonte se vetë diktatori donte të monopolizonte mundësinë e vetme të një ndryshimi real. Hoxha performonte forcë kundër rrugës së vetme për të larguar peshën e hekurt të diktaturës.
Berisha dukshëm mendon se kundërshtarët duan të realizojnë puç kundër tij. E thënë nga vetë Berisha, nuk ndryshon asgjë përveçse ndan opinionin në dy grupe. Grupi i parë, besnik ndaj liderit, beson se kundërshtarët janë të dobët dhe nuk kanë rrugë tjetër. Grupi i dytë, ai i shumicës normale në ndjesi, ndjen keqardhje për Berishën, si i çmenduri i radhës. Kësisoj del dy herë diabolike frika e sinqertë e Saliut.
Pikë së pari, duke konsideruar të kapërcyer rrezikun e puçit, Berisha siguron ndjekësit e tij për forcën dhe mundësinë e pushtetit të tij, të krahasueshëm me atë të një diktatori të mëparshëm të suksesshëm.
Pikë së dyti, duke distancuar pjesën tjetër të popullsisë nga çmenduria e tij, siguron veten se një përpjekje e mundshme do ishte sa qesharake aq dhe kriminale në sytë e një publiku të mundshëm. Kush nuk mendon se Berisha është çmendur kur deklaron se kundër tij ka një plan sulmi me çadra pistoletë? Vetëm grup seksioni i PD-së së Kamzës ndoshta.
Berisha si çdo diktator në jetët tona e di mirë se rrethanat në të cilat gjendemi, e bëjnë të dukshëm faktin se dikush si ai nuk mund të pranohet më në pushtet. Duke larguar gjithmonë e më shumë mundësinë e rotacionit me votë, Kryeministri servir publikisht vetëm format e dhunshme të tij: revolucionin dhe puçin në kushtet e kryeministrisë. Nëse për shtypjen e një revolucioni hipotetik janë angazhuar garda e Republikës dhe forcat e rendit, e nëse për një revolucion hipotetik do të duhej një opozitë agresive dhe e vendosur në momentin e duhur, për puçin brenda partisë do të mjaftonin pak njerëz të fuqishëm. Dhe një mërzitje e zakonshme si ajo e Jozefinës për mos begenisje në përzgjedhjen e kryeprokurorit. Asgjë më tepër.
Qetësia i tremb diktatorët, ndaj dhe në k’si kushtesh luajnë kartën e egërsimit pa kufij logjikë duke na bërë të besojmë se vuajnë nga “Sindroma e Samsonit”, sipas të cilës i tërbuari shemb muret e tempullit, duke përfshirë ndër rrënoja të gjithë, të vetët e kundërshtarët.
…
Berisha beson vërtetë se kundër tij do të ketë një puç. Pa-ndërgjegja e tij po na tregon se ai do t’i vjedhë zgjedhjet. Shenjat përcjellin emra konkretë: Ferdinand Poni, Flamur Noka, Arben Ristani. Mediat janë aty për propagandën e tij. Po aq sa zyra e tatim-taksave, administrata me gjithë familjet e nëpunësve, këngëtarët, klubet e makinat. Berisha di që po drejton një ushtri për plaçkitje. Ajo që nuk merr dot në konsideratë është se dhe ushtria e vet nuk e beson më. Frika e darkës së gabuar është pikërisht kjo. Tradhtia e Sandrit. Ikja e tij për një ofertë më të mirë tek kundërshtari. Konstelacioni i një ditëlindje ku në të njëjtën tavolinë qëndrojnë kundërshtarë dhe pushtetarë është i rrezikshëm. Mungon antagonizmi. Toleranca e bën gjithçka të negociueshme. Diktatori ka të domosdoshme ndarjen në fronte lufte. Mao Ce Tung lideri i padiskutueshëm kinez ia kërkonte shprehimisht ndjekësve të tij: Duhet të lyhemi më të zezë që dallohemi nga armiku. Njerëz si Mao dinë të fitojnë luftën, por e humbasin davanë në kohë paqeje.
Kur flet për puçin Kryeministri është dy herë i sinqertë. Ai në të njëjtat kushte si kundërshtarët e tij e ka tentuar puçin seriozisht. Berisha është i sinqertë dhe kur nën rreshta tregon se pushtetin ai do ta lëshonte asnjëherë. Ka vetëm një rrugë; nëse do t’ia marrin me dhunë. Berisha nuk po gënjen. Skenari i vetëm ku ai nuk di si të mbrohet do të ishte një puç i mundshëm. Frika se një ditë armët do dalin nga zyrat e Kryqit të kuq e tmerron. Berisha di të mbrohet nga opozita. Saliu frikën e vërtetë e ka nga Brutt-i. Aldo Bumçi je i lajmëruar v’lla.
Aldo bumci cdo gje mund te ejet por komnpllotist nuk mund te jete sepse nuk ka… bithe . Veprimet e tij jane alucinante sepse nuk ka pas e nuk ka vetdijeni , ndergjegesinm te veprimeve. Ngha kjo del;e MN ne paste frike prej tij , al muk ka parasysh kompllotistin por alucinantin Sala e di shume mire se nje i hoti gomar eshte 100 her; me i rrezik shmeem se nje kundeshtar i zgjuar dhe duke qene i ndergjegjshem se Aldorat dine shume gjera intersante i trembet rrjedhjes aluciante te te dhenave.Pastaj te tradhetosh duhet te shkosh diku por kush e pranon ate ? Jozi nuk ha ate tek ndersa kundershtaret e mirefilte kane stategjine e mjeljes se tradhetareve dhe dhenies se shqelmit .
viktor hoti
HA HA HA CFARE PERRALLE PUC NUK KA PSE BEHET AI QE NUK ESHTE I KENAQUR NE PD MUND TE LARGOHET SI OKETA,APO QE LARGOHEN PLOT NGA PS TE PAKENAQUR ME RAMEN.
A c’paske kuptuar o qyqar
Persa i perket vjedhjes se zgjedhjeve te 2013-tes nga Berisha me ane te Flamur Nokes,Arben Ristanit dhe Ferdinand Ponit nje keshille miqesore.
1.Flamur Noka do te dale i pari zbuluar si Ministeri Brendeshem.Ai e di shume mire qe Berisha asnjehere nuk jep porosi me shkrim por vetem me goje.Do te kete pergjegjesi penale por edhe civile(nga populli)
2.Arben Ristani i cili ka lene nje plage te hapur nga zgjedhjet e kaluara lokale nuk mendoj qe papergjegjshmeria e tij te shkoje deri aty sa te dyfishoje fajin ndaj popullit.N.q.se intelekti i tij erresohet te jete i sigurte qe do te perballet vetem me popullin dhe Berisha do te jete i pari qe do te spostohet e do te thote qe per keto pune jane specialistet perkates.
3.Ferdinand Pone ka mbi 12 vjet qe ka punuar si specialist i manipulimeve(ndoshta me i kamufluar),por tani koherat kane ndryshuar)dhe pergjegjesia e tij do te jete shume e rende ,ndoshta per momentin tani ai nuk e kupton.
KUJDES????
Eshte dhene ultimatum i prere nga agjentet e ndryshem te spikatur te rrjetit agjenturor qe kane efikasitet te persosur ne eliminimin e tipave te semure mendore dhe qe kane pushtet me ane te personave qe duken me te besuarit e tij.
Aty permendet Aldo Bumci por ne te vertet nuk eshte ai por eshte nje tjeter qe nuk i permendet emri qe duket me i besuari i tij qe do eleminohet me vdekje te ngadalte ku ne nekrologji do permendet nje virus qe e kishte prej kohesh i shkaktoj vdekjen e paevitueshme.
Kolombo mese e sakte.Luga e corbes se gelltitur ka filluar efektet.
Duhet te numerojme minutat dhe sekontat.Sahati eshte kurdisur.
Zilja do te bie nje here,pake eshte vone.Por do te bie.