Po pse na rrahin burrat o gra?

14 Dhjetor 2012, 20:15Blog TEMA

Nga dr. Magdalena Ramohito

Shqetësimi mbi vrasjet në përgjithësi, pavarësisht gjinisë, gjatë gjithë këtij viti, prej pranverës (këtu përfshihen edhe vetëvrasjet), në fakt është kthyer në një makth për të gjithë ne shqiptaret brenda edhe jashtë Atdheut, megjithëse nëpër komentet online tronditja më e madhe vjen nga bashkatdhetarët tanë përtej detit, jo vetëm për faktin se ata jetojnë në shoqëri normale dhe ngjarje të tilla janë të rralla (nuk është se nuk ngjasin), por duhet pranuar se ata që kanë emigruar historikisht përfaqësojnë një mentalitet më të avancuar se bashkëkombësit e tyre. Përveç rasteve, që emigrohet për arsye ekonomike, ka shumë të tjerë që shkojnë për të jetuar në një vend normal, sepse gjithkush e ka të qartë që në këtë jetë vjen vetëm një herë, prandaj përpiqet ta jetojë atë sa më mirë sipas mundësive dhe botëkuptimit të tij për të. Kam lexuar shpesh komente të tilla si psh: “Mirësevini në Albanistan”, që përmban brenda shumë sarkazëm, dhimbje për vendin që kanë lënë pas e zhgënjim për shkuarjen dëm të çdo sakrifice që ata vetë kanë bërë e bëjnë deri tani, qoftë duke dërguar para (sepse paraja të bën të lumtur, por jo vetëm) qoftë duke përcjellë përmes mesazheve ‘amanetin’ që këtë tokë të përbashkët të quajtur Atdhe të mos e përgjakim me gjakun e njëri- tjetrit.

Përpara gati 20 vjetësh në Gjermani ka qenë pothuajse e njëjta situatë shokuese, por në një drejtim, pra kishte vetëm nëna vrasëse dhe sigurisht nuk mjaftohej me një lajm të shkurtër dhe kaq; madje politika nuk hynte fare aty si shkaktare qoftë edhe tërthorazi (pasi siç mund të dihet Gjermania është ndoshta i vetmi vend të paktën në Evropë që ka MINISTRI PËR FAMILJEN). Por ama media u mor gjatë me këtë fenomen në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët –psikologë dhe jo për çudinë e të gjithëve ekspertët konkluduan se gratë gjermane janë perfekt dhe presioni që bëjnë mbi fëmijët është shprehje e obsesionit të tyre për të qenë një familje edhe më perfekt.

Në këtë shoqërinë tonë të këtyre 20 vjetëve vlerat (të paktën ato që kemi proklamuar përpara viteve ’90 si p.sh: flamuri për shtëpinë më të pastër, dekoratë për nënat më të mira në edukimin e fëmijëve etj) ju lutem mos nxitohet ndonjëri e më akuzon si një pinjoll e diktaturës, sepse stimuj të tillë ka sot në gjithë botën e zhvilluar, madje e kam parë me sytë e mi në një familje fshatare ne Austri ku në mur varej një DIPLOMË ‘FSHATAR I DALLUAR….’ dhe nuk gënjej.

Gjithashtu lexonim në grup në klasë në shkollën e mesme një libër të shkruar nga Hamit Beqja “Mbi sjelljet në familje” dhe sigurisht roli i gruas në të ishte primari dhe figura e saj në familje ishte qendrore. Po sot në këtë Shqipërinë ‘pluraliste’ gruaja, me këtë dua të them edukimi i saj është lënë krejtësisht mbas dore, megjithëse organizata jofitimprurëse ka pa fund (nuk dua t’i akuzoj) po shteti me anën e ligjeve dhe zbatimit të tyre duket sikur nuk ka bërë asgjë. Shifrat tregojnë për një numër të madh divorcesh, ku në shumicën e rasteve shkak është gjendja e rëndë ekonomike dhe emigracioni si pasojë e kësaj të fundit. Ndoshta nuk do të mjaftonte një disertacion për ta shteruar si temë, por emisionet televizive mendoj nuk duhej të pushonin duke folur mbi këtë fenomen, por ama me ekspertë të mirë dhe jo (të më falin, me eksperte qerpikë-fallco e thonj të tmerrshëm…). Gratë dhe vajzat shqiptare të ndodhura përballë kësaj varfërie të tmerrshme dhe ‘qerpik e thonjgjatave “kanë humbur rrugën” dhe nuk po dinë të orientohen. Unë nuk dua aspak të justifikoj burrat, problemet e të cilëve ecin paralel me ato të të gjithë shoqërisë. Madje ka burra që sillen në mënyrë fare të papërgjegjshme me financat e familjes duke e shkuar djersën dëm nëpër lojërat e fatit (si Las Vegasi pra…) e plot sjellje të dënueshme me gratë e tyre, me fëmijët e tyre madje edhe me prindërit.

Nëse do të jepnim një pamje të plotë të kësaj mos përgjegjshmëri e agresiviteti do të duhej ta fillonim nga politika, sepse një grua që ‘ngacmon nervat e një kolegu të saj në parlament’ në fakt e agreson atë, sepse në dukje AGRESOR emërtohet njeriu që reagon fortë për shkak të ngarkesës emocionale, që vjen nga sensi i lartë i drejtësisë që ai ka, por në fakt AGRESORI është ai që provokon tjetrin me çdo mjet e mënyrë. Atëherë në këtë klimë të mbarsur me kaq shumë agresivitet reagimi vjen i fortë dhe njëri bëhet viktima tjetri o shpallet ‘në kërkim’ o vendoset në pranga dhe kaq shumë raste prangosjesh kemi parë në TV duke shtuar këtu edhe për shkaqe të tjera saqë na duket sikur nuk ka mbetur njeri i pa inkriminuar në këtë vend.

Po pse burrat i rrahin gratë dhe jo e kundërta? – Po është e thjeshtë fare –sepse ata kanë muskuj, ata janë më të fortë. Supozojmë për një moment sikur gratë të kishin muskuj, sigurisht që viktimat do të ishin burrat. Edhe në rastet e tjera të dhunës viktima është më i dobëti. Duhen barazuar raportet dhe ato bëhen me ligje, me sensibilizim, me edukim, me dashuri. Jo shumë kritikë ndaj burrave gjithashtu edhe ndaj grave, po edhe jo shumë kritikë ndaj kolegëve në parlament. Çdo njeri burrë apo grua qoftë, ka një zemër të butë, por në raste ekstremë ai/ajo egërsohet aq shumë duke shkatërruar së pari jetën e vet.

25 komente në “Po pse na rrahin burrat o gra?”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Nga inati ju rrahin, se shef rrushi rrushin dhe piqet.
    Psh. bijes se zotit si rri llapa rahat, e ka bo burrin terbiet, burri bijes se zotit, sa do i mire dhe i urte me qen, kur shef komshiun qe o bo tap me raki speci, qe vret grun, shkon ne shpi me ate mendim se tani do ja knoj ksaj llapaqenes teme dhe si gjithmone bija e zotit, vazhdon avazin dhe burri qe u ka mush, merr sopaten dhe ja kput koken.
    Pastaj Merua e nxjerr ktu si lajm dhe ne japim mendimet se ka qen alamet p… e shkreta, se ne fakt per xhenoze vetem llafe te mira folet.
    E zura bijen e zotit si shembull se po ti lexosh komentet per kete teme, e ka te qarte mendimin, se burrat cfaredo qe te bejne jane te mire, se ne fakt po u futen shume burra neper burgje, fillon konkurenca e grave, se grat paksohen, burrat tek shtat penxheret dhe bija e zotit, ngel shtazan me frymen e zotit.

    1. bija e Zotit says:

      boll gabim paske ba qe me paske marre mua shembull. S’ka burre, nuk ka lind ai bire nane qe guxon me me rrah mua. Edhe me lut une vete, beje-nuk mundet…ei, ti s’me njeh mua, sa e mire jam…

      1. Horri i Bulevardit says:

        Edhe une prandaj te mora shembull se qenken burrneshe.

  2. bruna says:

    Po jo moj madalena qe lodhesh e i bie verdalle historise thuaj moj zemer pa frike qe shtimi i frymes islmike ne shqiperi do coje detyrimisht ne kete lloj sjellje te burrave ndaj grave.me kete propogande te ndyre qe behet “kush eshte musliman eshte shqiptar” do perfundojme 60% e grave me ferexhe ta gezojme sali spahiun

    1. tourkofagos says:

      sakt,pune korrakesh shqipfoles……muslim brodhers!

    2. sokol says:

      sa shum qe shpresoni dhe ju grate, nga burrat… jetojme ne nje shoqeri qe ka te pakten 10000 mije vjet, qe behet e njejta propagande, sipas te ciles, lumturia apo hidherimi i nje femre varet vetem nga mashkulli. kemi 10000 vjet qe kendojme te njeten muzike, gruaja e lumtur qe gjeti burrin e mir, gruaja pafat qe nuk arriti te marre burrin qe do. ne si shoqeri duhet te fillojme te mendojme qe dhe grate nuk duhet patjeter te jene ato qeniet e brishta dhe perfekte (perndryshe jane kurva dhe duhen vrare). sdo te thote gje qe femrat nuk kane muskuj. per te perdorur nje pistolet nuk duhen muskuj. por shoqeria jone as qe e imagjinon qe te gjithe kane te njeten te drejte te vrasin te mashtrojne apo te dashurojne pa u viktimizuar. kete ndryshim vendet perendimore me shume veshtiresi e kane filluar nga vitet 30. tek ne qe te fillohet nje fare ndryshimi duhen ca masa rradikale…. e di qe eshte nje ender qe nuk do realizohet, por imagjinoni nje grup terrorist femrash qe vrasin duke i prere gjenitalet cdo mashkulli qe i ka pantallonat e palara. keshtu fillon ndryshimi, me hapjen e nje pikveshtrimi tjeter. por me pare keto grate duhet te shkerdhejne dhunshem cdo burre dhe femer qe vazhdon te mendoje qe gruaja eshte nje aksesor per te plotesuar mangesite e botes ideale te burrit.

  3. dritani says:

    “Po pse burrat i rrahin gratë dhe jo e kundërta? – Po është e thjeshtë fare –sepse ata kanë muskuj, ata janë më të fortë. Supozojmë për një moment sikur gratë të kishin muskuj, sigurisht që viktimat do të ishin burrat. ”

    Si ka mundesi qe botohen keto idiotesira?!
    E pabesueshme!!!

  4. ermir says:

    Shkrim i lodhshem. Si perfundim cfare doje te thoje ? ?

  5. kirurg says:

    te pakten te mos kishe vene ate “dr” para emrit…

  6. VERONIKA says:

    Zonjè,dobèt,shumè dobèt.Fillimi ku na krahason shoqèrin gjermane dhe problemet e saj–ne jemi 100 vjet larg .nuk qèndron krahasimi,pikèrisht sepse ata e kanè luftèn me perfekten,kurse ne jemi akoma te gruaja-plaçkè,lavatriçe,kafshè riprodhuese.le pastaj ato medaljet–nuk i vè nè dyshim,po pèr tè arritur nè njè sistem tè tillè i bie qè tè kemi njè asistent social pèr 50 banorè,qè dmth,100 vjet larg.
    Aty ku flisni te shoqèria jonè kto 20 vjet–tè lutem,ku e sheh shoqèrinè kto 20 vjet??Statistikat e ndarjeve,tregojnè qè 1 nè 3 familje po flas 93-98,janè martuar me fotografi,pra u *blihej* gruaja,sepse ai ishte nè Itali,nè Greqi,me lek me punè,24 vjeç,dhe ja u martua,para se ta kuptonte kjo ..femra qè ishte martuar,bèri dy fèmij..se neeee pèr atè martohemi,dhe nè shumè raste gjej njè grua obeze,pa forma,qè nuk ka bèr asgjè vetèm laj-pill dhe hajde 10 dit kètu bèj atè tè *jashtèmen*,aspak tè integruara as andej,as kètej.Shumè nga kta u kthyen,tè joshur vetèm nga *bumi*ekonomik,dhe ktu gjejnè…asgjè
    janè tè dhunuar nga puna qè pèr shum vite kanè bèr,ktu hapin biznes dhe bèhen biznesmen te dhjamur dhe nga truri,shfrytèzojnè skamjen dhe gjejnè dashnoren e re,ku i bèjnè be e rrufe qè ai do ta ler atè gruaaaa
    qè nè fakt asnjèher nuk e ka marrè-ai thjesht riprodhoi,dhe ja ku fasha 37-40 me fèmij tashmè *burra*,janè nè krizè tè fortè identiteti,dhe ja shpèrthen dhuna.Kjo èshtè primare,ndarjet mè tè mèdhaja.Nqs ai kafsha me muskuj,èshtè civilizuar sadopak-arrin te dhuna verbale dhe psikologjike-qè ka vite qè e pèrdor,po nejse ashtu rrèmujshèm ndahen,por njè nè 3 dhunohet fizikisht,dhe 1 nè 7 pèrfundon me urdhèr mbrojtje.Vetèm pèr muajin gusht patèm nè rang republike 6 mijè ndarje-katastrof.Kto i solli pikèrisht mosekzistenca e shoqèrisè pèr 20 vjet.
    Tani jemi nè fazèn e kafshès me sopatè nè dorè,por pèrballè kjo kafshè ka :skamjen,papunèsi nè nivele tè frikèshme,ka njè femèr tepèr tè dobèt,tè paformuar,e kalon kohèn duke parè ezelin,dhe qaaan se aiiii,gjynah nuk po bashkohet dot me…ndjesè po vetèm emrin e ktij kam dègjuar,nuk u troket dot nè shtèpi pèr vizitè,do vish pastaj,tani èshtè …ezeliiii,pra ajo qan,,,qan nè jetèn e pèrditèshme,qan te ezeli,qan kur ai i tregon se ajo vlen asgjè,se jeta e tij kushedi si do kishte qenè sikur ajo mos tè ishte…dhe kjo femra èshtè e bindur qè ky èshtè Zoti..me sopatè e sqepar nè dorè. Kur unè u them–po si rrini,po si duroni??SKEMI KU VEMI!pra janè bindur dhe e duan rolin e viktimès.Pèr ktè na *rrahin* zonjè–pèr atè qè ne mendojmè pèr veten–dhe jo pèr atè qè vlejmè.Pastaj dhe TIRANA juaj qè unè do e pèrkufizoja tirani,bèn punèn e saj,sepse ne qeverisemi nga Sh.Norja,qè dhunon kèdo i vendoset para rrugès pèr pushtet,tirania e pèrfaqèson mè sè miri veten me jozefinèn-qè vaksinon kèdo,mensila-qè var kèdo.OJF,janè thjesht hajdut tè legalizuar-kjo èshtè njè lènie nè dorè nga shteti ,pikèrisht sepse vjedhin dhe nuk dinè tè manexhojnè ktè situatè.Mè duhet tè veçoj VATREN e VL-respekt,mezi qèndrojnè nè kèmbè,nga ato dy lek qè jua pèrcjellin,mbas 2 vjetèsh,por janè gra tè pèrkushtuara,jo modeli-botoks,dhe Elbasanin-rrezet e diellit-ndoshta dhe gaboj,por çrèndèsi ka emri.Kam punuar me to..gra tè afta!
    Zonjè ,u zgjata shumè,por pasojat e ksaj shoqèrie me muskuj,nuk janè thjesht kto lajme qè po lexoni,pra vdiq,u dhunua…kjo do ishte mè e pakta e tè keqes…nqs ajo *shoqèri* e 20 vjetève krijoi njè familje-iluzion,pra krijoi muskuj dhe jo tru–kjo shoqèri,duke filluar nga 2008-2013,po rrit dhe ka rriturr PERBINDESHA,kriza ekonomike dhe morale èshtè rrènjosur,èshtè shumè e fortè..dhe sigurisht 5 apo 50 OJF,tè pèrfaqèsuara nga botoksi,rimeli dhe taka 20cm nuk i bèn asgjè,thjesht rrit urrejtjen,smirèn ,dhe unè ju garantoj qè do i shikoni live romanet e S.KINGUT.
    ASKUSH MOS TE QESHE,ASKUSH NUK MUND TI LEJOJ VETES LUKSIN E TE QENIT INDIFERENT,SEPSE VIKTIMA TJETER DO JESH TI,UNE !!!!KY ESHTE SLOGANI I FUSHATAVE QE DUHEN ULURITUR PERDITE–tonet tuaja janè qetèsuese,por ne jemi nè letargji,duhet filluar kura e kafeinès!

  7. iriqi says:

    Edhe jevgjit e “cezmes ferres” ne Durres do ta kishin shkruar me bukur.
    Vetem nje fjale meriton Magdalena SHPORRU………………

  8. bija e Zotit says:

    ku ku o Zot cfare niveli i ulte. shkrim i kerditshem

  9. Kujtim Jaupi says:

    Nje artikull qe duhet rilexuar disa here.Eshte per tu vlersuar qe shkruhet nga nje femer.

  10. Bashtuku says:

    Druri ka dale nga xheneti, vetem druri e bie ne islla femren!

  11. Gezim Lika says:

    Kjo faqe eshte per te dhene mendime,nga njerez te ndryshem,per ndergjegjesimin e shoqerise me qellim eleminimin e ketyre fenomeneve shkaterimtare .Me falni por kjo faqe nuk eshte per ata qe nuk din as te lexojne dhe te kuptojne se cfare ka shkruar zonja dhe pastaj te bejne komente qe te vjene peshtire ti lexosh

  12. Gezim Lika says:

    Komente shume te dobeta pa asnje vlere.Lexoni me vemendje te gjita komentet e te gjitha shkrimeve.Lexohet se care ka shkruar i pari dhe te gjithe te tjeret mbeshtesin ate ,edhe kur ato jane te cilesise shume te dobet,nuk ka te beje fare me shkrimin,apo ofendojne persona te ndryshem.Pavarsishte se per nje momente qeshim kur i lexojme te gjithe duhet te mendohemi per nivelin e ulet kulturor te shoqerise ne pergjithesi.Kjo eshte shume shqetesuse

    1. Horri i Bulevardit says:

      O zoti Lika, une jam ai i pari atje lart dhe shkruajta ashtu se e kisha nje qellim, qe asaj bijes se zotit, qe mua me duket si bija e djallit, ne nje shkrim po te kesaj teme, mbi dhunen ndaj gruas, ka shkruar brockulla.
      Me vjen mire qe ai komenti im te pakten te paska bere te qeshesh pak, qe do te thote se ja paska arritur qellimit, por ideja ka qene krejt ndryshe, ndersa tek komenti yt, nuk shikoj dicka te vecante qe te arrish dhe te japesh mend per te tjeret se vete je pak ne cilesi keshtu qe mos merr persiper te gjykosh pa ditur edhe esencen.

      1. bija e Zotit says:

        Horr, po dashurohesh ne mua. Beso.

        1. Horri i Bulevardit says:

          Ncek, kam frike se qenke burrnesh, ose duhet te jesh nga ato virgjereshat e malcise, une jam pak me i bukur se judi, dhe ne te shemtumit kemi ca huqe, flrjme me arm te ftohta, shiko gjej ndonje bukurosh, se ata i con si te dush ti hajde cope knej dhe vjen shko rri atje dhe shkon ai.

          1. bija e Zotit says:

            s’thashe a po martohesh me mua…thashe mos po dashurohesh ne mua, se u mbyte tuj shkru kundra meje…e qe s’je i bukur mos ta ndin, se as une s’jam…kam qene me moti e bukur, por nje dite prej ditesh bukuria ime u tret…ndoshta kthehet ndonjehere, e pres.

  13. Gezim Lika says:

    Per gjithe ju qe keni shkruar ,kaloni imagjinaten tuaj sikur jeni ne nje ore mesimi ne tetevjecare dhe shkruani me pak fjal se cfare ju ka shpjeguar mesuesje(autorja e shkrimit).Ne kete menyre do kuptohet sa cfare niveli ka sejcili dhe jo te afendojme ne cdo kohe gazetaret apo njerez te tjere te nderuar qe shkruaje ne gazeta

  14. sokol says:

    shoqeria shqiptare as qe e kane idene e faktit qe femra duhet pare si nje person, dhe jo nje objekt qe fatet e saj jane ne doren e meshkujve.pasqyre e ketij mentaliteti eshte dhe ky shkrim. do te me pelqente me shume po te lezoja qe nje femer ka vrare burrin e saj se sdonte te lante pantallonat, sesa sic ndodh rendom kur lezojme qe femra e rradhes u hodh nga ballkoni se e la i dashuri….. pa llogaritur njerez si bashtuku, qe ne imagjinaten time do te preferoja qe ai te kish nje fund shum te tmerrshem, psh nje grup femrash e perdhunojne me nje zene ne nje rrugice te erret, dhe e perdhunojne me nje bisht lopate, duke i shkaterruar gjithe organet e brendshme. dhe ne momentet e fundit te jetes i presin koqet dhe ja fusin ne goje qe ti marrin frymen.

  15. Bashtuku says:

    jalla ore, po nuk do nje dru kjo e bija e zotit? po po ti hysh ku te ha e ku te dhemb. Me dru e me shkop shurre njekohesisht.

  16. e ke bo hesap mire o tuku te rrafesh (bijen e zotit)?Pse nuk e provon nje here ta mundesh me logjike e arsye ne komente apo ske takat? pis burre..qyrranjos..keshtu ishit ju te gjithe social-komunistat qe i kercenoheni grave,,,iu qifte derri nonen mu ne gop!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. J
    James ken

    Dëshmi Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi. Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë! Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim. Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me: ✅ Magji Dashurie ✅ Magji Shtatzënie ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë ???? Email: [email protected] Telefon/WhatsApp: 2349046229159 Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje