Edhe Shqipëria pas SHBA-së, Britanisë dhe Francës njohur opozitën siriane si përfaqësuese legjitime të popullit sirian. Po ashtu do jap edhe 100 mijë dollarë ndihmë.
Në plan të parë kjo duket po themi OK, nga një lloj pikëpamje nëse nuk e shohim pak më thellë edhe si praktikë të kohëve të fundit.
Të bën përshtypje që Berisha edhe në rastin e Libisë bëri të njëjtën gjest dhe menjëherë pasi e bën këtë njohje fuqitë e mëdha dhe shtetet që ndikojnë më së tepërmi në politikën botërore.
Dhe menjëherë pas tyre renditet, si për të qeshur Shqipëria, që është me mik, më shumë spektator sesa lojtar me para te rinjtë apo rezervë apo lojtar stoli në futbollin e politikës globale.
Këto flakëpërflakje njohjesh që Berisha dhe Shqipëria bën, janë komplekse që i vuan vetë Kryeministri dhe që kur flet në emër të Shqipërisë, normalisht i atribuohen edhe vendit.
Të pasonin këto njohje diplomatike vende si Gjermania, Italia, Spanja, etj, etj, do ishte më e natyrshme dhe normale, por “të dal kërriçi përpara gomarit”, sikur nuk shkon.
Nisur nga nevoja për tu dukur luajal dhe në të njëjtën gjatësi vale me interesat e mëdha të fuqive perëndimore kur me këto vende ka probleme të mëdha për shkak të standardit të tij të ulët demokratik dhe sjelljes politike, e reflektuar në mungesën e frikshme të vizitave të tij zyrtare në selitë e këtyre shteteve, apo edhe në mosbegenisjen e Kryeministrit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë nga vendet jo vetëm me peshë, por edhe ato të dorës së dytë apo të tretë në renditjen e tyre për nga rëndësia dhe pesha politike në arenën ndërkombëtare, Berisha ndërmerr gjeste të tilla diplomatike, të cilat për çdo njohës të vëmendshëm të zhvillimeve ndërkombëtare shkakton hilaritet.
Kaq tallje Berisha mund t’ia kursente Shqipërisë, me sjellje diplomatike si kofini pas të vjelit, kur nuk ishte në gjendje ta bënte një njohje përpara njohjeve të të mëdhenjve, nëse vërtetë e ndiqka dhe e njihka kaq mirë situatën dhe opozitën siriane.
Nuk po flas pastaj për shumat e dhuruara si ndihmë për opozitën siriane e cila ka shumë pikëpyetje, kur bëhet fjalë për konfiguracionin e saj dhe rrymat e ndryshme deri në ekstremet e islamizimit, të njohura dhe shqetësuese edhe për qendrat e mëdha të vendimmarrjeve politike.
Edhe sikur ai të kishte njohje të detajuar të elementëve islamik duke anashkaluar financimin për segmentet më të rrezikshme, gjë që s’besoj se Shqipëria ka mundësi dhe mjete praktike dhe në terren për ta mësuar këtë fakt, do të ishte mirë që këto karamele që jep Berisha, të jepeshin më mirë për shumë shtresa të tjera në nevojë të shoqërisë shqiptare, që nga pensionistët e deri tek ato familje, ku fëmijët hanë bukën me kripë.
Mund t’ia kishte dhënë ky xhymert i madh edhe Lirakut dhe ish të përndjekurve të tjerë, e të mos i linte të vdisnin ata që i mbijetuan ferrit të komunizmit.
Ose më mirë të mos i kishte përmendur fare financime të tilla qesharake, dhe s’do ja merrte njeri për keq, ashtu siç nuk do ja vënë në pullë as për këto njohje diplomatike nga vendi që është fundi i kavallit.
Por mjafton që të imitoj shëmtueshëm dhe të ecë në gjurmët e amerikanëve, britanikëve apo francezëve, që të duket si njeri i paqes dhe mbështetës i lëvizjeve demokratike dhe anti diktatorëve, pikërisht ai që po të kishte fatin e keq të mbretëronte në vendet e Pranverës Arabe, do i kishte tashmë të kthyera patkonjtë politike të paktën nga dielli.
Nisur nga servilizmi i stisur dhe symbyllur pseudo-perëndimor nga komplekset personale dhe politike të Berishës, nuk do habitesha që nga shpejtësia me të cilën i merr këto vendime, ky njeri do të njihte edhe opozitën shqiptare, nëse e njohin SHBA e fuqitë e tjera si përfaqësuese të popullit shqiptar!!!
o Arben jo shqiperia po molokeria,,ose maloku qe perfaqeson maloket,,me pak fjale kjo do te thote se maloket hapen bythve dhe lepihen gjithmone mbas te fortit,,kur do vij dita te plasi edhe ketu tek ne te vrasim sa me shume maloke te math e te vogel,,ti shfarosim…
Saliu eshte Patriot, por nga fshati i gruas ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html
Mire ben Berisha! Nga servilizmi nuk ka gjetur keq njeri…
Ky komunisti qe na udheheq, e di se ende Shqipria eshte fanar ndricues ne bote. Opozita siriane nuk e ka idene se ku ndodhet Shqiperia.
Ate ndihme ne dollare vetem sa e deklaron se as qe ka per ta derguar ne Siri.
E keni pare ne samitet europiane se si shpejton SRB-i, te futet ne rreshtin e pare, tek te medhenjte. Pastaj e shtyjne dhe e marin per dore duke e nxjerre ne rreshtin e trete.
Ky servil i stisur, mbasi mori nje dush te ftohte nga ambasadori amerikan Arvizu per ceshtjen e nacionalizmit, kerkon te laje m.. me sh… duke njohur mbas SHBA-se opoziten siriane dhe te denoje vrasjet atje, pa denuar vrasjet e opozites shqiptare nga vete ai ne bulevardin e Tiranes.
po ai eshte servil vete pa e ka renjosur thelle servilizmin si ne qeveri e administrate se mikrobi shperndahet ne te gjitha pjeset e shtetit si lapaqen e servil i atyre qe ka mbi koke dhe arogant ata qe i ka nen vete dava psikopati e frikacaku.
po keshtu e ka Saliu i pelqen te duket pak ta degjojne te tjeret qe eshte dhe ai po kesaj radhe ka ngaterruar pak koordinatat.
Eshte shume qesharak.Se ka kuptuar akoma qe pordha e madhe gris breket e veta.