Kosova me presidente të paligjshme

13 Dhjetor 2012, 21:58Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Një marrëveshje politike ndërmjet tre liderëve politikë e pati bërë vendin me një presidente të përkohshme për t’i hapur udhë reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore. Presidentja Atifete Jahjaga ishte zgjedhur deri në ndryshimet kushtetuese që mundësonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Por marrëveshja nuk u përfill nga partia në pushtet (PDK) sepse paragjykonte se Jakup Krasniqi do të ishte kandidati i kësaj partie për këtë funksion shtetëror. Ky i fundit i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese një interpretim të marrëveshjes, mirëpo kjo gjykatë nuk dha një verdikt meritor si interpretuese e Kushtetutës, por e mori rolin e organit kushtetutdhënës për ta katandisur vendin në krizë permanente institucionale.

Nëse ia bëjmë një interpretim Marrëveshjes në mes të tre liderëve të AKR-së, LDK-së dhe PDK-së të 6 prillit 2011 dhe Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të 7 prillit 2011, shihet qartë se në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese (rastet K.O. 29/12 dhe K.O. 48/12) janë bërë tri shkelje të rënda të parimit të pavarësisë dhe një gjykimi të ndershëm, dhe për këtë arsye presidentja e Kosovës është e detyruar që të ofrojë dorëheqjen e saj, për ta zhbllokuar procesin e zgjedhjes së një presidenti kushtetues.

Memorandumi i marrëveshjes ndërmjet tre kryetarëve të partive politike, nën zotimin se do të vënë interesin e shtetit mbi atë personal, përkrahte kandidaturën e Atifete Jahjagës (me propozim të ambasadorit amerikan në Prishtinë Chrisropher Dell) dhe pajtimin që menjëherë të formohej Komisioni për Reformën e Zgjedhjeve Presidenciale që do të hartonte amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin e nevojshëm për të amendamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës në mënyrë që presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Në marrëveshje precizohej se Komisioni do të synojë ta përfundojë punën e vet brenda 6-9 muajsh nga data e themelimit të tij. Ata ishin pajtuar që zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Kosovë do të mbaheshin jo më vonë se gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe legjislative.

Të nesërmen, më 7 prill 2012, në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 52.2 të Rregullores së Kuvendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës nxori Rezolutën në mbështetje të memorandumit të Marrëveshjes ndërmjet treshes Pacolli, Mustafa dhe Thaçi. Kjo Rezolutë në pikën 1 decidivisht mbështeste plotësisht zotimet e tyre, kurse në pikën 2 mbështeste zotimet dhe afatet kohore të përmbajtura në memorandum. Kuvendi mbështeti afatin kohor të përmbajtur në memorandum sipas të cilit zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi.

Pas amendamentimit të Kushtetutës nga Komisioni, më 23 mars 2012, kryetari i Kuvendit e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që Gjykata të vlerësonte nëse amendamentet e propozuara nga 31 deputetë pakësojnë ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Këto amendamente të propozuara janë të paraqitura në Aneksin A.

Shkelja e parë konsiston në faktin se amendamenti 10. për të cilin gjykata ka thënë se pakëson të drejtat dhe liritë e parapara me Kapitullin II të Kushtetutës, ka qenë brenda pakos së përgatitur nga Komisioni ad hoc për ndryshimin e Kushtetutës, e cila pako është zëvendësuar me një të re, më 4 maj të po këtij viti.

Në aktgjykim sqarohet se më 7 maj 2012, kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të tregonte se cili grup i amendamenteve duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe tri ditë më vonë ky i fundit është përgjigjur se duhej të shqyrtohej grupi i dytë i amendamenteve, pra ai i 4 majit 2012, qysh pati raportuar gjerësisht gazeta “Koha Ditore”.

Grupi i parë i amendamenteve ishte përmbledhur në Aneksin A të aktgjykimit, ndërsa grupi i dytë në Aneksin B.

Në aktgjykim Gjykata Kushtetuese shprehet: “amendamentet e propozuara të paraqitura në Aneksin B i kanë përfshirë ato në Aneksin A dhe ky aktgjykim i referohet vetëm Aneksit B”.

E vërteta është se Gjykata ka shqyrtuar amendamentet e Aneksit B, me përjashtim të amendamentit 10, i cili është interpretuar në trajtën që është ofruar në Aneksin A.

Me versionin e Aneksit A, është paraparë që: “Zgjedhjet për presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës, të mbahen brenda 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve relevante”, ndërsa me versionin e Aneksit B, që nuk është dashur të merrej në shqyrtim nga gjykata, ka qenë e përcaktuar që: “Zgjedhjet e para për presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës, mbahen pas 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe nga nxjerrja e ligjeve relevante”.

Gjykata nuk i është referuar versionit B, por atij A, duke konsideruar që “… mbajtja e zgjedhjeve të para presidenciale sipas sistemit të ri zgjedhor, brenda gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve përkatëse, ia shkurton presidentes aktuale mandatin prej pesë (5) vjetësh”.

Ne rastin e presidentes aktuale të Republikës, sipas Gjykatës, kjo do të thoshte se i gjithë populli i Kosovës pret që ajo të jetë presidentja e tyre gjatë pesë vjetëve të ardhëm.

“Kështu që shkurtimi i mandatit të saj, siç propozohet me amendamentin 10, e privon popullin e Kosovës nga përfaqësuesi i tyre legjitim dhe garantuesi në një kohë më të hershme se që besonin dhe shpresonin”, thuhet në aktgjykim.

Shkelja e dytë është fakti se nga kjo gjykatë është manipuluar neni 55 i Kushtetutës (Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore) që në pikën 2 thotë: “Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që në një shoqëri të hapur dhe demokratike të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”.

E kufizimi ishte i domosdoshëm deri në atë masë sa të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.

Në këtë verdikt të Gjykatës Kushtetuese është përdorur një “populizëm kushtetues” (paragrafi 225 i vendimit) duke paragjykuar dëshirat e jo të drejtën sovrane të popullit.

“I gjithë populli i Kosovës pret që ajo të jetë presidentja e tyre gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Kështu që, shkurtimi i mandatit të saj, siç propozohet me amendamentin 10, e privon popullin e Kosovës nga përfaqësuesi i tyre legjitim dhe garantuesi në një kohë më të hershme seç besonin dhe shpresonin.”

Kjo fjali është rast unik në interpretimet e gjithëbotshme kushtetuese, jo pse interpretuesi është shfaqur i anshëm në vendimin e vet dhe ka diskriminuar aktorë të tjerë, as për faktin se sovrani nuk është pyetur fare se çfarë profili për kryetar shteti kërkon. Gjykata i është shmangur faktit se plani për shkurtimin e mandatit të saj ishte pjesë e një marrëveshjeje politike (këtë e precizon edhe vetë në paragrafët 19 dhe 25)  dhe mbi këtë bazë dhe plotësisht e vetëdijshme ajo ka pranuar kandidaturën e saj dhe mbi këto baza ajo është zgjedhur me shumicën e votave në Kuvend dhe se ky argument është pranuar zyrtarisht nga Kuvendi, pra si rrjedhojë “populli e dinte fatin e saj, se mandati i saj do të ishte i shkurtër, deri në amendamentimin e Kushtetutës dhe aprovimin e amendamenteve, pra deri në zgjedhjet presidenciale!? Ky argument, për pritshmërinë e popullit nuk ka të bëjë asgjë me të drejtat dhe liritë njerëzore si kategori kushtetuese.

Por, kjo fjali është unike për analet juridike-kushtetuese botërore për faktin se është fjali telepatike, që e paragjykon një dëshirë dhe pritje të tërë popullit, një besim dhe shpresë të tij.

Dhe shkelja e tretë është bërë me faktin se Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë vetes të drejtën e kushtetutëbërjes që është e drejtë ekskluzive e Kuvendit, si sovran, e jo interpretimit të saj …

Sepse, marrëveshja politike mes liderëve të tre partive kishte marrë fuqinë e një vendimi të Kuvendit të Kosovës, si bartës i sovranitetit të popullit, pra si e vetmja instancë legale për kushtetutëbërje.

Gjykata e ka gjetur veten kompetente për këtë aspekt ngase Kushtetuta (neni 113.9 thotë: “Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës”) përkatësisht nenet 21. (sidomos pika 4: Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme; dhe të gjitha nenet, deri në 56); Derisa Kuvendi nuk propozon kufizimin e këtyre të drejtave dhe lirive, gjykata nuk duhet të ndërhyjë: kur vepron në kapacitetin e kushtetutëbërjes, Kuvendi është sovran. /Lidhur më këtë shih edhe shkrimin e Andrea Capusela po te “Koha Ditore”/.

Në vendimin e vet Gjykata ka konstatuar se shkurtimi i mandatit të presidentes shkel të drejtat njerëzore dhe liritë e parapara me Kapitullin II të Kushtetutës, mirëpo kjo gjykatë nuk ka qenë në gjendje të konstatojë nëse këto të drejta po shkelen në këtë rast.

Tashti Jahjaga pretendon se dorëheqjen nuk ia lejon Kushtetuta, duke harruar se ajo ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme përmes një marrëveshjeje politike dhe e ligjëruar në Kuvend vetëm si e tillë, pra zgjidhje e përkohshme.

Jahjaga po ashtu harron se institucioni i dorëheqjes njihet në demokraci si akt politik dhe etik, për ta zhbllokuar ndonjë proces të domosdoshëm për vendin.

Fundja ajo duhet të jetë e vetëdijshme edhe për faktin se, duke mos respektuar marrëveshjen politike, tutje nuk përfaqëson asnjë qytetar të Kosovës, pos vetes.

8 komente në “Kosova me presidente të paligjshme”

  1. A. Vokshi says:

    Nje Presidente Debile, si kjo Jahjaga qe nuk shkon dot as deri tek hija e vet, nuk mund ti duhet shoqerise kosovare, e cila ka nevoje per reformim europian. Kjo eshte shume e mire per ndonje sheik Arabie….

  2. bija e Zotit says:

    halil,me e mire se ti eshte vellau jem

  3. antibiotik i sofistiku jo vec per socialistet e shqipnise por edhe per mikrobe antishqiptare si ky fytyre mushka matoshi………shkruj me shpesh (bija e zotit)

  4. bija e Zotit says:

    faleminderit per atributin e antibiotikut, anipse ky Halili s’ka sherim. Presidentja eshte me e mire, se ajo eshte e paditur, por nuk shtiret qe ka dije, si ky qe shtiret. Presidentja nuk citon asnjerin, por eshte naive, vetvetja, e jo si ky me “dije” te huazuar e shkruan secilen fjale. Presidentja eshte properendimore, ky eshte bablok. Presidentja eshte katundare, por e Gjakoves, e ky eshte çifteli me dy tela. Halilit vetem edhe Hajria po i mungon. Mero e boton per ta prezantuar Kosoven si vend bukolik, me fshatare e me idiote pa stil, pa shije, pa klase. Mero ua imponon Halilin si autor, dhe ka autore te tjere ekskluziv qe Mero i ka hesht dhe i hesht. Do prej tyre kane vdekur. (perdnryshe, sot kam vendosur te mos komentoj me ne kete gazete, e bera per respektin tend se me la pershtypje acilesori i antibiotikut qe ma paske dhene)

    1. leonardi antwerpen says:

      bija e Zotit
      Rrespekte si gjithmone e sakte.
      Kot nje pyetje.
      A din me i ra defit mire???

      1. bija e Zotit says:

        leonard, nuk po bej ironi, por te betohem qe di ta rreh defin, edhe mire bile. Per here te fundit defit i kam ra para 6 vitesh kur u martu vellai im, shoqeruar me kendim ama, “te lumt na qe jena shume, e ndertojna nje katund”..une s’di shume cka, mos u tut ti…te shkrova pak si gegçe, per hater t’Halilit.

  5. leonard shoh se ke shqetesime vellai im, ma jep adresen te coj nje ilac quhet (bija e zotit),,,merre cdo mengjes edhe ne darke..ke per te pare nardi qe do ndihesh me mire, me beso

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje