Ulenshpigelët

14 Dhjetor 2012, 11:39Blog TEMA
Ulenshpigelët

Nga Adrian Thano

Shkruante Fan Noli në 1923: “Shqipërisë i ngjau me Ahmet Zogun siç i ka ngjarë një konti me Til Ulenshpigelin. Ky Nastradin i veriut kish marrë përsipër, me një shpërblim të lartë e të parapaguar, të stoliste me piktura kështjellën e kontit. Këtë punë do ta mbaronte brenda në 4 muaj, po vuri konditën që në këtë periudhë asnjë njeri tjatër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t’i prishte qetësinë. Katër muajt me radhë Til Ulenshpigeli ndenji në kështjellë ku hante pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit e NUK BERI ASGJE. Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshën e miqtë e tyre të vinin të admironin “pikturat dhe dekoret” që nuk ishin. Që të shpëtojë e të ikë, para se t’i zbulohej lodra, mejtoj këtë strategjemë: Kur hynë konti, kontesha e miqtë e tyre në kështjellë paralajmëroi kështu: “Ata dhe ato prej jush që janë doçë e doçe nuk do të mundin dot t’i shohin pikturat e dekoratat që kam bërë”. Kështu hynë brenda në kështjellën dhe cilido përpiqej të lëvdonte “pikturat e dekoret” që nuk ishin, nga frika se mos quhej doç. Vetëm një shërbëtore, pasi u përpoq më kot të shoh piktura e dekore, thirri: “Ndjestë pastë nëna ime, më ka bërë doçe, se unë nuk shoh asgjë”. Po gjersa të guxonin të thoshin edhe të tjerët që nuk shikonin asgjë, Ulenshpigeli kish’ fluturuar… Kështu e mori përsipër Ahmet Zogu ta zbukuronte Shqipërinë dhe kështu na mbushi kokën me profkat e tij. Pak kohë pastaj, puna doli fyçkë dhe u kuptua prej të gjithëve. Po më të shumtit nuk guxonin ta thonin nga frika se mos quheshin “tradhëtorë”. Një pakicë pati guximin ta thotë të vërtetën. Ajo pakicë do shtohet dita me ditën dhe nuk do jetë larg dita, kur do t’ia këndojnë A. Zogut këngën në këtë formë: Rroftë Ahmet Zogu, rroftë/ Shakaxhiu i përparimit/ Brez pas brezi u kujtoftë/ Si Stërnip i Nastradinit…”

Sikur të na lejonte Noli t’ia këmbenim né këto rreshta emrin e Ahmetit me të Saliut, kjo copëz do dukej sikur është shkruar sot. Shqipëria e gjorë është kapur keq për fyti nga absurdi i përshkruar më lart si histori e veriut të largët. Shqipëria e di shumë mirë që ka për kryeministër njeriun që ekzekutoi pa gjyq 4 njerëz në 21 janar 2011 dhe fjala i ka ngecur në grykë… Shqipëria e di shumë mirë që ka për kryebashkiak të kryeqytetit një hajdut që po ushtron një mandat të grabitur sy të gjithëve dhe fjala prapë i ka ngecur në grykë… Shqipëria e di shumë mirë që në qeveri ka kriminelë që kanë vrarë fëmijë në Gërdec dhe kanë vjedhur miliarda dhe fjala prapë i ngec në grykë… Shqipëria e di shumë mirë që këta hipokritë e burracakë kanë firmosur për t’ia mbushur barkun këtij vendi të gjorë me plehra toksike dhe prapë fjala i ngec në grykë… Shqipëria e di shumë mirë që po e tallin, po e gënjejnë e po e trajtojnë si lavire dhe prapë fjala i ngec në grykë… I ngec fjala në grykë Shqipërisë së ngratë sepse Ulenshpigeli dhe ulenshpigelët e shpërndarë si mizat në m..t, u thonë nga mëngjesi në mëngjes që ajo që shihni nuk është ajo që shihni dhe ajo që dëgjoni nuk është ajo që dëgjoni.

Ndaj pohime si ato në intervistën e mbrëmshme të ambasadores gjermane, janë një ndihmë e madhe përballë makinës së propagandës qeveritare që gënjen non stop si vetë i “paoksidueshmi” kryeulenshpigel i “republikës”, që kujdeset të jetë edhe personalisht në mënyrën më të shpifur e më mbytëse të mundshme 24 orë në 24 nëpër ekranet televizive në shërbim të kësaj propagande.

Është pra e rëndësishme ta dëgjojmë të vërtetën shkoqur nga miqtë e huaj të Shqipërisë, jo pse qytetarët e këtij vendi nuk e dinë që Sali Berisha është një mashtrues patetik. Por qytetarët shqiptarë (them qytetarët) kanë kaq shumë nevojë t’i dëgjojnë të vërtetat të thuhen hapur, pikërisht sepse kjo makinë propagande, – e fryrë me miliarda jashtë ligjeve nga taksat e një vendi ku të tjerët digjen të gjallë në rrugë sepse nuk paguhen sipas ligjeve, – po tenton të bëjë për qorr e budalla një popull të tërë.

27 komente në “Ulenshpigelët”

  1. Ton says:

    Vari k… Ahmet Zogut. Shiste pordhe vet kishte nje tufe me plehra qe i mbushnin mendjen qe ishte p… seme dhe kaq. Vendin e rropi dhe e vodhi deri ne palce!
    Sali eshte fiks fare dhe rrotull ka Xhozin dhe ca te tjere qe i mbushin mendjen qe eshte p …seme!
    Ndersa Xen Çkipa ben pislleqet ne emer te babushit, njesoj si motrat e Zokut pa bisht!!

  2. populli says:

    Krahasim shume i bukur.

    Noli nje Vigan.

  3. anticensurë says:

    flm mero që na ke sjellë thamon në gazetë!shekulli me a (më shumë)pa dashje e largoi!goditja e mikut të madh të përfaqsuar nga burri i vockel(që bën gafa,por dhe kërkon falje)ishte fatale!sot shekulli është këthyer në një gazet të lajmeve të dorës së dytë!nuk ështe në krah të qeverisë,por nuk do të habitesha sikur të bëhej pas ’13,vjedhjes së ardhëshme!
    mbi të gjitha flm thamo për shkrimet e tua!
    në shqipëri ka plotë”shërbëtore”që mallkojnë nënat që i kanë bërë “doça”dhe që nuk arrijnë të kuptojnë bukurinë diktatoriale,por nuk kanë një kokë!kjo kokë nuk pranon të quhet “doç”,vetëm se do ti zërë vëndin ulenshpigelit të sotëm!në të tijën uleshpigelii dytë po bën të njëjtën gjë!po na tregon për “unitetin” e partisë së tij,”unitetin”e grupit të tij parlamentar(që ka frikë ti lërë të votojnë,sepse votojnë hajdutin me çizme)!ulenshpigeli ynë,po bën të njëtën gjë si Ulenshpigeli diktator,vetëm se aq e ka mundësinë sot për sot!Ulenshpigeli ynnë ka Ulenshpigelat e tij që i bëjnë iso bile që u vërsulen të tjerëve!neve që e kritikojmë!
    thamo,unë kështu e kuptova këtë shkrim tëndin!dikush tjetër mund të shohë vetëm një Ulenshpigel!unë pash dy!
    ashtu si kam kritikuar dhe meron më parë po të kritikoj dhe ty!fol për të dy Ulenshpigelat dhe jo vetëm për njërin!ata të dy ruajnë dhe mbështesin njëri tjetrin!sido që të ndodhë,Ulenshpigelii dytë do ta mbrojë të parin pasi ta rrëzojmë!sigurisht do të dalë me slloganet e tij”për qetësinë/pajtim kombëtar”,”na i lka kërkuar BE”,”integrimi” e budallallëqe të tilla që nuk do të jenë tjetër veçse mbrojtje për diktatorin kriminel sali berisha,nga diktatori i ardhshëm edi rama!!!

    1. dymi says:

      Anticensure ta kuptoj merakun qe ke,por me shume bindje te them se e ke gabim kur i barazon gjerat.Asgje me shume se c’thua ti ne kete koment(jam i bindur se ti e ben nga inati qe na ngeli kaq gjate ne dere Sa-lehi) nuk do te donte te injektonte ne mendjet e shqiptareve kryeministri qe na c’qeveris e na renon per dite.Interesi i tij eshte qe te perpunohet e perhapet mendimi se opozita e lideri i saj Edi Rama eshte po aq fajtor sa edhe Sa-lehi, prandaj eshte e kote perpjekja per te ndryshuar qeverisjen,sepse gjoja te gjithe qenkan njesoj hajdute e kriminele.Kesaj daulle te cjerre i bien perdite goret qe ka perreth,Maj-linda,Jozef-ina,Mes-il palma,Frangaj,Cupi,Cili,Cani,Fevzo me 14 gjysher,etj.I dashur censure gjerat kane rradhe, te heqim nje here nga mesi sporen qe na ka zene, sepse nuk mund te luftohet njekohesisht ne kater fronte.Neqofte se edhe te tjerret qe do te vijne do te tentojne te ecin ne te njejten rruge ketu jemi,do te dime si ti bejme te pademshem.Reziku eshte Sa-lehi qe nuk ka ikur kurre nga pushteti me vote,socialistet e njohin rrugen e votes edhe te tjerret AK dhe FRD nuk jane si ai.Armiku kryesor(e them me plot gojen armik) i Shqiperise eshte Sa-lehi, prandaj te gjitha betarete mbi te.Percarja,lufta ne gjirin e opozites,eshte gaz asfiksues per opoziten e oksigjen per Sa-lehin.Nuk duhet tja dhurojme kete oksigjen me percarjet e grindjet midis nesh.Te behemi nje here te mencur!

  4. nastradini says:

    O gazetari enverist Adrian Thano HOKATARI, degjo nastradinin e vertete meqe ja ke permend emerin.
    Sali Berisha nuk ka pse te krahasohet me Ahmet Zogun, per faktin se kane jetuar ne periudha krejt te ndryshme kohore. Saliun mund ta krahasosh me BABEN tuaj ideollogjik, me ANTIKRISHTIN shqiptar Enver Hoxha. Ishte Enveri yt o Adrian Thano enveristi, ai qe e zdrypi Sali Berishen nga Bjeshket e Tropojes, i dha shkolle dhe e beri njeri, me pas e sterviti ne palestrat e Sigurimit te Shtetit dhe e coi ne France per te mesuar gjuhe te huaja. Qe ta bente nje kuader te denje te Partise se Punes tuaj o Ardian Thano GAZETARI-HOKATARI i Kohes se Qepes. Fan Nolin Ahmet Zogu e ndihmoi me perkrahje dhe leke kur FBI-ja amerikane e kishte vene ne shenjester per veprimtari bolshevike ne Boston. Fan Noli o gazetar pa moral i puthi doren Zogut kur i la pushtetin dhe i tha: “Shpeto Vatanin se une gabova!” Motrat e Zogut vizituan Fan Nolin ne Boston dhe u priten nga ai me shume dashamiresi dhe mirenjohje per vellane e tyre. Kjo eshte ajo qe deshmojne dokumentet origjinale nga Arkivat historike dhe jo TRA-LA-LA me perralla flamandre alla Til Eulenspiegel dhe Mbeter dhe Mbretresha qe po tregon ti si GAZETAR-HOKATAR ne TEMA. Ju enveristet duhet t’i kerkoni cdo dite falje popullit shqiptar dhe t’i therrisni trunit qe e KEQJA e sotme e ka zanafillen tek BABA juaj sadist Enver Hoxha. Dhe ta kuptoni se me krahasimet HOKATARE, pa piken e moralit qytetar per Ahmet Zogun po e tregoni tone ne syte e Botes si nje fis ZULU afrikan.

    1. anticensurë says:

      nastro,
      lufto per të shëruar patollogjitë e tua!ose më mirë patollogjisë enveriane mos u përpiq ti shtosh si kundërpeshë një patollogji fiktive “dashurinë zogolljane”!pavarsisht nivelit kulturor që ke,urrejtja të errëson arsyen o nastro!të këthn vetëm në një “nastro trasportatore”të urrejtjes!!
      fut llogjikën në punë dhe jo urrejtjen!!!!
      kjo e fundit është më e fortë!kështu duket,vështirë të ndërrosh o nastro!punë moshe tashti dhe punë “mbushje” më parë!mëndjen tënde e ke mbushum më shumë me urrejtje se llogjikë!!

      1. nastradini says:

        Te kam shkruar nje replike per marrite e Edi Rames dhe per mundesite e pashfrytezuara te zhvillimit ekonomik te Shqypnise se zhytur ne Balten komuniste o Mik i Vjeter i SHEKULLIT, sepse Kokedhima u friksua, u fut ne brimen e miut dhe na la shendene ne komentuesve te tij denbabaden. Nuk e di sa te gjate do ta kete TEMA, por tani per tani nuk ka mbetur tjeter medie e pavarur dhe liberale per t’i treguar te VERTETEN shqyptareve. Qe te heqin dore nga indokrinimi enverist dhe te behen si te gjithe popujt e tjere.

        1. anticensurë says:

          prap të njëjtën vrejtje nastro!
          indoktrinimi ka mbetur shumë tek ty!
          ti çdo gjë e lidh me komunizmin,kuptohet të keqe!por e ke shumë gabim o nastro!ta kam thënë dhe herë të tjera!kjo që ndodh në shqipëri është çështje diktature dh se diktatura ka lindur disa ditë pas njeriut!që do të thotë shumë para komunizmit!diktaturat në mbarë botën si të sotmet dhe të shkuarat kanë të njëjtën fytyrë si kjo tona,pavarsisht se ata poluj o se njohin akoma,sot,komunizmin,o se kanë njohur ndonjëherë!
          shekulli u thye,kjo është e vërtetë të shpresojmë që mero të mbahet akoma!ndryshe nga shekulli që pati si armik “daaj samin”mero e ka jo vetëm mik por dhe mbrojtës!të shpersojmë që do të vazhdojë kështu!
          ps:përgjigjen e ke tek vëndi!

        2. AY says:

          O Nastradin shikoj qe shpesh here ngateron bindjet e tua Zogiste me faktet reale historike. Aq shume e do TRADHETARIN ZOG saqe te jane errur syte dhe nuk i shikon difektet e tij qe ishin shume here me shume se virtytet e tij. Je dhe injorant nga ana e historise, perpiqesh te na shesesh prrallat per fakte historike. Noli ndjente vetem percmim per Zogollin dhe faren e tij te keqe dhe tradhetare. Per ty mjafton qe Zogu ishte nga Veriu, zone nga e cila ndoshta je dhe ti vete. Se cfare te keqiash i beri ai njeri ketij vendi per ty nuk kane rendesi. Ndoshta je bir i ndonje njeriu me pozite ne ate kohe dhe je rritur me legjenda mbi mireqenien dhe drejtesine e asaj kohe. Je bere i neveritshem me komentet e tua filo-zogiste.

      2. dymi says:

        Anticansure, komentin tend per nastron e firmos edhe une.C,ndryshim ka nje njeri qe na can b… per Zogun, nga nje tjeter per Enverin, per Sa-lehin apo per Edin.Te gjithe jane mendje ndryshkur qe nuk dallojne fare nga nje tufe bageti qe ndjekin vetem cobanin.C’te thuash- qenie me qeliza gomari qe nuk kane tru as per te vajtur ne hale.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      I madh je o Nastro me shakate e tua..Po si ja beri qe thua ti ?!? I puthi doren dhe I tha “Shpeto Kombin se isha gabim huh”..Te degjoj o “Nastro” te degjoj, plot qyfyre kafeneje je…Mos vdeksh kurre o nipi tij..

  5. banija01 says:

    O nastradin….
    kush te shan pak Zogun hidhesh perpjete,e shohe qe e ke idhull . Pse e shan berishen ai e regulloi biografine ,eshtrat ja pruri te shkosh ti vesh nje buqet me lule ,monument i ngriti,pronat ja ktheu qe ishte e pedrejte sepse ato qen ndertuar me fondet shteterore dhe e dyta floririn qe rembeu ne 6 Prill 1939 nuk e ktheu ndonjehere.Ato ishin edhe djersa e gjesherve tane dhe saliu qe ti shan mori dhe djersen e niperve per eshtrat e mbretie tend.
    Keshtu qe ti ske asnje te drejte te shash berishen se djersen tende ja bere hallall ,kurse ne jo,nuk do desha qe me djersen time te binin eshtrat dhe te ngreje shtatore mbretit tend

  6. nastradini says:

    PSE KESHTU?

    Eshte interesant kur u tregon nje histori te VERTETE fanasave enveriste ne TEMA hidhen zgupthi perpjete sikur t’i kete pickuar Zekthi. Dhe fillojne te ulerijne si kafeshte e pyllit: “Na trego o nastradinin dokumenta!” Dhe nastradini i nxjerr dhe u tregon dokumenta origjinale, me firma dhe vula. Por majmunet enveriste hidhen prape perpjete sikur i ka pickuar Zekthi dhe fillojne e shjane nastradinin me none e babe, pse ka treguar me dokumenta origjinale te VERTETEN. prandaj edhe lind pyetja: Pse shqiptaret nuk e duan te VERTETEN?

    PSE KESHTU?

    1. anticensurë says:

      nastro e ke me firmë e vulë puthjen e dorës së zogut nga f.noli!!apo vetëm fjalën që i ka thënë për të ndrequr gabimin e tij???
      nga kush ta mbronte vatanin nastro??
      nga sërbët që pruri me vete apo nga italianët i la të hyjnë si në shtëpi publike!??
      tashti e kuptova!i fortë je nastro,si dhe zoti rrugët e tua janë të pa fundëme!
      i ka kërkuar ta mbrojë shqipërinë nga b.curri,h.prishtina,l.gurakuqi dhe sidomos nga terorristi i tmerrshëm komunisto islamisto ortodokso katoliko budist avni rustemi!!
      dhe zogu e mbajti fjalën i vrau të gjithë pasi erdhi me sërbo rusët dhe iku para italianve!!peridhë e shkurtër por që tregoi atdhedashurinë e mbretit tënd!
      ps:nastro askush stë ka sharë me nën e babë!bile stë kemi sharë as me mbret!

  7. katunari me toke te pa infektuar says:

    Ne cdo shkrim e koment gulcon nje vertete e hidhur.Nje e vertete qe cdo kush sipas menyres si tij,mundohet ta paraqese si parcelez te infektuar nga barerat e keqia,por qe nuk sheh ndonje mundesi konkrete per ta kthyer ne nje kopesht gjith lule e arome.

    Infeksioni(pranimet e te rinjve ne radhet e PD-se me metoda detyruese) ka prekur cdo pellembe te kesaj toke te quajtur Shqiperi.Eshte nje infeksioni i rende,qe cdo dite e me teper po perpin edhe parcela te reja(brezin e ri )

    Era e forte(propoganda e shfrenuar 24 oreshe) po shperndan cdo dite e me shume faren e keqe te ketyre bimeve helmuese dhe abandonuese.E vetmja metod luftimi per cfarosjen e ketyre bimeve te keqia ngelet ”lufta kimike”,ndryshe ky popull do te vdesi nga uria…

  8. banija01 says:

    Nastragin …
    Mua nuk me ktheve nje pergjigje se nuk asnje dokument ,une ti dokumentova te gjitha edhe te periudhes se idhullit tend edhe te diteve qe jetojme sot.

  9. arjani says:

    Nastratdinit vari k…………………….

  10. Arjani says:

    NASTRADINIT VARINI KKKKKKKKKKKKKKKKKK……………………………

  11. assault says:

    Komplimente Thano! Nje nga ato shkrime qe nuk mund te harrohen lehte

  12. Horri i Bulevardit says:

    Nastradin, per mbretin e vetshpallur Zogj i pare, ma di mendjen, edhe per gazetarin Adrian Thano, kam shume respekt, te lexoj gjithmone komentet tuaja, duke perjashtuar keto te mbretit, se je me korrekti dhe me kembe ne toke.
    Me beri pershtypje komenti qe bere me dike ne nje shkrim tjeter, ku atje ne Dendi, nje student shqiptar, kishte dhene nje performance te shkelqyer, se si mund te zhvillohej nje ekonomi e deshtuar.
    Ty te ka lene mbrese, ka lene gojehapur dhe profesorin, por edhe une u binda se kemi njerez me kapacitet, qe mund te bejne dicka profesionale, pa u mbeshtetur ne mesime dhe urdhera partije.

    1. nastradini says:

      Me behet qefi o Mik ne TEMA per vleresimin e shkrimeve te nastradinit. Im ate kishte disa fabrika sapuni dhe biznes tregetar ne disa qytete. Gjyshja ime kishte prna ne jug te vendit, qe i jepte me meditje per shqiptare dhe greke nga Veriu i Greqise. Babai kur merzitej thonte: ” aman sa te iki Ahmet Zogu, ne borgjezet intelektuale do te krijojme Partine tone qe te ece para Shqypnia. Fjalen e kish per Partine Social-Demokrate. Qe e kishte kapur si ide qe kur ishte student ne Itali. Gjyshja de degjoi sa e degjoi dhe nuk durroi me: “Ik more tutje se te degjon Djalli. Shqiptaret pa kapedan nuk bejne dot as edhe nje cap! Partite dhe politika jane per fukarenjte dhe kerkojne te bejne gjurulldi per vjedhur ata qe punojne.” Edhe sot kujtoj fjalet e gjyshes: Per afro 50 vjet shqiptaret i vodhi Enver Hoxha. Askush nuk pyeti ku shkuan miliardat nga prodhimi i shqiptareve mjerane, skllever ne vendin e tyre per keto 50 vjet, nderkohe qe kalemxhinjte i meshuan tezes se fabrikuar ne bodrumet e KQ te PPSH per vjedhjen e floririt nga Zogu. Ku shkoi floriri dhe xhevahiret e sekuestruara me dhune nga banditet komuniste te Enver Hoxhes? Ku shkuan parate e Kromit te Partise, te Bakrit te Partise, te Drites se Partise, te Konjakut te Partise, te Domateve te Partise, te Shalqinjve te Partise? Ne nje kohe qe shqiptaret po vdisnin si Komb nga urria dhe mjerimi. Per 20 vjet shqiptaret po i vjedh me mjeshteri Sali Berisha. Po i ruan dhe po i qeth paq me PD-ne e tij te krijuar enkas per kete qellim. Prape askush nuk po e pyet se ku shkojne te ardhurat qe mbledh nga shqiptaret dhe pse e ka kthyer Buxhetin e Shtetit si nje Arke Kursimi per familjen e tij. Nuk flet Kontrolli i Larte i Shtetit, nuk flet Organi i akuzes, nuk flet media dallkauke shqiptare, nuk ben ze as Shoqeria Civile. Ne vendet e tjera perreth po i fusin ne burg BOSAT e tyre, ne Shqiperi vazhdojne avazin me floririn e Ahmet Zogut. Sa per dijeni edhe Enveri edhe Saliu kane derguar seksere ne Londer per te negociuar kthimin e floririt te Bankes Kombetare, por jane refuzuar kategorikisht nga anglezet. Por asnje prej tyre nuk ka mare mundimin te koregjoje kete faqe te turpshme te historise se vendit tone dhe t’u tregoje shqiptareve te VERTETEN. Gazetari qe juve respektoni Adrian Thano nuk mund te krahasoje Ahmet Zogun me Sali Berishen pa permendur fare Enver Hoxhen. Fan Noli meriton respet si shkrimtar dhe poet, por si politikan ka qene i deshtuar. Aventura e tij bolshevike do ta kishte fshire Shqiperine nga harta e Botes dhe ai e kuptoi me vonese kete gje, prandaj edhe si intelektual dhe patriot i madh qe ishte kerkoi falje. Dokumenti i dorrezimit te pushtetit nga Noli tek Zogu ishte ne Arkivat e Shtetit deri vone. Nje kopje e mbante edhe vete Noli ne Boston. Dihet qe Zogu e ndihmoi Nolin deri ne fund te jetes dje i kishte dhene urdher Faik Konices qe t’i plotesonte te gjitha kerkesat. Fan Noli nuk e vizitoi asnjehere Shqiperine e Enverit dhe nuk i pranoi ofertat e tij. Adrian Thano po te dije gjuhe te huaja le te mos tregoje vetem bejte ne TEMA, por te lexoje ne Bibliotekat Prestigjoze Boterore materiale qe do t’i hapin syte dhe do ta bindin te nderoje historine e njeriut qe hodhi themelet e Shtetit te Pare Perendimor shqiptar. Me te mirat dhe te keqiat e tij. Sic i nderojne popujt e tjere te paret e tyre. Kete mesiguri nuk e ka bere Adrian Thano dhe kjo e ka trishtuar nastradinin qe ka replikuar kaq ashper, sepse pas Ahmet ZoguT ne Shqiperi eshte ulur kembekryq DJALLI VETE.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Nastradin i nderuar, po e filloj nga fundi: Natyrisht qe Noli i 15-gjuheve te huaja, ishte kunder Ahmet Zogut, por kur u vene ne kandar se nag duheshte te anonte, zgjodhi vetmine, e kam fjalen per oferten qe i beri Enver Hoxha qe Noli te perfaqesonte Shqiperine komuniste ne SHBA dhe Noli deklaroi se nuk e puq asgje me komunizmin dhe e refuzoi oferten.
        E dyta: Adrian Thano nuk ja di bindjen politike, por shoh qe anon nga e majta e qendres, ose nje socialdemokrat jo i Gjinushit, por me teper nga socialdemokracija qe ne vitet 60-te donte te formonte Pjeter Arbnori.
        Por e shoh vetem ne rolin e gazetarit dhe them se eshte nje gazetar i guximshem dhe eshte opozitar, ka qene edhe opozitar ne qeverisjen e Nanos, panvaresisht se punoi tek Shekulli i Kokedhimes. Eshte shgume korrekt, kam patur nje kontakt virtual me te dhe nuk i eshte shmangur pergjegjesise, eshte shume puntor ne punen e tij dhe di te kerkoje falje, gje qe sot eshte e pazakonte.
        Enver Hoxha, ka vjedhur me shume se Ahmet Zogu, flori, biles ne qofte se Zogu e mblodhi floririn duke forcuar frangen leter qe e barazoi me nje mexhide (duble) floriri te asaj kohe, gje qe solli nje ekspozim te franges leter dhe nje depozitim te floririt, Enveri ate flori qe kishte mbetur e mblodhi me gjak, ku ne nje rast kam degjuar nga nje i vjeter qe e varen pronarin tek traret e shpise dhe e therrnin me thike ku hidhnin kripe edhe te nxehte dhe mbasi tregoi se e kishte fshehur ne muret e shtepise, e vrane dhe e lane te varur.
        Raste ka plot si keto.
        Kemi edhe rasti e mashtrimit te Ramiz Alise, qe ne kohen e fundit ne 88-89, hapi dyqanet e teknikes se bardhe, si manjetofona qe kushtonin ne perndim 10 dollare copa, Ramizi i shiste me gjela floriri tre gjela nji manjetofon, ose nje TV me ngjyra 14-polc me dhjete gjela, e gjithe kjo per te mbledhur floririn qe nxirrnin jashte shoferet e mauneve, ku Ramizi pa mundesine te mblidhte valuten per te shtyre e dhe ca dite te komunizmit e ri me lirine e mendimit.
        Te flasesh ne fakt per Zogun dhe ta lesh ne harrese diktaturen enveriane, kjo qendron ne konstatimin tend, gje qe edhe mua me ben pershtypje.
        Se cfare mendoj per Berishen e di keshtu qe spo zgjatem me.
        Faleminderit per repliken.

      2. Horri i Bulevardit says:

        Edhe dicka Nastradin se harrova ta them ne repliken qe te kam bere ketu. Floriri i mbledhur nga Enver Hoxha me dhuen qe nuk llogaritet me kilogram, por nga sa kam degjuar i kalon te dy tonet, shkuan ne Bashkimin e Republikave Socialiste te Bashkimit Sovjetik, si takse kundrejt perandorit Stalin, per te mbajtur afer birin e tij Enverin dhe per ti dhenen nje fare njhje nderkombetare, gje qe Enveri e deshironte shume, por qe ne e bleme me flori.
        Ishalla hiqet ky shkrim shpejt sa pa e pare vullnetaret e Enverit se kushedi sa te shara do haj. dhe me duhet te them se eshte i share ai qe me shan, per balluket e Enverit.

  13. era says:

    Komenti i “dymi” eshte shume i sakte. Cubi serb do lumturohet, ne qoftese e sheh veten te barabarte me Edin dhe po punon per kete.

    Te shporet krimineli i tropojes megjithe shpurren e tij, vecanerisht me baxhellen injorante te kuvendit, dhe Rama nqs e luan bishtin dhe nuk i permbahet fjales se dhene qe keta horra do te shkojne para drejtesise, do i vije rradha atij qe te shkoje para drejtesise.

  14. banija01 says:

    Nastradin ….
    Me sa shohe pergjigjen e ke per pyetjen qe te bera,po ajo nuk eshte pergjigje sepse dridhesh e perdridhesh dhe asgje nuk thua, e marim nga fillimi.
    Ne fillim na tregon se kishe fabrika e prona,der ketu mire,por kur thua se babai yt do formonte Partine Social -Demokrate dhe nuk e la gjyshja se vendi deshte coban, keto jane brockolla,se na del gjyshja pa shkolle qe me e zgjuar nga djali qe kishte studjuar ne Itali,i vajten parate dem qe beri dhe shkolle.
    Tjetra ,mban mend fjalet e gjyshes qe i tha ato fjale babait tend,qe te mbaje mend bisedat te pakten duhet te ishe 5 vjec dhe tani duhet te jesh 90 vjec,qe shte e pamundur nje 90 vjecar te lexoje gjithe gazeten TEMA dhe te bej komente.
    Thua se Enveri fabrikoi ne bodrumet e K Q te PPSH se Zogu vodhi floririn,ate ska nevoj ta fabrikoj Enveri se e kane deklaruar bashkepuntoret e Zogut,pastaj pyet se cu be floriri i bakrit ,domates etj.Ai eshte shperdoruar ose blere makineri se Leku nuk shkonte ne ate kohe dhe nje sasi e madhe duhet pyetur I. Meta se ate akuzojne per depot efloririt ,Enveri nuk mori as 1flori te vetem se do kishin dale kurse per Saliun ka rjepur popullin dhe sa ta kemi ne krye do na rrjep akoma.
    Po nuk zure ne goje per kthimin e eshtrave me parate tona, se ti ke 40 vjete qe mer pension dhe nuk i paguan shpenzimet e eshtrave dhe shtatores. Do ishte me e drejte qe ato para te shkonin tek ata vogelush ne Puke qe hanin buka misri me kripe qe tregoj mbreme FIKSI.
    Ne vitin 2012 ata vogelush as ter javen nuk e kane buken e misrit se ajo do qe gjysma e te keqes ,po ti ata nuk do mund ti kuptosh se nga qe thua se vjen nga nje familje e pasur, dhe te duken argat dhe e kan hak ate jet ,eshte ajo qe thone se i ngopuri te uriturin nuk e beson.

    1. nastradini says:

      Po ta plotesoj kureshtjen meqe po ngul kembe kaq shume dhe po vdes nga kesheria per nastradinin. Nuk jam 90 vjec por aty afer. Kam kompjuter tavoline HP, por kam edhe iPad dhe celular iPhone te markes APPLE ne se ja ke degjuar emerin. Kam edhe piano te vjeter dhe violine akoma me te vjeter. Me miq mlidhemi darkave dhe luajme Mozartin. Ja tani nastradini tek Tajvani lexon ne TEMA replikat prej Hajvani, i qete pi kafen e sabahut te Filxhani. “Pse keshtu? Si keshtu?” mund te pyesesh ti dhe te tjere te cuditur. Sepse nastradini e di qe shqiptaret do te hapin syte nje dite dhe do te shiqojne te VERTETEN dhe do te behen si popujt e tjere. Do te largojne VAMPIRET komuniste qe i kane hypur ne qafe dhe do te dine te zgjedhin drejt BOSAT e tyre.
      FIKSI i Filip Cakulit me pare duhet te tregoje viktimat e kallezimeve te BOSIT te tij kur ishte Agjent i Sigurimit te Shtetit dhe i sherbente Enver Hoxhes ne kamuflim nga Hosteni dhe me pas t’u kerkoje falje shqiptareve per krimet dhe spiunimet e tij gjate diktatures. Sepse keshtu e kerkon MORALI i medias publike. Me pas mund te filmoje sa te doje tragjedite shqiptare te Mirdites, te cilat nuk ishin me pak dhe me rrenqethese gjate regjmit te Enver Hoxhes. Vetem se atehere nuk kish kush t’i tregonte dhe filmonte. Leri mallengjimet enveriste per eshtrat e Zogut dhe pensionin e nastradinit se na bere te qajme me lot e ngasherim te madh. Se eshtrat e tij mund t’i kthente edhe Enveri, qe i sherbeu Zogut me devotshemri para lufte. Mjafton qe kjo gje t’i ngrohte karriten e pushtetit. Duhet te jesh shume budalla kur mendon se Enveri nuk ka vjedhur asnje flori, por e ka mare te gjithin Ilir mata si nje PIRAT i vertete. Sepse fabrikat, uzinat dhe makinerite qe permend ja falen MIQTE e tij pa LEKA. Keta MIQ Enveri i nderronte si Mbreti grate, nderkohe qe miliardat e shqiptareve dhe te Shqypnise shkonin dhe depozitoheshin nga viti ne vit ne bankat e huaja. Sa jane? ASKUSHI nuk e di, sepse ASKUSHI nuk e kontrollonte, por dihet qe te ardhurat nga puna skllaveriese e shqiptareve ishin me miliarda ne valute. Enveri nga lakmia kerkoi te merte edhe floririn e Bankes Kombetare te Zogut qe ndodhet ne Londer. Me seksere profesioniste, por nuk ju hap parashyta as atij dhe as Sali Berishes me vone.

  15. banija01 says:

    Nastrdin… nuk je pjesa e zgjuar ,por pjesa naive e nastradinit kur ecte me nje karvan gomaresh dhe kur i numeronte nga 7-te i dilnin 6-te se nuk numeronte ate qe kish hypur vete.
    E shohe nivelin qe ke ,se te sharat dhe ofendimet i kane vetem ata qe skane nivel kulturor ,nga qe skane gjuhen e te shprehurit dhe kane nje sasi te kufizuar mendimi,kete e tregon fodulleku per tu mburur se gjoja pi kafi te Tajvani dhe gjoja ke teknollogjine e fundit dhe gjoja luan pjano.
    Po ti kishe vertete te gjitha kuto qe thua nuk do mbureshe se nuk jane vese te nje njeriu te kulturuar po jane si ajo shprehja nga vitet70-80-te kur ndonjeri desh te mburej i thoshnin je shkodran prej Puke.{te me falin pukjanet }.
    Dhe me shume tregon veten kur flet me percmim per vogelushet qe hanin buke misri me kripe.Ske ndjenja njerezore kujton se i shikon njrezit nga lart.
    Po te them nje anektode po qe eshte e vertet: Nje student jipte provim Gjeografine Krakinore , ne teze i rane vargmalet e Jugosllavise.Studenti nga qe nuk kishte mesuar filloje te shante Titon si renegat,revizionist etj. Pedagogu i thote:nastradin ,futu ne teme nuk kane lidhje malet me Titon ,malet kane lindur miliona vjet para Titos.
    Po nastradini nga qe nuk kishte mesuar ngeli ne klase.
    Edhe ti, per te tjera diskutojme dhe ti prap te Enveri do kthesh biseden se aty te ka ngelur ora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje