Sondazhi i Kult-it: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot dhe NUK MANIPULOHEN…

15 Dhjetor 2012, 18:29Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, prezantoi të shtunën në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit. TemA online publikoi të plotë raportin për shtyp të fondacionit tetovar.

Nga raporti i publikuar, duket se metodologjia e zbatuar është brenda standardeve statistikore të sondazheve të opinionit publik. Ndërsa, për rigorozitetin e zbatimit të metodologjisë, duhet t’i besojmë kolegëve tetovarë. Nejse, duke i marrë të mirëqena rezultatet e publikuara nga Kult-i, vlen të ndërtojmë një skenar hipotetik të zgjedhjeve që mund të zhvilloheshin sot dhe që NUK DO TË MANIPULOHESHIN…

Siç dihet, në sistemin aktual elektoral, përcaktimi i fituesit varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, përqindjet e sondazhit të Kult-it (të publikuara të plota te TemA online) po i përkthej në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, do të paraqes edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.

Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në (nuk e ka përjashtuar asnjë herë publikisht këtë skenar…), LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirëqenë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të gjithë partive të vogla, duhet bërë edhe një presupozim tjetër – votat e të pavendosurve dhe të atyre që nuk e kanë treguar parapëlqimin për partitë do të shpërndahen në mënyrë të përpjesshme mes garistëve.

Pas bërjes së këtyre presupozimmeve, shpërndarja e votave të Republikës së Shqipërisë sipas koalicioneve të mundshme është si vijon:

PS+AK etj. 836,226 ose 55.3%

PD+PR etj. 507,592 ose 33.5%

LSI+PDIU  102,495 ose 6.8%

FRD        66,703 ose 4.4%

Total      1,513,015 ose 100.0%

 

Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo përcaktues – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, KUR NUK MANIPULOHET, është instrument përcaktues – pra, s’ka marzh gabimi). Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).

Duke pasur parasysh numrin e të anketuarve nga Kult-i që kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:

 

Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95%

PS+AK etj. nga 803,613 deri ne 862,149

PD+PR etj. nga 492,364 deri ne 522,820

LSI+PDIU nga 100,547 deri ne 104,442

FRD nga 65,569 deri ne 67,837

 

Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë analizë, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe…

Për shembull, marifete si ai i mandateve të qarkut Kukës, ose të një lloji tjetër, mund të shfaqen në vazhdimësi. Nga ana tjetër, AK-ja, në momentin e fundit, mund të futet në koalicion me FRD-në, në vend të futet me PS-në. Dhe në këtë rast, skenari i mësipërm do të ndryshonte goxha. Dhe së fundi, llogaritjet e mësipërme bazohen në presupozimin se kampioni i të anketuarve të Kult-it e përfaqëson mirë elektoratin shqiptar…

14 komente në “Sondazhi i Kult-it: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot dhe NUK MANIPULOHEN…”

  1. tomori i beratit says:

    Z ZALOSHJA.Duhet patjeter qe te kete NJE KOALICION gjithperfshires per te rrezuar nje VRASES nga pushteti.FRD ne menyre te padiskutueshme duhet ti bashkangjitet ketij koalicioni.SOT ka vetem nje OBLIGIM,nje DETYR per gjithe shqipetaret.TE LARGOJN dhe te DERGOJN PERPARA DREJTESIS kete vrases.Dhe kjo do te ndodh patjeter.

    1. Vlora says:

      nje koalicion PS+AK+FRD do te ishte i duhuri per kete shqiperi re reckosur.

      eshte e domosdoshme qe lsi te qendroje jasht pushtetit.

      PS+AK+FRD kane detyrimin e madh qe te ribejne shtetin shqiptar.

      1. ka mundesi says:

        ***Vlora***

        Une dakort do te isha me ju,por duke pare ate qe ndodhi ne 2009,ketu nuk e merr vesh i pari-te dytin. Kujt ja merrte mendja qe LSI do shkonte djathtas? Me kete dua te them qe nga AK dhe FRD,cfare nuk pret. Puna eshte qe shqiptaret ne mase duhet te dalin ne votime dhe,ti adresojne votat tek nje force e cila do te ishte ajo qe do bente ndryshimin e vetme. Te rrish me AK +FRD ne koalicion,eshte njesoj sic ndejti PD me LSI,dhe nuk thoshte asnje gje per vjedhjet e saj sepse ndryshe binte pushteti. Shkurt vella,votat duhen ne mase per PS dhe aleatet e saj natyral(PSD,dhe te tjera te majta pa LSI).

  2. KLAUS A. says:

    Duken rezultate te besueshme. Le te shtojme edhe 5-105 vjedhje, prape fiton PS
    http://imazheshqip.blogspot.com

  3. Ben Chicago says:

    vetem nje qeveri teknike ,kujdestare per zgjedhjet mund te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme
    cdo varjant me saliun kryemonster votat vidhen ,manipulohen dhe sa shkruan zaloshnja nuk vertetohen

  4. Shefqet Cela says:

    Ide “e shkelqyer”, por utopike.
    Saliu vjedh votat me presion e pagesa mafjoze apo hapur me manipulime dhe ju pretendoni per te krijuar nue qevri teknike perpara zgjedhjeve!
    Nuk e dini qe ai ka ne dore kartonat e “mazhorances” dhe aleate pa din e iman? Ata vrasin babane per interesat e tyre dhe mafjes qe perfaqesojne.
    Jo zoteri! Nuk duhet te nanurisemi me endrra te kota, duke humbur kohen e çmuar.
    Koha nuk pret! DUHET NJE FRONT I GJERE POPULLOR, NJ3 VOTE MASIVE TE GJITHE NGJYRAVE POLITIKE TE MUNDESHME. Ne front edhe djajte si Meta e shoke kunder kryedjallit. Kjo do te jete shpetim per te gjithe, qo0fte dhe per ata e gjynahe.
    Nderime per ju!

  5. Din Kruja says:

    E para ne ate nivel qe eshte demokracia ne Shqiperi nuk eshte e mundur te behet asnje sondazh i sakte. Njerzit ose hezitojne qe te pergjigjen ose do te japin pergjigje jo te verteta.
    E dyta eshte se kur zhvillohen nga fondacione apo shoqata qe jane nga zona shqiptare te ish Jugosllavise, eshte e pamundur te perjashtohet ndikimi i zyrave serbe. Me qellim qe te nderronin krahun politik nuk futen “Gani Bobin” e Prishtines,kesaj rradhe sollen “Kultin” e Tetoves. Sic duket serbet dhe greket jane te interesuar qe zgjedhjet 2013 ti fitoje PS-ja.
    Edhe kur behen nga nga institucione nderkombetare perseri ato jane jo korekte pasi marrja e opinioneve behet nga stafe me personel shqiptar. Ne keto raste duhet shtuar edhe ndikimi i interesave gjeopolitike te shteteve prej nga vijne.
    Perjashtohet cdo mundesi koalicioni parazgjedhor i AK me PS-ne. Kjo e fundit ne zgjedhjet e ardhshme do te marre perqindjen me te vogel te ketyre 20 vjeteve, pra parashikohet nje disfate e saj pasi eshte parti ne dekadence. Po i kapi 20% do te jete nje sukses i madhe per te. Me e mundur eshte qe AK te beje koalicion me FRD.
    Persa i perket partise greke te Dules do te shohim qe do ti bashkengjitet koalicionit partiak qe qeveris aktualisht vendin. Kjo sepse duan qe me domosdo qe te jene shume te pranishem ne Qeveri.
    Ne rast se PD nuk fiton, gje e cila eshte shume e pamundur, kjo s’do te thote qe fiton PS-ja, por do te ndodhemi ne krijimin e nje Qeverie si e Ylli Bufit, apo e Ahmetajt. Pra do te jete nje qeveri teknike perfaqsuese e gjithe spektrit partiak qe perben parlamentin.
    Ne kete shkrim te E. Zaloshnjes shohim me shume deshira te tij, se sa nje analize korekte.

  6. votat says:

    E vetmja mase mbrojtese e PS-s eshte qaravitja se na manipulohen e na vidhen votat, gje qe s’eshte aspak e vertete.Gje qe e verteton fakti se bashkite kryesore te vendit ajo i fitoi dhe askush nuk ia vodhi votat..

  7. sherifi says:

    “votat”
    Po ne tirane a nuk ju vodhen votat? me marifetet e gjoja votat e hedhura ne kutit e gabuara,kjo u deklarua edhe nga nderkombetaret.

  8. +10 says:

    @votat Ajo qe thua ti eshte e vertete nese je qorr dhe shurdhe ose jeton ne nje planet tjeter ku nuk mberrin asnje informacion…

  9. luis says:

    Cfare qeveriet te kemi.Ata mendojne vetem se si te vjedhin zgjedhjet e ndersa opozita se si ti fitojme zgjedhjet ne menyren me demokratike.
    Hajnia ecen nganjehere jo pak por kur e thyen qafen e thyen me te gjitha prandaj kesaj here nuk besoj se Berisha do ia arrij qellimit dhe atehere si fjale te fundit perpara se te pirdhet nga pushteti do thote se kjo qeveri ishte me e arrira e te gjithe qeverive ne vendin tone dhe qe beri zgjedhjet me me standarte ne bote,ose e kunderta do filloje ankimimet dhe protestat se i jane vjedhur votat.

  10. alban says:

    Votat do blihen dhe ju qe komentoni tani do te ti shisni te paret
    me Ed Zaloshnjen ne krye per nje vend pune,ashtu sic u ble qarku
    super socialist i Fierit e i Beratit. O Ed kete vit nuk i ke paguar
    taksat ne Usa harrove se je i pa pune e jeton me therrmiat e Ps.

  11. alban says:

    Votat do blihen dhe ju qe komentoni tani do te ti shisni te paret
    me Ed Zaloshnjen ne krye per nje vend pune,ashtu sic u ble qarku
    super socialist i Fierit e i Beratit. O Ed kete vit nuk i ke paguar
    taksat ne Usa harrove se je i pa pune e jeton me therrmiat e Ps….

  12. Bjaram Curri says:

    Shqiptaret jane njerz interesant, si mund te votoi dikush nje person si z Rama, qe per mendimin tim nuk eshte normal,pasi ajo vrehet nga syt dhe veprimet e tij, ose si mund ta votoni z Berisha, qe ka kaq shum deshtime.
    Shqipria ka nevoj per me shum ndryshime, dhe ndryshimet nuk mund ti bejn partit e vjetra, por partit e reja siq eshte ajo e z Topi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje