Bashkimi Kombëtar Evropian i Shqiptarëve

14 Dhjetor 2012, 20:22Blog TEMA

Nga Irdi Zjarri

Duke mos u vetë përjashtuar nga trendi më i fundit, i jam bashkuar nacionalizmit të bashkëkombësve të mi dhe imagjinoj flamurin shqiptar, flamurin e parë shqiptar, të cilit ende nuk ia kishin pllakosur “kurorën” e Monarkisë dhe “yllin” e diktaturës komuniste. Po marr si shembull flamurin meqenëse flamujt në veçanti paraqesin simbole dhe emblema të identitetit kombëtar të një populli. Dhe me të njëjtën shenjë nacionalizmi pohoj se flamuri ynë kombëtar nuk përfaqëson vetëm një simbol, pasi ai mban ndër supe një histori të pafundme, të tejmbushur me personalitete të spikatur në të gjitha fushat, shoqëruar nga një gamë e gjerë datash dhe periudhash historike, të cilat ccfarëdo lloj shteti tjetër do t’i kishte zili. Zili, sepse historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në veccanti është një ëndërr, një ëndërr e cila e bashkoi kombin në një pikë të vetme, në një shtet të vetëm, në Vlorë më 1912, në 28 Nëntorin e këtij viti jubilar për mbarë historinë (njëqind vjet më parë).

Sikundër atij Nëntori të Dytë, tani më Shqipëria ndodhet në një tjetër fazë dhe realisht në një tjetër kohë, ku shqiptarët i janë futur një rrugëtimi, i cili simbolizon rënien e verdiktit të Konferencës së Ambasadorëve, për copëtimin dhe aneksimin e trojeve shqiptare. Nga kjo pikëpamje duhet thënë se gjërat po lëvizin. Po bien kambanat për të gjithë. Dhe në fakt duket një ëndërr, një ëndërr e parealizueshme, por me një tjetër të vërtetë, që duhet shikuar me një sy tjetër. Për gati 20 (njëzetë) vjet politika shqiptare ka luajtur rolin e të qënurit e pafuqishme, përballë politikave të shteteve fqinje si Greqia, Maqedonia apo Serbia, duke përfshirë këtu edhe shtetet e Fuqive të Mëdha, të cilat prej vitesh ruhen nga e ashtuquajtura “Fuccia e Barutit Ballkanik”.

Pavarësia e Kosovës, e cila ka qenë një ëndërr për të gjithë shqiptarët, sot është në prag të pesë vjetorit të saj dhe gjithashtu është një realitet që duhet pranuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë qeveritë e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë se kaq.

Shumica e shqiptarëve sot posedojnë një ide për formimin e Shqipërisë Natyrale, e cila flet për bashkimin e territoreve të Republikës së Shqipërisë me atë të Kosovës, duke mos u precizuar vetëm në bashkimin e krahinave gjeografike, pasi Shqipëria Natyrale nuk është një marrëveshje nën tryeze e grupeve politike apo e dy qeverive shqiptare (në thelb këto dy shtete përtej një kombi të njëjtë, disponojnë dy qeveri të ndryshme, fqinje me njëra- tjetrën).

Moderatori televiziv, gazetari Adi Krasta e mbyllte intervistën e tij përballë nacionalistit Koço Danaj, për “Listën e Shqipërisë Natyrale” duke perifrazuar se: “Vendet e Ballkanit, e sidomos ato të vendeve fqinje të Republikës së Shqipërisë i druhen termit Shqipëri Natyrale (Shqipëri e Madhe) për vetë faktin e Bashkimit Kombëtar dhe atij territorial. Por a duhet të kemi ne frikë ta përmendim? A duhet ta anashkalojmë? Le të tremben të gjithë, të frikësohen të gjithë, sepse më së paku një herë, duhet të themi e të ndjehemi krenarë, që Shqipëria është e madhe dhe e bukur”.

Përtej kësaj zoti Danaj e sheh si qesharake rolin e diplomacisë shqiptare në heshtjen ndaj mbajtjes së një referendumi mbarëkombëtar, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, lidhur me ccështjen e Bashkimit Kombëtar, ku sipas tij nëpër botë është lejuar mbajtja e referendumeve të shamive nëpër shkolla, universitete, institucione publike dhe private, ku sipas tij është absurde mohimi i të drejtës së referendumit popullor dhe po aq qesharak është fakti se në rruzullin tokësor Shqipëria është e vetmja republikë, që kufizohet në 3/4 e hapësirës së saj gjeografike, nga vetë territoret e saj, të cilat i kaluan shteteve fqinje në traktatin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913.

Disa kohë më parë, autori i bestsellerit “Gomorra” (Roberto Saviano), në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga shpjegonte sesi politika shqiptare ndikonte drejtpërdrejtë në këtë ccështje, duke bërë të pamundur ëndrrën e shqiptarëve anë e mbanë globit, për vetë faktin e ruajtjes së posteve në qeveri dhe parlament. Sipas tij bashkimi kombëtar shqiptar mbetet vetëm në dorën e popullit, pasi vetë populli shqiptar ka reaguar gjithnjë me gatishmërinë e tij në mbrojtjen e ccështjes së trojeve shqiptare dhe në ngritjen e një shteti të vetëm tërësisht shqiptar.

Një tjetër faktor i dytë, të cilin ai e përmend jashtë mase si destabilizues, është trysnia e politikës së jashtme, ndjekur nga vendet e Ballkanit, duke iu referuar fqinjëve tanë, të cilët vazhdimisht e pengojnë rrugën e Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt bashkimit kombëtar. Sipas tij vlen për tu përmendur shembulli i “varrezave greke” në juglindje të qytetit të Korccës, si një rast paturpësie, në të cilën ne si shqiptarë përdhosëm hapur frymën e shenjtë të identitetit kombëtar, duke ndjekur aktet vandale të zhvarrosjes së eshtrave të të parëve dhe shitjes së tyre për ish ushtarë grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përpos këtyre fakteve nuk duhet të hezitojmë të përmendim festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, të cilat ndonëse u festuan masivisht, treguan akoma se politika shqiptare qëndron e përçarë, si para një shekulli dhe i bën elozhe copëtimit të tokave shqiptare të Traktatit të Londrës. Si rrjedhojë e kësaj, ju kujtoj se 100-vjetori i Pavarësisë u festua i ndarë në tre kryeqytetet shqiptare, ku më 25 Nëntor krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës e festuan atë në Shkup dhe Prishtinë, duke i paraprirë festimeve në Tiranë dhe Vlorë me 28 Nëntor 2012, ndërkohë që duhet përmendur se sipas aktit juridik të Ismail Qemalit, firmosur edhe nga dyzet firmëtarët e dokumentit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 1912, thuhet se territori i Shqipërisë së Pavarur (Shqipërisë Natyrale) përfshin të gjitha tokat shqiptare me kufij në katër ish vilajetet e Perandorisë Osmane dhe me një popullsi me shumicë tepër dominuese shqiptare.

14 komente në “Bashkimi Kombëtar Evropian i Shqiptarëve”

  1. Landi- Sverige says:

    Bashkimi Kombetar otoman i Shqiptareve!! Je me te vertete “trend” o Irdi! Vete mbiemri juaj tregon ate qe kerkoni ti beni Ballkanit, por mbi te gjitha vetvetes, pra ti vini zjarrin!!

  2. Taulant says:

    Cili eshte numri I ekstremisteve islamiste ne Kosove?Se nr e njerezve qe dalin me flamur kuq e zi ua them une.
    Ku jane keta njerez me callma se nuk I kemi pare as ne mitingje as ne koncerte te kengetarve(qe dalin me minifunde),as ne mbledhje qeverie.
    Ku jane????
    1 million njerez ishin ne Prishtine per 28nentorin(pa callma dhe kurane,por me flamur kuq e zi)
    Ju qe shpifni per shqiptaret e Kosoves na jepni ca fakte,mos te vdesim dhe ne injorante.Po ju nuk doni tia dini per fakte.Ju jeni plehra, bij dhe niper tradhtaresh denbabaden….nuk beheni dot njerez dhe shqiptare.
    I nderuar qofsh ,Koco Danaj!

    1. Shtegtari says:

      Taulant
      Referendumi per bashkim sot eshte i pakeshillueshem sepse do tu jepte “municion luftarak” shoviniteve feqinj per ti vene zjarrin Ballkanit. Te jemi realiste, pa perkrahjen e Perendimit Milosheviçi do te ishte akoma ne fuqi ne Beograd dhe Kosova do te ishte ende nen thundren e tij. Duke hequr qafe hajdutet qe na qeverisin ne te dy anet e kufirit, dhe duke u futur ne BE si dy shtete qofte edhe formalisht te “pavaruar” kufiri shqiptaro-shqiptar do te kete te njeten vlere si kufiri midis dy komunave. Ne shqiptaret dallohemi si mirenjohes me shume se çdo popull tjeter ne Ballkan, duhte qe per mirnjohje te degjojme perendimin qofte edhe duke sakrifikuar PERKOHESISHT endrren tone.
      Per pjesen tjeter te shkrimit une qe jam i krishter ortodoks nga jugu dhe minoritar nga nena TE JAP PLOTESISHT TE DREJTE E TE PERGEZOJ.
      PO te mos ishin trimat e Dede Gjo Lulit qe i vune malazeset perpara si llopet deri ne Cetinje dhe detyruan fuqite e medha te çonin floten e tyre per ti dorezuar Ulqinin Malit te Zi;
      Po te mos ishin trimat e Isë Boletinit qe me 1910 pushtuan Shkupin dhe i futen drithmen Ballkanit nuk do te kishte sot as Shqiperi as çeshtje shqiptare pasi fuqite e huaja qe na ndihmuan nuk do te kishin pasur as shkak, as rast e as mundesi ta benin nje gje te tille.
      Ne do te ishim shenderruar ne fise apo tribu, banore te Ballkanit njesoj si Vllehet (Arumunet) apo edhe Romet, me nje gjuhe shqipe te folur po jo te shkruar. Ata qe perdorin sot kete gjuhe te bukur ne komentet e tyre per te “dhjere” me shkrim e per te hedhur poshte nje TE VERTETE KAQ TE MADHERISHME jane mosmirenjohes, bukeshkale e mbi te gjitha ANTISHQIPTARE;
      Pershendetje.

      1. Taulant/Tirane says:

        Shtegtar,faleminderit per mirekuptimin dhe gjuhen e mendimin e moderuar.Une e ndiej veten shqiptar ,pa fobi kundrejt shteteve fqinje dhe e kuptoj qendrimin tend per tezene njohur se bashkimi nuk mund te behet pa paramiratimin e te huajve dhe qe mundte kete pasoja ne ekonomine e perbashket.kjo eshte nje teze qe ia vlen te diskutohet,megjithe se une kam nje qendrim te formesuar pas vezhgimeve dhe marrjes se shume opinioneve.Duke qene se te huajt(po quaj keshtu BE dhe USA) kane quajtur te tille dhe UCK dhe qendrimin e Kroacise,Sloovenise ,Bosnjes nuk e kane perkrahur ndryshimin,mendoj qe vendimtar kane qene levizjet ne terren.Pra levizjet ne terren kane evoluar qendrimet e shtetve te huaja.Eshte normale qe ato nuk i kane qejf levizjet sepse statuquoja u jep rehati.

        Nje referendum pozitiv drejt bashkimit do tu jepte sinjal te huajve qe ne e duam bashkimin dhe duhet te keni planin B ne sirtar per bashkim.

        MENDOJ QE PAS NJE NJOHJE TE KOSOVES NGA OKB,ME NJE REFERENDUMTE THJESHTE NE DY VENDET,BASHKIMI DO TE ISHTE LEGJITIM PER KEDO.
        KJO MENDOJ UNE ESHTE RRUGA ME E SAKTE DREJT BASHKIMIT.
        Le te supozojme se ne Kosove ka rryma islamiste(por nuk ka pike dyshimi qe atdhedashuria atje e mbyt dukshem fene),kjo nuk duhet te na pengoje ,por perkundrazi te na shtyje qe pas bashkimit te punojme per sheshimin e ketyre rrymave.
        Vellai nuk mohoet dhe hidhet poshte dhe sikur te jete calaman! Apo jo?
        PER HIR TE SE VERTETES DHE NE NUK JEMI lUKSEMBURG APO SUEDI(pra pa vese,ata kane difektet e tyre ne kemi plot te tjera!)
        Cila llogjike e beri Gjermanine perendimorete bashkohej me lindoren???/

        1. Shtegtari says:

          Pergjithesisht dakord me ty Taulant, per ne shqiptaret eshte e qarte qe ne nuk e konsiderojme nje bashkim te mundeshem si rrezik per fqinjet, as na shkon mendja per kete, kjo dihet mire edhe nga fqinjet te silet megjithate do te mund te perfitonin qellimisht nga bashkimi yne per te vene ne jete planet e tyre te dikurshme. Une them se sot vetem nga pipamja TAKTIKE nje proagande e fuqishme ne kete drejtim eshte jo produktive per ne, ne nuk jemi si Gjermania qe permend ti si shembull, megjithe se per te çmendurin qe kemi ne krye te vendit “renditemi direkt te dytet pas saj” Dalja hapur sot me kerkese per bashkim do te largonte dukshem edhe mundesine e pranimit te Kosoves si shtet i pavarur ne OKB dhe per pasoje edhe mundesine qe ta shfrytezojme kete njohje per tu bashkuar, eshte padrejetesi po nuk kemi çbejme, per momentin duhet ti pershtatemi kushteve qe na imponohen e te tregohemi te zgjuar e realiste
          Sa per “rrymat islamike” apo islamizmin e kosovareve keto jane qelbesirelleqe te atyre qe u pelqen vehtja e fluturojne me presh… na pelqen ne shqiptareve te Shqiperise apo jo, edhe sot e kesaj dite kosovaret ne kete pike jane e mbeten me patriote e me “shqiptare” se vete ne shqiptaret qe dime te shesim vetem pordhe.

  3. xhemi says:

    Ne fakt Bashkimi Kombetar po gjen zgjidhje dhe nga kreu i vendit Irdi keto kohet e fundit, zgjidhje qe po con shqiptaret drejt nje tubimi te pashprese..Merre ne konsiderate.. Gjithsesi te shpresoj qe dhe per kombin tone ka shpresa… Urime dhe njehere ?

  4. Numanbala says:

    Ju çallmat otomane jeni shtruar kembekryq ne Shqiperi,po beni pushtete,pàre e ligjevenie alla-turçe;gjynah se je moshe e ré qe po ndjek monopatin kamikaz

  5. PrapambetjetOsmane says:

    cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit !

  6. ajt siktir says:

    shko dhe pi ndonje gote caj stambolli ,dhe leri nazionalizmin tuaj pa buksa , larg nga ju kosovaret ,te ghithe jeni si berisha dhe spaiu pa mendje maloker ,ju per shqiperi te madhe ,ne me greket doni apo zdoni lepurusha .

  7. tourkofagos says:

    c’eshte ky korrak marmide qumesht, qe na flet per United korraks…!!?
    yyyyyttttttt,karagjozi…….me pyete mua mor turkoshak,ne dua te bashkohem me Hajriun cam?????

    1. Heron says:

      Na plasi k.. Se apo sdo ti , kush te pjerdh ty mo morrash , dashje pa dashje ju greket vate ne te semes 0.87% ! Hajt sikhter edhe ti ne greqi mbaje frymen si gjithe minoritaret! Ps nje pyetje per ty trfgs ; ju minoritaret qe keni marre nenshtetesine greke e keni lene ate shqiptare? Se ligji grekut thote vetem nje apo jo?

  8. anti bashkim says:

    dhe ne s tarqidhja mas per ju te babzitur ,president t fagos futi vidion e tortes ,se ky poeti nuk e ka pare ,nuk kishte vene syzet ,te shikoj c popull luftarak ka ,beni nje galop dhe puesni sa duan bashkim me kosoven dhe sa me greket ,dhe do shuani zjarin qe u ka mare bytha ,kujdes jo te marin pjese koqevaret .

    1. Prishtine, Shkup, Tirane says:

      Cfar tkeqe paskan shqiptart e kosovs mor mut?! Apo se kan lon kosovn ndor t’hasmit m’28 Nentor 1912 e kan ardh me i siguru Ismail Qemalit pavarsin e gjith shqiptarve?! Ku po e ke morr ti t’keqen nga shqiptart e kosovs mor morr?! E besa na jua dim per nder atyne tana familjeve shqiptare qe na kan majt e na kan prit n’der t’tyne luften e kosovs, e mo i ngatrro gjith shqiptart me nji kanister ti fara keqe e beogradit! E sa per shkrimin, une e krejt familja ime, besa e kena lexu dhe jena me nji mendje me autorin, BOLL JENA PERCA E NA KAN MARR ME RRENA FUQIT E MDHA! O SOT O KURR, TA BOJM VET SHQIPRIN, NJASHTU SI BACA E ISMAIL BEJ VLORA, MOTIT!

      RESPEKT,
      NGA PRISHTINA!

  9. Albanian says:

    Je kaq prezic e njekohesisht shkrues i detajeve. Bravo dhe suksese te metejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje