Fajin nuk e kanë popujt…

15 Dhjetor 2012, 19:24Blog TEMA

Nga Joana Kosho*

How many people would lay down their lives for a stranger? “Albanians would.”

(Pyetja në qendër të filmit dokumentar ‘Besa’ i prezantuar në San Francisco Jewish Film Festival)

 

Në një kohë kur konfliktet politike, financiare, etnike, nacionaliste, kulturore e gjithëfarëllojesh po bëhen kryefjala e debateve publike, e edicioneve të lajmeve të mediave kombëtare dhe globale, e marrëdhënieve mes shteteve dhe organizatave, çdo shembull a moment që shënon paqen, bashkëpunimin ose miqësinë, duhet prezantuar apo promovuar.

Gjatë një udhëtimi turistik në një nga qytetet më të famshme, intriguese dhe më të vizituara të botës, autobusi ndaloi përpara një muri të lartë, pajisur me tela në pjesën e sipërme, në portën e së cilës ishin disa ushtarë të armatosur. Ky mur ndante pjesën izraelite të Jerusalemit nga ajo palestineze, pra grupi i turistëve po i drejtohej Betlehemit, ku mbi dymijë vjet më parë kishte lindur njeriu më paqësor dhe tolerant në botë. Çfarë paradoksi! Tani ky vend, dikur simboli i bashkimit dhe shenjtërisë, tregon ndarjen, konfliktin dhe mungesën e tolerancës, mes dy popujsh që nuk mund t’i kenë harruar vlerat e bashkëjetesës.

Pas festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe pas thirrjeve emocionale (dhe të përligjura në një ambient feste) për bashkim kombëtar, shtetet fqinje, ose të paktën eksponentë të tyre, reaguan ashpër, duke iu frikësuar krijimit të Shqipërisë Natyrale dhe pasojave që mund të ketë për shtete të caktuara apo për stabilitetin e Ballkanit. Në vend që të përshëndesnin festën më të madhe kombëtare të shtetit shqiptar, ata treguan edhe njëherë që fatkeqësisht në Ballkan akoma ekzistojnë ‘ballkanizimet’, pra ndasitë etnike dhe politike.

Në veriun e Kosovës, shtetit më të ri evropian, vazhdojnë trazirat, që krijohen nga grupe të caktuar njerëzish të fryrë nga kushedi se kush dhe për kushedi se çfarë interesash, duke vështirësuar marrëdhëniet dhe bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Mosmarrëveshjet mes fqinjëve për thjesht një emër, edhe pse për të emërtuar një shtet, pengojnë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe ngadalësojnë hapin e saj drejt BE-së. Moszbatimi rigoroz i marrëveshjes së Ohrit dhe mungesa e vullnetit të mirë nga politika, ashpërsojnë bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

Përkundrejt një klime aspak miqësore, kur duket se territoret, kombësia, feja, apo përkatësia politike është më e rëndësishme se besimi, toleranca, dashuria dhe se vetë jeta njerëzore, rrëfimi i një zonje shqiptaro-hebreje, Anna Kohen, gjatë një takimi joformal të zhvilluar nga Shoqata e Miqësisë Shqiptaro-Izraelite, për një bashkëjetesë të shkëlqyer të familjes së saj me origjinë hebreje dhe shqiptarëve në Vlorën e viteve `50, historia e Rexhep Hoxhës, e trajtuar edhe nga dokumentari i njohur ‘Promise’ (Besa) i shfaqur në Festivalin e Filmit Hebre në San Françisko, apo shkrimet dhe rrëfimet e Jozef Jakoel dhe e bijës së tij Feliçita Jakoel, mbi kontributin shumë të çmuar të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, risjell dhe njëherë në fokus vlerat e shqiptarëve, veçanërisht mikpritjen dhe besën e tyre.

Aktiviteti i organizuar nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Izrealite, z. Petrit Zorba, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kishte në fokus evidentimin e shembujve, historive jetësore, fragmenteve nga marrëdhëniet paqësore dhe konstruktive mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, z. David Cohen, i pranishmi i nderit në këtë ngjarje të veçantë, i cilësoi shqiptarët si “… një popull i mahnitshëm dhe trim”, meqë ndër të tjera, kanë një hero kombëtar si Skënderbeu. Kurse Anna Kohen, presidentja e organizatës “Motrat Qiriazi” në Nju Jork, e njohur për kontributin e saj në ndihmë të shqiptarëve në SHBA, vuri në dukje ngrohtësinë, tolerancën, respektin që shqipëtarët kanë për çdo mik të huaj, por kryesisht për hebrenjtë.

Mbi tolerancën fetare dhe etnike të shqiptarëve ka folur dhe Herman Bernshtajn, edhe vetë hebre, Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri në vitet 1930-1933. Bernstein shkruante se: “Nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria qenka një nga vendet më të rralla sot në Evropë, ku paragjykimet dhe urrejtjet fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tri besime ….” (The Jewish Daily Bulletin, New York, 17 prill 1934)

Qindra histori që dëshmojnë vetëmohimin e shqiptarëve për të shpëtuar njerëz të huaj, me kombësi, fe dhe kulturë tjetër, janë mbresëlënëse. Në kohën kur çdo shoqëri dhe shtet evropian i dorëzoi hebrenjtë tek nazistët, asnjë hebre nuk u dorëzua në Shqipëri, por përkundrazi u mbrojt nën besën e shqiptarit. Janë histori të tilla, që në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar, të bëjnë krenar më shumë sesa festimet protokollare apo deklaratat entuziaste politike. Shembuj të tillë tolerance të bëjnë të mendosh se nuk janë grekët të këqinj, serbët, maqedonasit, hebrenjtë, apo palestinezët. Nuk janë kombet apo popujt ata që sjellin konfliktet. Shqiptarët nuk i diskriminuan hebrenjtë, e as ndonjë komb tjetër; serbët nuk i urrejnë shqiptarët, as maqedonasit grekët. Konfliktet nuk vijnë nga përplasja e qytetërimeve, feve apo etnive. Fajin nuk e kanë popujt. Faji duhet gjetur tjetërkund…

* Pedagoge gazetarie

4 komente në “Fajin nuk e kanë popujt…”

  1. jam cifut me ndihmoni, tere bota eshte kunder meje says:

    prape me reklam cifutesh juve?

    amannn ore po te mos ishin shqiptaret cifutet do te zhdukesshin si rrace???

    amann po te mos ishin shqiptaret hitleri do te arrinte deri ne jeruzalem dhe do te linte cifutet pa u futur ne token e shenjte???

    aman cifutet ketu amn cifutet aty,
    qani hallin cifuteve ju?
    cifutet qe jan sherri dhe dora e zeze pas luftes boterore 1, pas luftes boterore 2, dhe pas luftes boterore 3 qe nuk eshte larg?
    qani hallin e cifuteve qe jan pronaret e 99% te bankave boterore?

    qani hallin e cifuteve qe kan ne dore 99% te mediave?

    qani hallin e cifuteve qe jan sponsorizuesit numer 1 te luftes, te dhunes, te pederastllekut, te kamates?

    qani hallin e cifuteve qe jan ata qe e futen boten ne kriz ekonomike?

    juve ju kan pjerdhur trute

  2. en i says:

    ore na hape barkun me kete ligjerate te peshtire,,ketu nuk behet fjala per cifutet por per karakterin e shqiptareve.

    1. cifuti says:

      nuk behet fjal per karakterin shqiptar se nuk e rruan kush per shqiptaret as usa as eu as cifutet ti je qumeshtor te kuptosh se perse behet fjal. bjeri ti se e ke mir…

  3. zoro says:

    joana ke shume te drejte ,por ne jetojme ne nje diktature fashiste te sali berishes ,manipuloen cdo ghe ,kete radhe feja me e perhapur ne shqiperi na i nxoren 7 per qint ,papunesia nuk u dha fare ,shqiperia eshte me keq se kure ska demokraci .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje