Një shoku im, mësues në arsimin shtetëror, kishte pirë dje dhe ishte bërë tapë! U çudita kur e mora vesh, ngaqë e di që nuk është tip që i pëlqen të pijë…
Sot në mëngjes i telefonova dhe lamë takim për kafe. U ulëm diku dhe pa vënë akoma filxhanët e kafes në buze, nuk mu durua dhe e ngacmova menjëherë për te djeshmen… Reagimi ishte një psherëtimë si për të thënë “ç’na kujton tani” dhe me pas vijoi ky tregim:
“Ti e di që nuk kam vënë kurrë alkool në buzë, bile as kur u martova. Po dje ishte e pamundur të rezistoja… Dje piva, mbase jo shumë, por aq sa mjaftoi të notoja në boshllëk. Pse ndodhi do thuash ti? Piva për te harruar! Jo, jo, nuk ka lidhje me time shoqe ose me martesën, mos me shih ashtu me dyshim! Ja ta them tani…”, piu pak ujë, pastaj ktheu edhe filxhanin e kafes, si për të fituar pak kohe, pastaj vazhdoi…
“Dje ne mëngjes drejtori thirri në një mbledhje urgjente gjithë mësuesit! Menduam ndonjë aktivitet për fundvitin, ndonjë masë sigurie lidhur me ç’ndodhi në SHBA ku u vranë fëmijët në shkollë, ndonjë diskutim si ta zgjidhim problemin e ngrohjes në klasa tani që u ftoh dhe koha, apo ndonjë gjë tjetër me rendësi… Kishte pak qe ishim ulur të gjithë te salla e mësuesve kur mbërriti drejtori. Dukej që ishte i shqetësuar… Hoqi pallton, e hodhi mbi karrige, ngriti kokën dhe atëherë vura re që ishte i djersitur dhe mjaft i zbehtë… Foli:
“Të nderuar kolege, u kam thirrur për një çështje të një rëndësie te veçante dhe emergjente! Sapo mbaruam mbledhjen urgjente te Prefekti, ku ishin të gjithë drejtoret e shkollave të qytetit…”
“Aman o drejtor, mos ka prapë ndonjë valë shkurtimesh”, nuk iu durua Afërditës, koleges së biologjisë.
“Më e rëndësishme se kjo Afërditë, më e rëndësishme akoma… ”
“Thashë unë qe është vërtete fundi i botes në 21 dhjetor! Nuk ja fusin kot maya-t! Për atë do ketë qene…”, e ndërpreu Tiku, që jep filozofinë.
“Edhe me e rëndësishme se kjo Tiku, edhe më e rëndësishme…. Po ua them me pak fjale…”, u mbush me frymë, na hodhi një shikim të gjithëve dhe pas një momenti heshtjeje (që ne na u duk një pafundësi) tha ato fjale, që nuk do t’i harroj kurrë sa të jem gjallë…
“Duhet se s’bën t’i bëni like në Facebook kryeministrit Sali Berisha! Vlen sa vendi juaj i punës”.
Heshtje….
I pari e theu heshtjen kolegu im i fizikes, Shefqeti, i cili tha:
“Me leje drejtor, po ç’është kjo faqebukur?!”.
“Po c’faqebukur o ditëzi!! Facebook thashë, nga ai që ka në internet!”
“Ah, më fal drejtor, se nuk e dëgjova mirë… po unë nuk kam fare Facebook…”
“Hape Shefqet, ça pret! Apo je lodhur gjë nga puna e do të dalësh në pension?”
“Mos o zot! Ç’është ajo fjale drejtor! Po unë vetë nuk di si hapet ky Facebook-u…t’i them njëherë time shoqeje Qerimesë, mbase di ajo…”
“Qerimese, Hatixhese, Ervehese apo kujt të duash thuaji, vetëm hape e bëji like Saliut! OK? Sipas urdhrit të Partisë, dalë nga goja e Prefektit, nga shkolla jone duhen 1000 like deri të martën, prandaj tani lëshohuni te nxënësit! Mbushini mendjen atyre qerratenjve që duhet se s’bën të futen te faqja e kryeministrit! Po qe nevoja edhe kërcënojini që do i ngelni në provime! Fundja me ketë metodë jemi nderuar me pjesëmarrjen ne mitingje! Tani o burra në sulm, më zbardhni mua faqen para Partisë dhe shpëtoni veten nga pensioni i parakohshëm!”
Ja pra pse piva dje… dola nga shkolla, i bëra like kryeministrit dhe shkova për të pirë që të harroja faktin që në njëfarë mënyre, tashmë mund të quhem shok me Sali Berishën!
Shok me Saliun!!! Puuu-puuu-puuuu…
hahahahahaha…kam qesh me lot..
Rrespekt per informacjonin e sakte, qe e jep me kaq humor!
Qofte i nderuar yt atte dhe jot èmè qe kane shtuar nje “J” ne fund te emrit; sepse eshte i njollsuur rende.
—ha,ha,ha , –djaloshi ka stil shume te bukur ne te shkruar , i uroj te vazhdoi te shkruaj shpesh
krushqi me jovan bregun vavavava vuvuvuvu…shok me saliun ? hahahahahaa
Cfare artikull injorant, nje autor debil dhe ndoshta qe vuan nga ndonje sindrome e pasherueshme (duket ne foto). Po ikni o fshatare, se nuk e rruan njeri per keto lloj shkrimesh pacavure qe nuk bejne as 2 leke.
po pra, prandaj e lexon ti…
Genard!
Ske pse e shan artikullin qe eshte perle, material per gallate.
Ti po je i zoti shkruaj ne mediat qeveritare dhe beji like komikut kryeminister, qe na zgerdhiu se qeshuri, kur ne kemi 500 halle. Mos i ofendo te tjeret. Nuk e kupton qe lideri yt ka rrjedhur dhe flet si e ema e Zeqos.
Tung.
Genardo,prap ti perdite??
Te paskan caktuar te FSHISH WC-te e TEMES,qe te nderosh PAAAAARTINE DHE SHOKUN(me falni fashistin) Sali!!!
Pa le kur jep ca argumente,qe te HEQIN KAPSLLEKUN PERGJITHMONE!!
Komenti yt eshte i denje per te semuret PSIQIKE tek “5-sa”!!!
fort i nderuar zoteri artikulli eshte me se i vertete , ky idiot qe ne e ekemi kryeminister ben me shume se kaq psh diten e 27 nentorit urdheror drejtorine arsimore te nxirrinin nxenes dhe mesues te prisnin saliun ne shi, do na vinte sali injoranti dhe kush do na vinte, ishin njemilion shqiptare nga te gjitha trevat dhe duhej qe zoti sali te pritej me nderime kur nuk kisht ekontrubuar fare per festen dhe nuk kishte fare rol ne perfatitje , ka dhe me keq i theret te gjithe mesuesit dhe mjeksine neper mitingje nga cdo qytet dhe i con me parat e e tyre ne tirane dhe i kercenon me vendine punes kjo eshte bere normale per ket e njeri te cmendur , pa prejardhje shume njeri i rendomte , pa asnje lloj kulture qe ka 23 vjet qe po na pine gjakun tone .zonja dhe zoterinj eshte bere e modes ne shqiperi qe kush vjen ne pushtet shan dhe fajtor eshte i pasmi pra i ikuri dhe i vdekuri ne shqiperi shahen . Ky njeri ka 23 vjet qe eshte ne pushtet (ne asnje demokraci sdo ti kishte kalaur 8 vjet) dhe spo kuptoj ca ka bere pervec ka pasuruar kasten e injoranteve t e tij dhe ka futur duart ne pronat e shqiptareve duke i lene edhe me te varfer sec ishin nga diktura komuniste
Po shifja qeverine e pare shqiptare interesant me shume njerez me shume shkolle me shume kulture dhe njerez me prejardhje familje qe kane dhen per kombin se sot nje qeveri xhepistash turp !!!!!!!!
humor i zi…shkrim qe te ben ne fillim per te qeshur pastaj per te qare pastaj per te pire… ironi e bukur.
Shume i vertete shkrimi. Kjo qe po ndodh ne kete vend eshte nje tragjedi komike therrese. Pasi lexon megjithmend nuk di a duhet te qeshesh apo te qash. Sidoqofte urime z Metaj. Vijojne shkrimet e mira nga ju.
shum e vr8 dreqi e mori :'( po vetem per t qeshur q nuk esht. tek e fundit jetojm n 1 diktatur….diktaturen e fundit n Europe.
FLM Tani e kuptova pse paska munguar drejtori im sot> Dhe ai me thane eshte ne mbledhje me Prefektin dhe per kete nuk e hapte telefonin edhe pse tek puna kishte shume probleme.
Besoj neser do mbledhe kolektivin dhe do ju thote per FC.
flm.
PUPUPUUUU,SHOK ME BERISHEN ,PUUUUUUUPUUUUUUU!
teknologjia ka marr fund u infektua dhe facebook,po kur i duhet sales per ti prashitur bacen e madhe slobodankes ke mbledh e therret? keni nje pergjigje o tema, ose ju o popull, se milet eshte sala dhe larot e tij .
Sa keq qe mengjesi perseri ia kthjelloi ate kujtim…
Eshte shume e rende per te qene e vertete. Nese ka ndodhur vertet, atehere ne paskemi prekur fundin! T’i haje kaken Enverit ky malok maskara, qe po e sundon popullin e vet. E çfare ndryshimi ka ky nga Asadi i Sirise?! Asnje ndryshim! Se mos ka popull ketu qe te çohet kunder ketij maskarai, dhe nuk e vrau ai!? Ketu çeshtja eshte se s’ka popull, por turrme delesh. Do vuajme shume ne me keto mend qe kemi. Durojme nje vemje qe te na shtype ne kete menyre. Pfff!
Oj Cicolina pse ofendon “intelixencen” tuaj.
Moj Altina, meso shqip ti njehere, pastaj merr te shkruash, se qeke koqja e injorantit!!! Dhe mos u kruj shume se ta shkep sumen, debil.
@genard berisha ik lexo 55 c’kerkon ketu mer legen. apo mos je gjo drejtor shkolle pervete ti mer. kelyshat injorant te sales.
ESHTE FATKEQESI QE JETOJME NE KETE DIKTATURE INJORANTESH. AS ENVERI NUK KA BERE ME KEQ.MEGJITHATE PAVARESISHT DESHPERIMIT QE ME DHA KY ARTIKULL DUHET TE THEM QE KAM QESHUR SHUME KUR E LEXOJA. PIKERISHT TE TILLE JEMI BERE NE SHQIPTARET – QESHIM E QAJME BASHKE. NA KANE PERZIER EDHE SENSIN E NDJENJAVE. SHKRIMI ESHTE HUMOR THERRES PER NJE PLAGE MJAFT TE DHIMBSHME TE SHOQERISE SONE SI DHURATE NGA QEVERIA E SULLTAN SALIUT.
Mèsuesve nè FR,u janè mbajtur dhe nga 15 mijè lek tè vjetra,pèr atè tortèn e turpit tè L.Bashès,dhe askush nuk guxon tè flasè,i kèrcènojnè me vendin e punès.Avv.i Popullit,duhet tè ngrejè zèrin pèrditè…por mesa duket qenka pasiv,dhe i pèlqen ky rol…kushedi a ja kanè mbajtur dhe atij lekèt.
Aktualisht jam jashtè shtetit,dhe kur shikoj gjithè dritat ndezur,gjithè ktè atmosferè festive,ngado qè eci mè rrreh vetèm njè pyetje::Ne pse jemi akoma kèshtu?Dhe sa do jetè kèshtu?
Braktiseni atè vend,i lini aty vetèm me fb e e frendsave tè imponuar,
malok idiot,skllav i injorancès,bir kopil i njè populli skllav dhe ..IDIOT!!!!
Do të ketë pasur ndonjë hall tjetër ky shoku i Ilirit, se po të ketë qenë shkaku Sali Berisha, duhet ta kishte filluar pijen shume me herët.
Na myten budalleqnit o zot! ç’far pret qe nuk e vaksinon keta njerez injorante!qe besojne perralla me mbret.po pse more komentues te “dashur jeni kaq debila qe i shkruani vete budallaliqet dhe i besoni po vete dhe i komentoni po vete,o Zot i madh mendo ti per keta njerez qe hedhin nje gure ne lume me doren e vet dhe pastaj mblidhen per ta nxjerrur, o zot sa turp ..Sa per dijeni 85% te atyre qe kane bere LIKE Saliut jane emigrante jashte vendit,Shqiptaret ne Shqiperi po i mbyt “fukaralliku” po e marin buken me liste, jan mbyt ne borxhe(e treguan edhe para Edvinit me ngritje dore)nuk kane leke me shku tek berberi-a,dhe jo te kene kompjuter, dhe kohe te bejne like te Saliu.Po e mbyll me nje pytje pse jeni kaq te shqetesuar dhe ne merak qe Berisha ka mbi 200mije like??kur Rama arriti 187mije asnjeri nga kundeshtaret e Rames nuk shqetesua nuk perdori gjuhen e rrugaçit, nuk ju rrujt asnjonit se Rama ishte o jo ne faqen e bukur,pse ky shqetesimi i juaj?.
Albiiiii,o i squt,po ti çne ktu me ne komentuesit,çne ktu te TemA,pikèrisht nè ktè artikull,dheeee meee kaq informacione tè sakta.Di me saktèsi ndjekèsit e doktorit dhe uaaa ata tè piktorit.Kèshtu e kalon ditèn??
Mè qudite me sa i squt je,se ja mua nuk mè ka shkuar asnjèher ndèrmend tè hap faqet e tyre idiote.
Po ti je i squt,je vaksinuar nga zoti..Sali,prandaj.Emigrantèt asqè duan ta dinè,ekziston doktori jot,ta garantoj,sepse jetoj dhe andej dhe kètej.E urrejnè atè vend,sepse nuk u ka ofruar asnjèher asgjè,thjesht i ka pèrzènè.Saliu jot u vodhi tè tashmen dhe tè ardhmen.Kurrè askush nga qeveria èshtè interesuar ,qoftè dhe pèr njè emgrant tè vetèm.Janè interesuar tè ngrohin karriget nèpèr konsullata dhe tè vjedhin rrogèn ,qè kurrè nuk kanè merituar.Po organizohet mirè rinia,po punon fuqishèm,dhe do jenè shumè qè do vijnè,pèr tè qèrruarr nga kr/ministria dhe fb.atè idiotin e *bumit * ekonomik.Dhe tè garantoj qè ,do investojmè dhe çentezimin e fundit,energjitè tè gjitha pèr ti prurè aty kta njerèz,pra i thuaj Salesè,mos tè rri nè fb,tu imponoj njerèzve *like*,por tè presè biletèn ,tè qèrrohet qè aty.Shqiptarèt ,po zvarriten,dhe nqs kanè internet apo lekè pèr te berberi,i kanè falè skrificave tè tyre,me listè,por pèrpiqen,,,ngelet i *dashur* Albi,gjithmonè diçka mè mirè,se vjedhja e milionave qè bèn Argita si burrè dhe Shkèlxeni si grua.Dhe i thuaj KR/misrit qè i-podin e ka paguar me lekèt e i-pagesès qè popullit po i vjedh.
Dhe sè fundmi,nuk èshtè se shqetèsohemi,ngaqè ai ka mè shum *ndjekès*,shetèsohem pse mama e idiotit èshtè gjithmonè me barrè ,dhe prandaj na mbytèn budallenjtè–tipik si ty!!!
Tema e hartimit:
Mesuesi, drejtori dhe surratlibri….
Nuk e kuptoj se si i boton TemA keto paçavure.
Apo mjafon te permendet emri i Berishes dhe…?
Si lexues i rregullt i TemA-s nuk me vjen mire qe lexoj keto idiotizma qe nuk ka fshatar nga Terbaçi qe i beson.
Lexoni vetem ato qe shkruan Mero Baze dhe asgje tjeter nga keta artikuj “mbushesa”.
Pata kohe dhe lexova e dhe Ilir Metajn, per te vetmen arsye se eshte nga fshati i Shpetim Gjikes…….
Nuk eshte gallate.
Eshte nje nga kriteret e organizimit mafioz te shtetit per te cilat fliste Saviano: Mosgarantimi i punes.
Qe te mos keqkuptohemi: Ne kete stil eshte edhe PS-ja.
Kur ishte Rama Kryetar Bashkie ne cdo miting te tij na njoftonin qe ta merrnim femijen me heret nga cerdhja se edukatoret duhet te shkonin ne miting.
Si erdhi Basha ne ate cerdhe Drejtoresha u zevendesua me nje Drejtor.
Vend te cmendurish!
PO ESHTE SHUM E VERTET,SE EDHE MITINGJET E FUSHATAVE KESHTU I BEJNE,KUSHT NUK SHKON NE CDO MITING TE PD, TE RREZIKOHET VENDI I PUNES,DHE PSE TE PUNSUARIT JAN NEN NIVELIN 00000,PAAFTESIA E TYRE ESHTE PER TE DESHIRUAR,DHE JAN TE DETYRUAR TE JU PERGJ KETYRE KUSHTEVE TEPER SKANDALOZE,QE VENDOSEN NGA DREJTUESIT E NDERMARJEVE,QE SHUM THJESH MUND TI QUAJME PERGJEGJSAT E MILITANTEVE,DHE PRANDAJ SHQIPERIA KA MARR RRUKULLIMEN,NE CDO SPECJALITET,SEPSE SPECJALISTET DHE TE ZOTET E PUNES,NIVELIT,INTELIGJENCA DHE ZANATCIT JAN DUKE U ENDUR RRUGVE,PA PUNE,VETEM SE NUK BEHEN MILITANTET E SALES DHE TE JOZES,ESHTE VENDI KU FERRET QAMETI….DUHET URGJENT NJE JET TE RE,DHE NJE BOTE TE NDRYSHUAR…..