Një dramë e vogël në prapaskenën e pajtimit të Shqipërisë me Amerikën

17 Dhjetor 2012, 21:10Blog TEMA

Nga James Hooper

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë pati dramën e saj. Puna nuk ishte nëse Shqipëria dhe SHBA do të kishin përsëri lidhje diplomatike, të prera në 1946 nga famëkeqi Enver Hoxha. Në lojë ishte diçka shumë më tepër: deri në çfarë mase ishte ky një tregues se Tirana po rihapej me Perëndimin dhe a ishte qeveria shqiptare e përgatitur të pranonte një ndryshim demokratik të sistemit të saj politik.

Kur fillova punë në Zyrën e Çështjeve Europianolindore dhe Jugosllave të Departamentit të Shtetit, në verën e vitit 1989, si zëvendës-drejtor për vendet ballkanike dhe baltike, për të shërbyer bashkë me njohësin e vjetër të Ballkanit, James Swihart, revolucionet demokratike sapo kishin filluar të shpaloseshin. Ato kishin marrë zemër edhe ngaqë sovietikët hoqën dorë nga angazhimi për të mbajtur në këmbë qeveritë komuniste në mbarë Europën Lindore. Ndonëse Shqipëria nuk ishte një satelite sovietike, udhëheqësit e saj po i ndiqnin trazirat në rajon, sidomos në sfondin më të afërt e më të rrezikshëm, atë të rrëshqitjes së Jugosllavisë drejt shpërbërjes; diskutohej hapur në atë kohë se çfarë pasojash mund të kishin këto zhvillime të thella për vetizolimin e Shqipërisë.

Për ne në Departamentin e Shtetit që po përpiqeshim të kuptonim Shqipërinë, situata dukej, në vija të trasha, e ngjashme me përshkrimin e Çërçillit (Churchill) për Rusinë në kohën e Stalinit: si një “gjëegjëzë, e mbështjellë me mister, brenda  një enigme”. Qemë me fat që patëm njohuritë dhe ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan për të përforcuar intuitën tonë se ishte vërtet një mundësi për të ecur përpara me Shqipërinë. Nisma, në fakt, duhet parë si një partneritet konstruktiv dhe në zhvillim ndërmjet qeverisë amerikane dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, që do të ndihmonte në hedhjen e themeleve për forma të tjera bashkëpunimi mbi çështje që lidheshin me Shqipërinë dhe Kosovën në vitet e ardhshme.

Anthony Athanas, një amerikan i shquar nga Bostoni me prejardhje shqiptare, ndihmoi për të na tërhequr vëmendjen mua, Swihart-it dhe zyrtares së tavolinës për Shqipërinë, Susan Sutton, për mundësinë e një hapjeje nga Tirana. Vumë re se gjatë një vizite në Tiranë të ndërmarrë nga Athanas, ai pati një bisedë të gjatë me Presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, të cilës iu dha një vëmendje domethënëse nga media shqiptare. Alia dukej se po i bënte shenjë komunitetit shqiptaro-amerikan se ishte i interesuar për një hapje më të madhe dhe lidhje më të mira me ta; të ishte vallë i interesuar edhe për të kontaktuar me qeverinë e SHBA-së? Ne u takuam me Athanasin, i cili na  përshkroi diskutimet e tij me Alinë, duke shprehur pikëpamjen e tij se udhëheqësi shqiptar kishte vullnetin për të shqyrtuar përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Ende të pasigurtë, por me një shpresë në rritje, iu drejtuam për një këshillë një eksperti për Shqipërinë në SHBA, Elez Biberajt, shefit të Shërbimit Shqip në “Zërin e Amerikës”. Ai na nxiti që Swihart të bënte një intervistë me VOA-n duke shprehur një pikëpamje përgjithësisht pozitive për një të ardhme të mundshme të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Qeveria shqiptare menjëherë e kuptoi sinjalin dhe hapi një kanal komunikimi me SHBA-në. Shumë shpejt pas kësaj, Swihart udhëtoi për në New York bashkë me zëvendës-Sekretarin e Shtetit, Kurt Kamen për t’u takuar me diplomat shqiptarë. Mbi të gjitha, Athanas dhe Biberaj, jo vetëm që na dhuruan brendi kyçe dhe në kohën e duhur, por na mbushën me besim neve që po merreshim me këtë çështje që të ndiqnim instinktin tonë.

Pasi disa shkëmbimesh të mëtejshme, u caktua një datë që ministri i jashtëm shqiptar, Muhamet Kapllani, të vizitonte Washington-in dhe të nënshkruante dokumentin që do të plotësonte procesin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe do të shtronte themelin për një shkëmbim diplomatësh. Ne në Departamentin e Shtetit dëshironim që opozita demokratike të ishte pjesë e ceremonisë, për të simbolizuar përpjekjen tonë për t’u lidhur jo vetëm me qeverinë shqiptare, por edhe me popullin shqiptar si dhe për të forcuar perspektivën e ndryshimit demokratik.

Mirëpo, nuk e kishim idenë as nëse ekzistonte ndonjë opozitë demokratike në Shqipëri dhe nuk kishim ndonjë shpresë as për ta kontaktuar e jo më për ta sjellë në Washington. Aq më pak dukej e mundshme përfshirja e tyre në ceremoninë zyrtare. Iu drejtova për ndihmë dikujt që e repsktoja shumë, Skënder Perollit, një anëtari aktiv të bashkësisë shqiptaro-amerikane, në këshillën e të cilit mund të mbështetesha në çdo kohë dhe i tregova për mëdyshjen tonë. Ai u përgjigj se do ta zgjidhte ai atë punë dhe për çudinë tonë, pak ditë më vonë, me ndihmën e tij dhe të Ekrem Bardhës, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko – në atë kohë të dy udhëheqës të lëvizjes demokratike shqiptare – mbërritën në Washington.

Mirëpo, të gjendeshe në Washington nuk do të thoshte të ishe në ceremoninë e Departamentit të Shtetit.  Mua më caktuan përgjegjësinë që të merrja lejen e Ministrit të Jashtëm Kapllani, me të mbërritur në Aroportin Dulles, natën përpara ceremonisë, që aty të merrnin pjesë edhe Berisha e Pashko. Një aparatçik nga misioni i Shqipërisë në OKB duket se e mori mend synimin tim sepse bëri çmos me bërryl të mos më lejonte pranë Kapllanit, por në fund pata disa sekonda vetëm për vetëm me të dhe e pyeta  nëse do të ishte e mundur që si Berisha ashtu edhe Pashko të ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit.

Nuk do ta harroj kurrë përgjigjen e tij. Më vështroi, jo i vrenjtur por gati me mirësi dhe tha thjesht: “Kur je në Romë… “. I entuziasmuar u ktheva me shpejtësi me makinë në restorantin ku kolegët e mi të Departamentit të Shtetit, miqtë shqiptaro-amerikanë dhe Berisha me Pashkon po prisnin me nervozizëm verdiktin. Shkova drejt e në tavolinën e tyre, ku Berisha më pyeti se çfarë kishte thënë Kapllani dhe unë i thashë atij dhe Pashkos që të flinin herët atë natë që të përgatiteshin për rolin e tyre në ceremoninë e nënshkrimit. Tavolina shpërtheu në entuziazëm dhe e festuam më tej me një darkë. Ceremonia u mbajt të nesërmen dhe dera u hap që SHBA të luajë një rol të ri dhe aktiv në lehtësimin e tranzicionit demokratik të Shqipërisë dhe kthimit të saj në gjirin e komunitetit botëror. Kjo nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen aktive të  komunitetit shqiptaro-amerikan.

 

(Botuar fillimisht në gazetën “Illyria”, në New York – në numrin special të 28 Nëtori. James Hooper, një ish-diplomat i Shteteve të Bashkuara, është sot Drejtor Menaxhues i Grupit për Politika dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Washington, DC.)

7 komente në “Një dramë e vogël në prapaskenën e pajtimit të Shqipërisë me Amerikën”

  1. EAGLE says:

    ME PIPERAJN DHE PERROLLIN KENI BERE GABIMIN ME TE MADH NGA I CILI PO VUAN SOT AI POPULL.
    LLOGJIKISHT TE DY KETA PERSONA DHE QINDRA TE TJERE TE KOMITETIT TE MALEVE,MERGATES SE QYQEVE DHE TE KOMITETIT SHQIPERIA E LIRE DUHET TE SHMANGESHIN NGA KETO DETYRA TE POSACME.
    SHQIPTARET NUK HODHEN SISTEMINE E KALUAR PER TE ZEVENDESUAR KOMUNIZMIN ME NEOFASHISTE APO TERRORISTE QE PUNUAN 50 VJET NEPER BODRUMET E ASFALISE,UDB ETJ ETJ.
    ESHTE KOHA ZOTI JAMES BOND TI KERKONI FALJE SHQIPATREVE,
    CLEAN UP AFTER YOUR DOG BERISHE !!!!!!!!!..

    1. Vazhdimesia says:

      Ja cfare shkruan ish i burgosuri politik Hasan Kostreci, per ish-ministrin e Jashtem shqiptar qe priti Bejkerin me 1991:

      http://www.fjalaelire.com/opinione/16866.html

      Në nëntëdhjet e njishin, si qindra dhe mijra të tjerë, që morrën arratinë nga vënd ynë dhe iu drejtuan botës së lirë, u ndodha në New York dhe filimisht, për të mbajtur familjen, provuam çdo punë që na dilte përpara, por diçka që më ndodhi një ditë, më befasoi.

      “Kemi një patriotin tuaj, shqipe, që është partner me ne prej shumë vitesh”, m’u shpreh bosi kosovar i një kompanie, ku aktualisht po punoja “Muhamet Kapllani e quajnë, nuk e di a e ke njohur?

      “Sigurisht që e njoh”, iu përgjigja dhe s’i dhashë më shpjegime, por në vetëvete më çuditi edhe njëherë demagogjia e atyre pushtetarëve mafiozë që kemi patur në pushtet, ku këtej shpreheshin se edhe bar do hamë, por imperializmit kurrë nuk do t’i përunjemi dhe në krahun tjetër, kishin filluar prej kohësh që të bënin biznes me ta. Por ky sigurisht nuk ka qënë rast i vetëm, sepse pothuajse të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër, patën menduar për veten e tyre, veçse popullin e prunë në atë gjëndje dhe në një udhëkryq tepër të madh.

    2. feniks says:

      Ju amerikanet,mos u mburrni shume,se ne Shqiperi keni rrezuar SOCIALIZMIN ME ANEN E RAMIZ ALISE,SPIUNIT TUAJ,ndersa keni ndertuar nje SULLTANAT MESJETAR ku populli shqiptar eshte VRARE,GERABITUR,VARFERUAR,POSHTERUAR DHE MASHTRUAR NGA SALI BERISHA,FATOS NANO DHE AMMBASADOET TUAJ(pervec Withers)!!!
      Rezultatet tuaja ne Shqiperi kerkojani tua testoje POPULLI SHQIPTAR,se ju ju interesojne vetem leverdite tuaja!!!
      Jam nje ish ushtarak,qe nuk hapa ZJARR kunder popullit ne 1990-ten,por qeveria FASHISTE E Sali Berishes dhe NATO(ku ju jeni LIDERET E SAJ),pasi na HODHI NE RRUGE,
      -NA LA PA SHTEPI,PA PUNE,PA PENSIONE,PA TE DREJTAT ME ELEMENTARE PER TE JETUAR,AQ SA SOT UNE JETOJ ME NJE PENSION 100 DOLLAR NE MUAJ!!!
      DHE JU VENDI ME “DEMOKRATIK” I BOTES,BENI SIKUR NUK SHIKONI E DEGJONI!!!
      Ne se e RREZUAT SOCIALIZMIN PER NE SISTEM ME TE DREJTE,ME DEMOKRATIK,ME MIREQENIE PER TE GJITHE SIPAS LIGJIT,KENI GABUAR!!!
      NE JETOJME SI NE MESJETE,VRITEMI DHE POSHTEROHEMI NGA NJE KRYEMINISTER FASHIST,QE AMBASADORI JUAJ E QUAJTI “BURRE SHTETI”!!!
      Po ish te persekutuarit politike,A I PATE QE U VETE DOGJEN ME BENZINE NE SHENJE PROTESTE NDAJ KESAJ QEVERIE FASHISTE???
      DOEMOS,QE JO!!!
      EDHE JU U TALLET ME ATA!!!
      LAVDI VEPRES SE HEROIT ENVER HOXHA!!!

  2. Sali serbi says:

    Poker spiunash, batakçi ky , plehra ata . Shqiperia kishte nevoje per demokracine e saj dhe jo per dhunen e plehrave te strehuara nen shtatoren e demokracise amerikane.Ajo qe ndodhi ishte, as me shume e as me pak, nje kundrarevolucion antipopullor dhe antishqiptari udhehequr nga shteti me me pervoje ne organizimin e puçeve dhe reaksioneve kundra pushteteve qe atyre nuk u pelqejne.Popullesia e Shqiperise ka marre arratine e sklleverve ndersa varferia eshte ne skajet me te dhimbeshme. Keto jane rezultatet me te cilat mburen keta spiune te felliqur.

  3. Lolida says:

    Ky qen bir qeni se bashku me te tjeret,dhe kete Temen qe i boton te thenat e tij ,kujton akoma se ky popull ha bar me mashtrimet e tyre te
    ndyra ketu e 60 vjet me misioneret e tyre te ndyre shqiptare ,. ndene
    lekure vetem per interesat e tyre te poshtra.

  4. PLEPI says:

    Nga keto qe shkruhen e qe thuhen ketu cdo njeri mund te nxjerre konkluzonin , se projektimi dhe rrezimi e komunizmit ne SHQIPERI KA QENE VEPER E TJETER KUJT jo e saliut me shoke dhe as e studenteve qe e bejne gjoksin grope shume nga …., PRA E ATIJ BURR MUTI QE I DELEGOJ KETA HORAT QE PERMEND KY ZOTRIA DIPLOMAT I USA SI FJALA bije miinistrin e jashtem M Kapllani me keta horat e tjere Sali doktori ,G Pashku e pashke te tjere me te zi se saliu ,por ATA QE I DELEGUAN PER ATJE PER TE PARE SITUATEN DHE LIDHE (MIQESINE) DREDHINE NE DEM TE SHQIPERISE E PSUAN PO SA ISHIN GJALLE QE KURE SE NE KRYE TE DY FORCAVE POLITIKE PS dhe PD VUNE DY ME EGOISTET ME BANDITET ME HORAT E KETIJ VENDI SALI B. DHE FATOS M. KUPTOHET NGA E PARA DEL I DYTI.

  5. lili says:

    nepotizem qysh ne fillim,mbasi Tropojani biberaj e ka mik shtepije Berishen!Qillimi i vetem i amerikes ishte si dje si sot qe nacionalistete shqiptare kur mos te qeverisin shqiperine,prandaj Berisha ishte aq i mire per ta,edhe ia bane nje “biografi” te demokrati fale voa,edhe disa gazeta satellit ne Perendim,qe shqiptaret e shkrete te binden se vetem ky eshte shpetimtari!!!!Bullshit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje