Mbrëmë në Zërin e Amerikës prokurori i ri, Adriatik Llalla, dha intervistën e parë pas marrjes së detyrës. Gazetari ka kërkuar nga Prokurori i ri (në mënyrë të përsëritur) përgjigje të lidhura me pritshmëritë e qytetarëve për ndëshkimin e krimit në nivelet e larta të politikës.
“Qytetarët kanë një perceptim shumë negativ për cilësinë e punës në sistemin e drejtësisë, gjykatësit, prokurorët, avokatët. Kryesisht ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë”, thotë fillimisht gazetari i VOA.
Përgjigja është e rëndësishme sepse nga ajo kuptohet nëse z.Llalla është dakord që “ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë”.
“Në institucionin tonë ka mjaft prokurorë që nuk e meritojnë që të jenë prokurorë, që nuk duhet të gëzojnë statusin e prokurorit sepse janë vetë shkelës të ligjit. Unë do të punoj për evidentimin e tyre,” është përgjigja. Dhe vijon: “Mbi bazën e informacioneve, unë do të nxit publikun e interesuar, që ka punë me prokurorinë, që të denoncojnë… Qysh nesër institucioni ynë do të hapë një adresë të postës elektronike, ku gjithë qytetarët do të denoncojnë…” etj.
Është pak të thuash tallje, kur dikush të pyet se çfarë do bësh për krimet që kanë ndodhur në mes të sheshit e në sy të gjithë shqiptarëve dhe ti flet për “krime” që mezi pret të denoncohen në një e-mail.
Por ka edhe diçka tjetër në këtë përgjigje që kërkon vëmendje. Me pak fjalë për prokurorin mosbesimi qytetar nuk ka ardhur sepse nuk dënohen zyrtarë të lartë, por sepse paska në prokurori disa tipa që duhen spastruar. Kjo nuk është thjesht një logjikë naive. Sulmi ndaj prokurorisë – në vend të hetimit dhe dënimit të krimit – është mënyra e preferuar e Berishës, e shprehur drejtpërdrejt prej tij ose e vënë në gojën e Halimit e së fundmi, Nishanit.
E njëjta linjë fajësimi i lexohet Prokurorit mes rreshtave në gjithë intervistën. Edhe kur pyetet për 21 janarin, sa nuk e thotë copë se fajin e ka vetë prokuroria “që nuk hetoi si duhet që në fillim”. Përsërit ‘fajësinë e prokurorëve’ edhe si përgjigje në një pyetje shumë të rëndësishme se si do ta luftojë frikën te ata kolegë që mendojnë se krimi është tashmë më i fortë se shteti.
Pyetjet e gazetarit janë ironikisht më të gjata se përgjigjet e të intervistuarit kur vjen fjala te 21 janari e Gërdeci. Përgjigjja për 21 janarin (që është dhe pika më e lakuar gjatë ditëve të propozimit dhe votimit të z.Llalla) është shqetësuese. Pyetja e gazetarit të Zërit të Amerikës është e hapur: “…21 janari është një tjetër ngjarje flagrante që njerëzit e panë drejtpërdrejt në televizion. Shumë qytetarë mendojnë se drejtësia është e pafuqishme të dënojë zyrtarë të lartë të përfshirë në ngjarje të tilla, apo edhe politikanë të lartë… Pse vonohet drejtësia në ngjarje kaq flagrante, kur protagonistët janë në vendngjarje, lënë gjurmë të shumta aty?”
Lexoni përgjigjen. Thotë prokurori i ri: “…Hetime të tilla janë të rëndësishme të kryhen si duhet qysh në çastet e para(!)”
Nuk kanë rëndësi frazat klishe që vijnë më pas. Kjo fjali e thotë qartë se nuk do rihetohet mbi zhdukjen e provave dhe nuk ka asnjë iniciativë për të bërë më shumë nga ç’është bërë deri më tani për vrasjet e 21 janarit, përkundrazi.
Përgjigja për Gërdecin është sërish një shmangie e fortë. Pyet gazetari: “Zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë janë të përfshirë në procese gjyqësore si ai i Gërdecit. Si e mendoni vazhdimin dhe mbylljen e kësaj çështjeje?” Dhe pikërisht te Gërdeci, prokurori i ri e gjen me vend t’i kujtojë publikut që s’mund t’i kërkohet kaq shumë dikujt që sapo ka nisur punë: “Unë jam në ditët e para të marrjes së detyrës. Jam duke grumbulluar informacionin…” – është përgjigja.
Përgjigjet e tjera mund t’i lexoni vetë. Një intervistë tërësisht zhgënjyese për ata që mund të kenë pritur qartësi, kurajo dhe plane serioze për të hetuar brenda qeverisë: 1- Krimin e Vrasjes 2 – Krimin e Vjedhjes.
Cfare prisni nga ky njer, o njerez. Ky eshte pjelle e korrupsionit dhe e mashtrimit, pjelle dhe bicim i Sali Berishes.
Ku nuk gjeti dot parate e Argites, jo te gjeje kush e hodhi ne ere Gerdecin dhe vrau ne mes te sheshit. Por, po gaboi, e di ai se cfare e pret!
Ajo që vihet re në përgjigjet që jep prokurori i ri është dukshëm e qartë një varfëri gati mjerim kulturor,intelektual dhe akoma më poshtërues profesional…Po të flasësh pasi e njeh ku ka punuar dhe cili ka qenë suksesi më i lartë i tij,kupton se nuk duhet të ushqesh ndonjë shpresë më shumë se çfarë do gjeje tek një zyrtar i rëndomtë prokurorie…Ndoshta vetë fakti që nuk pati ndonjë debat për prokurorin as nga njëra dhe as nga tjetra forcë politike,flet më qartë se çdo argument tjetër…Ministri aktual i drejtësisë nuk mund të kërkonte më shumë nga propozuesit…(kupto kryeministri….)sesa një prokuror me paaftësi të barabartë me atë të vetë ministrit dhe presidentit…Shkurt hesapi një vegël,një automat tjetër në makinerinë shtetërore…!E përse mund ti ketë hyrë në punë mosha e re këtij prokurori…?!
ky prokuror esht juristi me i paafte qe ka qene ndonjehere ne krye te prokurorise se pergjithshme. Ka deficite te medha profesionale dhe kulturore.
z.Thano nje artikull me vlere per njerez te pavlere.Do te me falesh por ne ate kodosh institucioni nuk beri dote pune Qumeshti e Ju prisni te beje Dhalla qe eshte nenprodukt i Qumeshtit.!