A do të qeverisni më gjatë o vrasësit e vëllait tim të vogël?

21 Dhjetor 2012, 18:42Blog TEMA

Nga Gerardo Durda

Shqiptarët sot janë më të varfër, më të papunë, më të pasigurt për jetën dhe për të ardhmen e tyre, ndërsa kryeministri sot mund të përshkruhet me një nga thëniet e kryeministrit të parë të shtetit shqiptar Ismail Qemali: “Armiku i popullit të tij nuk mund të jetë kurrë mik i popullit tonë apo i ndonjë populli tjetër…”.

Unë besoj që Sali Berisha është armiku i popullit tonë për dy arsye: E para është krijimi i firmave të famshme piramidale që shkaktuan ’97-ën tronditëse për një popull që sapo kishte mësuar të ecte.

E dyta është dështimi që pati kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Slogani ishte “me duar të pastra”, por duart shumë shpejt u lyen me gjak të pafajshmish.

Sali Berisha pretendon se është rasti i të vërtetës dhe se shqiptarët duhet të besojnë atë. Edhe për një moment të gjithë ne e besuam, por nuk e besuan ata, ndërkombëtarët. Na refuzuan duke na përplasur në surrat dyert e tyre. Duke na thënë jeni ngelësa, nuk pranojmë presionin, duhen rezultate. Por kryeministri plak dhe i rrjedhur vazhdoi dhe më tej duke thënë që opozita e ka fajin që nuk e morëm statusin, ata janë fajtorët e vërtetë. Natyrisht që opozita e mori koston duke mos dhënë votën siç e dha për amnistinë e duke mos e dhënë për miratimin e tre ligjeve. Dua të shkoj përtej këtij naiviteti që e beson vetëm Grida, Mesila, e pse jo edhe Jozefina.

Shqipëria nuk e mori statusin sepse nuk ka shkolla, nuk ka universitete, ka familje që sot vdesin për bukën e gojës, nuk ka spitale, nuk ka administratë që të jetë në shërbim të popullit, por ka administratë që është në shërbim të xhepit të saj, madje dhe të djalit të kryeministrit. Shqipëria nuk e mori statusin sepse dhuna ndaj gruas sot është më e përhapur se kurrë. Shqipëria nuk e mori statusin sepse sot ka familje që vdesin për bukën e gojës dhe për këtë mjafton të shkojmë në qytetin e vogël të Gramshit, ku sot e tre muaj më parë invalidët nuk kanë marrë asistencën që ju takon. Shqipëria nuk e mori statusin sepse sot nuk ka spitale, madje dhe në rastin që ka spitale ku duhet të shërohesh, ti sëmuresh, dhe risjell në kujtesën tonë sëmundjen  e SIDA-s që morën tre fëmijë në spitale. Shqipëria nuk e mori statusin sepse ka gjakmarrje dhe një qeverisje inekzistente ndaj këtij fenomeni.

Shqipëria nuk e mori statusin sepse nuk ka gjykata ku fajtori të marrë dënimin e merituar e jo të ndodhë e kundërta kur viktima shpallet i fajshëm e krimineli i pafajshëm. Nuk na e dhanë statusin sepse siguria e jetës nuk ekziston, për këtë mjafton të shohim rubrikën “Shqipëria tjetër”, ku njerëzit pak kilometra larg Tiranës organizohen me armë në krahë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga frika se mos banditët shkojnë dhe i vënë flakën. Fundi ishte i dhimbshëm për të gjithë ne popullin e thjesht opozitar apo mazhoritar, sepse humbëm ne e jo ju të dashur politikanë. Por fundi i fundit po vjen dhe ajo është përmbysja e këtij sistemi postkomunist që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shkaktuar dhimbje ndaj këtij kombi. Fundi po vjen dhe ai është i lumtur për shqiptarët pasi dhe rreth 6 muaj dhe ne do përmbysim komunistin e fundit në Ballkan.

Bota nuk u përmbys më 21 dhjetor e shkaku është pse Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat. Kjo është e vetmja arsye pse unë besoj që bota nuk do shembet, pasi kjo botë nuk mund të shembet pa dënuar krimet e komunistit të fundit të Ballkanit që është në pushtet dhe nuk ma lë vëllain tim të tretet i qetë.

13 komente në “A do të qeverisni më gjatë o vrasësit e vëllait tim të vogël?”

  1. SIN says:

    Ti Gerard kete pyetje na e ben ne, shqiptareve qe lejojme ketwe bande hjdutesh e vrasesish te vazhdoje te qeverise Atdheun tone te dashur.
    Deri kur??????????????????????????????????????????????????????????
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

    1. Dardan says:

      Jo tash do vije te qeveris A rumuni Ortodokse Edvin Kristqe Ramos,

      1. korcari says:

        Do te qeveris o kosovar leshi injorant turk i poshter,boll me ofendime o skure,shporu ne kosove muxhahedin.

      2. shiaksi says:

        tia rrush trapin Edi Rames,ti o dardan leshi

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

    E ka ne dore populli lejimin e Berishes per te qeverisur, por edhe eshte nje turp qe populli i lejon keta per te qevrisur.

  3. tourkofagos says:

    Kemal Izmael:
    -Armiku i popullit te tij,nuk mund te jete kurre mik i popullit tone,apo i ndonje populli tjeter……
    Davoutoglou:
    -Atatourk,Kemal,Hoxha,Berisha,Spahiu…..etj,jane miq te popullit turk……………..

    1. fatmir says:

      Te shkedhefte Izmaeli. Ai Izmaeli i kishte 10 femijet gjysem grek o injorant, shko pirdhu mos na caj bythen ti me gjithe Davanet e divanet, se nje gjak jeni me ta.

  4. Keqardhja says:

    Ai Kriminel ka vrare disa mijera shqiptarë me 1997, para se te vriste vellain tend te ndjerë dhe fukarenjtë e tjere qe rropateshin te nxirrnin buken ne mes te rrezikut. Ai vrau edhe me 21 janar dhe do vrase perseri ne zgjedhjet e ardhshme, se mbeshtetet ne heshtje nga bashkepuntoret e tij “opozitare”, qe grinden me llafe boshe diten dhe puthen naten. Berisha do vrase perseri edhe ne zgjedhjet e ardhshme, mbasi per psikologjine e tij prej shpellari gjaksor fundi i pushtetit eshte fundi i botes. Faji nuk eshte i atij, por i gjithe shqiptareve qe e bejne sehir sesi luan nje i çmendur me fatet e tyre.

  5. alban4eva says:

    ehh mor mik, keq me vjen per vellane tend te vogel, po per fat te keq, pergjigja e pyetjes tende varet shume nga populli shqiptar, nga ky popull qe per fat te keq po fle gjume te thelle, gjume letargjik..
    sa kohe ky popull te vazhdoje fleje gjume nderkohe qe sakatohet dhe perdhunohet, kam frike se vrasesit e vellait tend te vogel do vazhdojne akoma te na pijne gjakun..
    sa keq, sa keq..!!

  6. Ben Chicago says:

    te lumte Gerardo Durda
    por kujdes,dhe te ruajte zoti nga armiku i shqiperise

  7. luis says:

    E vetmja familje e tragjedise se Gerdecit qe meriton nje bravo te jashtezakonshme me nje nene sokoleshe tipike e atyre grave kreshnike dhe e ketij djali qe e ka pershkruar ne menyre brilante kete analize.
    Bravo djalosh dhe Zoti te ndihmofte ne ambiciet e tua dhe tu realizofshin te gjitha endrrat e tua dhe vellait tend iu ndricofte shpirti ne paqe me Zotin.
    Kam mllef te shfryj ndaj padrejtesive por kohet e fundit jam i detyruar ta zbus mllefin tim pavaresisht se cfare ndodh ne ate vend sepse dikush nga redaktoret e kesaj gazete sikur eshte dore e Saliut sepse ne disa raste me jane censuruar komentet e mia.Mbase edhe ky koment do fshihet por une do kontaktoj direkt me zotin Mero Baze per kete problem.

  8. albi says:

    E paska qare shkrimin Gerardo(Erjon)Durda(Veliaj)ke te rralle,eshte kuptushme qe mbas ti shkrimi qendron Erjoni….

  9. anonimi says:

    gerardo me vjen keq dhe bashkohem me dhimbjen tende por ajo qe sme vjen keq eshte fakti qe lejoni fatkeqesite familjare te kthehen ne arme propocionale per zgjedhjet e 2013.nuk mund te me thuash qe keto fjale te kane dale nga zemra kur ketu nota artistike ne formulim eshte 10.nuk po dal ne mbrojtje te Sali Berishes por ju siguroj qe eshte me e mira e gjithe te keqijave…Edhe njehere me vjen shume keq gerardo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje