Zgjedhjet, 21 dhjetori politik i Berishës

19 Dhjetor 2012, 18:59Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Ngazëllimi i pakontrolluar i qarqeve qeveritare dhe proqeveritare në Tiranë pas deklaratës së ardhur nga një konferencë shtypi në Bruksel për zgjedhjet si kusht ose jo për statusin, flet frikshëm.

Flet në radhë të parë e mbi të gjitha për parametrat dhe botëkuptimin e tyre për atë se si e konceptojnë demokracinë dhe funksionimin e saj. Dhe kjo është akoma më e frikshme. E paralelisht me të dëshmon edhe qëllimin e deshifruar, por tashmë të konfirmuar për të futur sërish duart në zgjedhjet e ardhshme.

Në mënyrë simultane, kjo orgazmë ne High Decibel parathotë edhe gropën që po i hapin mbijetesës së ardhshme politike dhe integrimit real të Shqipërisë në BE.

Tashmë edhe naivi më i madh e kupton se Berisha për hir të karriges së vet politike dhe ruajtjes së interesave financiare të rrethit të tij okult, do luajë tërë gurët, në mos për fitoren e zgjedhjeve, të paktën për ngushtimin në maksimum të diferencës me PS, për të frenuar dhe bllokuar sa më shumë çdo formim qeverie, apo edhe krijimin e një diference sa më të ngushtë dhe korruptuese të mazhorancës së ardhshme qeverisëse të kundërshtarit të tij politik, çka efektivisht do të çonte në bllokim dhe stanjacion qeverisës në Shqipërinë e pas verës së 2013-ës.

Gurët e hedhur gjenden sa në Fierin me struktura paralele lokale të tipit Mitrovicë, pokerin e mandateve në tavolinën e KQZ-së, e deri tek karagjozlleku i potencës pjelloro-elektorale e banorëve të Kukësit.

Pikërisht këto hapa të deritanishëm shqetësues i bëjnë akoma me imperative dhe të domosdoshme zgjedhjet si parakusht për statusin dhe jo të kundërtën e saj.

Edhe vetëm moszgjidhja ende e rastit të Fierit është i mjaftueshëm për të konfirmuar se kryeministri dhe qeveria që ka e para çelësin e zgjidhjes në dorë, nuk janë të gatshëm dhe të përgatitur për të bërë lëshime në funksion të marrjes së statusit.

Nëse realisht qeveria do e kishte kaq për zemër marrjen e statusit duke provuar pafajësinë e saj dhe fajësinë e opozitës, mund të bënte blofin e blofit të opozitës, duke e zhbërë vjedhjen e Fierit prej saj për miratimin e tre ligjeve që gjithsesi janë të dakorduara nga të dyja palët në parim.

Në një shtet tjetër me standarde të mirëfillta demokratike dhe sjellje evropiane të kohës, do ishte normale dhe e pritshme që çdo qeveri e atij vendi do kishte bërë lëshimin, edhe sikur gabim ta kishte, aq më tepër për një “çështje kaq të vockël të brendshme”, siç pretendohet, si ajo që ka vënë kusht opozita.

Këtë lëshim mund ta kishte bërë edhe për t’i hequr mundësinë opozitës për bllokim dhe t’i jepte shansin vetes ta përdorte miratimin e tre ligjeve dhe statusin si kartë elektorale për interesat e saj imediate zgjedhore.

Por nuk e bëri blofin, pasi qartësisht si drita e diellit në shënjestër ka zgjedhjet e ardhshme, për të cilat po punon ethshëm për djallëzinë e radhës. Dhe Kryeministri është praktikisht bllokatori i vërtetë dhe i parë i integrimit.

Ndaj në këtë pikë opozita është e detyruar të mbaj këtë qëndrim, aq më tepër kur ka përballë një delikuent me precedent elektoral.

Thjeshtëzimi i çështjes vetëm tek marrja e statusit kandidat përpara zgjedhjeve, dhe kënaqësia deliroze për mospërfshirjen e mënyrës së bërjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është diabolike. Në fakt një qeveri me orientim të sinqertë demokratik do të kërkonte vetë pikërisht të kundërtën, përfshirjen e zgjedhjeve si kusht pafajësie.

Është e paimagjinueshme se si mund të quhesh vend kandidat për në BE, ku është e shenjta vota dhe paprekshmëria e saj, bashkë me mostransformimin e sovranitetit te deleguar politik nga zgjedhjësit, në rast deformimi .

Për këtë qeveri, kryeministër dhe oligarkinë financiare që e rrethon dhe e suporton në kleptokracinë e tij elektorale, duket se integrimi i mirëfilltë është një çështje që pret për më vonë, pasi me rëndësi është fitorja e këtyre zgjedhjeve dhe një mandat tjetër për shtimin dhe konsolidimin e fitimeve të majme, që ofron ky pushtet i kalbur dhe i korruptuar politikisht dhe monetarisht, që edhe në këtë stad që është, e ka kapur përvdekshëm për fyti demokracinë foshnjarake shqiptare.

Duke e ditur se Evropa as në rastin e 10 vjetorit të Samitit të Selanikut dhe as me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore në Sarajevën ballkanike, as simbolikisht nuk do të këtë oferta integruese për vendet e rajonit, shpreson se koha nga marrja e statusit kandidat deri në plotësimin e tërë kushteve të vështira të procesit të stërgjatë të negocimit për anëtarësim, në kushte ideale, do të jetë një periudhë e artë për delikuenca dhe transgresione të mëtejshme politike dhe elektorale.

Aq më tepër në rrethanat kur Evropa nuk dihet se çfarë e ardhme e sigurt e pret, ku përveç Irlandës në krizë që merr presidencën e radhës së BE, do i shtohet edhe Qiproja, që po i bashkohet “Klubit të Falimentuarve” të Evropës.

Pavarësisht këtyre rrethanave, qeveria është duke provokuar parimet ekzistenciale të të qenit politikisht evropian dhe të funksionuarit demokratikisht si i tillë në aspektin institucional, përmes insistimit dritëshkurtër dhe malinj në “standardin shqiptar” të zgjedhjeve ose hipotetikisht në përsëritjen e të njëjtës problematikë.

Ndërkohë edhe opozita, pa shumë opsione në dispozicion, është duke provokuar të njëjtën gjë, por për të provuar në dallim nga qeveria, reagimin potencial institucional të BE-së ndaj modelit berishian të zgjedhjeve përherë të kontestuara dhe asnjëherë të pavjedhura.

Kush mendon se zgjedhjet e ardhshme nisur nga tërë historia problematike e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, e cila për nga marrja e thuajse tërë pushteteve në dorën e një njeriu, cka i përngjan Rusisë dhe Bjellorusisë, vende të cilat BE as në ëndrrën më të çmendur nuk mund t’i shohë në klubin e vet, nuk do të ndikojnë në vendimin politik për statusin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk jeton në këtë botë. Ai thjesht papërgjegjshmërisht hedh një bast të humbur.

Pa dyshimin më të vogël se bota nuk do të ndryshoj pas këtij 21 dhjetori, po me aq padyshim, bota politike shqiptare nuk do të jetë e njëjtë pas 23 qershorit të vitit të ardhshëm, sidoqë të vejë filli i ngjarjeve.

Ajo datë ka gjasa, siç po bëhen përgatitjet, do të jetë “21 dhjetori” politik i Berishës dhe sundimit të tij personal autokratik në Shqipëri, dhe fatmirësisht shmangia e eutanazisë së integrimit të Shqipërisë, nëse shqiptarët do përzgjedhin politikisht duke menduar me stomak.

11 komente në “Zgjedhjet, 21 dhjetori politik i Berishës”

  1. era says:

    Eshte vertet e frikshme kur shikon sureterit e “politikave”

    1. Atomic says:

      Me pelqeu Analiza ! Berisha ka vetem 6 muaj Kohe!

      1. fl says:

        A paskan dhene leje Greket e Qipros. O burr ti hyjme manipulimit ?

  2. era says:

    Eshte vertet e frikshme kur shikon sureterit e “politikave” te ngazellyer qe zgjedhjet e ardheshme nuk qenkan kusht per te mare satusin.
    Se pari mendoj se horrave te PD ju pelqen ta perkthejne keshtu.
    Jo te gjithe ne parlamentaret e europes mendojne se duhet ta theksojne kete gje mbasi zgjedhjet e ndershme nuk duhet as te diskutohen dhe nuk ja kane vene kusht ndonje shteti tjeter per te fituar statusin.
    Se dyti te mos harojme se saliserbi nuk eshte i vetmi horr( jo ne keto permasa) qe ka europa. Dhe aty ka lobe proserbe= prosali qe e duan Shqiperine cope-cope per ta zhvatur me kollaj.
    Eshte detyre imediate e opozites te jete shume e pergatitur dhe te ngreje nje front shume te gjere antisaliserb, sepse dhe sikur Europa te thoshte me ze te larte qe zgjedhjet jane kusht ky perbindesh as do degjoje fare nga ai vesh mbasi ai lufton per jete apo vdekje dhe zgjedhjet ai do ti vjedhi sikur ta dije qe dhe nga kali do e rezojne dhe do ta vrasin.
    Te gjithe ne nje front te MADH OPOZITAR!

  3. AHA says:

    perderi sa keta mender nderkombetaret marrin poza e i japin vetes te drejten te konsiderohen zoter e bejne sikur mendohen t’ja hedhim tani kocken qenit apo me vone ,ti themi te lehe nje here apo ti themi te lehe dy,apooo ,me bukur akema ,ti themi te beje si dele ose si ,ku di une eee,si kec jo,si dhi ah po si dhi ,jo mor jo si dhi edhe ti prit….etj ,POPULLI c’pret, ti vershellejne e ta futin ne vathe ,c’tjeter! Nuk e ka fajin populli jo e keni fajin ju gazetaret qe e keni cmendur te shkretin popull ,keshtu tha njeri e keshtu tha tjetri shikoni ti shpjegoni popullit te vuajtur c’fare eshte e ligjeshme e cnuk eshte se ky eshte shteti ,shpjegoni se vetem zbatimi i LIGJIT perben SHTETIN e ne se ke shtet do te thote se je popull i bashkuar ,i organizuar e asnjeri nuk te neperkemb dot ,perndryshe edhe sikur4 te te pranojne ne nje organizate shteteshte organizuara kur ti nuk respekton shtetin tend do te pranojne si budallain e klases ose te fshatit ,do te qeshin mbas shpine ose do te meshirojne ….kete kerkojme ?Pse nuk e shtroni keshtu por, ai tha keshtu ajo tha ashtu,DUKE E HEQUR VEMENDJEN NGA CESHTJA E VERTETE! GAZETARE,ZGJOHUNIIIIII!

  4. ILIRET says:

    Or po kta sa nuk po kalojne ne orgazem, duke trumbetuar se zgjedhjet si do qe te jene, nuk jane kusht.
    Atehere , o popull, mere vete ne dore situaten… Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypni…

  5. Pavarësia says:

    Në se vërtetë as opozita politike që po përforcohet dhe me dy parti të reja dhe të fuqishme, nuk e bëjnë ,,zap”këtë anti shqiptar të deklaruar, atëhere ,,ILIRËT”kanë të drejtë kur thonë: ,,…o popull, merre vetë në dorë situatën…Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe i shtypni…!”

  6. Qytetari i vertete says:

    Qeveria e sotme dhe udheheqesi i saj nuk kane pase dhe nuk kane aspirate te fusin Shqiperine ne Europe se ne mentalitetin e tyre nuk kane standartet e europianeve por te afrikaneve dhe prandaj sa te kene ne pushtet do te bejne çte jete e mundur per te mos plotesuar kushtet qe kerkon Europa.

  7. luis says:

    A mundet vertet Berisha te fitoj nje mandat te trete lind pyetja dhe kete e shpreh sikur vertet te zhvilloheshin zgjedhje te lira dhe te ndershme.
    Eshte jashte cdo llogjike ta mendosh nje gje te tille sepse kush i ka dy pare mend ne koke dhe dy pale sy dhe kush jeton realisht ne Shqiperi dhe jo jashte saj nuk mundet te imagjinohet nje gje e tille.
    A mundet realisht qe opozita me Edi Ramen ne krye te vije ne pushtet.Sic e theksova me siper po qe se zgjedhjet do zhvilloheshin te lira kjo as nuk diskutohet.
    A mundemi ne te bejme nje sondazh ne vetvete se a i besojne Edi Rames me shume apo i besojne Saliut apo eshte koha per nje ratacion politik.
    Ne baze te konceptit tim dhe sipas informacioneve te mbledhura nga analizat ne terren dhe ne online verej disa faktore qe me bejne te dyshoj se ne Shqiperi ajo qe pothuajse nuk permendet fare as ne shtyp as ne analiza te ndryshme televizive e gazetareske eshte faktori fetar.
    Pse e theksoj kete dhe jam i bindur per kete qe po them.
    E zeme se keto maskaralleqe qe ka bere Berisha gjate ketyre 8 vjeteve sikur ti kishte bere Edi Rama jo vetem qe nuk mund te pretendonte per nje mandat te trete por e them me bindje se qeveria e tij do ishte rrezuar me kohe sepse fare thjeshte me dy fjale nga Saliu ta quante grek apo serb dhe ngaqe eshte i krishtere ortodoks kuptohet shqiptar 100% por per pjesen islamike do kishte marre dozat e nevojshme qe te ngriheshin e ta rrezonin nga qeveria.
    Jam i sigurte se te gjithe ia dine aftesite e Edi Rames se vertet di te ndertoj nje shtet te forte dhe te begate por jane shume syresh qe nuk e duan prej tij.
    Une kam verejtur edhe ne kete forum qe shume nga pjesa islamike analizojne cdo fjale te tijen kur flet per nacionalizem athua se kemi te bejme vertet me nje jo shqiptar por me nje te huaj.Cfare nuk beri Berisha favore ndaj serbeve dhe grekeve por askush nuk irritohet e ndersa per nje fjale te vetme te Edi Rames kur thote se bashkimin e kerkojme ne europe hidhen dhe cirren me fjalet me te uleta.
    Islamikeve shqiptar u ndezet zemerimi ndaj grekeve ne kulm jo se i dua edhe une kete race por per hire te realitetit jane me shume 800.000 shqiptar qe jetojne dhe ndihmojne edhe vendin e vet dhe keta nuk i jane aspak mirenjohes dhe ndjehen krenar dhe aspak te fyer kur i qun turq.

    1. homeri says:

      —kur je i qet ben komente te mrekullushem , e prish kur i referohesh ndryshimit me LENININ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje