Nëse do të kishte një shprehje që do të përkufizonte marrëdhëniet, rrethanat dhe mundësitë e veprimit politik të LSI-së në kushtet aktuale politike në Shqipëri është shprehja e famshme angleze. “When there is a will there is a way”, thënë shqip; “Nëse ka vullnet gjendet rrugëzgjidhja”.
Por kjo forcë politike hipotetikisht dhe realisht edhe mundet të ndodhet përballë një shprehje tjetër të njohur shqiptare, që mund të perifrazohet për shkak të banalitetit me ekzistencën e qejfit dhe dëshirës, por pamundësisë për të vepruar.
LSI bashkoi votën me opozitën për transparencën dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për Kukësin, nisur nga interesi vetjak që të mos dëmtohet nga pokeri i mandateve, ku nëse ndodh ajo që Berisha po përgatit, më e humbura mund të jetë LSI në Berat në bastionin e saj elektoral.
Dhe këtu duhet gjetur arsyeja e “flirtit” të LSI me opozitën.
LSI dhe kryetari i saj kanë pasur shumë mundësi dhe shanse në të shkuarën politike të Shqipërisë për të vënë Berishën dhe politikat që ai ndjek në vështirësi ose për anulimin e tyre. Por për interesat e saj politike, dhe përfitimet që sjell pushteti për këtë forcë dhe simpatizantët e saj, për shkak të llokmës së pushtetit që Berisha i ka dhënë për ta sjellë si fillim në pushtet dhe më pas për ta mbajtur me oksigjen koalicionin e tij, kanë qenë vendimtare në mbijetesën dhe konsumimin thuajse të plotë të mandatit të Berishës.
Për hir të së vërtetës Berisha dhe administrata e tij nuk mbijeton dot asnjë sekondë nëse Meta vendos ta sfidojë, edhe nëse ndonjë ish- deputet i opozitës si Islami apo edhe Prifti do të shërbenin si kamardare parlamentare për Berishën.
Këtë fakt e di shumë mirë edhe Berisha, edhe Meta. Problemi mbetet nëse kanë këllqe dhe luksin të dy ish- kundërshtarët politike të divorcohen vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve politike, ndoshta më të rëndësishmet e Shqipërisë pas atyre të përmbysjes së komunizmit dhe të ‘97-ës.
Nëse do të hamendësohej përçarja e madhe dhe prishja e martesës politike, që personalisht nuk besoj se do të ndodhë, Shqipëria do të shkonte në zgjedhjet e reja me qeveri teknike.
Për Berishën një opsion i tillë nuk do të ishte fundi i botës, pasi ai i ka shpërndarë vezët në disa kacile dhe ka krijuar një infrastrukturë dhe prani të dukshme në shumë institucione që merren me administrimin e zgjedhjeve, siç po shihet edhe nga zhvillimet e fundit në KQZ. Të njëjtën gjë ia ka mundësuar vetes përmes qenies me Berishën tërë këto vite edhe LSI-ja.
Problemi i qeverisjes së përditshme në muajt deri në zgjedhje nuk do të ishte shqetësim për Berishën dhe partinë e tij, edhe nëse një qeveri teknike do të kishte sërish kryeministër një tjetër eksponent të PD-së.
Problemi më i madh do të ishte për LSI-në dhe bazën e saj të mbështetjes elektorale, e cila do të tronditej nga punësimi në bazë të marrëveshjes qeverisëse aktuale dhe siç ndodh në të tilla kalkulime, njerëzit do të lëkundeshin dhe do të shikonin nga po fryn era.
Të mos harrojmë se futja e njerëzve të LSI-së dhe jo vetëm e atyre në administratë është një bazë e fortë e mbështetjes së kësaj partie.
Dalja nga koalicioni me PD do e ekspozonte këtë parti dhe përfaqësuesit e saj partiak dhe në qeveri ndaj mundësisë dhe sulmeve të Berishës për korrupsion të mundshëm të tyre, por edhe të vetë Ilir Metës,nisur nga mënyra se si i trajton Berisha ish- bashkëpunëtorët duke i shndërruar brenda natës nga engjej në djaj.
Berisha dihet është një njeri që punon nën rrogoz edhe kur është miqësor zyrtarisht me dikë dhe me struktura paralele me kohë të plotë, jo më tani që ka në dorë edhe Shërbimin Informativ, por edhe pa e pasur atë, ka pasur mekanizma që të krijojë dosje kundërshtarësh potencial. Sigurisht që i ka gati dosjet për çdo eventualitetet dhe për ata që potencialisht mund t’i dalin nga gardhi, pa harruar edhe drejtësinë që e kontrollon në çdo aspekt të saj.
Berisha është shumë më i pashqetësuar se Meta në gjithçka që po ndodh dhe i ka kalkuluar shumë mirë çdo veprim që ai bën dhe çdo kundërveprim që mund t’i vijë nga aleati i tij politik në koalicion.
Me rëndësi absolute për Berishën deri në qershorin e ardhshëm është maksimalizmi i mandateve të saj, ndaj edhe po punon për Kukësin dhe minimin e mandatit të Beratit dhe indirekt në pakësimin e forcës dhe peshës specifike të LSI dhe koalicionit të saj parazgjedhor, për të pasur një start më të favorshëm politik për PD pas zgjedhjeve të ardhshme dhe negociatave të mundshme, nëse do të krijohen rrethanat politike paszgjedhore.
Ndërkohë, LSI ka edhe ajo dilemat dhe vështirësitë e saj të cilat do të duhet t’i llogarisë shumë mirë për çdo hap të ardhshëm që do të çonin në prishjen e koalicionit dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e ardhshme.
Përveçse i duhet të ruajë entuziazmin dhe optimizmin e bazës së saj elektorale e cila në një pjesë të konsiderueshme është pragmatike për shkak të punësimit në administratë dhe përfitimeve të tjera nga qenia në pushtet, LSI dhe Meta do të duhet të mendojnë edhe sensibilitetin, që ka në radhët e votueseve shqiptarë për rekordin dhe koalicionin, që ka bërë kjo parti e majtë me Berishën, duke u shndërruar praktikisht në patericën e mbajtjes në këmbë të qeverisë së PD-së.
LSI ndoshta mendon të përmirësojë imazhin e saj politik të dëmtuar dhe rifitimin e zemrave të tjera të majta për zgjedhjet e ardhshme, por mund të jetë shumë vonë për këtë.
Mundet që të mos gjejë edhe portë ku të trokasë tek opozita, e cila është nën trysni të madhe morale për afrimin me LSI në koalicionin e saj të madh, i cili ironikisht mbetet mundësia e vetme për të përmbysur Berishën e Metës në zgjedhjet e qershorit, dhe që mund ti kthehet në bumerang nga votuesit socialist të cilët në shumicë janë kundër çdo afrimi me LSI dhe Ilir Metën.
Idealisht LSI do të preferonte dhe do ndihej më mirë në vazhdimin e bashkëjetesës politike dhe qeverisëse me Berishën, por probabiliteti i ndërrimit të kuajve të stërlodhur pas qershorit, e bëjnë këtë parti të mbaj edhe një kanal komunikimi tjetër të hapur për çdo eventualitet.
Përtej retorikës dhe demagogjisë, LSI ka edhe gurin dhe arrën në dorë për mocion mosbesimi në parlament, nëse do të luajë me kartën e komisionit hetimor të Kukësit dhe mandatit të Beratit, për të prishur koalicionin përpara zgjedhjeve dhe shkuarjen drejt tyre pa pasur Berishën kryeministër.
LSI e ka topin në fushën e saj, siç e ka pasur shumë herë dhe mbetet të shihet nëse më në fund do të ndryshojë rezultatin përfundimtar me ndonjë gol apo autogol, por duket se nuk ka dëshirë dhe muskuj që të bëjë lojë me top.
LSI-ne e ka pershkruar dikush si ai qe ben nje pordhe vet dhe ankohet per te tjeret qe i qelben ambjentin.
te gjithe hajdut-mashtruesit qe nuk e kane gjetur dot veten ne ndonje parti tjeter jane strehuar te lsi.
prandaj kjo “organizate” duhet te jete jo vetem jashte qeverise ne zgjedhjet e ardhshme por edhe jasht parlamentit.
qeverite shqiptare duhet te pastrohen njehere e mire nga pislleqet.
Politika eshte interes , dhe seicili perpiqet te perfitoje sa me shume…..
Tashti sa para ben loja me top, ai gjithe vitet luajti lojen e shkaterimit.
Tashmë askush nuk i ha pisllëqet e LeSh-e-LI -së ; “pak para zgjedhjeve të bëjë sikur u prish me salehin, të marrë vota të majta e menjëherë pas zgjedhjeve t’ia japë po salehit!”
JO KOALICION PARAZGJEDHOR ME LSI !
Madje, as paszgjedhor, pasi nuk ka fare nevojë, sepse do ketë një uragan votash për PS më 23 qershor 2013.
O idiot I bathores sic vet quhesh, Nuk e di se c duhet te bejne shqiptaret Ne 23 qershor?!!! Te shporim qelebesiren Dhe frangajt Fevzot e xenin e co me vote plebishitare ! KAq !
@Maloku,
ke te drejte,vecse nuk duhet harruar se duhet te bashkohemi te tere ne te sojmit qe ta shporrim…
LSI nuk eshte me faktor ne shqiperi,ajo tani e ka te veshtire edhe te rri me PD si dhe te beje kolicion me PS.ka shume mundesi qe te mos e done as njera dhe as tjetra, se nese mori vota ne 2009,i mori si parti e majte dhe shkoi nga e djathta, tani kush do tia jape votat asaj e majta jo ,e djathata jo qe jo,atehere mbeten vete ata njerez qe ka aktualisht ne administrate dhe nese partia socialiste ben gabim nese e pranon ne kolicion,me mire te humbin pushtetin se sa te behet me ta sepse eshte vetem parti e perfitimit,se sot do te kishte drejtim tjeter vendi dhe nuk do te ishim ne kete hall ku diskutohet buka e gojes.
LSI eshte vetem paricke e diskredituar..po nje vegel ne dore te malokut te vucidolit..nuk luan shume rol po mjaft te prish pune
Medimi im ska kompromis me Ilirin,eshte gabim trashanik te bashkepunosh me te.Ai rrugen e tij e zgjodhi meBerishen dhe nuk mund ta kuptoj kete parti si mund te quhet e integrimit por e cintregimit kur kur qeverisja e tij me koleget e tij ekane lene ne klase per disa here .Me njerzit e pa fytyre duhet te tregohesh i pafytyr.Dhe partite opozitare as mund ta cojne ne mendje nje bashkpunim me te.Nga hajduti dhe i pabesi cfare nuk pret .Le heni ne renim tij dhe mos ja ngrini vlerat kur shkruani le ate te vuaj corben etij ose paparen qe ka henge e po ha.E zgjodhi vete ate ruge……haram ie paste emostja digjoj me emrin se eshte fytre e degjenerume……
LSI do mbetet si Aleanca demokratike e Neritan Cekes,dikur edhe Ceka me ligjin qe ishte merte ndonje deputet se ja linin here PD ja e here PS ja, dhe tani a mund te me thote njeri qe ka apo nuk ka Aleance Demokratike qe te arrij te mari ndonje deputet?
Kjo nuk quhet LSI por Lesh e Li. Jane thjesht nje grup hajdutesh qe vetem vjedhin. Po i kape duke vjedhur jo vetem qe su ben syri terr por kerkojne dhe mos i fusesh ne burg se ndryshe e prishin aleancen. Vetem shikoni se ca figurash ka dhe te vjen per te vjelle.
Ilir Metes, duket, tani i kane mbetur vetem dy rruge:
1. Te vazhdoje te mbaje te bashkuar perkrahesit, duke mos i larguar nga vendet e punes qe kane zene. Ata do te vjedhin tani me brutalisht, por c’ti besh, shejtanet vete i udhezoi te dalin nga shishja, tani nuk mund ti kritikosh as per sy e faqe.
2. Te beje politikisht dicka spektakolare, justifikuese, qe te perligj cdo kerkese per vote ne Qershor. Thenur shkurt, dobici i lindur nga martesa me PD ne 2009, duhet lene ne dere. Do ja beje LSI-ja PD-se kete? Dreqi e merr vesh, “per hater te integrimit” cfare nuk mund te pritet nga Meta. Nje qeveri teknike, pa asnje pjestar te forcave politike parlamentare, me detyre mbajtjen e zgjedhjeve me te vertete te lira dhe te drejta, do te ishte shpetim per te gjithe. Por sidomos do te ishte sherbimi me i madh qe mund ti behej te ardhmes se vendit. Sidoqofte, keshtu mendojne njerzit si une, qe e duan ne menyre normale kete vend. Problemi tek ne ka ardhur gjithmone nga ata qe e duan shume me teper se normalisht kete vend, pra, nga politikanet e sotem.
Ngado qe te kthehet e te rrotullohet LSI-ja eshte e humbur. Po te kaloje nga e majta edhe pa kualicion me PS do humbas se e tradhetoj elektoratin e majte edhe vet I. Meta rezikon te zgjidhet deputet.
Te rije me Berishen i ka te qarta dredhite e tij,Berisha do mare maksimumin me gjithe vjedhjet se e shikon qe ka humbur elektorat,se do ndikoje edhe gjendja e keqe ekonomike qe do veje ne zgjedhje {vec po beri ndonje mrekulli zoti dhe ti hedhe ndonje grusht me para}.LSI-ja i ka shume te pakta shancet ti fale ndonje deputet Berisha se eshte ne veshtiresi per vehte
Vertet LSI-ja e ka topin ne fushen e saje po nuk ka me ke te luaj topin,ja tribloj 1-2-3 po kujt tja pasoj se dhe me Idrizin te luaj nuk ben dot gol.
Qe te bej gol ne porten kundershtare {te PD-PS} nuk mundet ,e vetmja zgjidhje eshte qe te bej AUTOGOL.
nuk besoj se Rama do jete aq budalla sa te mare llumin e QISH (qeveria e integrimit shqiptar)dhe te beje kualicion me meten.Meta e verteta duhet te japi provat e duhura dhe te veshtira per tu reabilituar, megjithate dhe une flas kot ai ka mare fund
nuk besoj se Rama do jete aq budalla sa te mare llumin e QISH (qeveria e integrimit shqiptar)dhe te beje kualicion me meten .Meta e verteta duhet te japi provat e duhura dhe te veshtira per tu reabilituar, megjithate dhe une flas kot ai ka mare fund
Nuk e shet iliri salen jo se e shpetoi nga burgu, thjesht po luan me popullin qe te kapi ndonje vote me teper
Sikur LSI te bej gabimin dhe te kerkoje qeveri teknike,do te ishte vetvrasje per te,do te ishte ajo qe do Berisha,nje vetlargim te LSI si barre e pushtetit.
Nderkohe Berishes nuk i rruhet fare nga ky largim,mbasi ka Kaç Selamet me shoke per votat qe i duhen deri ne qershor.Jane keta Kaçer qe mezi presin tu vije ora dhe per nje skenar te tille punojne haptas fare qe vota e tyre te kete me ne fund peshe.
Une mendoj se loja e LSI-se qendron ne faktin se po vazhdon demagogjine duke bere lojen e Berishes. E PARA duke sajuar problemin e fondeve per rrugen Lushnje-Berat per mos miratimin e buxhetit te 2013, gje cila eshte 100 perqind loje e Berishes. E DYTA per mandatin e Beratit, kembengulja gjoja e LSI-se per te mos ia hequr kete Beratit, eshte thjesht loje e Berishes. Te gjitha keto dhe ndonje mbrroçkull tjeter me vone i ben Berisha per te forcuar pak aleatin e tij te shperfytyruar.
LSI,eshte force e diskretituar politike, aktualisht nuk ka baze sociale dhe gupe shoqerore te cilave mund tu premtoje,tek e fundit cfare tu premtoje INTEGRIMIN ?! kjo ceshtje rezultoi flluske sapuni dhe u ndertua thjesht si alibi per te hyre ne qeveri me Berishen,QELLIMI I VETEM :Te hyme ne Qeveri per iteresat tona (TE LSI) per te futur ne pune tarafin tone per te bere para dhe per te mbajtur partine ne kembe permes Parase.Ne nje qasje idealiste LSI duhet te ndjeje peshen e fajit per Deshtimin e Integrimit,i cili proces ka pagezuar dhe siglen e saj.Si shprehje e kesaj Pendese LSI duhet te dale nga qeveria.Kjo do ti sherbente LSI si premise per vetpastrim nga ata qe abuzuan me Pushtetin ne Emer te saj,dhe teorikisht do ti bente favor vendit duke hyre ne zgjedhje me nje qeveri teknike e cila do ta kish me te veshtire per te manipuluar procesin e votimit,dhe do ti hiqte cilitdo humbes te zgjedhjeve te ardhshme arsye per te kundershtuar rezultatin.POR ne te vertet LSI nuk del nga qeveria ,ajo do qe ta mjele lopen deri ne piken e fundit te qumeshtit,dhe sa per vetpastrim as qe behet fjale me rizgjedhjen e Ilir Mets si Kreu i saj.Ajo qe do te ndodhe do te jete pak si metafora e fundit te botes.dmth nuk do te ndodhe asgje.Ne nje fryme gerricjesh te brendshme sipas formatit Dashuri dhe urrejtje LSI dhe PD do te ndahen vetem diten e pare te fushate per tu ripare pas zgjedhjeve dhe duke synuar te bejne fushate te pavarur qe te marrin sa me shume vota.PS do te beje sipas meje nje gabim madhor te kerkoje koalicion me LSI qofte para qofte paszgjedhor.LSI eshte mbetje jo ekologjike e PS dhe si etille ajo nuk mund te riciklohet nga e mejta
Ne pergjigje te Din Krujes
Din,e di c’me sjell ndermend ky emer..?Nje personazh shume enigmatik te kohes se monizmit,por qe beri karrier ne emer te partise.Nje emer plot vitalitet,por qe kishte vullnet te hekurt te spiunonte e burgoste cdo kundershtar te Enverit.
Edhe sot kur po lexoja koment-pergjigjen qe i beje z.Manaj, me mbiu para syve,AI,Din Kruja,ne dukje i mefshte,por qe ishte nje vullkan nga brenda,i gatshem qe te perveloi kedo qe nuk eshte me vijen e ‘PD’,me fal me vijen e Enverit.Pa tjeter qe duhet te jesh nje nga pinjollet e Din Krujes se vertete,ndryshe nuk ka arsye qe te na sjellesh ne nje personazh kaq te urryer te asaj periudhe te zeze enveriane.
Sa per dijenine tende dhe te shume te tjerve,e majta me ose pa Ilir sallamin,do te vije ne pushtet,jo PS se eshte nje force politike qe ka vizione per Shqiperine,por se keshtu mund ti konsolidoje pasurite e veta Sali Berisha,dhe per kete i duhet nje katervjecar per te qetesuar forcat e kohezionit dhe te korrozionit ,qe jane bere nje rrezik per te.
Ne se Sali Berisha do kembungul te rivjedhi zgjedhjet e qershorit 2013,atehere perfundimisht ky njeri del automatikisht nga skena politike shqiptare me pasoja te pallogariteshme per jeten e tij e familjes se tij.
Sa per dijeni,o Din Kruja,Sali Berisha mund te qendroje ne SUNDIM VETEM MBI GJAKUN TONE!!!!
Ne se Berisha VJEDH,QOFTE EDHE NJE VOTE TE VETME,AI DO TE PERBALLET ME NJE VULLKAN TE PAPARE TE URREJTJES POPULLORE!!!
Le te mos nxitohemi shume:ERDHI 23 QERSHORI!!!
Kjo eshte PROVA E MADHE PER KETE HAJDUT E KRIMINEL TE PASHEMBULLT!!!
POPULLI DO T’I MARRE NE DUART E VETA FATET E TIJ PAS 23 QERSHORIT EDHE NE SE OPOZITA HESHT!!!