Në këtë prag fushate sa interesante për ndjekësit e politikës, aq edhe e vrullshme dhe e nxehte për militantët, po aq e lodhshme dhe e mërzitshme për të zhgënjyerit, nuk mund të mos bien në sy ata që me “shpikjet” e tyre organizojnë konferenca promovimesh të ideve, të cilat përkojnë me problemet ekonomike që ka vendi dhe si rrjedhim (sipas tyre), por ndoshta vetëm militantët mund ta besojnë se këto ‘ide’ do të jenë çelësi i fitores, prandaj këta të fundit mendojnë se ky njeri është kaq i vyer për partinë e tyre dhe kështu që as që mund të vihet në dyshim se ai do të jetë një nga legjislatorët e projektuar, sepse përveç se është ‘gjeni’ ai është edhe njeri ‘i mire’. Kështu i mbaj mend këta njerëz, të paktën nga ’94, pas kthimit tim në atdhe…
Kam pasur një kuriozitet të madh për të ndjekur takimet e të dy partive të mëdha në atë kohë edhe i kam ndjekur pa u lodhur, për të kuptuar dallimin midis tyre dhe mënyrën sesi i bënin turmat të thërrisnin me gjithë vullnetin e tyre, megjithëse gjithnjë kam dyshuar nëse kuptonin gjë nga ato që thuheshin, vetëm një gjë e kisha të qartë se, kur ngrihej intonacioni i zërit të oratorit i shoqëruar me një shpifje a sharje për kundërshtarin turma bëhej e papërmbajtshme.
Mbaj mend dy momente të paharrueshme për mua: Momenti kur Sali Berisha takohej me elektoratin e tij, dhe teksa theksonte se –ne duhet të fitojmë thellë, sepse ATA ashtu e meritojnë- një grua simpatike që qëndronte pranë meje kthente kokën sa majtas – djathtas dhe u thoshte njerëzve se “komunistët do na vrasin po erdhën në pushtet”.
Momenti i dytë ishte takimi me Ermelinda Meksin, e cila fliste për ‘minimumin jetik’, por që isha thellësisht e bindur se asnjë në sallë nuk e kuptonte…vetëm se një grua pranë meje thoshte vazhdimisht që kjo (e kishte fjalën për z.Ermelinda) është grua e mirë (dhe thoshte të vërtetën, sepse edhe sot mbizotëron për të ai opinion). Nuk e di pse instinktivisht edhe unë kisha një bindje se këta socialistët ishin ‘të mirë’
Dhe me të marrë pushtetin ata e treguan që ishin “të mirë”. Njëri pas tjetrit hynë në institucione me duart në xhepa (në xhepat bosh) pa as më të voglën ide se çfarë duhet të bënin. Shpesh ngrinin supet duke shprehur habinë, sesi mund të drejtosh në një vend ku shumëçka është privatizuar. Të habiste fakti, sesi kur tregoje shqetësimin se ky “x” njeri nuk e ka haberin e punës, merrje përgjigjen – është burrë i mirë, apo grua e mirë, ose çun a gocë e mirë. Megjithëse e di që, çdonjëri e ka për detyrë të jetë i mirë, prapëseprapë kur e dëgjon këtë mbiemër cilësor inati të bie. Me kalimin e kohës mbiemri burrë i mirë u zëvendësua me “burrë i zoti”, por nëse guxoje të pyesje se çfarë ka bërë me zotësinë e tij përgjigjja – po ja… thonë që di anglisht…. e pastaj një ngritje supesh.
Pra këta njerëzit e mirë, ata që nuk prishin punë, por as që bëjnë ndonjë punë, ata që “rregullojnë punët e veta“, edhe tek rrathët e ferrit ata qëndrojnë tek purgatori, aty as zoti nuk merret me ta. I harron. Atje qajnë e ankohen, ndërsa këtu në këtë vend të vogël e te varfër sa me s’ka çuditërisht ata ndihen ngrohtë, komod, asnjë rrotacion pushteti nuk i prek, nuk i trondit. Ja, rrinë mes turmës me duar në xhepa me ata sytë pa shprehje edhe kur je në bisedë me ta nuk reagojnë fare a thua se nuk kuptojnë apo diku tjetër u punon mendja…Në fakt ata as që mendojnë fare në atë çast, si duket presin përgjigjen se në cilën karrige do të ulen… Është shumë interesante ta tregosh por nuk ka të krahasuar me përjetimin e një dite të vetme pranë tyre; është e çuditshme ti shohësh pa asnjë shprehje në fytyrë rrinë duke zvogëluar sytë e shohin njeri-tjetrin (sa shumë merren vesh) vetëm kur sa hap e mbyll sytë nuk i sheh më…Pas disa kohësh ndodh të të kalojnë pranë veshur zyrtarisht me telefon në vesh, në fillim të përshëndesin me një tundje dore, por më vonë me ata sytë gjysmë të mbyllur shohin në hapësirë sikur ti nuk ekziston fare. Po nëse të shkon ndër mend të thuash diçka në adresë të tyre, më mirë mos e bëj se do dëgjosh avazin e vjetër-‘çun, gocë i/e mirë’ .
Por përtej së mirës, që nuk kemi pse e vëmë në dyshim?
Në një gazetë angleze disa vjet më parë, shkruhej ekzaktësisht se, Dr. Grigory Perelman, një topologjist rus, i cili ka punuar drejt zgjidhjes së hipotezës së Poincaré, la të hapur mendësinë, se do të refuzonte edhe çmimin 1 milion dollarë nga instituti Cambridge. Ai nuk u duk se mbante ndonjë qëndrim politik, vazhdon shkrimi, kur u tha gazetarëve se, në fakt nuk ishte medalja që po refuzonte, por ideja se, në kërkim të sekreteve të natyrës, zbuluesi është më i rëndësishëm sesa vetë zbulimi.
Ai vazhdon mendimin e tij duke deklaruar: “Unë nuk mendoj se, çfarë unë them është jashtë interesit të publikut. Unë e di se promocioni i vetes ndodh shpesh e nëse njerëzit duan ta bëjnë këtë, iu uroj atyre fat, por unë nuk e shoh këtë si një gjë pozitive, çfarë ka rëndësi janë idetë, jo trutë në të cilat ato ndodhen”.
Perelman, teorinë e tij e futi në internet, e s’pranonte të komunikonte me njerëzit, në lidhje me të, pasi ajo që ka rëndësi është çfarë ti i jep njerëzimit e jo ti vetë.
Këto 20 vjet politikanët shqiptar kanë qenë një dështim ekzemplar, dhe këta njerëzit tanë ‘të mirë’, kurajë të madhe kanë, që dalin me nga një libër në dorë pikërisht gjashtë muaj përpara fushatës së zgjedhjeve politike për t(u)ë promovuar ‘shpikjet e tyre’. As që ja vlen të bësh një krahasim me Perelman sepse bëhemi qesharak, por boll qesharak bëhemi edhe me këto promovime ‘shpikjesh’….
Nëse Partia Socialiste është serioze në programin e saj PËR NJË RILINDJE KOMBËTARE dhe dëshiron me të vërtetë të krijojë një marrëdhënie të fortë me elektoratin e saj duhet të funksionojë si në çdo marrëdhënie normale njerëzore duke ndjekur me fanatizëm tri rregullat magjike:
1. Mos gënje kurrë
2. Mos tradhto kurrë
3. Mos bëj premtime që nuk mund t’i mbash
Zonja Ramohito te pershendes per kurajon qe ke te shprehesh hapur ne Shqiperi!!!
Ato grate,qe ke patur ngjitur ne ato mitingje vertete nuk i kane kuptuar SOFIZMAT e SOFISTEVE,por edhe ty,shume do kete,qe nuk kane marre vesh se cfare do te thuash!!
Nuk eshte aftesi te numerosh fajtoret e te keqes,por KRYESORJA ESHTE TE THUASH SHKAKUN E KESAJ TE KEQEJE!!!
Ne Shqiperi,ne 90-ten nuk u be REVOLUCION DEMOKRATIK,por PERMBYSJE KUNDER-REVOLUCIONARE NGA VETE KOMUNISTET DHE BIJTE E TYRE!!!
Studentet dhe puntoret “TRIMA” u bene te tille se u ishte bere e njohur,qe TANKET DHE KALLASHNIKOVET NUK KISHIN FISHEKE LUFTARAKE ,POR MANOVRE!!!
Ne se di ishim kaq TRIMA NE SHQIPTARET,
-PSE NUK VAZHDUAM PROTESTAT 200 MIJESHE TE PAS 21 JANARIT,AQ ME TEPER PAS VRASJEVE TE 4 PROTESTUESVE NE BULEVARD???
Pse u la Sali Berisha te VIDHTE ZGJEDHJET hapur ne TV dhe drejtesia U UL NE GJUNJE PARA SUNDIMTARIT VICIDOLAS???
Pse u la Berisha,te PUSHTONTE TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESEdhe prap pa PIKE TURPI OPOZITA PRETENDON,QE DO T’I RUAJE VOTAT NJE PER NJE????
Me cfare do t’i RRRRRRUUUUAJNE,kur Berisha i ka nen URDHER te gjithe INSTITUCIONE qe nxjerrin CERTIFIKATAT,QE PRODHOJNE PASAPORTA,KARTA IDENTITETI,qe “RRUAJNE” E TRANSPORTOJNE KUTITE E VOTIMIT,KQZ-ne e FAMSHME,KOLEGJIN ZGJEDHOR,GJYKATEN KUSHTETUESE,PERFAQESUESIT E OSBE-ODIHRIT etj???
KRIMET E BERISHES JANE NE MBROJTJEN E FUQIVE TE MEDHA,NDAJ AI BEN CFARE TE DOJE NE SHQIPERI!!!
Ne nuk kemi OPOZITE,INTELEKTUALE TE FORMATIT REXHEP QOSJA DHE MERO BAZE etj,prandaj Sali Berisha po zbaton SKENARIN SERB,PER TA SHKATERRUAR SHQIPERINE TOTALISHT!!!
1. Qekur keto tre regulla jane pjese e nje trinomi?
2. Qekur, pse dhe si keto tre rregualla qenkan “magjike”?
3. Pse rregulli i trete nuk fillon apo mbaron me fjalen “kurre”?
Ky Perelmanua eshte nje freak natyre dhe jo paragon vyrtyti. Nje rast ekstrem qofte per tu sjelle edhe si ilustrim. Nje psikopat mizantrop pertej te mires. Dhe te keqes, doktoresha ?
Tani nga Londra, me dukesh pak i siperfaqshem. Mos u kap pas fjales, por shiko thelbin e gjerave. Dhe meqe Perelmani qenka rast ekstrem, na jep ti ndonje shembull virtyti per ne shqiptaret.
Zonja qenka naive dhe se di ku e paska mare titullin “dr”.Politika e “te mirit”(qe zonja reket ta ofroje si “pertej se mires”)nuk mer vota e si rrjedhim te heq mundesine e ushtrimit “te miresise” per “te miren e popullit.E thene shkurt i hap rrugen se keqes.
Ku do ju pelqente te rrinit
“nen rrezet e diellit” apo
“nen rrrezet e ARTA te diellit”.
Edhe pse e dime qe rreze e arte s egziston (eshte “e genjeshtert” ,flirton me imagjinaten “tradheton” ,”premton” nje bote tjeter ) “voten” do e jepnim per kete te dyten.
“miresia” nuk ze ndonje % te madhe tek attraksioni,dhe vota per fat te keq bazohet mbi atraksion:Sa atraktive eshte ideja qe shpalos?
A eshte atraktive nje ide ,oferte qe s genjen per te reduktuar negativitetin,qe s tradheton nje realitet te zymte,dhe qe s premton dicka pertej asaj qe mund te ofrojne te tjeret?
Te lumte dok ! Te lexova dhe ste mora vesh asnje gje , te lumte , me mesazhet qe pecon populli do te lere lideret partiake dhe do te duatrokase ty ; megjithese skupton asgje po fare prej teje.
Pershendetje
Komplimente doktoresha. Kete here nuk ke qene shume e qarte psh: cili eshte ai politikan qe kerkon te kthehet prap ne pilitik me anen e shpikjeve sic e quani ju sepse kshu duke e shtruar problemin ne nivel akademik komentusit nuk jane ne gjendje te japin ndonje mendim, megjithate nenkuptohet se ne shqiperi ka ndodhur rendom qe kush behet politikan behet dhe shkencetar dhe pastaj e shfrytezon per tu ricikluar ne politik prape. Ju doni ta krahasoni me ate shkencetarin rus megjithse duket shume idealist, por te pakten nese nje politikan pretendon se eshte edhe shkencetar le te mos e bej kete publike neper konfernca me politikan te ftuar.
nuk ka gje per te mos u kuptuar ketu. gjithcka eshte shume e qarte, per te drejtuar nje vend nuk mjafton te jesh njeri i mire. i mire je per shtepine tende . duhen aftesi te tjera pertej se mires. cilesi personale, ndergjegje, te duash vendin. bravo per kurajon
Dr. Ramohito
E lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe nuk mund ti shtoj as ti heq edhe nje germe. Me vjen keq per 3 postulatet e tua ne fund te shkrimit.
1. Mos genje kurre
2. Mos tradheto kurre
3. Mos bej premtime qe nuk mund ti realizosh.
Me vjen keq por nje vajze apo grua e zgjuar duhet te dij se nese pronon kete treshe futesh ne klasen e shkencetareve ndryshe je politikan.
Me respect
nuk i heq asnje presje komentit tend as nuk i shtoj,por cdo grua apo burre politikan nuk duhet ta genjeje dhe tradhetoj kurre elektoratin e tij, ndryshe nuk mund te jete lider. Ndersa pika e trete nuk eshte me kurre, gjithsesi mbetesh lider edhe nese nuk i mban premtimet per arsye objektive ose magari subjektive. keshtu qe zonja ka te drejte ne te tre postulatet