Bledar Sejko: Kënga s’është e vjedhur, është me motive nga folku shqiptar (VIDEO)

24 Dhjetor 2012, 11:43Sociale TEMA

http://youtu.be/Ivu0DHMC7Gw

Edhe pse kënga fituese e festivalit të 51-të në Radio Televizionin Publik Shqiptar, është konsideruar si plagjiaturë e marrë nga Serbia, këngëtari dhe kompozitori Bledar Sejko është shprehur tek “E diela shqiptare” se ndihet tërësisht i qetë dhe nuk e kanë shqetësuar akuzat që qarkullojnë.

“Që fëmijë i përmbahem një parimi që gjithçka ta bëj vetë, mirë apo keq”, citohet ai në gazetën “Panorama” duke zbërthyer elementët që ka përdorur në këtë këngë, instrumentet bazë të folkut shqiptar si lodra, tupani, çiftelia duke i shtuar ison e Jugut dhe thirrjen majëkrahut të veriut (hej –hej).

“Kjo këngë është identitet”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë drejtori i RTSH-së, Petrit Beci, ka bërë thirrje për të mbështetur këngën, pasi është e para këngë rrok që shkon në Eurovision.

“Ai është unik. Është e pamundur që të gjesh një kitarist të dytë si ai. Është personalitet i veçantë”, shprehet për Sejkon drejtori artistik i festivalit, Shpëtim Saraçi, i cili shton se nëse zhurma për vjedhje vazhdon, çështja do t’i drejtohet gjykatës.

“Tashmë festivali ka mbaruar, juria nuk funksionon më, madje edhe unë e kam mbyllur detyrën time. Nëse pretendimet janë të vërteta, atëherë duhet të ngrihet një komision, duhet ngritur një padi dhe çështja duhet të vazhdojë rrugën ligjore e me gjasë mund të vazhdojë me vite”, thotë ai duke i mëshuar faktit se kontestime të tilla janë të njohura.

21 komente në “Bledar Sejko: Kënga s’është e vjedhur, është me motive nga folku shqiptar (VIDEO)”

  1. LOLA says:

    po ky me lesh ME ONDE kush eshte?????

    1. Hamdurulam says:

      Njay ja ka sjell kangen prej Srebiet ,vec “hajde ” nga turqish eshte bo “hej -hej ” .

      1. kulmaku says:

        Thellohet bashkpunimi ne te gjitha fushat me Serbin dhe serbet,por ka edhe nje ane pozitive se nqs greket na marrin detin,ne serbeve po u marrim kenget. Besoje se kryeministri shqiptkar sAli Berisha do te jete pa mase i gezuar dhe i kenaqur per kete aritje ne bashkpunimin muzikor me Serbin,mbasi sic dihet bashkeshortja e tij eshte serbe. Eshte kopjim i paster fare . TURP.

  2. razo says:

    kenge e vjedhur nga serbet hapur fare… tani ikni mos na cani trapin si shume rokistat e leshit.

    Duan te na bejne shurdh e te verber..

  3. Horri i Bulevardit says:

    Ishin vitet 90, kur grupi Djemte e Detit, sollen rrokun ne versionin shqiptar dhe ja dolen me sukses.
    Sot kemi shume kengetare rrok, sic jane Grifshat qe jane te mahnitshem, Enis Gjoka i shkelqyer, Gent Bushpepaj i paarritshem per zerin brilant dhe kemi kengen fituese te RTSH, nje kenge qe mua me pelqeu me here te pare, megjithese e dija se kjo kenge nuk do fitonte, por ndodhi cudia dhe shyqyr qe ne juri ishin edhe shume te huaj qe skishin ziline e zakonshme qe i kap shqiptaret ne rastet kur ai tjetri sduhet te fitoje, po fitoi, ka bere me hile.
    Ne Eurovizion e di qe sfitojme dhe me mire se ne fund te fundit, skemi nje salle ku ne te realizojme nje shfaqje nderkombetare dhe e dyta nuk fitojme se Eurovizion, eshte nje festival bakshishesh, ku une te jap voten qe ti te me shohesh me sy te mire, ose se kemi nje gjuhe, sllave.
    Prandaj mos shani cdo gje, kengetari Lulgjuraj kendoi shkelqyeshem dhe Bledar Sejko, kitarist i shkelqyer, por bashkohem me nje ekspert muzike qe tha ketu se dikush e ka genjyer Sejkon qe di te kendoj.

  4. anonim says:

    kenge per festival kombetar … kjo, merre me mend se kush eshte Shqiperia

  5. julius says:

    i degjova te dyja kenget, edhe ate serbe pra, arrita ne perfundimin se kenga eshte plagjiature e shemtuar e asaj serbe…as per te vjedh nuk dime…kete po e them une qe nuk marr shume vesh nga muzika, eshte dicka qe ben muuuuuuuuuuuuuu!

  6. saimir koka says:

    Ndaj te njejtin mendim me nje komentues .Kjo eshte nje “perle” rruge e viteve amatoreske 90 ku per here te pare filloi rroku(me origjine prej veriut).Kjo kenge mundet me u kendue vetem ne bjeshke e me fitue nje vend prestigjoz ne festival Europian jane dy mundesi:E para ose Sala meqenese s’ka lene bashibuzuker europiane pa pague ti japi rryshfet edhe komisionit te organizimit te Fest.Europes dhe e dyta mundesi eshte qe krye.ar i ketij komisioni te jete drejtori Petrit Beci e çeshtja edhe po bani buje te gjykohet nga gjykata shqipetare!Paste fat kjo kange ne bjeshket e Europes!

  7. kali kuq e ka nji huq says:

    o Qepe,motifin e kenges e ke komplet te njejte me ate serbe…

  8. Tani nga Londra says:

    kenga ben muuu qe eshte e vjedhur po kta kane dhe surrat dalin dhe thone jo tupaci apo hejrexhiu. Kengen e arranxhon si te duash me versjone te ndryshme po gomari sbehet lope se e ngallose me lara lara

    ky beci me sarracin moren zarfin dhe baaaa skthehet dora mrapsh tani dhe mbulojne mutin me shurre jo ska kitarrist te dyte si ai jo eshte rock a thu se i plasi eurovisionit per rock. rock sot degjojne vetem pleqte jo ata qe votojne ne eurovision o kllufa qe keni ngel ne 80s akoma

    Ne vend ta mbyllin kete skandal sa me shpejt marrin dhe guximin dhe thone ceshtja do i drejtohet gjykates qe te na nxjerrin bojen me keq

    nje skandal e ben pedofilat e becit qe veshen te mituren si prostitue ne eurovision po tani do na bejne te bejme kerkesa per nja 10 vjet per tu pranu dhe ne eurovision sikur sna mjaftojne refuzimet per ne BE

  9. kopje e ndyre says:

    une i degjiva dhe i krahasova te dy variantet.ishte nje perfundim i ndyre.por nuk po e kuptoj,ky qepa konkuroi per kitarist,apo per kengetar.bec karagjozi hajdut me cizme do bente mire te zhdukej nga faqja e dheut dhe jo te na caje trapin me elozhe per nje njeri qe duhet zhdukur nga skena nje here e mire e jo te konkuroje perkrah dhjetra talenteve te tjere,qe me ndershmeri dhe me talent kerkojne te zejne nje vend nderi.por nuk mund te nderohesh me dinjitet ne nje institucion rembythje,ku drejton nje karagjoz si petrit beci,i talentuar vetem ne vjedhje ne grup.

  10. pelasgian3 says:

    Plagjature e paster fare. TURP
    NQS dikush thote qe kjo kenge nuk eshte e vjedhur, ai/ajo nuk merr vesh nga muzika

  11. Ivani i madh says:

    cfare te beje e Bledari e shekon se po u lidhe apo kopjove dicka serbe ke te arthme dhe fitoi ,fitoi dhe Beci shpetoi per 100 vjetor e keci.U gezua Sala se ju respektua vjeri kunati e halla.Po shpetoi prej padise Seko ne festival gjithe sllavo folsit i ka me vete qe te zere vent te par.

  12. dritani says:

    Gjithcka mund te ndodhe ne ditet tona. Po a ka mundesi qe “kundershtaret” te na e japin ne qe nuk jemi te fushes titullin e sakte apo autorin e asaj kenge qe paska vjedhur Sejko, qe ta degjojme ne YouTube e te binedemi?

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      nuk ka pune “kundershtaresh”por pune veshi..tani mbase ja ka vjdhur ai qepes..ose mbase eshte krejt rastesi kush e di!!
      http://youtu.be/9DSjERASwaA
      ————–
      “sweep picking”eshte loje e vjeter perdorur para 20 e ca vjetesh nga Y.Malmsteen dhe ka qene shume e njohur nder kitaristet ne Shqiperi,,po ashtu edhe “finger tapping” perdorur nga E.van Halen,tjeter gje se ishte e pamundur ti luaje…
      te kthehemi tek kenga,
      pervec teknikes jo te keqe qe ka qepa ne kitarre,nuk sjelle asnje lloj krijimtarie te re ne kete kenge,,per veshin e cilitdo profesionist apo amator,ajo percjell te njejten ndjenje(pa i hyre thell analizes se formes),ne fakt ka kaq ngjashmeri me kengen tjeter sa eshte me te vertete shokuese..

      orkestrimi i harqeve ngjason komlet me ate qe perdor Metallica live(kam parasysh Trompat)ne shume kenge,si psh.”master of puppet”
      me nje fjale nuk eshte as krijim dhe(mbase)as kopjim por sajim dhe kenga sllave tingellon me orighinale…per hit te se vertetes

  13. gallata says:

    Kenga eshte po ajo ,nga la+ i origjinalit e kane ngritur nje ton pra ne si+.Struktura i eshte ndryshuar, duke e zevendesuar me variacionet solo te kitarres pjesen me te madhe te saj.Pra eshte perdorur pak(baza) e eshte mbuluar shume, ne menyre qe te evitohen mbivendosjet…megjithate eshte nje krijim mbi krijim,e jo thjeshte kopjim . Sejko meriton te lavderohet si per krijimin mbi bazen e gateshme ashtu edhe per performancen e shkelqyer ne kitarre,futjen e elementeve te rinj per Shqiperine siç eshte teknika sweep picking&tapping,pak ose aspak e njohur deri dje ne ambientet e kitarristeve ne Shqiperi. Si shqipo qe jemi, nuk i shpetojme dot ekzaltimeve(fluturimeve me presh)dhe gjykimeve fiktive e subjektive,keshtu shpjegohen edhe reagimet e shfajesimet qe mundohen te japin organizuesit e ketij festivali ,qe per degjuesin e thjeshte JANE TE TURBULLTA e nuk hedhin dot drite as ne ato gjera qe jane pozitive e qe njerezit presin ti kuptojne pikerisht nga KETA PROFESIONISTE.

    1. mirel says:

      Eeee, shume te rafinuar keta profesionistet.
      Sec ua ka qefi ta ngaterrojne pak miletin qe nuk kupton fare nga keto pelivanlleqet e profesionit.
      Dhe pastaj kthehen dhe e shajne, pis milet , ku merrni vesh ju more nga arti.
      Dhe te mendosh per koncepte te tilla me bazike si psh,,respekti.
      Ku e meritojne respektin keta milet injorante.
      Kjo pra qenka esenca e artit?
      Percmimi?
      Mire qe e mbani veten per artiste, kokeboshet si puna juaj, po ktheheni me paturpesi dhe shisni profesionalizem.
      Dava plerash.

      1. BEN says:

        Do te ishte mire qe ju te krijoni art per sa i perketet sngazhimit tuaj artistik!!! Ne rastin konkret referuar kenges fituese, me lejoni ta konsideroj si nji falsifikim, per te mos e quajtur vjedhje arti.
        Por akuza me e madhe i faturohet pjesetareve te jurise, te cilet beren vleresimin maksimal te kenges, por asnji prej tyre nuk u tregua artist ne vleresim per te thene te verteten se prej kujt ishte pagezuar kjo kenge para se te mberrije ne spektaklin e Tiranes , por edhe duke qene deshmitare prej kohesh ne degjimin e kenges ne fjale gjate pergatitjeve per nji kohe te gjate.
        Megjithate perplasjet me dallget e verteta do ti shihni ne vazhdim, ku dhe ofendimi do te jete nga konkuretet europian.
        Jemi sqeptik per te ndjekur edhe zhvillimin e festivaleve ne te ardhmen ne vendin tone.???

  14. mirel says:

    mbi te gjitha kenga eshte shume e shemtuar..dhe interpretimi skandaloz,,nuk mund ta degjosh dot deri ne fund.

  15. brek-grisur says:

    Edhe serbet do i kishin zili kete komentuesit qe kan shkruajtur kundera kenges fituese qe do perfaqesoj shqiperine ne eurosong ne 2013-ten, se di a ju ben ndo pak pershtypje qe ne 2007 serbia shkoj me kengen qe ja vodhi kengetares shqiptare edhe me kete kenge doli fitues serbia, apo nuk ju ben pershtypje kjo gje, une mendoj qe cdo kenge qe egzisto ne bote ka ngjashmeri me njera tjetren apo e thane serbet edhe urra burra e vertete qenka, vazhdoni e ncjerrni mllefet kunder kombit tuaj qe do te thote edhe kundera juve se ketij kombit i perkisni te mire a te keq po i ketij jeni,nenes shqiperi i vjen turp se cfare bijesh e bija ka ,dikur u ndjente krenar me bijet e saj turppp per ju!!

  16. Dardan says:

    Serbe apo shqiptare, kenga eshte shume, shume e bukur, por mua nuk me pelqen fare sepse sapo filloj ta degjoj me duket sikur me gjuajne me topa leshterikesh deti qe valet e tij i nxjerrin ne ranishten e lagur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje