GFI: Raporti për 1.3 miliard dollarët duhet të shërbejë si zile zgjimi për qeverinë

24 Dhjetor 2012, 15:41Politika TEMA

Organizata Global Financial Integrity thotë se raporti, që pretendon se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria, duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për qeverinë.

Clark Gasciogne, zëdhënës i kësaj organizate me qendër në Uashington, tha për Balkan Insight se qeveria shqiptare duhet të ndalojë lehtësimin e rrjedhjes së parave nëpër strehat fiskale dhe janë një seri hapash që duhen ndërmarrë.

“Qeveria duhet të kërkojë që të gjithë bankat në Shqipëri të dinë përfituesit realë, njerëzore dhe ‘përfitues të çdo llogarie të hapur në institucionet e tyre financiare,” thekson Gascoigne.

Shpesh bankat nuk e din kush e ka në pronësi ose kush i kontrollon llogaritë në institucionin e tyre- ata mund të kenë emrin e ndonjë kompanie anonime të transaksioneve dhe ata nuk e dinë se cili person e kontrollon këtë kompani.

“Kjo do të thotë se bankat nuk mund të monitorojnë llogaritë për pastrimin e parave. Ky është një hap i thjeshtë në fakt që ndihmon në zgjidhjen e problemit,” shton ai.

GFI thotë se gjatë pesë viteve të shkuara, shuma e parave, e barazvlefshme me një të tretën e buxhetit vjetor të Shqipërisë, ka dalë në mënyrë të paligjshme jashtë vendit përmes kombinimit të korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera ilegale.

Besohet se 60 përqind e parave vijnë nga evazioni fiskal, 35 përqind nga aktivitetet kriminale dhe 5 përqind nga korrupsioni.

GFI, që përdor të dhëna nga Banka Botërore dhe FMN, thotë se vetëm në vitin 2008, 405 milion dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria, ndërkohë që çdo vit transferohen në strehat fiskale 131 milion dollarë.

Gascoigne tha se Shqipëria nuk është i vetmi vend që duhet fajësuar. Ai shton se edhe vende si SHBA, Britani e Madhe ose strehat fiskale si Zvicra, Qipro, Hong Kongu apo Singapori duhet të veprojnë.

“Ka më shumë kompani anonime të transaksioneve në SHBA se në çdo vend tjetër në botë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë akses tek pronarët e vërtetë të kompanive,” thotë ai.

“Ato përdoren shpesh për të pastruar paratë e krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal dhe nuk ka asnjë arsye pse ato të veprojnë në mënyrë anonime”.
*BIRN

9 komente në “GFI: Raporti për 1.3 miliard dollarët duhet të shërbejë si zile zgjimi për qeverinë”

  1. teti says:

    po c’ia ka ridvani dhe saliu 1.3 miliard mor aman. para xhepi.

  2. Horri i Bulevardit says:

    GFI. ne qofte se doni te na ndihmoni dhe te na nxirrni nga skamja ku na kane futur politikanet tane me ne krye Saliun, atehere, beni nje investigim ne banken e Qipros dhe ne ishujt Kajman, aty do te habiteni edhe ju se sa para ka dale realisht, aty do te shihni se ky 1,3 miljardesh, eshte pjesa qe rri jashte ujit e ajzbergut.
    Jane rreth 45-miljarde dollare, ne banken e Qipros dhe Ishujt Kajman, do te gjeni emrat e sakte, aty jane me shume se 40-miljarde, pjesa tjeter eshte para qe eshte futur ne bankat e Zvicres, per ti pastruar dhe per ti futur ne biznese ne Shqiperi.

  3. Beso says:

    Po ku pjerdh bode bodeci se per ke bien kambanat. Doli pa pike turpi e tha: Eshte normale, bile kan dale pak paa.

  4. ILIR KRIMI says:

    TEK NE KRIMI E KORRUPSIONI NUK KA INDETITET

  5. hydajet says:

    pse more nuk e nxoret lajmin se kush e vrau ate turkun apo sju pelqeu sepse gjthqka ndodh madje edhe ne bot ju mundohuni ta lidheni me Shqiperin .apo si gjithmon po delni bllof ju mund te thoni pse po e lexon temen thjesht un e lexoj per bllofin se skeni asgje te perbashket me gazetarin

  6. banija01 says:

    Nga te paret thuhej: Ate qe te ben QEVERIA nuk ta ben as PERENDIA.
    Se po te doje qeveria i gjen te gjithe,po kur eshte e perlyer pervete cfare do kerkoj,Berisha te denoncoje veten ,Bodja veten,apo bashkepuntoret e tyre.

    Eshte e kote qe te mbajme shpresat te qeveritaret e koruptuar,se populli thote qe bufi -bufit kuk ja nxjer syte.

  7. Genti says:

    Pasuria e bodes llogaritet mbi 96 millione euro, ky eshte njeriu qe kontrollon transfertat me jashte. Mendoni nje moment njerezit qe thone qe ekonomisti nga rakicka fut nga aferat ne muaj 1-3 million euro ne muaj, duke ditur qe kontrollon tatime, dogana, lojra fati, pastrimin e parave, insig, te gjithe buxhetet e instititucionet buxhetore dhe tenderat e tyre dhe madje dhe agjensi te tjera por ato le ti quajme ne vlera te pallogaritshme. E lejme shifren qe Bode vjedh vetem 1 million ne muaj, per 12 muaj = 12 million euro ne vit fiton minimalisht Bode, po ta llogarisim kete me sa vite ka minister i financave, na dalin 8 vite, 8 vite shumezim me 12 million viti na del 96 million euro minimumi ne total. Kjo e paqarkullushme por neto, se po u qarkulluar mund te dyfishohet dhe te trefishohet nga bizneset e oborrit. Pra sic e shikoni Ky Bode na del multi millioner ne euro. Pra mjafton ky Bode me leket qe ka vjedhur dhe e zgjidh krizen qe e ka pllakosur vendin qe e futi po vete ky.

  8. H.Ylli says:

    regullon sala kete pune me duart e pastra dhe korupsionit tolerance zero……………….

  9. ILIR KRIMI says:

    Minister i financave te Rrepublikes apo BODEgard i hajduterise?
    E imagjinoni Ridvan ‘koke ziftin’ qe ligjimiton hajduterine kur thote se edhe socialistet ne 2004 kane vjrdhur?
    PER MINISTRA TE TILLE BURGIMI I PERJETSHEM ESHTE GJEJA ME E VOGEL PER FEMIJET SHQIPETARE TE PA NGRENE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje